Fatmir Terziu
Faqja 1 e 1
Fatmir Terziu
Fatmir Terziu Fatmir Terziu, gazetar, publicist, poet, prozator, skenarist, editor dhe regjisor filmi. Është i pranishëm në letrat shqipe në Shqipëri dhe më gjerë. Punën si gazetar e filloi që kur ishte student në gazetat e viteve 80-të, dhe e vazhdoi duke qenë Kryeredaktor i të Pavarurës "Fjala e Lirë".
Që nga viti 2001 ndodhet me banim dhe studime në Mbretërinë e Bashkuar. Ka studiuar në London South Bank University pranë Faculty of Arts and Human Science dhe ka punuar po pranë këtij Universiteti në Departamentin e LRC-së (Widening Participation Unit). Eshtë në progres të studimeve të mëtejshme në Roehampton University në fushën e kultures, medias, politikes, gazetarise dhe film studimit.
Ka botuar vëllimin poetik "Mos Hesht" në vitin 2000, vëllimin me tregime "Djalli i Argadasit" me të cilin fitoi cmimin e tretë "Kadmus" në Greqi, vëllimin me poezi "Ecje ne Qelq" , vëllimin me tregime "Krokamat"
Re: Fatmir Terziu
ELBASAN
Elbasan!
Aty ku dhimbja,
malli,
dashuria,
Pikëtakohen,
Refrenin e jetës për të nisur
Aty ku dy sy të qeshur
Modelojnë ëndërra, dëshira
Aty ku dy duar mbetën duke qëndisur,
Bukurinë përrallore që ka natyra.
Kohën ke humbur shëtitoreve
Muajt, vitet të kanë shkarë
Gjuha ngatërruar auditoreve
Tani shqipja të duket "e vrarë".
Shkon takon Kristoforidhin
Abetaren për t'ia parë
Dhe s'di ku t'a zësh fillin
Lotë nga sytë të kanë shkarë.
Ngre sytë vëzhgon dhe s'ngopesh
Ndërtime të reja anembanë
Pastaj duket se qetësohesh
Kur dhjetra miq të vijnë pranë.
Një këngë e moçme dëgjohet
Në heshtje dirigjon kumurinë, bilbilin
Një tingull violine vjen e largohet
Je ndodhur pranë Myzyrit.
Elbasan!
Aty ku mijëra vetë turren
Të këpusin Karakaften,
Lulen e radhë
Aty ku zemrat kënaqen
Vetëm duke parë.
Elbasan!
Aty ku dhimbja,
malli,
dashuria,
Pikëtakohen,
Refrenin e jetës për të nisur
Aty ku dy sy të qeshur
Modelojnë ëndërra, dëshira
Aty ku dy duar mbetën duke qëndisur,
Bukurinë përrallore që ka natyra.
Kohën ke humbur shëtitoreve
Muajt, vitet të kanë shkarë
Gjuha ngatërruar auditoreve
Tani shqipja të duket "e vrarë".
Shkon takon Kristoforidhin
Abetaren për t'ia parë
Dhe s'di ku t'a zësh fillin
Lotë nga sytë të kanë shkarë.
Ngre sytë vëzhgon dhe s'ngopesh
Ndërtime të reja anembanë
Pastaj duket se qetësohesh
Kur dhjetra miq të vijnë pranë.
Një këngë e moçme dëgjohet
Në heshtje dirigjon kumurinë, bilbilin
Një tingull violine vjen e largohet
Je ndodhur pranë Myzyrit.
Elbasan!
Aty ku mijëra vetë turren
Të këpusin Karakaften,
Lulen e radhë
Aty ku zemrat kënaqen
Vetëm duke parë.
Re: Fatmir Terziu
ATA DY SY TË KALTËR
Skllav i dy syve të kaltër kam mbetur
Hutohem, çoroditem kur shoh të kaltrën
Dheu kurrë s'ka për të më tretur
Nëse ata dy sy s'do më shohin në sy, të paktën.
Shkëlqimin e tyre atë ditë kur pashë
Vegim i përçudshëm më rrethoi
Në rrugë për turp gati s'rashë
Më iku qënësia, më tradhtoi.
Kaloj pranë detit në Verë
Përhumb në të kaltrën e tij
Shkëlqimin e atyre syve kërkoj të gjej
Mbetur fiksim që kur isha i ri.
Vitet kalojnë, rrudhat shtohen
Të kaltrën kam filluar të ngatërroj
Por ato dy sy s'më harrohen
Edhe pse e di se kurrë s'do ti shikoj.
Skllav i dy syve të kaltër kam mbetur
Hutohem, çoroditem kur shoh të kaltrën
Dheu kurrë s'ka për të më tretur
Nëse ata dy sy s'do më shohin në sy, të paktën.
Shkëlqimin e tyre atë ditë kur pashë
Vegim i përçudshëm më rrethoi
Në rrugë për turp gati s'rashë
Më iku qënësia, më tradhtoi.
Kaloj pranë detit në Verë
Përhumb në të kaltrën e tij
Shkëlqimin e atyre syve kërkoj të gjej
Mbetur fiksim që kur isha i ri.
Vitet kalojnë, rrudhat shtohen
Të kaltrën kam filluar të ngatërroj
Por ato dy sy s'më harrohen
Edhe pse e di se kurrë s'do ti shikoj.
Re: Fatmir Terziu
FJALA
Fjalën e nxorën në rrugë lakuriq
Flokëngjyer, ngritur lart si iriq
S'lanë pa kopjuar pastaj modë
Kudo në Europë, në Botë.
Pastaj shëtitën të trullosur
U mbushën revista, gazeta
Fjala iu turr për t'i damkosur
Me fjalën s'bëhej shaka!
Fjala është fjalë vërtet
S'do intrigë, krenohet kur e mbron
O njeri i mirë, o poet
Fjala, ka kostumin e vet.
Fjalën e nxorën në rrugë lakuriq
Flokëngjyer, ngritur lart si iriq
S'lanë pa kopjuar pastaj modë
Kudo në Europë, në Botë.
Pastaj shëtitën të trullosur
U mbushën revista, gazeta
Fjala iu turr për t'i damkosur
Me fjalën s'bëhej shaka!
Fjala është fjalë vërtet
S'do intrigë, krenohet kur e mbron
O njeri i mirë, o poet
Fjala, ka kostumin e vet.
Re: Fatmir Terziu
JËTË NË QELQ
Vërviten në ujë
Imitim oqeani, deti, liqeni, lumi
Pa dallgë, pa bujë
Jetë akuariumi.
Ushqim sa të mund
Zhytur nën qelq
Pa llucë në tubë
"S'heqin aspak keq"!
Jetë aquariumi,
Biznes me peshq
Ç'ka oqeani, deti, liqeni, lumi
T'a sheh syri nën qelq.
Mijëra sy takohen
Aty në çast mbi peshq
Dhe pse s'dinë të ankohen
Është jetë në qelq!
Vërviten në ujë
Imitim oqeani, deti, liqeni, lumi
Pa dallgë, pa bujë
Jetë akuariumi.
Ushqim sa të mund
Zhytur nën qelq
Pa llucë në tubë
"S'heqin aspak keq"!
Jetë aquariumi,
Biznes me peshq
Ç'ka oqeani, deti, liqeni, lumi
T'a sheh syri nën qelq.
Mijëra sy takohen
Aty në çast mbi peshq
Dhe pse s'dinë të ankohen
Është jetë në qelq!
Re: Fatmir Terziu
Londër.
Qëndër e botës, metropol që lëviz
Veriun, Jugun tërë Botën bashkon në një pikë
Aty mbi Tamiz.
Rrugë që tokës, nëntokës, qiellit, oqeanit
kapilarë u shtojnë çdo ditë
nisen e zbresin në Londër.
Aty ditët, muajt, vitet, shekujt
dëshmojnë historinë lirshëm librave, muzeumeve
qetësojnë të gjallë e të vdekur.
Aty edhe gjuha ime, mes dyqind të tjerave
Flitet në rrugë, në shkollë e komunitet
Londër, të falemi përjetë.
Unë një lëvizje digitale në këtë vrull
turrem t'i bashkohem ecjes së Kohës
Mirënjohje Londrës!
Qëndër e botës, metropol që lëviz
Veriun, Jugun tërë Botën bashkon në një pikë
Aty mbi Tamiz.
Rrugë që tokës, nëntokës, qiellit, oqeanit
kapilarë u shtojnë çdo ditë
nisen e zbresin në Londër.
Aty ditët, muajt, vitet, shekujt
dëshmojnë historinë lirshëm librave, muzeumeve
qetësojnë të gjallë e të vdekur.
Aty edhe gjuha ime, mes dyqind të tjerave
Flitet në rrugë, në shkollë e komunitet
Londër, të falemi përjetë.
Unë një lëvizje digitale në këtë vrull
turrem t'i bashkohem ecjes së Kohës
Mirënjohje Londrës!
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi