Alketa e ftuar speciale ne Raiuno
Faqja 1 e 1
Alketa e ftuar speciale ne Raiuno
Ka qenë fanse e Adi Krastës, ndërkohë që në natën finale të “Dancing with the stars” në “Vizion Plus”, Alketa Vejsiu e kishte të ftuarin e saj special.
E ka konsideruar “moment sensancional”, kur dy profesionistë u bashkuan nën të njëjtën çati, pavarësisht logove të ekraneve ku ata punojnë.
Dhe asnjëri, as tjetri, nuk e kanë fshehur një shkëmbim dashamirësie të dyanshëm të prezantuesve, tashmë shumë të njohur, të dy zbulime të regjizores Vera Grabocka.
Ka qenë pikërisht Grabocka, dhe miqësia e saj e vjetër me Krastën, që ai të mos i thoshte “jo” ftesës, edhe pse tashmë punon në “Top Channel”, një televizion që dihet që është shumë fanatik për ikonat e tij. Por, si për t’i kthyer përgjigje kësaj, Adi u shpreh gjatë spektaklit se ai nuk martohet me logon e tv-së por me formatin televiziv.
Nga ana e saj, Alketa për “Panorama Plus” e ka komentuar si “një eksperiencë impresionuese”, një moment të tillë televiziv me idhullin e saj të fëmijërisë. Dhe duke i parë të dy bashkë, natyrshëm lind pyetja nëse ata mund të bashkoheshin në një emision televiz.
“Pse jo, – thotë Alketa, – do të ishte mjaft interesante, pasi si Krasta dhe unë nuk kërkojmë një partner thjesht për figurë, por një profesionist të aftë në krah, dhe mendoj që nuk do të kishte eksperiencë më të mirë”.
Një partner të fortë, ajo thotë se ka patur për 12 javë Gentin, që ishte një zgjedhje e mirëmenduar, për elokuencën, kulturën dhe një aftësi të lindur për prezantim, edhe pse profesioni i tij i parë është i bankierit. Ndërkohë që pas kësaj, Alketa sapo ka marrë një ftesë për të qenë e ftuar në Raiuno.
Në revistën DI PIU me 1 milionë e 500 kopje shitje, shkruhet për Alketa Vejsiun: Vejsiu luan më shumë kartën e femrës tërheqëse sesaZonjën e madhe që bën Carlucci, kjo për shkak të moshës 25 vjet më e re.
Stili i saj është energjik, është e përgatitur, flet disa gjuhë të huaja dhe në çdo televizion evropian do të ishte njësoj e suksesshme. Në reshtat e kësaj reviste përmendet dhe vallëzimi i Vejsiut me politikanin Edi Rama, duke e konsideruar sensancional.
Do të ishte po aq e bujshme, nëse Carlucci do të vallëzonte me Sindaccon e Romës, Gianni Alemanno. Po ashtu flitet me dashamirësi për elegancën e partnerit të saj, Genti.
No.i.d- Legjend
- Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 31
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi