Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Jeta e Varrit

Shko poshtë

 	 Jeta e Varrit  Empty Jeta e Varrit

Mesazh nga Shooter-Ks Mon Jul 19, 2010 12:03 pm

Jeta e Varrit



"Të pyesin për shpirtin, thuaj: Shpiri ësht çështje që i takon vetëm Zotit tim. Por juve nuk ju është dhënë nga dija veçse pak."
[EI-Isra: 85]
"Kur njeriu besimtar gjendet në momentin e ndarjes nga kjo botë dhe pritjes së ahiretit, i zbresin atij melaike nga qielli me fytyra të bardha si dielli, me vehte kanë qefinë nga qefinët e xhennetit dhe erëra të mira nga ato të xhennetit." [Hadith]

Eudhu bil-lahi minesh-shejtanirr-rraxhim Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim

Falënderimi i takon All-llahut atë e falënderojmë dhe prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Kërkojmë mbështetje tek All-llahu nga të këqiat e shpirtit dhe veprave tona. Atë që udhëzon All-llahu, s'ka kush c humb dhe atë që humb, s'ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s'ka zot tjetër përveç All-llahut dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i Dërguar i Tij.

Të dashur vëllëzër muslimanë! Njeriu jeton në këtë botë dhe gjatë veprimtarisë së tij jetësore kryen vepra të mira apo të këqia dhe vjen momenti kur ai vdes. All-llahu në Kur'an thotë:


"Çdo Krijesë do ta shijojë vdekjen..."
[El-Enbija: 35]

Por kjo vdekje nuk është fundi i jetës, por mbyllja e një periudhe që është periudhë sprove për të, argument për këtë është Fjala e All-llahut në Kur'an:


"Është Ai që krijoi vdekjen dhe jetën për t´ju sprovuar se cili prej jush është më vepërmiri. Ai është Ngadhënjyesi, Mëkatfalësi."
[El-Mulk: 2]

dhe fillimi i një periudhe tjetër e vërtetuar nga Fjalët e All-llahut në Kuran dhe hadithet e të
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 	 Jeta e Varrit  Empty Re: Jeta e Varrit

Mesazh nga Shooter-Ks Mon Jul 19, 2010 12:03 pm

Dërguarit. Jetën pas vdekjes mund ta ndajmë në dy periudha:

1. Jeta e varrit
2. Ahireti
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 	 Jeta e Varrit  Empty Re: Jeta e Varrit

Mesazh nga Shooter-Ks Mon Jul 19, 2010 12:03 pm

Në këtë artikull do të përpiqemi të tregojmë diçka nga jeta e varrit, e cila fillon pas vdekjes së njeriut dhe mbaron me ringjalljen e tij në ditën e Gjykimit. Se ç'farë i ndodhë njeriut gjatë kësaj periudhe e ka sqaruar mjaftë i Dërguari në shumë hadithe, njëri prej të cilëve është hadithi i mëposhtëm: Transmeton Imam Ahmedi nga Berai bin Azib r.a. që ka thënë:

"Dolem me të Dërguarin në xhënazen e një burri prëj ensarëvë (medinasve). Pasi e varrosëm, u ul i Dërguari i All-llahut ne drejtim të Kiblës dhe ne u ulëm rreth tij, sikur mbi kokat tona të qëndronte një zog (u ulëm qetë). Në dorë, i Dërguari kishte një shkop, me të cilin gërvishtte tokën. Pastaj filloi të shikojë në qiell dhe në tokë, e ngriti dhe e uli shikimin e tij tri herë, dhe tha:

"Kërkoni ndihmën e All-llahut nga ndëshkimi i varrit." Pastaj tha: "Kur njeriu besimtar gjendet në momentin e ndarjes nga kjo botë dhe pritjes së ahiretit, i zbresin atij melaike nga qielli me fytyra të bardha si dielli, me vehte kanë qefinë nga qefinët e xhennetit dhe erëra të mira nga ato të xhennetit. Ata i ulen atij me një gjerësi sa i sheh syri. Pastaj vjen meleku i vdekjes, i cili uleĺ tëk koka e tij dhe thotë: "O shpirt i mirë, dil për në mëshirën All-llahut dhe kënaqësinë e Tij ". Pastaj shpirti del me një lehtësi të tillë, siç del pika e ujit nga gryka e shtembës, dhe meleku i vdekjes e merr atë. Këtë shpirt e përshëndesin të gjithë melaiket e qiellit dhe të tokës, i hapen atij dyert e qiellit dhe secili prej ketyre grupeve të melaikeve që rrijnë në këto dyer, i luten Zotit që ta ngrejë këtë shpirt edhe më lart. Në momentin kur meleku i vdekjes ia merr shpirtin, melaiket e mëshires ia rrëmbejnë atij këtë shpirt sa hap e mbyll sytë, dhe nuk e lëshojnë atë derisa e vendosin në atë qefin dhe në ato erëra dhe del nga kjo një erë misku - më e mira erë që gjendet në sipërfaqen e tokës. Kështu melaiket e mëshirës ngrihen me këtë shpirt lart në qiell. Rrugës këta takojnë grupe melaikesh të cilët thonë: "Ç'është ky shpirt i mirë? "- përgjigjen: është filani i biri i filanit, duke përmendur me emrat më të bukur me të cilët e kanë thirrur në dunja. Kështu shkojnë derisa të arrijnë në qiellin e dunjasë. Këtu kërkojnë që t 'u hapet ky qiell, dhe ai hapet. Melaiket që rrijnë në këtë qiell e shoqërojnë shpirtin deri në qiellin që vjen më pas dhe kështu deri sa të arrijnë në qiellin e shtatë. Thotë All-llahu : " Shkruajeni librin e robit tim në Ilijjin (libër në të cilin shkruhen, veprat e mira) pastaj i thuhet: "Kthejeni në tokë se Unë ua kam premtuar atë, se nga ajo (toka) krijova dhe tek ajo i kthej dhe prej saj do t´i ngrej përsëri në ahiret (Ditën e Gjykimit) ". Pastaj shpirti i kthehet në tokë. Pasi shpirti është (kthyer në trupin e tij ai ndjen zhurmën e hapave të atyre që ikin. Në këtë çast të vdekurit i vijnë dy melaike me pamje të ashpër dhe i ulen afër duke e pyetur: "Kush është zoti yt? " -ai përgjigjet "Zoti im është All-llahu ". Pastaj thonë: "Cila është feja jote? " -thotë: "Fëja ime është Islami " Pastaj pyesin: "Cili ishte ai burrë që ju dërgua juve?" - thotë: "Ai është i Dërguari i Zotit" - Melaiket e pyesin përsëri: "Cila ka qenë puna jote? " -thotë: "Lexova Librin e All-llahut dhe besova atë ". Këto tre janë e fundit sprovë që i paraqiten besimtarit, siç thotë All-llahu në Kur'an: "I përforcon All-llahu ata të cilët besuan, më një fjalë të palëkundëshmë në jëtën kësaj bote ". Prandaj ai thotë: "Zoti im është All-llahu, feja ime është Islami dhe i Dërguari im është Muhammedi ". Thërret një Thirrës në qiell: "Tha të vërtetën robi Im, prandaj shtroni atij prej shtrojeve të xhennetit dhe visheni atë me veshje të xhennetit dhe hapni atij derën tek xhenneti ". I vjen atij nga era e tij dhe mirësitë e tij, gjithashtu i zgjerohet varri me një hapësirë sa sheh syri. Në këtë moment i vjen atij një burrë me pamje të hijshme me rroba të bukura dhe me erë të mirë dhe thotë: "Gëzohu me atë që të gëzon ty, pergëzohu me kënaqësinë e Zotit dhe xhennete në të cilat ka mirësi të përhershme, kjo është dita e cila të është premtuar." Pastaj shpirti i tij thotë: "Edhe ty të përgëzoftë All-llahu me të mira, po kush je ti?" "Unë jam puna jote e mirë. Për Zotin, vërtet ti ishe i shpejtë në mirësi dhe bindje ndaj All-llahut dhe i ngadalshëm në mëkate. Prandaj All-llahu të shpërbleftë me të mira ". Pastaj i hapet atij një derë nga zjarri dhe i thuhet: "Ky do të ishte vendi yt po të ishe prej mëkatarëve, e zëvëndësoi Zoti këtë vënd me këtë"- dhe i paraqitet xhenneti. Ndërsa sheh se ç'ka atje, thotë: "Zoti im, shpejtoje kijametin me qëllim që të shkoj tek të afërmit e mi dhe pasuria ime ". I thuhet atij: "Rri i qetë!".
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 	 Jeta e Varrit  Empty Re: Jeta e Varrit

Mesazh nga Shooter-Ks Mon Jul 19, 2010 12:03 pm

Ndërsa mosbesimtarit, kur është në momentin e ndarjes nga kjo botë dhe afrimit për në ahiret, i zbresin atij melaike nga qielli, me pamje !ë ashpër, me fytyra rë zeza. Në duar ata mbajnë pëlhura prej zjarri dhe i ulen atij në një distancë sa sheh syri. Pastaj vjen meleku i vdekjes i cili i ulet tek koka dhe i thotë: "O shpirt i keq, dil për tek zemërimi i All-llahut". Kështu del shpirti nga trupi i tij me vështirësi të madhe sikurse del boshti me kunja nga leshi i lagur. Ndërkohë e mallkojnë atë të gjithë melaiket midis qiellit dhe tokës dhe të gjithë melaiket në qiell. I mbyllen atij të gjitha dyert në qiell dhe melaiket që qëndrojnë në këto dyer i luten Zotit që mos ta ngrejë këtë shpirt të keq pranë tyre. Kur meleku i vdekjes ia merr shpirtin, melaiket që zbritën nga qielli ia marrin atij nga duart sa hap e mbyll sytë dhe e vendosin në atë pëlhurën prej zjarri prej ku del një erë shumë e keqe, më e keqja erë që gjendet në faqen e dheut. Pastaj ngrihen më të në qiell dhe kur kalojnë pranë çdo grupi melaikesh ata pyesin: "Ç'është ky shpirt i keq? " -i përgjigjen: "është filani i biri filanit " -dhe i përmendin emrat më të këqinj me të cilët e kanë thirrur në dunja. Kur arrijnë me të në qiellin e tokës dhe kërkojnë t 'u hapet, ai nuk u hapet. Pastaj tha i Dërguari i All-llahut: "Nuk u hapen atyre dyert e qiellit dhe nuk hyjnë në xhennet aq sa hyn deveja në vrimën e gjilpërës ". Thotë All-llahu i Lartësuar: "Shkruajeni librin e tij në Sixhxhin (libri ku shkruhen veprat e këqia), në vëndin më të ulët ". Pastaj u thuhet: "Kthejeni robin tim në tokë, sepse unë nga ajo i krijova, tek ajo do t´i kthej dhe prej saj do t´i nxjerr përsëri ". Pastaj hidhet shpirti derisa të shkojë në trupin e dhe ai dëgjon hapat e shokëve kur largohen. Ndërkohë i vijnë atij dy melaike me pamje të ashpër të cilët i ulen pranë dhe i thonë: "Kush është Zoti yt?" -thotë: "Ah! Ah! Nuk e di ". Pyesin përsëri: "Ç'mund të thuash për njeriun që u dërgua tek ju? " -ai nuk është i udhëzuar ndaj dhe se thotë dot emrin e tij. Dhe i thuhet: "Muhammedi! ". - "Ah! Ah!" -thotë: "Nuk e di. Kam ndëgjuar njerëzit ta përmëndnin" dhe i thonë: "Nuk e dite, prandaj s'e the ". Dëgjohet më pas një thirrje nga qielli që thotë se gënjeu. " Shtrojeni atë në shtroje prej zjarri." Hapet pastaj një derë prej dyerve të zjarrit kështu që atij i vjen afsh i nxehtë dhe erë kalbësire. Varri i ngushtohet derisa brinjët e krahërorit i ndërfuten me njëra-tjetrën. Pastaj i afrohet një burrë me fytyrë të shëmtuar, me rroba të këqia dhe me erë të keqe dhe i thotë: "Përgëzohu me të keqen tënde. Kjo është dita jote e cila të është premtuar". " Po ty, të përgëzoftë Zoti me sherr, kush je ti?" Burri shëmtuar thotë. "U jam puna jote e keqe. Për Zotin ti ke qenë njeri i ngadalshëm në bindjen dhe adhurimet ndaj All-llahut dhe i shpejtë në vepra të këqia (mëkate), prandaj All-llahu të shpërbleftë me të këqia!" Pastaj goditet me një çekan hekuri, që sikur të goditej me të një mal do të bëhej pluhur. Kështu goditet me të dhe bëhet pluhur. Pastaj, All-llahu e kthen edhe një herë siç ishte dhe goditet përsëri dhe ai nxjerr një klithmë të fortë që e dëgjon çdo gjë përveç njerëzve dhe xhinëve. Dhe hapet një derë nga xhehennemi dhe i shtrohet shtroje prej xhehennemi dhe thotë: "O Zot mos e bë kijametin ".
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 	 Jeta e Varrit  Empty Re: Jeta e Varrit

Mesazh nga Shooter-Ks Mon Jul 19, 2010 12:03 pm

Shënim

Sigurisht në qoftë se ne hapim varrin e një personi dhe shohim nëse është i zgjeruar apo ngushtuar, do të shohim se varri i tij ka po atë madhësi që ka pasur kur e kemi varrosur këtë njeri. Kjo çështje (zgjerimi apo ngushtimi i varrit) është një e fshehtë që ne nuk mund ta përceptojmë dot qoftë edhe me mjete shumë të sofistikuara. Ashtu siç është dija jonë rreth shpirtit për të cilin shumë studiues nga fusha të ndryshme të shkencës janë përpjekur pa sukses për ta zbuluar. Dhe vërtet në Kur'an thuhet:


"Të pyesin për shpirtin, thuaj: Shpirli ësht çështje që i takon vetëm Zotit tim. Por juve nuk ju është dhënë nga dija veçse pak."
[EI-Isra: 85]
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 	 Jeta e Varrit  Empty Re: Jeta e Varrit

Mesazh nga Shooter-Ks Mon Jul 19, 2010 12:04 pm

Inshalla Allah-hu Muslimanet I Mbron Prej Zjarrit Te Gjehnemit Amin
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 	 Jeta e Varrit  Empty Re: Jeta e Varrit

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi