Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Këshilla Ime Për çdo Musliman Dhe Muslimane

Shko poshtë

Këshilla Ime Për çdo Musliman Dhe Muslimane Empty Këshilla Ime Për çdo Musliman Dhe Muslimane

Mesazh nga Shooter-Ks Fri Jul 16, 2010 8:37 am

KËSHILLA IME PËR ÇDO MUSLIMAN DHE MUSLIMANE

SHKRUAN: REXHEB DIB

Vëlla musliman,
Po të jap një këshillë, jo për diturinë a për gradën time, thjesht për të fituar prej teje një lutje të sinqertë, se mos All-llahu më fal gjynahin e më fshin gabimin. Me këtë dua gjithashtu që kur ta takoj All-llahun, ta kem kryer të drejtën që ke mbi mua; këshillën, edhe nëse nuk të kam takuar personalisht.
Kjo është këshilla ime e shkurtër, po e paraqes para duarve tua, me shpresën që të të bëjë dobi: Po të këshilloj me këshillën e All-llahut robëve të Tij: “Ne ju patëm sugjeruar atyre që iu pat dhënë libri para jush, e edhe juve që të keni frikë nga All-llahu”[1] .

Vëlla musliman,
Devotshmëria është ruajtja nga çdo gjë e dëmshme, fetarisht dhe materialisht. Prej këtu, çdo gjë e dëmshme, gabim a rrëshqitje që feja islame ka ndaluar, të larguarit prej saj quhet devotshmëri! Pra, devotshmëria është të ruajturit nga çdo gjë që e bën All-llahun të zemërohet me ty. Ajo është çdo derë që të afron me Zotin tënd dhe e bën Atë të jetë i kënaqur me ty.

Devotshmëria është nënshtrimi para urdhërit të All-llahut në adhurime dhe largimi nga ndalesat e Tij në punët e këqija. Prandaj, bëhu i devotshëm pasi nuk do të kesh mjerim pas saj.
Le të shoqërohet devotshmëria jote me dashurinë a frikën e All-llahut. Nëse do të shoqërohet me dashuri, dije se i dashuruari turpërohet nëse i dashuri e sheh në një gjëndje që atij nuk i pëlqen, e nëse shoqërohet me frikë, dije se i cilësuari me të frikësohet që Dëgjuesi, i Dituri, Vëzhguesi ta shohë në një gjëndje të ndryshme nga urdhëresa e Tij.

Dhe dëgjo këshillën e të dashurit tënd, Resulull-llahit (a.s), i cili thotë: “Të këshilloj të jesh i devotshëm ndaj All-llahut në të fshehtë dhe haptas. Kur të gabosh, kthehu dhe bëj mirë! Mos kërko kurrë diçka prej dikujt! Mos e prek amanetin dhe mos gjyko në mes dy vetave!”[2], sikurse porosit: “Të këshilloj të jesh i devotshëm ndaj All-llahut, pasi ajo është koka e çdo gjëje. Të këshilloj xhihadin, pasi është murgëria e Islamit. Të këshilloj ta përmendësh All-llahun dhe ta lexosh Kuranin, pasi është shpirti yt në qiell, përkujtimi yt në tokë”[3]

Të këshilloj të kesh turp prej All-llahut, pasi turpi qëndron pranë besimit. Të kesh turp prej Tij do të thotë të bindesh dhe të ndjesh se All-llahu është me ty dhe të sheh, dëshmon punën tënde, të dëgjon fjalën, di qëllimin tënd dhe asgjë nuk është e fshehtë për Të! Ruaju që të vëzhgojë me dijen e Tij dhe të gjejë në gjynah, kështu do t’i shkaktosh vetes ndërprerjen nga lidhja e Tij, mbulimin nga frika e Tij, largimin nga mbikqyrja e Tij.., nefsi do të të marrë, më pas, nga e keqja, elementi i së mirës në veten tënde do të vdesë, nuk do të ndjesh më pendim, nuk do të ndjesh më asgjë, që do të thotë vdekje e zemrës para All-llahut, Zoti na ruajtë!

Në hadithin e tij (a.s) thuhet: “Turpërohuni prej All-llahut siç duhet, pasi Ai ka ndarë mes jush moralin, siç ka ndarë edhe rizkun!”[4] Gjithashtu thotë: “Tupërohu prej All-llahut, siç turpërohesh nga njerëzit e mirë të fisit tënd”[5], sikurse thotë: “Kur All-llahu zemërohet me robin e Tij, ia merr turpin. E kur ia merr turpin nuk do ta gjesh veçse urryes dhe të urryer. I merr edhe amanetin. E kur ia merr edhe amanetin, i merr edhe mëshirën. E kur ia merr edhe mëshirën, i merr edhe Islamin. E kur ia merr edhe Islamin nuk do ta gjesh veçse një shejtan të dëbuar!”[6]

Të këshilloj të jesh i moralshëm, pasi morali i mirë i shkrin gabimet, i shton të mirat dhe bën që në mesin e njerëzve të kesh një pozitë të lartë vlerësimi dhe nderimi! Pastaj, morali i mirë është cilësia më e mirë që mund të ketë njeriu, ai është natyrë e të dërguarve të All-llahut, të cilët u dërguan për plotësimin e moralit të njerëzve, për të arritur gradët e mirësisë dhe të plotësisë relative. I dërguari i All-llahut (a.s) ka thënë: “Jam dërguar për të plotësuar moralin”[7], sikurse ka thënë: “Morali i mirë i shkrin gjynahet si uji akullin, sikurse morali i keq e prish punën si uthulla mjaltin”[8], sikurse ka treguar se: “All-llahu i reveloi Ibrahimit: “O miku Im, të jesh i moralshëm, qoftë edhe me femohuesit që të hysh në dyert e të ndershëmve, pasi e kam vendosur: Ai që është i moralshëm do ta kem në hijen e Arshit Tim, do të banojë në rrethinat e Hyjnisë Sime, do të jetë pranë Meje”!”[9]

Të këshilloj të jesh bamirës ndaj prindërve të tu, edhe nëse të bëjnë padrejtësi, pasi ata të dy janë porosia e All-llahut për ty! Thotë All-llahu i Madhëruar: “Ne e urdhëruam njeriun t'u bëjë mirë prindërve të vet...”[10] e në veçanti me nënën tënde, e cila ka gdhirë netë të tëra, ka errur ditët e saj, të ka mbajtur brenda saj, vështirësi pas vështirësie. Jepi asaj atë që i takon nga respekti, bindja dhe sakrifica për t’i shërbyer.

Kujdesu që të mos e ngresh zërin tënd mbi prindërit e tu! Mos të qendrosh i vrenjtur para tyre, mos të largohesh prej tyre ndërsa flasin, mos u nervozo me ta kur të këshillojnë dhe të mësojnë, “dhe shtrije pranë tyre krahun përulës e respektues.. .”[11], pasi ata të dy janë si dy miq pranë teje, që ta shtojnë thesarin e pasurisë tënde me lutjet e tyre. Ata të dy e lartësojnë gradën e fisnikërisë tënde me pëlqimin e tyre ndaj teje. Ata të mbulojnë nën hijen e mbarësisë me gëzimin e tyre, të largojnë mjerimin dhe pesimizmin me lumturinë e tyre. Prandaj, sakrifiko sa të mundesh në atë që bën, duro dhe mbaj çdo gjë prej tyre, “mos u thuaj atyre as "uf"”[12] asnjëherë, pasi ajo është shprehje e mjerimit të jetës!

Dhe dije me plot bindje se ashtu si vepron sot me prindërit, do të të kthehet llogaria e saj nesër nga fëmijët e tu, sepse “Siç bën ta bëjnë dhe me peshoren që peshon, peshohesh”!

Përktheu nga arabishtja
(http://www.sheikhra jab.org/internal_sections/ wasiyah/likolli_moslimon_ wamoslimah/index.asp)
dhe përshtati në shqip: Muhamed Sytari
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Këshilla Ime Për çdo Musliman Dhe Muslimane Empty Re: Këshilla Ime Për çdo Musliman Dhe Muslimane

Mesazh nga Shooter-Ks Fri Jul 16, 2010 8:37 am

Shkodër

[1] Kur’ani: 4:131.
[2] Imam Ahmedi në Musnedin e tij, 5: 181 nga Ebu Dherri (r.a).
[3] Imam Ahmedi në Musnedin e tij, 3:82 nga Ebu Said Khudriu (r.a).
[4] Bukhariu në Tarikhun e tij nga Ibni Mes’udi (r.a).
[5] Ibni Adijj nga Ebu Umame (r.a).
[6] Bejhakiu nga Abdull-llah ibn Amr ibnul-As (r.a). Shih: “Kenzul-ummal” , 3: 128, nr. 5798.
[7] Imam Ahmedi në Musnedin e tij, 2: 381, Bukhariu në Edeb, Hakimi dhe Bejhakiu në Shuab nga Ebu Hurejra (r.a).
[8] Tabaraniu në el-Kebir nga Ibni Abbasi (r.a).
[9] Hakim Tirmidhiu dhe Tabaraniu në el-Eusat nga Ebu Hurejra (r.a).
[10] Kur’ani: 46:15.
[11] Kur’ani: 17:24.
[12] Kur’ani: 17:23.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi