Electro Cossova
Faqja 1 e 1
Electro Cossova
Njëri prej producentëve më të njohur kosovar, dhe mbar shqiptar, Kushtrim Berisha i njohur si K-Master, përveç Hip Hop-it dhe disa zhanreve tjera, kohëve të fundit po merret edhe me një zhanër tjetër të muzikës, atë Electro.
Në fakt, ‘shefi’ i Infinit Records, K-Master shumë shpejt pritet ta hedh në treg albumin e tij i zhanrit Electro, që do të titullohet Electro Cossova (Elektro Kosova).
Këtë e ka konfirmuar për Express vetë K-Master, i cili pohoi se është në fazën përfundimtare puna rreth realizimit të këtij albumi.
“Albumi në përgjithësi është electro, por ka edhe progressiv house, minimal techno, vocal house, club house. Me një fjalë jam munduar t’i kombinoj këto zhanre ndërmjet vete, që të del sa më interesant. Ka edhe elemente shqip, dhe kryesisht është është muzikë e club-ve”, deklaroi K-Master për Express.
Ai tha se nëse punët ecin sipas planifikimeve të tij, albumi mund të dal në shitje në një të ardhme shumë të afërt.
“Albumin Electro Cossova kam filluar ta punojë para tri vitesh. Por, duke i pasur disa angazhime tjera me projekte të ndryshme më ka mbetur pak ca anash. Kamë shumë këngë të gatshme, dhe tani jam duke e bërë përzgjedhjen e atyre më të mira, të cilat do të jenë pjesë e këtij albumi. Nëse gjithçka shkon sipas planeve, atëherë dikur në muajin mars përfundon puna rreth albumit, dhe do të hidhet në treg para verës 2010”, theksoi K-Master.
Electro Cossova do të përbëhet prej 16 këngëve të cilat janë realizuar në Infinit Records në Zvicër. K-Master tregoi edhe personat me të cilët ka bashkëpunuar rreth realizmit të këtij albumi, derisa bëri me dije se është duke punuar rreth hapjes së një studio profesionale në vendlindjen e tij, në Prishtinë.
“Në album shumica janë instrumentale, por ka edhe bashkëpunime dhe shkëmbime të ideve me të tjerë. Në Këngën ‘Shum po m’dhem’ mysafir e kam Dj Creep, një remix i Bareshës në House Progressiv, e cila është aktuale në Zvicër, dhe është duke u prit shumë mirë prej mysafirëve në diskotekat ku lëshon muzik DaLooli, me të cilin është edhe bashkëpunimi. Pastaj, ka edhe pjesë të vokaleve edhe ka bashkpunim në këngë me Da Ghostin”, pohoi ai.
K-Master tha se një instrumental i këtij albumi, do të pasurohet edhe me vido-clip. “Është një videoprojekt me ni instrumental që e kam punuar gjatë verës së kaluar. Në atë dominon klarineti dhe harmonika e përzier me sinta modern. Pra aty ka ngjra të regjionit ku jetojmë dhe instrumente që përdoren prej muzikës popullore po të përdorura në zhanër hous. Spoti është duke u planifikuar, pra duke nxjerr ideja dhe do të realizohet në Entermedia”, përfundoi K-Master.

No.i.d- Legjend
- Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 31
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi