ULQINI NË VITET E LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT (1)
Faqja 2 e 2
Faqja 2 e 2 • 1, 2
Re: ULQINI NË VITET E LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT (1)
Riza pasha përdor çdo mjet për t’i bindur shqiptarët
Më 22 gusht 1880 Riza pasha thirri në një mbledhje anëtarët e Këshillit Ndërkrahinor të Shkodrës, të cilët u përpoq t’i bindte me arsyetime, me honorare, me dekorata dhe me premtime të ndryshme. Nga ana tjetër i kërcënoi me masa të rënda, nëse nuk do t’i bindeshin urdhërit të Sulltanit. Ai shpërndau shuma të konsiderueshme të hollash te klerikët françeskanë në mënyrë që ata të ndikonin te fiset malore për t’iu shmangur kontributit për mbrojtjen e Ulqinit. Ai nuk u kufizua vetëm në Shkodër, por shpërndau dekorata edhe në krahinat e Shqipërisë së Mesme. Ua shpërndante njerëzve me influencë që mund t’ia mbushnin mendjen popullit që të mos çonin vullnetarë.
Mr. Riza Rexha
Më 19 gusht 1880, Riza pasha arriti në Shkodër nga ana e Shëngjinit me vaporin “Mutbiri Surur”, i shoqëruar nga shtatë batalione (3000 ushtarë), prej të cilëve dy do t’i çonte në Goricë e dy në Anë të Malit, i pajisur me 15 000 lira turke dhe me 128 dekorata të llojeve të ndryshme, për t’i bindur me anën e tyre krerët e Shkodrës që të hiqnin dorë nga mbrojtja e Ulqinit. Kishte marrë me vete edhe 1200 kuintalë miell për t’i zbutur malësorët e egërsuar ndaj Portës së Lartë. Ai kishte porosi që të përgatiste dorëzimin e Ulqinit pa hyrë në konflikt të hapur me shqiptarët.
Ditën e nesërme, më 20 gusht 1880, Mali i Zi u lëshoi një notë Fuqive të Mëdha në Cetinë, në të cilën thuhej: “Në qoftë se komandanti i flotës së bashkuar më siguron që Porta do ta lëshojë Ulqinin pa luftë, Mali i Zi është gati që brenda tetë ditëve të marshojë në Ulqin. Ndërsa, në qoftë se dorëzimi i Ulqinit është i dyshimtë ose i pamundur, Mali i Zi, para se të marshojë dhe të kalojë kufirin në drejtim të Ulqinit, do ta vlerësojë situatën në Shqipëri dhe në pikat e tjera kufitare. Për këtë gjë Mali i Zi do të përgjigjet në mënyrë afirmative sipas rrethanave, sepse duhej bërë përgatitje”.
Sapo arriti në Shkodër, Riza pasha ftoi në një mbledhje të veçantë anëtarët e Komitetit Ndërkrahinor, të cilëve u tha se do të përdorte dhunën ushtarake kundër të gjithë atyre që në kundërshtim me porosinë e Portës së Lartë do të pengonin zbatimin e detyrimeve të saj ndërkombëtare në lidhje me dorëzimin e rajoneve të parapara Malit të Zi.
Riza pasha përdori një ton të vrazhdë dhe fyes. Me qëndrimin e tij brutal, ai i hidhëroi edhe më tepër shqiptarët.
Më 22 gusht 1880 Riza pasha thirri në një mbledhje anëtarët e Këshillit Ndërkrahinor të Shkodrës, të cilët u përpoq t’i bindte me arsyetime, me honorare, me dekorata dhe me premtime të ndryshme. Nga ana tjetër i kërcënoi me masa të rënda, nëse nuk do t’i bindeshin urdhërit të Sulltanit. Ai shpërndau shuma të konsiderueshme të hollash te klerikët françeskanë në mënyrë që ata të ndikonin te fiset malore për t’iu shmangur kontributit për mbrojtjen e Ulqinit. Ai nuk u kufizua vetëm në Shkodër, por shpërndau dekorata edhe në krahinat e Shqipërisë së Mesme. Ua shpërndante njerëzve me influencë që mund t’ia mbushnin mendjen popullit që të mos çonin vullnetarë. Pasi shpërndau para dhe libra, si dhurata prej sulltan Hamidit, një hoxhë iu përgjigj pashës me krenari: “Me këto para që po m’i jep, ta dish se s’të tradhëtoj: gjysmën po ia dërgoj djalit tim që e kam në Ulqin vullnetar, e gjysmën po i mbaj për vete. Prej tyre mos prit gjë”.
Riza pasha nuk ia arriti qëllimit. Populli kishte vendosur të rezistonte. Flitej se për trimëri u dalluan Oso Mani dhe Hysen beu. Ky i fundit kishte komandën në Urën e Shëngjergjit. Për ta bindur që ta lëshonte urën, Riza pasha i kishte dërguar një sasi të hollash. Ky i ishte përgjigjur: “Jo këto para, por edhe gjithë thesarin e mbretit po t’ma japësh, nuk i tradhëtoj shokët që ua kam dhënë besën”

RihHana- Master
- Numri i postimeve : 525
PIKE : 575
Popullariteti : 2
Data e regjistrimit : 06/07/2010
Mosha : 43
Re: ULQINI NË VITET E LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT (1)
Porta heq dorë nga marshimi drejt Ulqinit
Riza pasha arrestoi disa krerë të rezistencës, por ata i liruan vetë qytetarët. Ai qe përgatitur që të marshonte me ushtri në drejtim të Ulqinit. Në çastin e fundit, Stambolli e urdhëroi që ta pezullonte marshimin, pasi fryma e rezistencës e kishte frikësuar sulltanin i cili i trembej një konflikti të armatosur me shqiptarët.
Mr. Riza Rexha
Më 24 gusht 1880, Riza pasha shpalli shtetrrethimin: ndali qarkullimin nga muzgu e deri në agim, tubimin e qytetarëve dhe shkuarjen në Ulqin pa leje të veçantë. Shkodranët jo vetëm që nuk u bindën, por po atë ditë u nisën për në Ulqin 200-500 vetë. I çuan lajme edhe Anës së Malit që të mblidheshin e të shkonin në kufi. Sipas burimeve malazeze, lajmet që vinin nga Ulqini tregonin se nga Tetova kishin arritur 5 000 vetë, e pritej të vinin të tjerë nga Peja, ndërsa nga Dibra do të vinin 3 000 vetë.

Tërheqja e Riza pashës sikur u dha zemër shqiptarëve e në veçanti ulqinakëve të cilët mbyllën pazarin, dolën në shesh dhe shpallën përsëri se ishin të vendosur ta mbronin me çdo kusht qytetin e tyre duke luftuar, qoftë edhe kundër ushtrisë osmane. Përgjigjja e tyre ishte: “Ne e kemi shfaqur dëshirën tonë dhe mbesim pranë saj”. Mbyllja e pazarit nga ana e shqiptarëve në këto raste ishte një veprim që paralajmëronte ngjarje dhe qëndrime të rëndësishme politike dhe luftarake. Mbyllja e pazarit ishte një shenjë kundër pushtetit qendror, revoltë e përgjithshme kundër sundimit të huaj.
Riza pasha thirri që të vinin në Shkodër tre vetë më me autoritet nga Ulqini: Haxhi Mehmet Becin, Bejtulla Gjylin dhe Asllan beun. U komunikoi se lëshimi i Ulqinit dhe rrethinave së shpejti do të realizohej. Këta persona, si përfaqësues së popullsisë së Ulqinit, iu përgjigjën duke protestuar dhe duke ia bërë të ditur atij se ulqinakët nuk do t’i nënshtroheshin sundimit të Principatës së Malit të Zi, por me armë në dorë do t’i mbronin territoret e tyre.
Lajmi se do të lëshohej Ulqini si dhe të gjitha manovrat diplomatike rreth tij e shtynë edhe më tepër e më me shpejtësi popullin shqiptar për t’u mbrojtur në mënyrë të vendosur. Praktikisht, një grup luftëtarësh shqiptarë prej afro 2000 vetësh (600 shkodranë) të armatosur mirë, të komanduar nga Myftar agë Reçi, ishin vendosur në pozicionin midis Millës dhe rrëzës së malit Mozhurr për të penguar ardhjen e forcave të Riza pashës nga Shkodra. Gjithashtu bëhej me dije se një grup edhe më i madh, i përbërë nga ulqinakët nën komandën e Haxhi Mehmet Becit nga Ulqini, qëndronin në gatishmëri kundër marshimit eventual të forcave malazeze. Numri i forcave të armatosura vullnetare shqiptare mund të arrinte në gjithsej rreth 7000 vetë.
Mozhurri ishte pikë e rëndësishme strategjike. Thuhej se atje kishin çuar 1000 vetë, prej të cilëve 200 shkodranë. Aty ata ishin forcuar mirë e u kishin çuar edhe dy topa.
Autoritetet malazeze shpresonin se lëshimi i Ulqinit do të kryhej brenda pak ditëve dhe ishin shumë të disponuara, por kur morën lajmin për përgatitjet e reja të Lidhjes Shqiptare u demoralizuan dhe u shqetësuan shumë.
Për çështjen e Ulqinit më 23 gusht 1880 u diskutua edhe në Parlamentin anglez dhe me atë rast u theksua se “kjo përzierje s’është tjetër, veçse shkëputje e një cope toke shqiptare që i jepet Malit të Zi”.
Fuqitë e Mëdha përpiqeshin ta zbatonin vendimin e tyre.
Po më 24 gusht 1880, përfaqësuesit e Fuqive të Mëdha ishin tubuar në Ambasadën gjermane dhe prej aty i dërguan Portës së Lartë një ultimatum të përbashkët me anën e të cilit kërkonin dorëzimin e Plavës dhe Gucisë sipas Marrëveshjes së Berlinit, ose dorëzimin e Hotit dhe Grudës sipas propozimit Corti, i cili ishte kusht i Protokollit të 18 prillit, ose dorëzimin e Ulqinit me rrethina. Ata e lanë Portën të lirë që të zgjedhte zbatimin e cilësdo prej këtyre kërkesave.

Populli refuzon çdo propozim joshës të Stambollit
Para se të largohej nga posti qeveritar, Abedin pashë Dinoja ndërmori edhe një hap tjetër. Duke e parë se dorëzimi i Ulqinit nuk mund të zgjaste pa fund, ai e përsëriti misionin e Mustafa pashë Vlorës. Ai planifikonte t’i bindte shqiptarët se më mirë do të ishte sikur ta lëshonin trevën e Ulqinit me 10 000 banorë e të shpëtohej provinca e Çamërisë me 100 000 frymë. Për këtë hap ai u premtoi shqiptarëve se, po të mos e kundërshtonin dorëzimin e Ulqinit, Porta do t’u jepte disa të drejta autonomiste.
Mr. Riza Rexha
Sulltani urdhëroi që ministri i luftës të shkonte në Hot dhe Grudë dhe të përpiqej t’i bindte shqiptarët që t’ia lëshonin këto territore Malit të Zi. Në qoftë se nuk do t’ia dilte në krye kësaj detyre, ai atëherë do të shkonte në Ulqin dhe do të bënte çdo gjë që ishte e mundur që ky qytet me rrethina t’i lëshohej Malit të Zi. Në qoftë se do të arrihej kjo gjë në mënyrë paqësore, atëherë malazezët do t’i lëshonin rajonet që i kishin pushtuar deri atëherë. Duhej të përpilohej një hartë dhe në të të shënohej se Hoti dhe Gruda bashkë me Dinoshën i mbesin Perandorisë Osmane. Lëshimi i Ulqinit do të bëhej sapo të merrej njoftimi zyrtar se Fuqitë e Mëdha janë dakord.
Lidhja Shqiptare e përcillte gjendjen ndërkombëtare. Në letrën e firmës Stef Bianki Tarabulluzit në Prizren të datës 26 gusht 1880, theksohej se “po ndihet se Turqia po ia lëshon Ulqinin Malit të Zi. Komisioni i zgjedhur në emër të popullit mori hapa edhe për këtë punë. Jemi angazhuar për ta çuar në këmbë Anën e Malit. Sot pasdite, në orën 8, po nisim nja 400 shkodranë të mbledhur prej familjeve që kanë pasur nga tre vetë në shtëpi. Kemi çuar me marrë nga 100 malësorë prej çdo fshati. Po duket se deri nesër e pasnesër po bëhen nja 3-4000 vetë me gjithë ulqinakët. Pritet se do të vijnë nja 3000 dibranë. Janë lajmëruar edhe nga Tirana. Edhe nga Ana e Malit e Kraja kemi mbledhur nga një për shtëpi. Pritet se po vijnë 100 prej Hotit, 100 prej Kastratit, 100 shkrelë, 100 kelmendas e 100 postribas e të gjithë do t’i çojmë për Ulqin”.
Porta e Lartë vuri lidhje me Lidhjen Shqiptare për ta lehtësuar dorëzimin e Ulqinit. Ajo dërgoi një delegacion për të zhvilluar bisedat zyrtare. Mirëpo, siç lajmëronte shtypi i kohës, nuk kishte shpresa në suksesin e të deleguarit të Portës, sepse shqiptarët kishin vendosur të mobilizonin të gjithë ata që ishin të aftë të bartnin pushkën. Theksohej se revolta e shqiptarëve ishte plotësisht e arsyeshme, sepse ata e kishin plotësisht të qartë se Porta e Lartë dëshironte të zgjidhte problemin e saj me Malin e Zi. Oficerët e ushtrisë u vinin vëllezërve të tyre në ndihmë nga çdo anë dhe nuk e mohonin braktisjen e ushtrisë dhe bashkëpunimin e tyre me forcat e Lidhjes Shqiptare.
Shihej se Riza pasha nuk kishte fuqi të ndikonte te shqiptarët për të mos bërë rezistencë. Prandaj qeveria turke ngarkoi Hysen pashën, që me autoritetin e tij të ndërhynte te populli shqiptar që të mos kundërshtonte dorëzimin e Ulqinit. Ky, më 27 gusht 1880, i dërgoi Lidhjes në Shkodër një telegram ku thuhej: “Së shpejti do të vijnë luftanijet e Fuqive të Mëdha për t’ia dorëzuar Ulqinin Malit të Zi. Prandaj ju këshilloj që për të mirën tuaj t’i mbushni mendjen popullit, që Ulqini të dorëzohej shpejt”.
Përgjigjja e popullit, e nënshkruar nga paria e Shkodrës, më 28 gusht 1880, ishte: “Përmbajtja e urdhërit telegrafik që erdhi dje iu komunikua fjalë për fjalë popullit, si myslimanëve ashtu edhe katolikëve. Por, si në kërkesat e protestat e derisotme, ashtu edhe këtë herë, populli përgjigjet se kurrkush nuk e pranon që Ulqini t’i jipet Malit të Zi”.
Duke parë se në asnjë mënyrë nuk mund ta bindte popullin shqiptar, ministri turk i luftës e thirri parinë e Shkodrës, që më së pari të bindej ajo e pastaj ta bindte popullin se duhej t’u nënshtrohej urdhërave të Portës së Lartë. Përgjigjja ishte se djemtë që ishin nisur për Ulqin i kishte thirrur vetë populli i Ulqinit për ndihmë.
Ndërkohë, në Stamboll filloi një krizë qeveritare për largimin e Abedin pashë Dinos dhe për formimin e një qeveri të re më energjike kundër shqiptarëve.

Fuqitë e Mëdha vendosin të zbatojnë vendimin
Pas shumë luhatjeve diplomatike, Fuqitë e Mëdha qëndruan në vendimin e miratuar që të mos pritej më, por të shkohej në zbatimin e tij. Vendosën që demonstrimi detar i forcës të bëhej pa vonesë. Flota e bashkuar dhe demonstrimi i saj para Ulqinit kishte për qëllim për ta bërë të qartë se Fuqitë e Mëdha ishin të vendosura dhe do ta zbatonin plotësisht Traktatin e Berlinit.
Mr. Riza Rexha
Stambolli llogariste se shqiptarët do ta pranonin ofertën e tij, sepse lufta e njëkohshme kundër Cetinës, Athinës, Turqisë dhe Fuqive të Mëdha do të ishte e pamundur. Lindte një rrymë e cila kërkonte ta mbyllte çështjen e Ulqinit, duke hequr dorë nga mbrojtja e tij me armë e për t’i përqendruar forcat në dy fronte të tjera – në mbrojtjen e Çamërisë dhe në fitoren e autonomisë.
Tezën e Portës së Lartë se ishte në interesin e shqiptarëve që ta lëshonin Ulqinin për ta shpëtuar Çamërinë e përqafuan mjaft krerë të moderuar të vendit. Një pjesë e tyre, ndër të cilët shquhej Hodo Sokoli, e vlerësuan lëshimin e Ulqinit nga këndi i të drejtave autonomiste, se lëshimi i tij pa rezistencë do të ndihmonte në formimin e vilajetit të vetëm shqiptar nga vetë Porta e Lartë. Disa krerë të tjerë të moderuar e pranuan tezën e qeverisë osmane, sepse u bindën nga argumentet e saj se ajo e kishte të pamundur të shpëtonte Ulqinin nga aneksimi malazez.
Gjatë muajit gusht, gjendja në pikat e kufirit turko-malazez, në sektorin e Plavës, Tuzit dhe Ulqinit, po acarohej nga dita në ditë. Forcat vullnetare shqiptare qëndronin në gatishmëri në front për të përballuar çdo nismë luftarake nga Mali i Zi. Në prapavijat e tyre zhvilloheshin diskutime nën ndikimin e krerëve të luhatur se a ishte dobishme të bëhej rezistencë e armatosur për mbrojtjen e Ulqinit.
Riza pasha dërgoi emisarët e vet në Ulqin për t’i bindur shqiptarët që të dorëzoheshin. Ata më 29 gusht u kthyen nga Ulqini së bashku me përgjigjen e ulqinakëve se nuk pranonin kurrsesi që ta dorëzonin qytetin e tyre. Në letrën që Isuf Sokoli dhe Haxhi Mehmet Beci e kishin dërguar në Shkodër ata theksonin se e kishin vendosur që së bashku me ulqinakët të shndërroheshin në hi e pluhur dhe Ulqinin të mos e lëshonin.
Në fund të gushtit 1880 numri i vullnetarëve në Ulqin e rrethina ndryshonte. Sipas lajmeve kishte 3-4000 vullnetarë që kishin zënë pozita prej Ulqinit e në Mozhurr e deri në majën e malit Meranxhë. Këto të Mozhurrit i pengonin malazezët të depërtonin për në Ulqin.
Flitej se ulqinakët ia kishin marrë dy topa ushtrisë turke, shumë material ushtarak dhe i kishin mbajtur të rrethuar në mënyrë që të mos ndërmerrnin ndonjë aksion kundër ushtrisë vullnetare shqiptare e t’i detyronin ta lëshonin Ulqinin.

Flota e bashkuar kishte detyrë precize dhe rreth të kufizuar aksioni, i cili nuk mund të kalohej pa leje speciale të shteteve përfaqësuese. Para se të fillonte aksioni i flotës së bashkuar ndërkombëtare, u caktuan normat e përbashkëta vepruese: në krye të flotës do të caktohej komandanti me gradë dhe vjetërsi më të madhe; zëvendës do të caktohej më i afërmi me gradë më të lartë. Komandanti kryesor do të vendoste me pavarësi të plotë. Për çështjet politike komandanti kryesor do të lidhej me komandantët e njësive të secilës flotë. Në qoftë se nuk do të ketë marrëveshje për ndonjë çështje, atëherë çdo komandant do ta rezervonte të drejtën që ta lajmëronte qeverinë e vet mbi çështjen kontestuese. Pas të gjitha përgatitjeve, komandanti suprem do t’u drejtonte thirrje autoriteteve lokale që Ulqinin me rrethina t’ia dorëzonin Malit të Zi. Po qe se do të pranonte qeveria lokale, atëherë do të ftohej princ Nikolla që me forcat e veta ta merrte qytetin.

Luftanijet e Fuqive të Mëdha grumbullohen në Raguzë
Nga flota e bashkuar ndërkombëtare askush nuk kishte autorizime që të zhvillonte farë negociatash eventuale të reja për caktimin e kufirit. Përkundrazi, komandanti suprem i flotës do të duhej të këshillohej me komandantët e tjerë për të gjetur mënyrën më të përshtatshme të zbatimit të vendimeve të Fuqive të Mëdha.
Mr. Riza Rexha
Po qe se autoritetet lokale do të përgjigjeshin se nuk kanë urdhër për ta dorëzuar krahinën e Ulqinit, atëherë do të duhej deklaruar se një përgjigje e tillë nuk do të mund të pranohej dhe se në rast se brenda tre ditëve nuk do të merrej përgjigje tjetër ose në qoftë se ajo nuk do të jetë e pëlqyeshme, kjo do të konsiderohet si refuzim. Atëherë komandanti suprem do të konsultohet me komandantët e tjerë aleatë mbi mënyrat më të mira të cilat mund të jenë të pranueshme për zbatimin e kërkesave të paraqitura në notën e 3 gushtit 1880 dhe me këtë qëndrim do t’i informonin qeveritë e veta.
Pas të gjitha përgatitjeve, me pëlqimin e të gjithë komandantëve, do të duhej të ftoheshin organet turke në pikën më të afërt që të bashkoheshin me Fuqitë e Mëdha për ta ndihmuar princin e Malit të Zi të merrte në zotërim rajonin e Ulqinit. Në qoftë se autoritetet turke do të përgjigjeshin se Porta e Lartë është e gatshme për ta dorëzuar krahinën e Ulqinit, por pengohet nga popullsia vendëse shqiptare, në një rast të tillë do të duhej të ftoheshin në një takim kryetarët e fiseve shqiptare, në mënyrë që të prezentonin kushtet, të cilat, sipas mendimit të tyre, mund ta bënin të pranueshëm dorëzimin.

Më në fund, Fuqitë e Mëdha, të vendosura për ta zgjidhur përfundimisht çështjen e Ulqinit në favor të Malit të Zi, u dhanë urdhër luftanijeve të tyre të grumbulloheshin në Raguzë. Duke filluar nga 30 gushti dhe fillimi i shtatorit 1880, luftanijet e Fuqive të Mëdha u bashkuan në Raguzë, në limanin e Gruzhës, i cili qe caktuar si vend tubimi. Në Gruzhë kishin dërguar luftanije këto shtete:
Rusia – “Sv. Ana”, 3202 tonash, 18 topa, 450W; “Askold”, 2402 tonash, 14 topa, 360W; “Elborus”, 764 tonash, 2 topa, 260W.
Austria – “Custozza”, 800 tonash, 8 topa, 5000W; “Princ Eugen”, 3550 tonash, 8 topa, 3000W.
Gjermania – “Victoria”, 1796 tona, 10 topa, 1300W.
Franca – “Friedland”, 8323 tonash, 8 topa, 3800W; “Suffrein”, 7600 tona, 16 topa, 4181W; “Hirondell”, 10030 tona, 2 topa, 1780W.
Anglia – “Alexandra”, 9492 tona, 12 topa, 8650W; “Temeraire”, 8412 tonash, 20 topa, 7700W; “Monarch”, 8322 tonash, 4 topa, 7842W.
Italia – “Palestro, 5780 tonash, 1 top, 3500W; “Venecia”, 5700 tonash, 8 topa, 4000W; “Vedeta”, 790 tona, 4 topa, 200W.
Në krye të flotës së kombinuar detare si komandant qe caktuar admirali anglez Boshun Seimur. Më 5 shtator 1880 Seimuri arriti në Raguzë, ndërsa më 8 shtator e ka marrë komandimin mbi tërë flotën e bashkuar ndërkombëtare.
Lidhur me situatën e krijuar, gazeta “Glas Crnogorca” e 30 gushtit 1880 shkruante: “Ulqini u bë qendër e vëmendjes në të cilin e ka drejtuar shikimin tërë bota politike. Fuqitë e Mëdha i dërguan luftanijet. Ndjehet frika nga dërgimi i flotës së bashkuar ndërkombëtare, sidomos te shqiptarët, gjë që është krejt normale, sepse turqit s’kanë ç’të humbin nga angazhimi eventual i flotës, ndërsa shqiptarët humbin shumë”.
Më 31 gusht 1880 u tubua ushtria malazeze në Cetinë, u organizua dhe u nis për në Sutorman. Asaj iu bashkuan edhe brigadat e vojvodë Llazar Soçicës dhe vojvodë Masho Gjuroviqit. Komandantë u caktuan vojvodët Bozho Petroviq dhe Petar Vukotiq.
Më 1 shtator 1880, Fuqitë e Mëdha ranë dakord për ta vënë në jetë demonstratën e flotës së bashkuar ndërkombëtare.

Orvatjet e Perandorisë Turke për të mos zbatuar vendimet
Porta pranonte që Malit të Zi, po qe se do të kërkonin Fuqitë e Mëdha, t’ia paguante shumën e tatimit, duke filluar prej prillit 1880, për territoret që qenë paraparë t’i jepeshin Malit të Zi deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes. Më 25 qershor 1880, njëri nga autoritetet e qeverisë osmane, Musurus pasha (ish ambasador i Perandorisë Osmane në Londër), u orvat ta bindte ambasadorin britanik, Goshën, se projekti për t’ia dhënë Malit të Zi Ulqinin me rrethina ishte më i keq se vendimi për dorëzimin e Plavës dhe Gucisë dhe më i keq se ai për Hot dhe Grudë.
Mr. Riza Rexha
Ministria e Punëve të Jashtme të Malit të Zi kishte njoftime se në Ulqin ishte organizuar me të shpejtë një forcë ushtarake mbrojtëse prej 2 500 vetësh të armatosur, e përbërë nga vendas ulqinakë dhe nga vullnetarë shkodranë, ndërsa forcat që priteshin të vinin nga rrethet e tjera, mendohej se do të arrinin numrin prej rreth 6000 vetësh.
Me propozimin e Fuqive të Mëdha, Mali i Zi më 22 qershor 1880 u dërgoi një notë përfaqësuesve të Fuqive të Mëdha në Cetinë, ku thuhej: “Duke pranuar me dëshirë propozimin për kufij të rinj, të cilin e paraqiti Britania e Madhe, e inicuar nga Austro-Hungaria dhe për të cilin këto dy fuqi janë angazhuar se do t’i njoftojnë edhe kabinetet e tjera, kral Nikolla nuk e fsheh shqetësimin se Porta e Lartë si herët tjera nuk do ta realizojë, siç është rasti me Plavën dhe Gucinë”.
Në këtë kohë në kabinetin turk u bënë disa ndërrime. Në vend të Savas pashës erdhi Abedin pasha, ndërsa ministër i Mbrojtjes u emërua Hysen pasha.
Porta e Lartë vendosi t’u tërhiqte edhe një herë vëmendjen Fuqive të Mëdha rreth gjendjes së krijuar. Më 24 qershor 1880, ministri i Punëve të Jashtme, Abedin pashë Dinoja, i dërgoi një notë ambasadorit austro-hungarez Dubskit, ku thuhej: “Jemi të bindur se Fuqitë e Mëdha e kanë gjithashtu në zemër që t’u shmangen pasojave që do të sillin përdorimin e mjeteve të dhunës kundër shqiptarëve, të cilët, duke mos ditur shtrëngesat e politikës, po përpiqen të kundërshtojnë lëshimin e trojeve të tyre. Përveç dëshirës që ka për të shmangur gjakderdhjen, Perandoria Osmane ka parasysh edhe pasojat që do të kishte lufta kundër këtyre turmave të armatosura. Porta e Lartë me këtë donte t’i thoshte Vjenës se përdorimi i Forcës nga ana e Stambollit do ta ndizte kryengritjen antiosmane të shqiptarëve, gjë që mund të çonte shkëputjen e Shqipërisë nga kontrolli i Perandorisë Osmane. Abedin pasha propozonte që çështja të zgjidhej me “ndihmën e kohës”, me një fjalë të mbetej në fuqi Protokolli i 18 prillit 1880, kurse Stambolli merrte përsipër që të ripushtonte viset e Hotit dhe të Grudës (të cilat qysh nga data e 22 prillit 1880 ndodheshin nën kontrollin e shqiptarëve) dhe t’ia dorëzonte Malit të Zi”. Për realizimin e këtij Protokolli, Porta e Lartë kërkonte t’i lejohej një afat më i gjatë, në mënyrë që të bëhen të gjitha përgatitjet për lëshimin e territoreve në mënyrë paqësore. Mirëpo, ripushtimi i pozitave që kishin shqiptarët, të cilat pastaj do t’i dorëzoheshin Malit të Zi, donte të thoshte luftë me shqiptarët, pasojat e së cilës do të ishin të pallogaritshme.
Porta pranonte që Malit të Zi, po qe se do të kërkonin Fuqitë e Mëdha, t’ia paguante shumën e tatimit, duke filluar prej prillit 1880, për territoret që qenë paraparë t’i jepeshin Malit të Zi deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes.
Më 25 qershor 1880, njëri nga autoritetet e qeverisë osmane, Musurus pasha (ish ambasador i Perandorisë Osmane në Londër), u orvat ta bindte ambasadorin britanik, Goshën, se projekti për t’ia dhënë Malit të Zi Ulqinin me rrethina ishte më i keq se vendimi për dorëzimin e Plavës dhe Gucisë dhe më i keq se ai për Hot dhe Grudë. E vetmja zgjidhje pa gjakderdhje, sipas tij, do të ishte t’i lëshohej një sipërfaqe toke nga ana e rajonit të Vasojeviqit, e banuar me popullsi malazeze

Riza pasha hasën në rezistencën e shqiptarëve
Forcat ushtarake që i dërgoi Riza pasha hasën në rezistencë të armatosur në Anë të Malit. Aty kishin shkuar 30-40 vetë nga Ulqini dhe së bashku me anamalas, në kontakt me ushtrinë turke u kishin deklaruar se nuk do të lejonin të shkonin për Ulqin, përndryshe, po qe se tentonin, do të luftonin kundër tyre. Ky qëndrim i shqiptarëve e detyroi Riza pashën që ta ndërpriste operacionin duke u arsyetuar me afrimin e festës së Bajramit.
Mr. Riza Rexha
Stambolli vazhdonte të ushtronte presion të madh në opinionin e udhëheqësve të Komitetit Ndërkrahinor të Shkodrës dhe të vullnetarëve të grumbulluar për mbrojtjen e Ulqinit. Si pasojë filluan të kthehen shumë vullnetarë nga Ulqini, e sidomos ata nga Kosova.
Riza pasha kërkoi nga Stambolli të kryente një ndryshim të ri të kufirit turko-malazez duke ia lënë Shqipërisë Mërkotin. Me këtë mendonte se do të kënaqeshin shqiptarët dhe do të tërhiqeshin nga rezistenca.
Në një rast, kapidani i Mërkotit, i quajtur Beqir, kishte vizituar Haxhi Mehmet Becin, komandantin e ushtrisë vullnetare në Mozhurr dhe në pyetjen e tij se çka mendonin të bënin, përgjigjja e vullnetarëve ishte: “Do të zhdukemi deri në të fundit. Është nder për ne që gjithë Evropa të shtijë në ne. S’kemi gajle, për këtë do të flitet gjithmonë. Bile edhe sikur tërë Ulqinin nga themeli ta mihnin dhe banorët e tij t’i çonin ngado që të donin”.
Me rastin kur Riza pasha dhe një i deleguar nga Stambolli ua dorëzuan përfaqësuesve myslimanë dhe katolikë në Shkodër urdhrin e sulltanit, në të cilin thuhej se “Ulqini në çdo mënyrë duhej t’i dorëzohet Malit të Zi”, ata morën këtë përgjigje: “Pa gjak nuk do të lëshojmë asgjë – qoftë me Evropën, qoftë me ushtrinë e Malit të Zi; cilado prej tyre që do të vërsulet në shqiptarë, do të digjet në prush”.
Porta e Lartë nuk hoqi dorë nga presioni mbi shqiptarët të cilët ishin të vendosur që ta mbronin Ulqinin.
Më 7 shtator 1880, Riza pasha, pasi e rrethoi qytetin e Shkodrës me 17 batalione, u kishte dhënë urdhër katër batalioneve për t’u nisur për në Ulqin, me qëllim që dorëzimin ta bënin pa vështirësi brenda një kohe të shkurtër. Riza pasha mendonte se çështjen e Ulqinit do ta zgjidhte përfundimisht. Edhe ambasadori Kaliçe pajtohej me këtë mendim, ndërsa konsulli Lë Re vinte në dukje se aksioni i Riza pashës do ta thyente rezistencën e shqiptarëve. Mirëpo, zhvillimin e situatës nuk e vlerësuan mirë diplomatët. Anëtarët e Lidhjes u mblodhën që të përcaktonin masat që duhet marrë për të kundërshtuar lëshimin e territoreve të parapara dhe për të dërguar vullnetarë në Ulqin. Kryesia e Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Shqiptare në Prizren nisi agjitatorë nëpër fshatrat e Gjakovës, Pejës e Prizrenit për t’i bindur edhe vullnetarët e larguar që të niseshin përsëri për në Ulqin.
Forcat ushtarake që i dërgoi Riza pasha hasën në rezistencë të armatosur në Anë të Malit. Aty kishin shkuar 30-40 vetë nga Ulqini dhe së bashku me anamalas, në kontakt me ushtrinë turke u kishin deklaruar se nuk do të lejonin të shkonin për Ulqin, përndryshe, po qe se tentonin, do të luftonin kundër tyre.
Ky qëndrim i shqiptarëve e detyroi Riza pashën që ta ndërpriste operacionin duke u arsyetuar me afrimin e festës së Bajramit. Në realitet, ai mendonte që aksionin e tij rreth lëshimit të Ulqinit do ta vazhdonte pas festës së Bajramit. Për t’i qetësuar mbrojtësit e qytetit, deklaronte se Porta e Lartë merrte përsipër t’u paguante qytetarëve të gjitha dëmet që do të pësonin nga ky lëshim.
Lidhur me situatën konkrete, Fuqitë e Mëdha përsëri morën qëndrimin e tyre. Kabineti i Vjenës urdhëroi përfaqësuesin e vet në Stamboll që t’ua jepte për nënshkrim Fuqive të tjera të Mëdha propozimin me të cilin duhej t’u siguroheshin të drejtat e pronës myslimanëve dhe katolikëve, banorë të rajoneve që duhej t’i dorëzoheshin Malit të Zi. Në deklaratë thuhej: “Fuqitë nënshkruese do të kenë kujdes që të mos goditet nga ana e qeverisë malazeze ose organeve të saj, nga çdo formë ose deklaratë qoftë, e drejta e pronës së banorëve myslimanë dhe katolikë të cilët kanë pronat e veta në rajonet që duhet t’i dorëzohen Malit të Zi”.

Mali i Zi përgatitet për marrjen e Ulqinit
Ministri i Punëve të Jashtme i Perandorisë Osmane kishte njoftuar se ishin krijuar të gjitha kushtet për t’ia lëshuar Malit të Zi Ulqinin me rrethina. Për ta realizuar këtë vendim, Riza pasha u urdhërua t’ia dorëzojë menjëherë Malit të Zi Ulqinin sipas një harte në të cilën ishte caktuar vija e kufirit që ambasada gjermane në Stamboll, në emër të vendeve nënshkruese, qysh më parë ia kishte dhënë Portës së Lartë. Qe shkuar edhe në detajizimin e zbatimit të vendimit. Ambasadori i Perandorisë Osmane në Cetinë qe ngarkuar t’i kumtonte Krajl Nikollës që të jepte emrat e oficerëve të Malit të Zi të cilëve do t’u dorëzohej Ulqini me rrethina.
Mr. Riza Rexha
Sipas Portës së Lartë, dorëzimi i Ulqinit duhej të bëhej në përputhje me kufirin e shënuar në hartën që e kishin propozuar Fuqitë e Mëdha, me kusht që vija e kufirit në anën e Podgoricës dhe të Liqenit të Shkodrës të përcaktohej mbi gjendjen e statu quo-së. Kërkohej që posa të merrej vendimi për këtë, t’i kumtoheshin komandantit të Shkodrës, gjeneral Riza pashës udhëzimet e hartuara në përputhje me këtë. Kjo çështje iu kumtua ambasadorëve të Fuqive të Mëdha nga Ministria e Punëve të Jashtme të Perandorisë Osmane. Ishte me rëndësi që të shqyrtoheshin mënyrat se si duhej vepruar për t’i bërë Fuqitë e Mëdha të hiqnin dorë nga demonstrimi i forcës në det. Nga njoftimi i sulltanit kuptohej se, pa u pranuar nga Fuqitë e Mëdha gjendja e statu quo-së dhe pa u caktuar pikat që do të mbeteshin në duart e shqiptarëve, ai nuk do të mund të merrte një hap të tillë. Nga kumtimet e Granvilit, ministrit të Punëve të Jashtme të Anglisë, bëhej me dije se nuk kishte rrugë tjetër për ndalimin e demonstratës detare veç asaj që t’i dorëzoheshin Malit të Zi Ulqini me rrethina.
Më vonë, ministri i Punëve të Jashtme i Perandorisë Osmane kishte njoftuar se ishin krijuar të gjitha kushtet për t’ia lëshuar Malit të Zi Ulqinin me rrethina. Për ta realizuar këtë vendim, Riza pasha u urdhërua t’ia dorëzojë menjëherë Malit të Zi Ulqinin sipas një harte në të cilën ishte caktuar vija e kufirit që ambasada gjermane në Stamboll, në emër të vendeve nënshkruese, qysh më parë ia kishte dhënë Portës së Lartë. Qe shkuar edhe në detajizimin e zbatimit të vendimit. Ambasadori i Perandorisë Osmane në Cetinë qe ngarkuar t’i kumtonte Kralj Nikollës që të jepte emrat e oficerëve të Malit të Zi të cilëve do t’u dorëzohej Ulqini me rrethina.
Përfaqësuesi i Britanisë së Madhe në Cetinë, Grini, kishte marrë urdhër nga qeveria e tij që të intervenonte te qeveria malazeze që të merrte masa për marrjen e Ulqinit. Në shkresën që e kishte dërguar Grini thuhej se shumë vullnetarë shqiptarë po shkonin për Mozhurr, prandaj ishte krijuar një situatë që nuk duronte shtyrjen e afatit. Këtij intervenimi iu bashkua edhe përfaqësuesi francez në Cetinë.
Thirrjes së diplomatëve anglezë dhe francezë iu përgjigj ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Stanko Radonjiqi, dhe i njoftoi se forcat ushtarake malazeze ishin të gatshme të marshonin për në Ulqin. Mirëpo, ai kërkonte garanci prej tyre dhe zotohej se, në qoftë se Porta e Lartë do ta dorëzonte Ulqinin, Mali i Zi do të ishte gati që për tetë ditë të hyjë në qytet, diku më 15 shtator 1880, përndryshe i duhet një afat më i gjatë. Po qe se duhet të merret me luftë, atëherë flota ndërkombëtare duhet të jetë gati për ta ndihmuar.
Për t’ua thyer mendjen vullnetarëve shqiptarë që të mos vazhdonin me rezistencën për mbrojtjen e Ulqinit me rrethina, Porta e Lartë përdorte metoda të ndryshme. Është e njohur biseda telegrafike që më 8 shtator 1880 e bëri ministri i luftës i Perandorisë Osmane, Hysen Hysni pasha, me udhëheqësit e degës së Shkodrës. Ai përmes bisedës, duke përdorur shprehjet më adekuate që i përgjigjeshin momentit, ushtroi një presion të hapur politik. I akuzoi krerët shkodranë se po i nxisin vullnetarët që të shkonin në mbrojtjen e Ulqinit dhe se nuk po respektojnë urdhrin e sulltanit. Sipas tij, ky hap i vullnetarëve do ta acarojë situatën. Përmes bisedës kërkonte që të bëhej çmos që Ulqini të dorëzohej para se të vinte flota e bashkuar ndërkombëtare.
Këto deklarata s’ishin tjetër veçse një lojë diplomatike që shkonte në interes të Perandorisë Osmane e jo në të mirë të shqiptarëve. Mirëpo, atdhetarët shqiptarë u përgjigjën se shqiptarët ishin nisur për Ulqin në bazë të thirrjes për ndihmë që kërkuan vetë ulqinakët. Përgjigjja mbështetej edhe në deklaratën e shkodranëve, si të atyre të përkatësisë fetare myslimane ashtu edhe të atyre katolike, në të cilën thuhej: “Ashtu siç ua kemi parashtruar me peticione dhe me protesta herë pas here autoriteteve të larta, edhe këtë herë nuk pranojmë që Ulqini me rrethina t’i lëshohet Malit të Zi

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi