Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Geti: Bëj jetën që shihni në klipet e mia

Shko poshtë

Geti: Bëj jetën që shihni në klipet e mia Empty Geti: Bëj jetën që shihni në klipet e mia

Mesazh nga No.i.d Wed Jul 14, 2010 10:41 am

Alkimia mes tij dhe këngëtareve në klipe ndihet nga të gjithë. Ashtu siç i takon një reperi edhe ai i këndon jetës reale. Në këtë intervistë, ai tregon më shumë rreth jetës që bën, thashethemeve në lidhje me femrat, kundërshtarëve në muzikë, dhe surprizat e albumit të ri që pritet të publikojë.
Jemi në dimër, është stina e duhur për Getoarin, ku do e festosh ndërrimin e viteve?
Po fiks stina e duhur për Getoarin.Unë dimrin e dua shumë dhe nuk mund t’i imagjimoj pushimet pa dëborë dhe ski. Natën e parë dhe të dytë të ndërrimit të viteve do i kaloj në Zvicër, natën e tretë në Stuttgart( Gjermani) me shoqërinë time.
Në fakt duket sikur je fshehur, me çfarë je duke u marrë?
Problemi është që njerëzit janë mësuar që të më shohin shpesh, por unë si këngëtar e kam zakon të bëj pak pushim për t’u rikthyer me diçka të re, një këngë që godet. Por mund t’ju them që jam duke punuar për albumin tim të ri, që do të jetë shumë më ndryshe se të tjerët në të gjitha kuptimet. Unë kam 13 vite në skenë dhe kam përgjegjësi më të madhe për të sjellë risi në muzikë. Deri tani bashkë me kolegët, kemi filluar diskutimet për të sjellë këngë të reja, dhe që do të më përfaqësojnë vërtet.
Ke krijuar një traditë të bashkëpunimit me këngëtaret femra, që do të thotë se keni bërë klipe me shumicën e këngëtareve të bukura. Kujt ia ke vënë syrin kësaj here?
Unë nuk ia vë syrin askujt (qesh). Po e di që është krijuar një ide e tillë për mua, por në fakt nuk është kështu. Bashkëpunëtorët i sjell vetë kënga, dhe aktualisht ne jemi duke menduar bashkë me stafin se cila këngëtare do të jetë e përshtatshme, për një nga krijimet e mia, që po realizojmë. Grupi “Tingulli trent” është më i vjetri në muzikën hip-hop, dhe do theksoja që emri i këngëtares nuk është diçka që e mendoj në fillim, por është kënga që e kërkon si të thuash.
Je komentuar shumë në lidhje me femrat. Në fakt kush është Getoari që ti njeh?
Nuk e di saktësisht se çfarë flitet për mua, ku, dhe kur flitet, por do thosha që jam njeri me personalitet timin, dhe kjo që thoni është çështje personale dhe vetëm e imja.
Flasim për muzikën tuaj, ka komente nga repera të tjerë se në kundërshtim nga kërkesa e kësaj rryme, këngët tuaja nuk bazohen në histori personale. Ke koment?
Problemi është që Getoari e ka jetën reale të tillë, që ata nuk e kanë reale. E dyta është që Getoari ka bërë këngë me histori të tilla, nuk mund të harrohen të gjitha këngët kur shaheshin serbët. Unë tashmë kam mbërritur në një tjetër nivel, që askush nuk mund ta kuptojë nëse s’është në nivelin tim. Kjo përgjigje vlen për të gjithë ata që mendojnë kështu.
Je tip konfliktual, kështu thuhet të paktën?
Jam impulsiv, por nuk e besoj konfliktual.
Me çfarë syri i sheh të rinjtë që i hyjnë muzikës hip-hop tani?
Unë s’kam asgjë kundër talenteve të reja, pa marrë parasysh se në cilës trevë shqiptare i takojnë. Jam i gatshëm për t’i ndihmuar në çdo aspekt.
Sa është mosha e një hip-hop-sti, deri kur mund të vazhdosh të këndosh?
Në fakt është një problem që ne ndeshemi për herë të parë, megjithëse në Amerikë ka dhe repera 60-vjeçarë. Ndaj do thosha që mbase nuk mund të vihen kufij.
Kosova sapo ka lënë pas fushatën politike, ku këngëtarët janë përfshirë në koncerte ashtu si dhe ti. Cilat janë bindjet e tua politike?
Po gjatë fushatës unë kam kënduar për Lidhjen Demokristiane të Kosovës (LDK-në), por s’ka asnjë lidhje me bindjet e mia politike. Nuk jam i angazhuar në bindje. Kërkoj standarde në politikë, por nuk është fare e rëndësishme, se nga cila parti duhet të jem.
Shumë artistë të Kosovës në këtë periudhë tranzicioni janë joshur nga politika, pra janë përshirë në të. Ti ke ambicie të tilla?
Jo, nuk kam. Pas kaq vite karrierë muzikore dhe nëse një ditë do vendos të heq dorë mund të merrem me gjithçka tjetër, por vetëm me politikë jo.
Shumë është folur për Hanën, ç’mund të thuash më shumë rreth lidhjes suaj?
Është çështja ime private për të cilën nuk mund të them asgjë më shumë nga çfarë është thënë deri tani. /PanoramaPlus
No.i.d
No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi