Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ALI PODRIMJA

Shko poshtë

ALI PODRIMJA Empty ALI PODRIMJA

Mesazh nga Shooter-Ks Tue Jul 20, 2010 7:14 am

Ali Podrimja është autor i më shumë se dhjetë vëllimeve me poezi dhe mbahet sot nga kritika si përfaqësuesi më tipik i poezisë së sotme shqiptare dhe si një poet me emër dhe në shkallë kombëtare. Botën e vet poetike poeti e artikulon përmes një sistemi figurativ të konsoliduar (veçanërisht me simbolin dhe metaforën) dhe me një shkallë mjaft të lartë ndjeshmërie.
Ali Podrimja lindi e u rrit në Gjakovë. Studjoi gjuhë dhe letërsi shqiptare në Universitetin e Prishtinës, ku dhe jeton aktualisht. Periudha vendimtare për formimin shpírtëror dhe intelektual të poetit janë vitet pesëdhjetë. Më 1957 botoi poezinë e parë në revistën "Jeta e Re". Ishin vitet kur shqiptarët në Kosovë përjetonin njërin nga terroret me të egra të pushtuesit serb, kohën e aksionit famëkeq për mbledhjen e armëve dhe të shpërnguljeve më drámatike të përmasave tragjike për Kosovën dhe shqiptarët (rreth treqindmijë të shpërngulur dhunshëm në Turqi). Poeti rritej dhe piqej në këto kushte, në këtë atmosfere agonie, që e kishte mbërthyer Kosovën. Qyteti i Gjakovës, ku kishte lindur dhe shkollohej, qytet me traditë të pasur patriotike, ishte më i godituri nga kjo vërshimë policore e UDB-së serbe. Poeti i përfshirë në këtë përditshmëri ndjeu nevojë të rezistojë, të kundërvihet dhe ta stigmatizojë tërthorazi synimin e pushtuesit:
Qaj rrafshi im i dashur, qaj! (fjala është për rrafshin e Dukagjinit,)
Diellin tënd verbuar e kanë tytat
E vatrat shkimbur deri më një...
Vargjet janë shkëputur nga poemthi lirik ,Hija e tokës", të cilin Ali Podrimja e shkruajti në vitin 1960, kur ishte gjimnazist. Një vit më pas, më 1961, Ali Podrimja botoi përmbledhjen e parë me vargje elegjiake Thirrje. Më pas vijnë përmbledhjet Shamijat e përshëndetjeve (1963), Dhimbë e bukur (1967), Sampo (1969), Torzo (1971) etj., deri në veprën e tij mjeshtërore Lum, lumi, (1982), që shënoi një kthesë në poezinë bashkëkohore kosovare.
Në vitet '80 e '90 ai do të vazhdojë të botojë libra poetikë si Zari, Buzëqeshje në kafaz etj., deri te dy librat në prozë: Burgu i hapur (1998) dhe Harakiri (1999).
Kur për një poet themi se nuk është konvencional, pra është modern, këtë duhet ta kuptojmë kështu: Ali Podrimja e çliron poezinë shqipe nga disa rregulla metrike, siç është: vargu i thurur, apo nga përmbajtjet si fryma apologjike, brohoritëse e poezisë së pasluftës etj. Por, ai vendos parime të tjera krijuese, siç është vargu i lirë, shqiptimi metaforik, gjuha e ironisë, efikase për të shprehur zona më të errëta apo më të fshehta të natyrës së njeriut. Synimi i poetit për t'u fshehur përmes reflekseve ezopike dhe për t'i përcjellë ato, duke shmangur ndalesat e jashtme, e nxjerrin në plan të parë mesazhin dhe në plan të dytë atë pjesë të vlerës artistike që arrihet përmes ritmit dhe euforisë. Me rëndësi është të kuptohet, nëse këto parime poetike të Ali Podrimjes, janë parime të një brezi dhe të një kohe dhe duhet të njihen si përvojë. Pa to nuk mund të kuptohet dhe të zbulohet arti poetik nëpër kohë, sidomos për krijuesit e rinj, poetët e mëdhenj janë shkollë, nga e cila mund të mësojnë; janë përvojat, nga të cilat do të nisin ata të krijojnë parimet e tyre poetike. Poezia e Ali Podrimjes, e përkthyer në shumë gjuhë të huaja, është pranuar e vlerësuar pikërisht për arsye se në thesarin universal të vlerave, hyn bindshëm përmes koloritit të veçantë, përmes botës shpirtërore me individualitetin e vet të formuar, të ndryshëm nga të tjerët
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ALI PODRIMJA Empty Re: ALI PODRIMJA

Mesazh nga Shooter-Ks Tue Jul 20, 2010 7:14 am

Unë, biri yt, Kosovë

Unë, biri yt, Kosovë t'i njoh dëshirat e heshtura,
t'i njoh ëndrrat, erërat e fjetura me shekuj,
t'i njoh vuatjet, gëzimet, vdekjet,
t'i njoh lindjet e bardha, caqet e tuka të kulluara;
ta di gjakun që të vlon në gji,
dallgën kur të rrahë netëve t'pagjumta
e të shpërthej do si vullkan:-
më mirë se kushdo tjetër të njoh, Kosovë.
Unë biri yt.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ALI PODRIMJA Empty Re: ALI PODRIMJA

Mesazh nga Shooter-Ks Tue Jul 20, 2010 7:14 am

NJË NATË NGA NETET PA GJUMË


Zgjohu Kosovë!Zgjohu nëna ime e dashur,
balli dhe emri im i shkelur,
zgjohu,oj!A po e ndien vajin tim?
A po sheh si ti kam ngulur sytë
mu në zemer,mu në shpirt,
si t`i kam hedhur duart rreth belit
per të përqafuar unë, ashti yt?
Zgjohu,Kosovë!

Nga degët e mia të thyera kush po dahet,
këtë cater kush po e le?
Ç`janë keto gjurmë gjaku që po shtohen
nëper fytyren tende,
këto varre e murana qe po sillen vërdallë
rrethë shtëpisë sime?...
Zgjohu, Kosovë!Zgjohu, nëna ime e dashur,
balli dhe emri im i shkelur,
Zgjohu, Kosovë!...

Sonte vëtem mbeta e
në derë të oborrit askush s`po me troket,
askush më, thua vdekur jam e harruar
Në keto troje e suka gjaku.

Thua më është shkrimbur hisja
e mbyllur dera e konakut.....
Zgjohu, Kosovë, flakë e hershme e ashtit tim
t`pelcitur.
Bota në ty le të kallet!
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ALI PODRIMJA Empty Re: ALI PODRIMJA

Mesazh nga Shooter-Ks Tue Jul 20, 2010 7:14 am

PARISI, VENDLINDJA

Do të hyjmë në Paris
gurin tonë aty do ta ngulim,
nuk do të na presë Teuta, Genti,
nuk do të na presë hordhi e egër romake,
nuk do të na presë njeri i gjallë.

Në Paris do të hyjmë;
ëndërrat do t'i varim në krahë të lejlekëve
te një krua do t'i lajmë sytë, duart lythore,
do t'i lëmë netët ballkanike pas shpine
vallet, këngët, baladat, përrallat,
vetëm fyellin do ta marrim
t'i biem kur të na rrokë malli,
kur humbim në grumbullin e klosharëve,
të hijeve,
të minjve,
deri vonë rrugëve të Parisit në metro marramenthi:
do t'i marrim erë ftoit të vendlindjes
për kohët pis do të flasim me gishta,
nuk do të shkelim asnjë mizë,
nuk do të trembim asnjë zog,
nuk do të derdhim zjarr, vrer,
mbi kokë të njeriut,
Evropës së përgjumur s'do t'i përulemi
as perëndive të krisura.
Ma jep besën, Lum Lumi,
se nuk do të harrojmë vendlindjen.

Paris, maj 1981
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ALI PODRIMJA Empty Re: ALI PODRIMJA

Mesazh nga Shooter-Ks Tue Jul 20, 2010 7:15 am

EPIKA

Me shekuj kam shitur gjakun
e rritur jam me gjakun e shitur
Me shekuj kam hëngër me veten
e ditur s'kam të qesh me veten c tepruar...
Miq,

Kosova është gjaku im që nuk falet!
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ALI PODRIMJA Empty Re: ALI PODRIMJA

Mesazh nga Shooter-Ks Tue Jul 20, 2010 7:15 am

*Mëngjesi*

Me cka të të peshoj
me sy apo me zemër,
me cka?

Kaltria jote
botën
zgjoi.

Me cka të të peshoj
me sy apo me zemër,
me cka?

Êndrra jote
dritaret e jetës
m`i hapi.


*Je si shpirti im*

E pakufi je
si shpirti im,e pakufi-

e unë pash e m`pash
mundohem të të bi,

në grykë të shkëmbit
t`gurrëzohem,

në pishnaje të malit
të bëhem syri yt...

E pakufi je,e pakufi
si ime frymë.


*Në udhëtim*

Në buzë tua
sa herë vdiqa
prej mallit-

ti u betove
në kokë time
dhe zot tjetër s`njohe...

Nxora sy
maje kodre
kur zë më lëshove

e në udhëtim
të zbulova oj-
herë t`urtë,herë t`sertë.


*Dua të jem*

Nganjëherë dua të jem lumë-
të rrjedh nëpër damarët e tu,

gemb ëndrre dua të jem nganjëherë-
dita e nata jonë të pushojnë n`mua,

nganjëherë dua të jem ti oj-
heshtjet e shirat e kohërave t`i ndiej,

dua të jem atje nganjëherë-
ujërat e tua deri n`pikë t`i pi.


*Unë do të dua*

Po të rrëzohet
edhe i mbrami i Kullës gur-
unë do të dua.

Po të shuhet
edhe i mbrami i Vatrës zjarr-
unë do të dua.

Në fushë të mejdanit
po të mbesë
edhe i fundit i Trollit burrë-

unë do të dua...


*Nata*

E lehtë dhe e butë
si hapi im
është nata në ty.

E dashur dhe e vrullshme
si kraharori i gruas
është nata në ty.

E qetë dhe e frikshme
si shikimi i vajzës së dashuruar
është nata në ty.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ALI PODRIMJA Empty Re: ALI PODRIMJA

Mesazh nga Shooter-Ks Tue Jul 20, 2010 7:15 am

ME QENË

Të jesh shqiptar
e vdekja të mos të gjejë
edhe në skaj të botës
e pamundur është

Të jesh shqiptar
e ndonjë qen të mos të ndjek
deri në varr
e pamundur është

Shqiptar të jesh
botën varr të mos e kesh
e pamundur është
e pamundur

Në trupin tim
plaga më e thellë
sa më afër
Bregut
lum lumi nuk është në linjë
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ALI PODRIMJA Empty Re: ALI PODRIMJA

Mesazh nga Shooter-Ks Tue Jul 20, 2010 7:15 am

Rënkimi

Qaj, rrafshi im i dashur, qaj!
Diellin tënd verbuar e kanë tytat,
E vatrat shkimbur deri në një.

Zogun në qiell, zogun ta kanë vrarë
Me duar të mia të çara
Me rrashtat tona të shpuara mbuluar të kanë;

Pragje thyer e konaqe mbyllur...
Për gjithkë e për askë vrarë jemi...

Qaj, rrafshi im i dashur, qaj.

Plepi im qiellin do ta shpojë,
Plepi im i kallur
Qiellin e humbur majë një shpate.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ALI PODRIMJA Empty Re: ALI PODRIMJA

Mesazh nga Shooter-Ks Tue Jul 20, 2010 7:15 am

Metafora e Jetës Sime

nëse s'flas
jeta ime s'ka qetësi

fjala ime bëhu Unë

heshtja të të mos shtypë
në gurë
rnulliri

nëse s'flas
jeta ime s'ka qetësi

fjala ime bëhu Unë

plaga ime
le të marrë
frymë thellë
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ALI PODRIMJA Empty Re: ALI PODRIMJA

Mesazh nga Shooter-Ks Tue Jul 20, 2010 7:16 am

*Deftore*

Kushedi prej kah kish ardhur, prej ciles kohe
...........................kish pikur i panjohuri,
me nje koke ne shpate
me nje sy qorr,
vorr.

Si mund te jetohet ketu, kish pas pyetur,
po si jo madheri k'in thene Ata,
po guri
unur k'in shtuar Ata me brince ne duar.

Dhe guri sa cel e mshel syte ish care nga nje rrenje
.................................................. ....e padukshme.

Shtate dryra, shtate net e shtate dite s'in celur
.......................................as mbyllur ne kulle.

Po uji, kah rrjedh uji,
uji, madheri k'in qeshur Atao uji e rrit kete
....................................gur mbi koken mur.

I panjohuri konak e me konak ish endur
me nje koke ne shpate
me nje sy qorr,
vorr.

Nje nate me shi kish pas pyetur pastaj per zjarr,
s'dime c'eshte zjarri k'in thene Ata.

Dhe kish vetuar ne male
kish djgur
ne fusha.
Kushedi prej kah, prej cilit det kish fryre
.................................nje stuhi atehere.
Shi kish rene e toka thare prej thatesise,
cope e grime bere qielli prej shpatave, prej
.................................................. .thundrave.

Te panjohurin thone se juga e kish kaperdire,
thone se veriu gjurmet ia kish fshire.

Nje mot me pjalme ia kish behur nje udhetar
...................................i cale me nje gomar.

Prej cfare semundjesh vuajne,
cfare emra iu ngjisin femijeve, kafsheve
kish pas pyetur gjithecka, kish pas pyetur, o zot

ne nje kohe te pakohe. Ata k'in treguar malet.

Atje ka gjarperinj kish pas thene udhetari,
ka, madheri, po nuk na hane , k'in thene Ata.
Po c'beni atje lart, kish pas pyetur pastaj udhetari,
rrime me zogj, rrime me ujq, k'in thene Ata.

e te pragu i kulles kish plasur gomari nga marazi.

Udhetarin e cuditshem
e k'in kerkuar ne male e k'in kerkuar ne fusha,
sot as mot s'e k'in gjetur
as zjarri s'ish shuar nder prita.

Pastaj kish ardhur sulltani.
Oh vdekje, si te mbane kulla brende!
Sullatani kish shkuar, kish ardhur krali,
krali kish shkuar, kish ardhur i biri i sulltanit.

kalit i k'in dhene emer e driten e syrit harruar,
.................................................. ...............medet.

Kohet prap 'in nderruar ne gur e plakur ne mur
........................................dhe dritaret 'in mbyllur
........................................e hapur
........................................ne nje perralle.

Nje dite per nje dite
Ata s'in ngjitur ne male,s'kin rene ne fusha
ne sy qiellin e k'in fhshehur
dheun nder kembe.

Pas shume e shume vitesh kish pas ardhur nje
.................................................. ......................tregtar,
gjithecka kish pas shitur e blere ai i gjore, i padore.
Kish pas pyetur per iks semundje,
.....................................per enderra, emra.
Ata k'in qeshur, k'in luajtur rroten e motmotit
dhe prap termete k'in ndodhur
.........................................e mullinjte
.................................................. .....bluar.

k'in kaluar dite e k'in kaluar vite, k'in kaluar
.................................................. ...shekuj e nje vere
Nje djalosh me fyell peshe kish cuar Gjakun,
peshe kish cuar Valen.

brigje, ne dore iu paca!
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ALI PODRIMJA Empty Re: ALI PODRIMJA

Mesazh nga Shooter-Ks Tue Jul 20, 2010 7:16 am

Ankthi

Toka ime digjet, toka ime e dashur,
balli im i ngrysur,
pishë...

Caqet e tua herët t'i kam përbirë me hijet e mia,
Kosovë, përrallë e lashtë!
Herët m'i ke lidhur këmbë e duart me skamje,
vuajtje e vdekje...

Medet, kë më parë të shpëtoj: veten apo zogjtë

e ngrirë n'ajër?
Nipave ç'tu them për këngën time të vdekjes?
- Heu, edhe kryet po të ma hiqni, tjetra do t'më
kish mbirë!

Toka ime digjet
në çdo pëllëmbë të trupit tim - toka e mallkuar..
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

ALI PODRIMJA Empty Re: ALI PODRIMJA

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi