SI PO I EDUKOJMË FËMIJËT TANË
2 posters
Faqja 1 e 1
SI PO I EDUKOJMË FËMIJËT TANË
Shoqëria dhe edukata:
SI PO I EDUKOJMË FËMIJËT TANË?
Lodrat – armë
Se apetitet dhe ushqimet shpirtërore të prira nga mentalitetet e sëmura dhe motivet e ulëta edukative , nëpër disa rrethe të familjeve tona ende frymojnë, kultivohen dhe eksponohen publikisht , këtë më së miri mund ta vërejmë tek fëmijët tanë kudo që i takojmë ata: në lojëra, oborre, rrugë, sheshe, çerdhe, shkolla e kudo tjetër .
Dukuria më e shëmtuar e edukimit të një mentaliteti të sëmurë shoqëror, edukim ky që i ka rrënjët shumë të lashta e primitive dhe me pasoja të pa parashikueshme për fëmijët tanë , pa dyshim se janë lodrat – armë , të cilat prindërit ua blejnë fëmijëve të tyre me një mburrje dhe krenari të pa parë, duke mos kursyer as paratë që i shpenzojnë për këtë qëllim .
Familjarët e një mentaliteti të këtillë, nuk hezitojnë që t’ iu blejnë lodra – armë fëmijëve të tyre , që nga marrja e hapave të parë drejt jetës së tyre ! Madje, të tillët krenohen me fëmijët e tyre , kur i shohin duke lozur me “armë” në duar: revole, pushkë, automatikë, boksa, thika, shpata... duke i ndjekur fëmijët tjerë nëpër oborre të shtëpive, duke “luftuar” në grupe me fëmijët e lagjes, e më vonë edhe me ata të qytetit e të shkollave?!
Prindërit të cilët i furnizojnë fëmijët e tyre me këso lloj lodrash , që janë imitime të armëve, do t’i kurajojnë dhe trimërojnë ata edhe më shumë përmes lloj-lloj epitetesh dhe këngësh të ndryshme, si p.sh.”Të ka baba , djalë zabit”!”Të ka baba, djalë komandant!””Të ka baba, kauboj !” “Të ka baba, djalë Tarzan!” Të ka baba, djalë Sherif!”...
Prindërit e një mentaliteti të këtillë, nuk do të përtojnë aspak që t’ i dresojnë fëmijët e tyre se si duhet të mësohen që t’ i shajnë e ofendojnë të tjerët, se si duhet të mësohen që t’ i sulmojnë të tjerët me boks, me thikë, apo edhe me revole e pushkë !
Për qytetarin e urtë dhe të ndershëm, janë momente të dhembshme dhe të tmerrshme rastet kur në duart e fëmijëve sheh lodra të këtilla , nga se dihet mirëfilli se cila do të jetë rruga e të ardhmes së atyre fëmijëve dhe ku do të përfundojnë ata !
Merrni me mend se sa e sa para harxhohen nga buxhetet familjare për blerjen e këtyre llojeve të lodrave , me të cilat i ushqejnë dhe edukojnë fëmijët e tyre që të bëhen delikuent, vrasës, hakmarrës dhe belaxhinj të gatuar me kohë!
Sa e sa para, shpenzojnë prindërit vetëm për blerjen e mjeteve shpërthyese piroteknike , sidomos për festën e Vitit të Ri dhe festat tjera?!
Prindërve të një mentaliteti të tillë, asnjëherë nuk do t’ iu shkonte mendja se më mirë do të ishte që në vend të lodrave – armë, për lojërat dhe argëtimin e fëmijëve të tyre, të iu blihen lapsa, fletore, ngjyra, libra e gjëra të tjera me të cilat do të edukoheshin me një frymë të shëndoshë të një civilizimi njerëzor !
Frytet e një edukate të këtillë familjare, sot po i shohim për çdo ditë nëpër shkollat tona, ku një numër i madh nxënësish në vend të çantës me libra, lapsa e fletore, shkojnë në shkollë të armatosur me armë zjarri, thika, boksa dhe mjete tjera sulmuese, të cilave ua bashkëngjisin edhe pakot e cigareve dhe shkrepëset . Nga nxënësit dhe të rinjtë e edukuar në këtë frymë, jo rrallë ndodhë që të sulmohen arsimtarët, nxënësit dhe kalimtarët e rastit, e që shumë herë përfundojnë edhe me fatalitete !

Linddt- WebMaster
- Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Re: SI PO I EDUKOJMË FËMIJËT TANË
Përshëndetjet në rrugë dhe nderimi i të vjetërve
Më kujtohet si sot, kur isha nxënës i ciklit të ulët të shkollës fillore në fshatin e lindjes sime dhe mësuesi që na mësonte e edukonte kishte dalë në detyrë vetëm me disa kurse , e jo me fakultete sikur që janë mësuesit e sotshëm !
Mësuesi , përveç mësimeve të parapara me plan-programet shkollore, për çdo orë na këshillonte se si duhet t’i përshëndesim dhe nderojmë të tjerët në rrugë, në shkollë dhe në familje! Kur duhet t’ i përshëndesim njerëzit me “Mirë mëngjesi”, kur duhet t’ i përshëndesim me “Mirë dita” dhe kur duhet t’ i përshëndesim me “Mirë mbrëma”!
Mësuesi, vazhdimisht na mësonte se si duhet të ju drejtohemi njerëzve më të moshuar dhe as se si nuk duhet që të iu drejtohemi me përemrin “Ti”, por “Ju”!
Njerëzit që janë më të moshuar se ne, as se si nuk duhet që t’ i thërrasim me emër të vërtetë , por me nofkat tradicionale të nderimit, si: “Bacë”, “Axhë”, “Mixhë”,”Dadë”, “Zotëri”...etj.
Sot, për këtë lloj edukate elementare ndaj fëmijëve tanë, shumë pak mësues janë që e çajnë kokën me këto elemente edukative , për të mos thënë se nuk merren fare me këtë problematikë shoqërore !
Një numër i madh i nxënësve tanë, mund ta kryejnë shkollën e plotë fillore dhe të mos e dinë kurrë se kur duhet të përshëndetemi me “Mirë mëngjesi”, kur me “Mirë dita” dhe kur me “Mirë mbrëma!?!
Viteve të fundit, shumë herë më ka rënë rasti që të takohem në rrugë me nxënësit e mi, në kohët e hershme të mëngjesit dhe ata gjithmonë më përshëndesin me “Mirë dita!” Më ka rastisur që në orët e vona të mbrëmjes të takohem me nxënës në qytet, të cilët unanimisht më përshëndesin me “Mirë dita!”
Këto lloje të përshëndetjeve , më së miri e argumentojnë faktin se fëmijët dhe nxënësit tanë, sot nuk e dinë se kur është “Mirë mbrëma” dhe kur është “Mirë mëngjesi!” Ata e dinë vetëm një përshëndetje dhe atë:”Mirë dita” në çdo kohë brenda 24 orëve të ditës!
Shumë rrallë ndodhë që dikush nga fëmijët, nxënësit dhe më të rinjtë, të na drejtohen me vetën “Ju”, por vazhdimisht do të na drejtohen me vetën “Ti”, pa u skuqur fare kur na drejtohen edhe me emër !
Të paktë janë ata fëmijë, nxënës, apo të rinj që dinë se kujt duhet t’i drejtohen me “Bacë”,”Axhë”, “Mixhë”,”Dadë”, “Zotëri” etj. por që të gjithë pa u skuqur fare nga mosha, do të drejtohen me emër!
Në mesin e atyre që duan të mos ju thërrasin me emër të vërtetë, që numerikisht janë shumë të paktë, ka edhe asi që i përdorin nofkat e nderimit në gjuhët e huaja, si që janë:”Agë”,”Aga”, “Abë”, Aba”, “Abuqe”,”Abeja”,“Teta”, “Mami” etj.

Pirja e duhanit në shtëpi, në rrugë dhe në shkollë
Prindërit të cilët e konsumojnë duhanin në shtëpi para fëmijëve të tyre , ata vetë do t’ ua mësojnë pirjen e duhanit edhe fëmijëve të tyre, nga se fëmijët sa herë që t’i shohin prindërit e tyre duke thithur tymin e duhanit dhe duke u shoqëruar ditë e natë me ta, do të jenë kureshtarë që ta sprovojnë edhe ata shijen e duhanit, nga se ata në asnjë mënyrë nuk mund të besojnë dhe të binden se prindërit do të konsumojnë diçka të dëmshme, diçka që sjell rreziqe dhe diçka që nuk ka shije !
Në rrethanat e këtilla, çdo fëmijë do të ëndërronte se kur do të rritet , të bëhet burrë dhe do ta shijojë tymin e duhanit ashtu si prindërit e tyre !
Nga kjo kureshtje , fëmijët do ta shfrytëzojnë mungesën e prindërit dhe rastin më të volitshëm për t’ ia marrë babait kutinë e duhanit dhe për ta sprovuar cigaren në ndonjë vend të fshehtë, ku nuk do të shihej nga ana e prindërve !
Në anën tjetër, ka shumë prindër duhan-pirës të cilët nga dembelia e tyre, i angazhojnë fëmijët e tyre që të shkojnë në shitore dhe t’ ua blejnë duhanin . Në rastet e këtilla, fëmijët nga lakmia për ta shijuar atë që e kanë të ndaluar nga prindërit, herë do kurë do ta sprovojnë që ta thithin ndonjë cigare deri sa të kthehen nga shitorja !
Me nisma të tilla, do të formojnë edhe grupe me fëmijët e lagjes , të cilët do të gjejnë mënyra të ndryshme për ta siguruar duhanin ilegalisht dhe për ta pirë së bashku me moshatarët e tyre . Mu nga këto veprime ilegale të fëmijëve dhe përpjekjet për të siguruar të holla për blerjen e duhanit, jo vetëm që do ta mësojnë pirjen e duhanit, por ata do të mësohen edhe për të vjedhur, nga se ndryshe nuk do të mund të sigurojnë para për blerjen e duhanit .
Më vonë, fëmijët do të nisin rrugën e shkollimit dhe kur në shkollat e tyre i shohin mësuesit dhe edukatorët e tyre duke pirë duhan para tyre, ata e fitojnë bindjen se duhani qenka diçka i bukur, i mrekullueshëm dhe i shijshëm, por që këtë mrekulli nuk po mundkan ta shijojnë njerëzit e varfër që nuk kanë para !
Shumë prej tyre, do të fillojnë ta imagjinojnë veten se si do të dukeshin me cigare në gojë, ashtu sikur mësuesit e tyre ?!
Absurdi edhe më i madh në këtë drejtim , bëhet atëherë kur shumë nga edukatorët, mësimdhënësit e fëmijëve iu japin para nxënësve të tyre dhe i çojnë nëpër shitore për t’iu blerë cigare !
Prindërit dhe mësuesit e tillë, që i shfrytëzojnë fëmijët dhe i urdhërojnë që të shkojnë në shitore për të iu blerë duhan, nuk e kanë asnjë të drejtë morale që t’ i këshillojnë ata, që të mos e pinë duhanit, nga se edhe nuk mund t’ i bindin se duhani është i dëmshëm për shëndetin e tyre !
Konsumimi i pijeve alkoolike në shoqëri me mësimdhënës
Ngjashëm me konsumimin e duhanit, është edhe konsumimi i pijeve alkoolike i cili bëhet në prezencën e fëmijëve duke filluar nga ambientet familjare, në shoqëri e deri në shkollë .
Kur prindi e çon fëmijën e vet në shitore për t’ i blerë pije alkoolike , pastaj e konsumon atë në prezencën e anëtarëve të familjes, në prezencën e mysafirëve, nuk ka se si të mos ua shtojë kureshtjen dhe lakminë fëmijëve për t’i shijuar edhe ata pijet e ndryshme alkoolike! Pas këtyre akteve , prindi i ka të kota përpjekjet për ta bindur fëmijën e vet se nuk bënë që të përdoret alkooli dhe se është i dëmshëm për shëndetin e njeriut! Në rastet e këtilla, çdo fëmijë do të shfrytëzonte mundësinë e parë të mundshme për ta sprovuar e shijuar pijen alkoolike !

Aktet më të dhembshme të shoqërisë sonë, janë momentet kur nxënësit konsumojnë pije alkoolike në shoqëri me mësimdhënësit e tyre – edukatorë ! Nuk janë të rralla rastet kur nëpër shkollat e mesme, ndonjëri nga profesorët e kushtëzon nxënësin e vet që ta qerasi me ndonjë pije alkoolike, po qe se dëshiron ta përmirësojë ndonjë notë të dobët, apo ta kalojë riprovimin e klasës !
Edhe më të dhembshme janë rastet kur ndonjë klasë organizon ndonjë ndeje, aheng, ditëlindje, apo banket kolektiv dhe në organizime marrin pjesë edhe mësimdhënësit e tyre – pedagogë, edukatorë, ku do të ngrehin dolli me pije alkoolike së bashku me nxënësit e tyre !
Kur konsumohet alkooli në mënyrë të organizuar kolektive, atëherë automatikisht imponohet edhe pirja e duhanit në mënyrë kolektive dhe ndërrimi i cigareve në mes të nxënësve dhe mësimdhënësve të tyre! Në organizimet e këtilla , ku konsumohet duhani dhe alkooli, krijohen kushte dhe atmosfera të volitshme për ta futur në përdorim edhe konsumimin e drogave të ndryshme !
Loja e ashtuquajtur “Dita dhe nata”
Në një shkollë të mesme të një qyteti tonë , kishte qenë një profesor i cili kishte qenë konsumues kronik i alkoolit dhe rrallë herë kishte shkuar në orë të mësimit në gjendje të zhdehur ! Ai, madje e kishte pas praktikuar që në xhepin e tij, ta mbante rregullisht nga një shishe të vogël rakie !
Një ditë, kur ishte duke shpjeguar një njësi mësimore në klasë para nxënësve të tij, përnjëherë i kishte rënë malli për ta ngrehë nga një gojë raki, por që nuk e kishte guximin që ta pinte në klasë para syve të nxënësve! Mezi arriti që ta përfundojë shpjegimin e njësisë mësimore dhe u ulë pranë katedrës së tij, kinse për të pushuar pakëz. Atëherë, iu tha nxënësve:
“Nxënës të dashur! Temën e mësimit e shpjeguam, por deri tash unë jam lodhur duke shpjeguar , e ju jeni mërzitur duke dëgjuar ! Tash, sa për tu relaksuar pakëz, propozoj që ta luajmë një lojë së bashku !
Loja quhet :”Dita dhe nata”! Unë do ta udhëheq lojën, por ju duhet të jeni shumë të disiplinuar dhe t’i zbatoni rregullat e lojës! Kur unë të jap komandën:”Nata!”- Ju , do t’i ulni kokat mbi banka ! Kur unë të jap komandën :”Dita!”- Ju do t’i ngriheni kokat lartë! Pra, këto janë rregullat e lojës, por ju keni kujdes e mos i ngatërroni ditën me natën, nga se ai i cili do të gabojë do të dënohet me notë të dobët !
o A jemi gati të fillojmë ? Nxënësit iu përgjigjen njëzëri: - Po, zotëri profesor !
Profesori: - Po, ama kur të them unë:”Nata!”, po gabon dikush e po e ngritë kokën lartë , derisa të jap komandën :”Dita!”
Ia filluan lojës dhe kur profesori komandonte :”Nata!”- nxënësit qëndronin me koka të ulura mbi banka, kurse profesori e nxirrte shishen nga xhepi dhe e pinte një gojë raki! Tani e fshihte shishen nën tavolinë dhe bërtiste:”Dita!” Nxënësit i ngrehnin kokat lartë! Profesori e reprizonte këtë lojë disa herë radhazi , me motivacion se nxënësit nuk e kishin bërë mirë lojën, deri sa e zbrazi shishen e alkoolit dhe tani iu tha nxënësve :”Tash e keni bërë mirë të gjithë lojën dhe mos e harroni, nga se mund ta luajmë edhe ndonjë ditë tjetër!”
Këtë lojë, nxënësit e kishin hetuar dhe kuptuar shumë shpejt , por nga frika e ndëshkimit me nota të dobëta, e kishin luajtur këtë lojë deri në përfundim të vitit shkollor, por asnjëherë nuk e kishin harruar dhe më vonë gjithmonë ia kishin përkujtuar profesorit, duke i thënë:”Profesor! A po e luan ende atë lojën:”Dita dhe nata” nëpër klasë me nxënës?!
Gjilan, më 21 Gusht 2009. Demir KRASNIQI

e vertet osht po qka me bo n`ks po jetojm....
Ti-n-a- Homie
- Numri i postimeve : 373
PIKE : 449
Popullariteti : 9
Data e regjistrimit : 07/07/2010
Similar topics
» 20 GJERA QE FEMIJET TUAJ DUHET TE BEJNE
» Poezi per femijet jetim...
» Si duhet te sillemi me femijet e te tjereve?
» Përse fëmijët refuzojnë shkollën..???
» A të flasim për seksin me fëmijët 12-14 vjeç

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi