Rezeta Veliu dhe Toni Dovolani imazh të Sherri Hill
Faqja 1 e 1
Rezeta Veliu dhe Toni Dovolani imazh të Sherri Hill
Rezeta Veliu quhet imazhi i ri i stilistes së famshme Sherri Hill. Është 23 vjeçare e lindur në Prishtinë, por që ka disa vite që jeton në SHBA. Si modele nuk i zë vendi vend. Sa në Tokio, sa në Hong Kong e sa në Meksikë apo në Miami.
Rezeta ka qenë e pranishme në shumë kopertina të njohura atje. Inkuadrimin në botën e modelimit e fillon në vitin 2004. Më vonë ajo është paraqitur në një audicion të madh për modele dhe talente në Houston të SHBA-ve.
Unë e fitova vendin për garat. Isha në mesin e 30 nga Houstoni. E përfaqësoja Texasin. Isha tepër krenare me veten time sepse menaxherja ime ishte përkrahësja ime më e madhe. Në të vërtetë mora shumë shpërblime”,tregon ajo.
Nga kjo kohë filluan ofertat e agjensioneve të modelimit nga Spanja, Italia, Japonia. “Dëshira ime ishte që së pari të shoh Japoninë, saktësisht Tokion. Kjo ishte thyerja e akullit në profesionin tim”, thekson Rezeta. “Tani kam marrë ofertën në Florida, Miami “Front Management.
Kam bërë shumë reklama, po për mua më të suksesshme janë ato për kompaninë e automobilave Honda, për kompaninë e telefonave celularë Verizon, NEXTEL, kam bërë Fashion TV për Mexico dhe shumë portada (faqe të para të magazinave).
Së fundi ajo është bërë imazh i stilistes shumë të njohur Sherri Hill së bashku me Tony Dovolanin. Rezeta është e fejuar me Peter Czischke, një djalosh që jeton në Mexiko
Linddt- WebMaster
- Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi