Rizah Sheqiri I ri
Faqja 1 e 1
Rizah Sheqiri I ri
NJË KURORË E SHKRIMIT POETIK TË RIZAH SHEQIRIT
Osman GASHI
Rizah Sheqiri: Degëz e këputur – zgjedhje poezish, botoi Shtëpia Botuese "Toena", Tiranë, 2002.
Rizah Sheqiri pa dyshim është emër shumë i njohur për lexuesin tonë. Lirikat e tij për fëmijë dhe për të rritur kanë filluar të botohen në gazetat e revistat që dilnin tek ne si “Rilindja”, “Zëri i rinisë”, “Bota e re”, “Fjala”, “Jeta e re” tash e njëzet vite më parë.
Decenien e fundit ai jeton në Suedi, duke qenë përherë aktiv në fushën e krijimtarisë letrare si dhe në jetën kulturore të të mërguarve tanë atje gjatë gjithë këtyre viteve. Vëllimi “Degëz e këputur” është gjithsesi një kurorë e deritashme e shkrimit poetik të Rizah Sheqirit.
Përbëhet nga poezitë e përzgjedhura nga katër vëllimet me poezi për të rritur të botuara deri në vitin 1998: “Merimanga e dritës”, Prishtinë, 1991, “Shkurt e shqip”, Tiranë, 1994, “Flutura në erë”, Tiranë 1995 dhe “Flutura në natë”, Tiranë 1998.
Nga historia e letërsisë shqipe, që nga shekulli XIX e këndej njohim shumë raste krijuesish letrarë që jetuan dhe krijuan vlera të mirëfillta jashtë kufijve të Atdheut. Dhe po të qëmtohet me kujdes tërë rruga e tyre jetësore e krijuese do të mund të përmblidhej në këto tri fjalë kyçe: dhembje – mall – kujtesë …
Historianët e letërsisë do ta emërtonin si “letërsi diasporash”, “letërsi emigrantësh”, “letërsi e mërgimit”. Gjithsesi vlera e krijimeve poetike të Rizah Sheqirit e konfirmon gati gjithnjë këtë fakt.
Ndjenjat dominuese të poezisë së tij janë: malli përvëlues për atdheun, nënën, njerëzit e vendlindjes, për “lagjen e kërrusur”, pastaj përhumbja, lektisja, melankolia, pamjet e fiksuara si në një fotografi të dalë boje të fëmijërisë. Do të thoshim një hendek i madh kohëhapësinor, një shkretëtirë shpirtërore …
Është thënë se njëmend e tashmja nuk ekziston. Ekziston e kaluara që vjen tek ne në formë të kujtesës dhe e ardhmja që na shfaqet në formë iluzionesh. Korpusin tematik të poezive të tij Sheqiri gjithashtu e mbështet shumë në fijet e shprishura të kujtesës, por edhe bën përpjekje të projektojë diç ideale për njeriun e tij e për vendin e tij – mbase në një formë të një utopie sociale.
Në një nga poezitë më të frymëzuara të tij “Flutura në erë” përshkruhet gjendja emocionale e subjektit në këtë mënyrë:
kohë e bukur
a bën mbi glob
a çelin lule
a del pranverë
ndonjëherë
për ne – flutura në erë ?
Mirëpo në të njëjtën poezi ai shtron edhe një dilemë, mbase ekzistenciale, ku fshihet shpresa, një fije shprese e zbehtë dhe e flashkët:
pas shiut
a shfaqet ylberi i buzëqeshjes ?
Ndonëse ndjenjë që shtrihet në pjesën dërmuese të vëllimeve poetike – vuajtja në mërgim – gjithsesi nuk mund të thuhet se është temë e vetme. Po ta abstrakojmë vëllimin e parë me poezi “Merimanga e dritës” të botuar në Prishtinë, tri vëllimet e tjera kujtoj se veç e veç nisen nga premisa të caktuara, nga gjendje e pozicione specifike subjektive, shpirtërore.
Në veprën “Shkurt e Shqip”, e cila mban nëntitullin përcaktues “Lirikë dashurie”, ai do t’i kushtohet tërësisht këtij lloji poetik – lirikës erotike. Mbase më tepër se gjithkund tjetër këtu autori i është përkushtuar një shprehjeje të çiltër poetike, plot ndjenja njerëzore, intime. Është shkruar me një rast se poezitë e këtij vëllimi janë romantike. Më parë do të thosha se janë një mpleksje e romantizmit me realizmin, një thjeshtësi e çiltërsi e paanshme. Në to nuk ka vrap pas bukurisë ideale, platonike siç mund të vërejmë në romantizëm, këtu gjithçka është konkrete, e drejtpërdrejtë dhe e përjetuar.
Strumbullari i një tematike lidhur me mërgimin, këtë plagë kombëtare që gjithnjë kullon shihet tek vëllimi “Flutura në erë”. Jo vetëm në poezinë nistore të librit me titull “Parathënia”, poezi do të thosha programatike e librit, por gati në secilën poezi hetohet një disponim i ngrysur, elegjiak dhe një ndrydhje e përhershme shpirtërore.
Mëngjeset janë të zymta
ditët të errta
e netët të trishtuara
në dhe të huaj
malli përvëlon çdo refugjat
kokëdhembja është e gjatë…
(Këngëvaji)
ose:
koha ime
në këtë dhe të huaj
- mozaik dhembjesh
(Mozaik dhembjesh)
Si fëmija gëzohem
larg atdheut –
në kurbet, në shtrëngatë
e munda edhe një natë …
(Edhe një natë pa gjumë)
Do të duhej të numëronim një dyzinë titujsh të këtij sensibiliteti si: “Kur atdheun braktisë një fëmijë”, “Faqe ditari e një mërgimtari”, “Natë e gjatë”, “Kur merr botën në sy”, “Degëz e këputur”…
Pa dyshim në vëllimin tjetër “Flutura në natë”, poeti sikur pas përpjekjesh të mëdha e sfidash shpirtërore do të bëjë një kthesë kah optimizmi, shpresa, çiltërsia. Sikur do të thotë: “Është natë, por fluturat do ta gjejnë shtegun e dritës”. Këtu R. Sheqiri do të na paraqitet me një shprehje e një topikë të konsoliduar poetike.
Poezinë e Rizah Sheqirit nuk e shquan abstraksioni i skajshëm, temat e motivet e gjithëkohshme a metafizike. Ai s’bën përpjekje që poezinë ta shndërrojë në një formulë poetike dhe sikur s’përpiqet shumë ta shquajë forcën domethënëse të fjalës, vargut përmes figuracionit e tropeve. Qëllimi themelor i poezisë së tij është kumti i drejtpërdrejtë, ajo poezi në radhë të parë sikur u drejtohet atyre që bashkëndjejnë me të. Dhe mesazhet e poezive të tij gati gjithherë dalin nga zemra e jo nga mendja, racioja.
Poezia e Rizah Sheqirit ndodh të jetë shpesh moralizuese e këshilluese, por duke qenë se e karakterizon në radhë të parë forca përgjithësuese, ajo gati kurrnjëherë nuk bie në grackën e trivialitetit e të didaktizmit të thatë.
Kahdo që të nisesh
bir
të qoftë rruga e mbarë
po ece
a vrapove
kujdes
mund të rrëzohesh
mbaju mire për toke
edhe nëse fluturon.
Mund të thuhet në fund se libri me titull “Degëz e këputur” që po merr në dorë lexuesi ynë pa dyshim ka shumëçka specifike e origjinale. Do të zbulohet aty një shpirt i trazuar, që e bartin kahdo erërat porsi fluturat, por, i cili, megjithatë, di të mbahet fort për trollin e të parëve me forcën e tij shpirtërore, me dashurinë e pakufishme ndaj atdheut e përgjithësisht ndaj njeriut, por edhe me bagazhin e rëndë të kujtesës që bartë mbi shpinë si Sizifi gurin e rëndë.

Re: Rizah Sheqiri I ri
Rizah Sheqiri në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare nga “Tema Modersmål” dhe nga Enti për Zhvillim të Shkollave të Suedisë u nderua me çmimin "Mësues i vitit i gjuhës gmtare 2007"...
Kjo mirënjohje për Rizah Sheqirin është edhe një shtytje për punë të më tejshme në lëmin e arsimit, ndërsa për shqiptarët, veçanërisht për ata që jetojnë në Suedi, për nxënësit dhe për shkollën ku punon ai kjo mirënjohje është padyshim nder, mburrje dhe krenari. Pas ceremonisë së ndarjes së kësaj Mirënjohje, më 21 shkurt në Resurscentrum në Malmë, Rizahu na tha: ”E ndjej vetën shumë të lumtur dhe shumë krenar. Jam krenar për punën time, jam krenar për gjuhën amtare, jam krenar për nxënësit e mi, jam krenar për shkollën ku punoj. Por, këtë herë edhe dyfish më të lumtur e ndjej vetën edhe për dy bashkatdhetarë të mi që sot u nderuan sikur unë, Vahide Mehmeti nga Kalmari, u nderua me çmimin "Nxënësja e Vitit e gjuhës amtare", ndërsa Rrahman Rrahmani nga Ängelholmi me çmimin "Prindi i vitit". Këto mirënjohje janë një vlerësim me shumë domethënie, për ne të gjithë, po edhe për gjuhën shqipe padyshim janë një shenjë respekti e nderimi i veçantë”. Shaqiri është poet, i cili ka botuar disa vepra dhe jeton në Suedi.Është anëtar i Shoqatë së Shkrimtarëve të Suedisë. Rizah Sheqiri: Të dua shumë( libër i ilustruar për më të vegjëlit), Shtëpia Botuese ”Rizah Sheqiri” Karlskrona- Suedi. ”Të dua shumë” është një libër për më të vegjëlit i shkrimtarit Rizah Sheqiri. Libri përmbanë një buqetë vargjesh me rimë, të këndëshme për lexim, për lojë dhe për mësim.Libri iu dedikohet fëmijëve të moshës parashkollore, por me ëndje do ta lexojnë edhe fëmijët që sapo kanë filluar të lexojnë në mënyrë të pavarur. Qëllimi i këtij libri është që fëmijët t’i fus në botën e librit, që ata ta ndjejë bukurinë e fjalës me rimë dhe të kënaqen duke shikuar fotografitë që e ilustrojnë librin. Ky libër fëmijëve mund t’iu lexohet e rilexohet në çdo kohë e nga çdo kush, p.sh nga vëllezërit a motrat e rritura, nga porindërit, nga gjyshja e gjyshi në shtëpi, nga mësuesja a edukatorja në kopsht apo në klasët parashkollore, por mund të lexohet edhe gjatë mbrëmjeve në vend të përrallës për natën e mirë. Libri ”Të dua shumë” ka fare pak tekst dhe më shumë fotografi, që përmbajtjen e librit e bëjnë më të këndshëme e më të dashur për fëmijët e kësaj moshe. Vargjet e këtij libri janë të ilustruara me fotografi të zgjedhura me ngjyra nga vetë autori. Ky libër është një nga librat e pakët origjinal në gjuhën shqipe për më të vegjëlit. Reflektime poetike mbi jetën ”Flutura në kaktuse” është përmbledhje me skica poetike ku autori R.Sheqiri në mënyrë poetike reflekton mbi jetën, luftën për liri, vuajtjen në mërgim ku ai reflekton edhe për dashurinë dhe vlerën e përjetëshme të saj. Reflektime poetike mbi jetënPoeti Riza Sheqiri ”Flutura në kaktuse” është përmbledhje me skica poetike ku autori R.Sheqiri në mënyrë poetike reflekton mbi jetën, luftën për liri, vuajtjen në mërgim ku ai reflekton edhe për dashurinë dhe vlerën e përjetëshme të saj. Skicat poetike janë të shkruara në një periudhë gati njëzet vjeçare (nga vitet tetëdhjeta deri në përfundimin të viteve të nëntëdhjeta) të jetës së aurorit dhe ato reflektojnë e pasqyrojnë shumicën e ngjarjeve tronditëse nëpër të cilat kalon vetë autori po edhe populli i tij, pjesë e pandashme e të cilit është edhe vetë ai. Siç është vetë jeta me batica dhe zbaticat e saj me të mirat dhe vuajtjet e saj, me dhembjet dhe dashuritë, pikërisht ashtu janë edhe vetë skicat poetike të këtij libri që rrjedhin si një ndjesi e hollë e delikate nga mendja dhe zemra e autorit dhe marrin udhë që të arrijnë deri në zemrat dhe mendjet e lexuesit...etj.

Rizah Sheqiri në antologjinë
”Solglimtar och återblänk”- ”Diellndriçime dhe rishkëlqime” 2009.
Die Anzeige dieses Bildes wird in Ihrem Browser möglicherweise nicht unterstützt. Die Anzeige dieses Bildes wird in Ihrem Browser möglicherweise nicht unterstützt.
Rizah Sheqiri (foton: Albin Sheqiri) Ballinat e antologjisë
Anëtari i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, shkrimtari dhe poeti ynë Rizah Sheqiri, përveç që nga viti 1994 është antarë i Lidhjes së Shkrimtarëve të Suedisë (Sveriges Författrförbund), ai është antarë i Qendrës së Shkrimtarëve të Jugut të Suedisë (Författare Centrum Syd) si dhe antarë i Klubit të Krijuesëve Letrar të Blekinges (Skrivarkluben i Blekinge). Klubi Letrar i Krijuesve të Blekinges është një klub letrar i themeluar në vitin 1963 dhe i cili ka krijuar një traditë shumëvjeçare letrare duke organizuar vazhdimisht aktivitete të ndryshme letrare.
Përveç aktiviteteve të ndryshme letrare ky klub letrar boton revistën letrare ”Groblad” (katër numra në vit) dhe me rastin e jubileve të themelimit, në çdo pesë vjet, e boton një antologji me krijme letrare të antarëve të vetë.
Edhe sivjet ( më 2009) Klubi i Krijuesëve Letrar të Blekinges (Skrivarkluben i Blekinge) në vigjilie të shënimit të 45-vjetorit të themelimit e botoi antologjinë ”Solglimtar och återblänk” ”Diellndriçime dhe rishkëlqime” në 200 faqet e kësaj antologjie me krijimet e tyre janë prezentuar 42 krijues e në mesin e tyre me shtatë poezi është prezentuar edhe poeti ynë Rizah Sheqiri.

O lumth
asnjëherë nuk bëre
udhëtim të shlirshëm
prore nëpër përplasje
me stërkala shkapërderdhur
i mbshtjellë
me freskinë
e mjegullës
së strukur
në perëndim të yjeve
nga vrojtimi
i përditshmërisë
do të ta fal
o lumth
me stërkala loti
asnjëherë nuk bëre
udhëtim të shlirshëm
prore nëpër përplasje
me stërkala shkapërderdhur
i mbshtjellë
me freskinë
e mjegullës
së strukur
në perëndim të yjeve
nga vrojtimi
i përditshmërisë
do të ta fal
o lumth
me stërkala loti
Re: Rizah Sheqiri I ri
Rrugës
për në kalvar
tok me ofshamën
e renkimeve
të sofërzbraztëve
pëshpëritë pareshtur
për ngarkesën që bartë
me kërcëllimat e dhëmbëve
nga acari dimërgjatë
bart dhe vetëm bart
rënkimin e dhembjeve
e unë të kundroj
po e di
domosdonë e dhembjeve
për në kalvar
tok me ofshamën
e renkimeve
të sofërzbraztëve
pëshpëritë pareshtur
për ngarkesën që bartë
me kërcëllimat e dhëmbëve
nga acari dimërgjatë
bart dhe vetëm bart
rënkimin e dhembjeve
e unë të kundroj
po e di
domosdonë e dhembjeve
Re: Rizah Sheqiri I ri
Ti o lumth
udhëtimin mos e ndal
se më nuk do të jesh lumë
e unë do të ta këndoj apokalipsën
mua më ke bashkëudhëtar
me rënkime e stërkala
e di vetëm ti
e kupton dhe e flet
gjuhën time
me përcëllimat
e acarit veror
në ty shuajta etjen
në valëzat e pushimeve të rrafshta
të përkëdhela dhe tok me ty
në fushë të bardhë derdha stërkala
udhëtimin mos e ndal
se më nuk do të jesh lumë
e unë do të ta këndoj apokalipsën
mua më ke bashkëudhëtar
me rënkime e stërkala
e di vetëm ti
e kupton dhe e flet
gjuhën time
me përcëllimat
e acarit veror
në ty shuajta etjen
në valëzat e pushimeve të rrafshta
të përkëdhela dhe tok me ty
në fushë të bardhë derdha stërkala
Re: Rizah Sheqiri I ri
Rënkimet të mbesin
prapa meje
prapa meje
o lumth
i rënkimeve të largimit
ti nuk lodhesh
për këtë po të lus
ec
dhe mos ke drojë
nga mundimet
për në golgotë
ti çan brigje
e unë i çalë
nuk mund të të ndjek
ti çanë brigje
e unë memec
nuk më del përshëndetja
ti çel rrugë
e unë kërkoj shtegun
të të ndjek
prapa meje
prapa meje
o lumth
i rënkimeve të largimit
ti nuk lodhesh
për këtë po të lus
ec
dhe mos ke drojë
nga mundimet
për në golgotë
ti çan brigje
e unë i çalë
nuk mund të të ndjek
ti çanë brigje
e unë memec
nuk më del përshëndetja
ti çel rrugë
e unë kërkoj shtegun
të të ndjek
Re: Rizah Sheqiri I ri
Ti o lumth
]çel rrugë
i lagur fare
nga loti yt
ec deri në cakun
e pafundësisë
unë bashkëudhëtari yt
t’i dëgjoj
rënkimet
për idilën
lumthi
i kujtimeve
të bulëzuara
pranverave
]çel rrugë
i lagur fare
nga loti yt
ec deri në cakun
e pafundësisë
unë bashkëudhëtari yt
t’i dëgjoj
rënkimet
për idilën
lumthi
i kujtimeve
të bulëzuara
pranverave
Re: Rizah Sheqiri I ri
Thatësia
mos rëntë në ty
o lumth
në ty
Ylberat e njomin ngjyrën
pas shiut
në ty
e shuan etjen e dashurisë
shtegëtari i etur
në ty
bilbili miklon
me sqepin
pendë
për pentagram
në ty
dreri me drenushën
spërkatin
kurorën
deri në fund
të këngës.
mos rëntë në ty
o lumth
në ty
Ylberat e njomin ngjyrën
pas shiut
në ty
e shuan etjen e dashurisë
shtegëtari i etur
në ty
bilbili miklon
me sqepin
pendë
për pentagram
në ty
dreri me drenushën
spërkatin
kurorën
deri në fund
të këngës.
Re: Rizah Sheqiri I ri
E di dhe të ankoj
lagesh me lotin tënd
se nuk mund të kthehesh
për t’iu shtrirë
shtratit
me trupin tënd
e bëre
aq të përshtatshëm
të të mos dëgjohet
rënkima
e ndarjes
nga rrapët
pjekur e djegur
ti o lumth
ec
dhe pas
lë pastërti
bredh
edhe nëpër bukuri
të akullta
me vërshima
trotuareve pastron
gjurmë
lagesh me lotin tënd
se nuk mund të kthehesh
për t’iu shtrirë
shtratit
me trupin tënd
e bëre
aq të përshtatshëm
të të mos dëgjohet
rënkima
e ndarjes
nga rrapët
pjekur e djegur
ti o lumth
ec
dhe pas
lë pastërti
bredh
edhe nëpër bukuri
të akullta
me vërshima
trotuareve pastron
gjurmë
Re: Rizah Sheqiri I ri
Këndellje
fushës
e sëmurë nga thatësia
ke kokëdhembje
prandaj
në ecje
trupi të avullon
ec o lumth
ec pash burimin
që nuk t’shterron
ec
dhe në ecje
bëhu një
me degët
që të ndjekin
futi thellë
mu në zemër
le t’i fshijnë
djersët e largimit
fushës
e sëmurë nga thatësia
ke kokëdhembje
prandaj
në ecje
trupi të avullon
ec o lumth
ec pash burimin
që nuk t’shterron
ec
dhe në ecje
bëhu një
me degët
që të ndjekin
futi thellë
mu në zemër
le t’i fshijnë
djersët e largimit
Re: Rizah Sheqiri I ri
T’i dëgjoj
pëshpëritjet
me dënesje
nga vaji i djeshëm
nën hijen e rëndë
të zezëresë
ec dhe pastroji
me kthjelltësinë tënde
mos i harro
grafitet ogure
të katër esistëve
bredharakë
as llavërimat
as skërmitjet
e dhembëve
brejtës
të brejtësve
që në brerje
brejtën
ditët tona
pëshpëritjet
me dënesje
nga vaji i djeshëm
nën hijen e rëndë
të zezëresë
ec dhe pastroji
me kthjelltësinë tënde
mos i harro
grafitet ogure
të katër esistëve
bredharakë
as llavërimat
as skërmitjet
e dhembëve
brejtës
të brejtësve
që në brerje
brejtën
ditët tona
Re: Rizah Sheqiri I ri
Bëmirës
i bëmirësive
ec pash ofshamat
e baladave
të ruajtura
nga thellësia e mbamendjes
njomi
me freskinë
tënde
ngarendjet pas dritës
të humbur kaherë
mos e ndal atë hap
se m’ndalet ora në dorë
e rrapave të tretur
baladave
do t’u shuhet
romanca
e unë
o lumth
mbetem pa pasqyrë
se shoh dot veten
në vijat e ballit
as shtegun
nga hyra
as nga duhet dalur
i bëmirësive
ec pash ofshamat
e baladave
të ruajtura
nga thellësia e mbamendjes
njomi
me freskinë
tënde
ngarendjet pas dritës
të humbur kaherë
mos e ndal atë hap
se m’ndalet ora në dorë
e rrapave të tretur
baladave
do t’u shuhet
romanca
e unë
o lumth
mbetem pa pasqyrë
se shoh dot veten
në vijat e ballit
as shtegun
nga hyra
as nga duhet dalur
Re: Rizah Sheqiri I ri
Po të pyes
o lumth
çka t’i bëj vetes
i mbetur
diku
vetëm
krejtësisht i vetëm
me pëshpëritjet e pafundme
të Velia Glauas
në bredhje amshimi
për një relikt
të përlotur
ti në shtratin tënd
unë pranë teje
o lumth
çka t’i bëj vetes
i mbetur
diku
vetëm
krejtësisht i vetëm
me pëshpëritjet e pafundme
të Velia Glauas
në bredhje amshimi
për një relikt
të përlotur
ti në shtratin tënd
unë pranë teje
Re: Rizah Sheqiri I ri
Sa herë u futa
në ty
o lumth
dikush lëshoi
ushunjëza
dhe po të mos
pëlcitnin
nga gjaku im
i thithur
do t’kishte
ushunjëza
për tërë gjakun
e gjaqeve
të gjakut
në ty
o lumth
dikush lëshoi
ushunjëza
dhe po të mos
pëlcitnin
nga gjaku im
i thithur
do t’kishte
ushunjëza
për tërë gjakun
e gjaqeve
të gjakut
Re: Rizah Sheqiri I ri
Nuk e di
o lumth
aortë e vendit tim
nga më vjen
një mendim
të të rrëfej
diçka
le të kalërojë
me rrjedhën tënde
se kush u la
në ty
në shi
njollat u mbetën
të pashlyera
në histori
barte me vete
deri në pafundësi
o lumth
aortë e vendit tim
nga më vjen
një mendim
të të rrëfej
diçka
le të kalërojë
me rrjedhën tënde
se kush u la
në ty
në shi
njollat u mbetën
të pashlyera
në histori
barte me vete
deri në pafundësi
Re: Rizah Sheqiri I ri
Çka të të rrëfej
o lumth
me rrudha
në këtë pikë
të gjerë
të kësaj bote
të vogël
aq të vogël
e të ronitur
me lecka
këndëve shpërndarë
si fustani i (Sy)Monikës
nga trillimkeqët
ogurzi
mendjeprishur
nga një dashuri
e barabartë me urrejtjen
me helm nepërke
shtrirë mjerisht
në rrafshin mesmaleve
Mjellmat për t’i helmosur
Për syrin e (Sy) Monikës
o lumth
me rrudha
në këtë pikë
të gjerë
të kësaj bote
të vogël
aq të vogël
e të ronitur
me lecka
këndëve shpërndarë
si fustani i (Sy)Monikës
nga trillimkeqët
ogurzi
mendjeprishur
nga një dashuri
e barabartë me urrejtjen
me helm nepërke
shtrirë mjerisht
në rrafshin mesmaleve
Mjellmat për t’i helmosur
Për syrin e (Sy) Monikës
Re: Rizah Sheqiri I ri
E gjora
bredharake
dorë më dorë
shtigjeve pa shteg
murale
syverbër
përballë altarit
me kryq orto....
ku u fsheh korbi
sqepgërryer
i syrit
me shikim të largët
përtej maleve
me ngricë
nga vapa përcëlluese
e ditëve
të bjerra
shtigjeve pa shteg
bredharake
dorë më dorë
shtigjeve pa shteg
murale
syverbër
përballë altarit
me kryq orto....
ku u fsheh korbi
sqepgërryer
i syrit
me shikim të largët
përtej maleve
me ngricë
nga vapa përcëlluese
e ditëve
të bjerra
shtigjeve pa shteg
Re: Rizah Sheqiri I ri
RIZAH SHEQIRI
UNË MËRGIMTARI
--------------
SIKUR VALA E DETIT GURËVE
KUR PËRPLASË TË BARDHËN SHKUMË
NGA DHEMBJA E MALLI NË MËRGIM
PËRPËLITEM E TRETEM UNË
UNË MËRGIMTARI
--------------
SIKUR VALA E DETIT GURËVE
KUR PËRPLASË TË BARDHËN SHKUMË
NGA DHEMBJA E MALLI NË MËRGIM
PËRPËLITEM E TRETEM UNË
Re: Rizah Sheqiri I ri
NË KURBET
--------
I THASHË GJUHËS
KURRË MOS E HARRO
KURRË MOS E HESHT FJALËN
ME RRËNJË NË ZEMËR
--------
I THASHË GJUHËS
KURRË MOS E HARRO
KURRË MOS E HESHT FJALËN
ME RRËNJË NË ZEMËR
Re: Rizah Sheqiri I ri
PËR ATDHEUN
-----------
MOS E VRANI QIELLIN
QIELLI ËSHTË VUAJTJA IME
PËR ATDHEUN
MOS E NDOTNI AJRIN
AJRI ËSHTË FRYMARRJA IME
PËR ATDHEUN
MOS E TRAZONI DETIN
DETI ËSHTË MALLI IM
PËR ATDHEUN
MOS E PËRBUZNI TOKËN
TOKA ËSHTË LLAVA E DHEMBJES SIME
PËR ATDHEUN
MOS E PËSHTYNI DIELLIN
DIELLI ËSHTË
DASHURIA IME PËR ATDHEUN
-----------
MOS E VRANI QIELLIN
QIELLI ËSHTË VUAJTJA IME
PËR ATDHEUN
MOS E NDOTNI AJRIN
AJRI ËSHTË FRYMARRJA IME
PËR ATDHEUN
MOS E TRAZONI DETIN
DETI ËSHTË MALLI IM
PËR ATDHEUN
MOS E PËRBUZNI TOKËN
TOKA ËSHTË LLAVA E DHEMBJES SIME
PËR ATDHEUN
MOS E PËSHTYNI DIELLIN
DIELLI ËSHTË
DASHURIA IME PËR ATDHEUN
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi