Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mariza: Njerëzit kanë harruar të ëndërrojnë

Shko poshtë

Mariza: Njerëzit kanë harruar të ëndërrojnë Empty Mariza: Njerëzit kanë harruar të ëndërrojnë

Mesazh nga No.i.d Wed Jul 14, 2010 10:42 am

Rrëfimi i Marizës për këngën e Festivalit të Dhjetorit: Mos i vrisni ëndrrat, edhe nëse jeta nuk është siç e dëshiruat! Një krijim për mirësinë, dashurinë, ëndrrat, gjithçka që njerëzit sot harrojnë t'i shohin, prekin, ndjejnë dhe përjetojnë.
Me këto ide në kokë këngëtarja Mariza Ikonomi është ulur për të shkruar vargje dhe për të krijuar një melodi për këngën "Vazhdoj këndoj", me të cilën prezantohet këtë vit në Festivalin e RTSH-së.

Nga ajo skenë, Mariza nuk arrin të ndahet, një dashuri që u ngjiz që kur ajo ishte 11-vjeçe dhe interpretoi "Telefonatë zemrash" me Françesk Radin. "Nuk e di kur do më ikë nga mendja ai imazhi i Marizës së vogël, me syze", tregon ajo duke e cilësuar një emocion që do ta ndjekë gjithë jetën.

Më tej biseda me Ikonomin, në nga kafenetë e Rrugës së Ambasadave, vijon e lirshme tek përshkrimet e një dite, momentet kur krijon, muzat frymëzuese, ëndrrat e realizuara dhe ato që kërkojnë më tepër kohë, ku e gjen forcën në momente të vështira dhe kë ka për krah që të ndajë ato të bukurat. "Mëngjesi im fillon në orën 11.00", fillon të tregojë...
Si fillon një ditë e Marizës?
Më pëlqen mëngjesi, por asnjëherë nuk mundem të çohem në orën 7.00 sepse edhe puna që bëjmë zgjat deri vonë. Mëngjesi im fillon nga ora 11.00.
Pastaj, një kafe me miket e mia dhe fillojnë impenjimet në studio, ose punoj individualisht. Në shtëpinë time kam një piano, një kitarë. Mundohem të dëgjoj sa më shumë muzikë dhe të krijoj sa më tepër. Kjo nuk më ndodh ditë për ditë. Ka raste që nuk kam dëshirë për të bërë asgjë. Në shumicën e herëve e stimuloj veten. Kur kam kohë, dhe jam e përqendruar, më pëlqen të lexoj. Tani po punoj për festivalin dhe kam një angazhim më tepër. E mira e kësaj pune është që nuk ka limite tetëorarëshe, oraret i caktoj unë.
Për një artist është e rëndësishme liria me kohën?
Po. Ka raste që mund të punoj vetëm 2 orë, ose të tjera që rri zgjuar tërë natën, varet nga përkushtimi i momentit. Njeriu nuk mund të jetë çdo ditë njëlloj. Puna jonë nuk është matematikë, nuk ka rregulla ekzakte. Duke punuar ditë për ditë dalin ide të reja. Duhet t'i grumbullosh të gjitha, të nxjerrësh më të mirën. Kjo është puna ime.
Kur vjen muza e krijimit?
Më pëlqejnë ditët me shi, më frymëzojnë më shumë. Ditët e vrenjtura më stimulojnë akoma më tepër, por varet edhe nga gjendja shpirtërore.
Janë momentet kur jam vetëm, izolohem dhe vendos për të krijuar. Nuk dal shumë dhe përqendrohem tek ajo që dua unë të bëj.
Në ç'gjendje është krijuar kënga e festivalit?
"Vazhdoj këndoj" është një nga titujt, por mund të jetë edhe thjesht "La La La". Titulli i dytë tingëllon paksa fëminor, por mendoj se edhe të rriturit e kanë "fëmijën" brenda tyre. E kam krijuar në dhomën time, në shumë pak kohë. Janë ato momente kur njeriu i bën shumë "pse" vetes. I kushtohet më tepër aspekteve që njerëzit i kanë harruar, mirësisë, dashurisë, përkushtimit. Njeriu e ka një qëllim përse bëhet i tillë. Mesazhi i këngës sime është që edhe pse njerëzit mund të kenë ndryshuar, ose jetët e tyre nuk janë ashtu si ata i kanë dëshiruar, të vazhdojnë të ëndërrojnë. Të gjithë njerëzit kanë ëndrra, por duke u rritur i vrasin ato. Mua nuk më pëlqen kjo. Mundohem që ëndrrat t'i mbaj sërish gjallë. Edhe pse jeta ime nuk është një ëndërr, unë vazhdoj ëndërroj. Në këtë këngë gjejnë veten shumë njerëz, jo vetëm unë si krijuese.
Çfarë janë realizuar nga ato që ke ëndërruar?
Kam një familje të mrekullueshme që tani gjej më tepër kohë për t'iu përkushtuar.
Ëndrrat e tjera i takojnë karrierës që deri-diku është e realizuar, por unë jam tip që kërkoj shumë nga vetja dhe asnjëherë nuk jam e kënaqur. Dua akoma më tepër.
Si mbrohesh ti vetë nga shqetësimet e një jete të vrullshme?
Kam një forcë shumë të madhe që më mbron. Unë besoj shumë tek Zoti. Është forca e vetme që më jep shpresën, dashurinë, qoftë edhe për të dashur më tepër, apo për të përballuar problemet.
Vetëm diku kaq larg nesh mund të gjendet shpresa?
Sigurisht që është edhe familja, motra ime, që më qëndrojnë shumë afër. Ka momente kritike edhe në karrierë sepse nuk mund të jesh gjatë gjithë kohës në majë, ose kënga nuk del ashtu siç do. Janë momente që vërtet mund t'i përjetosh keq dhe këto i përballoj vetëm duke besuar. Atë falënderoj për dhuntinë që më ka dhënë, për jetën që më ka dhënë dhe për gjërat që janë rreth meje.
Të kthehemi sërish tek kënga. Ke përgjegjësinë e krijimit të muzikës, të tekstit, por edhe të interpretimit. Ishte i vështirë realizimi?
Deri sa të vijë festivali jam lëmsh në kokën time. Nuk është e thjeshtë, por kur njeriu e do diçka me zemër, e realizon. Për mua nuk është e rëndësishme nëse fitoj apo jo, por është një këngë që e kam ndjerë për momentin, e kam realizuar dhe dua t'ia përcjell publikut mesazhin e saj. Nuk është nga ato këngët që pihet kollaj, nuk është limonatë, dhe shpresoj të dali mirë. Do të ishte shumë e thjeshtë për mua të isha vetëm në rolin e këngëtares. Përderisa krijoj, pse mos t'i jap publikut një copëz të zemrës sime, të ndjesive të mia.
Vitin e kaluar i ke munguar Festivalit të Dhjetorit...
Vitin e kaluar zgjodha Këngën Magjike. Kisha kohë që nuk merrja pjesë, që nga viti 2000. Kur merr pjesë në këtë konkurs, ndihesh mirë, e ndjen veten artiste të vërtetë, rrethohesh nga profesionistët. Arditi është një nga artistët që vërtet e vlerësoj shumë për këngët, por edhe në fushën e prezantimit. Para dy vitesh, kam marrë pjesë në Festivalin e Dhjetorit me një kompozim të Genti Lakos, me titull "Malli i tretur". Kemi bërë disa bashkëpunime që kanë rezultuar shumë të suksesshme. Është një këngë që e dëgjoj shpesh, më pëlqen, është ndryshe nga të tjerat, kam dalë ndryshe edhe si imazh.
Përse është e rëndësishme pjesëmarrja në të?
Jam rritur me skenën e festivalit. Edhe nëse merrem me videoklipe, apo aktivitete të tjera, më mungon ajo. Kam nevojë të përjetoj ato emocione që nganjëherë të bëjnë të biesh përtokë (qesh). Që në moshën 11-vjeçare kam kënduar në festival me Françesk Radin. Gjithmonë do t'i jep mirënjohëse profesorit që më zgjodhi për këngën e tij. Tani kam filluar të mos ta shoh këngën sepse nuk i mbaj dot lotët. Është një emocion që do më përshkojë gjithë jetën. Nuk e di kur do më ikë nga mendja imazhi i Marizës së vogël, me syze.
Çfarë planesh ka Mariza këtë fundvit?
Sapo të mbaroj festivalin, menjëherë do të nisem për në Nju Jork. Më pret një koncert bashkë me tre kolegët e mi Zef Dedën, Bashkim Alibalin dhe Alfred Trebickën. Do këndoj repertorin tim, pak këngë anglisht, pak këngë popullore qytetare. Aty do të kaloj edhe Vitin e Ri.
No.i.d
No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi