Nuset e Shkodres
Faqja 1 e 1
Re: Nuset e Shkodres
Shkodër, 11 prill - "Shkodra bahet nuse", sërish, me panairin e dytë të nusërisë, i cili nisi si një risi në qytetin më të madh verior. Për dy ditë me radhë të gjithë qytetarët e Shkodrës do të shijojnë asortimentet që i nevojiten për ditën më të bukur të jetës së tyre, siç është dita e dasmës. Qyteti antik i Shkodrës, krahas vlerave historike, shoqërore, ekonomike, ka edhe një varg karakteristikash kulturore, të cilat ia njeh mbarë vendi e më tej.
Ndërmjet relikeve të një tradite kulturore mijëravjeçare, vend të rëndësishëm ruan ceremoniali i dasmës shkodrane, ardhur nga kohërat si simbol i hyjnizimit të jetës, i dashurisë së qytetarëve për trashëgimin e saj nga brezi në brez. Nisur nga eksperiencat ndërkombëtare në fushën e marketingut dhe përvoja e fituar në organizimin e parë të këtij lloji në vitin 2008; rezulton si një formë mjaft e mirë dhe efikase e afrimit të produktit me klientin janë edhe panairet tematike, raporton gazeta “Shekulli”.
Nga vrojtimi i kujdesshëm i tregut lokal por mbi të gjitha i nevojave të publikut të Shkodrës, u ideua dhe organizua e një panairi tematik me pjesëmarrjen e të gjithë aksesorëve të industrisë së dasmës. Pas çeljes së këtij panairi, organizatorja, Egesta Ferhati shprehet se "kjo nismë, e cila tashmë po kthehet në traditë për t’i sjell Shkodrës atë për të cilën krenohet, një dasmë shkodrane, moderne me të gjitha aksesorët që i nevojiten kësaj dasme".
Ky panair, i cili vjen tashmë për herë të dytë në Shkodër, në vetvete synon që t'i ofrojë çifteve në prag të martesës, tendencat më të reja në fushën e velarive, të ftesave por dhe asortimenteve të tjera shtesë për të cilat ka nevoje një dasmë perfekte, duke mos harruar dhe vendin ideal që ato kërkojnë për të kaluar muajin e mjaltit.

Similar topics
» Nuset Shqiptare ne Serbi
» Qyteti i Shkodres
» Genta: Nëse fitoj në “Dancing…”, paratë do ja dhuroj Shkodrës
» Qyteti i Shkodres
» Genta: Nëse fitoj në “Dancing…”, paratë do ja dhuroj Shkodrës
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi