Aurela Gace: Nuk jam vetëm origjinale, por dhe e vërtetë
Faqja 1 e 1
Aurela Gace: Nuk jam vetëm origjinale, por dhe e vërtetë
Ka vetëm një javë që është prezantuar dhe në rrjetin e famshëm ‘Youtube’ ka shënuar jo pak, por 500 mijë klikime, gjë që ka surprizuar këdo.
‘Origjinale’, kënga e re e këngëtares së mirënjohur Aurela Gaçe, duket se ka shënuar në shenjë. Këtë herë ka shkaktuar edhe pak zhurmë. Arsyet? Së pari, Marseli! Djaloshi rom që këngëtarja ka përfshirë në klipin e saj.
Së dyti dhe jo më pak e rëndësishmja, titulli: ‘Origjinale’! Komentet janë nga më të larmishmet, por vetë këngëtarja çfarë përgjigje ka për to? Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës vjen Aurela në një rrëfim ‘origjinal’ shprehet se djaloshi 16 vjecar, Marsel e ka cuditur që kur e dëgjoi për herë të parë.
E kam dëgjuar Marselin për herë të parë në një incizim po në studio të Flor Mumajesit dhe zëri i tij më pëlqeu shumë, e doja të ishte pjesë e këngës së re. Ashtu siç i ka çuditur ai njerëzit, ashtu më çuditi edhe mua kur e dëgjova”. Këngëtarja nuk mohon se klipi është xhiruar me vete, larg Marselit (djalit që ka idhull Mandin e Nishtullës” dhe kjo për një arsye.
Në fakt, gjëja që më erdhi keq është se pjesët tona u xhiruan më vete, jo bashkë. Xhirimet duhet të bëheshin në Kosovë, dhe mbasi u bënë gati të gjitha, kur erdhi momenti të prisnim biletat morëm vesh se Marseli s’kishte pasaportë. Ishte shumë vonë të ndryshonim planet, pasi unë pas dy ditësh duhej të nisesha në USA dhe më duhej ta xhiroja këngën”. Ndërsa tipin e saj e karakterizon shkurt e thjesht, origjinale. “Jam Origjinale 24 orë.
Dhe SHUME E LEZETSHME (qesh)! Mbas kësaj që thashë, nuk jam vetëm origjinale, por edhe e vërtetë”. Sipas Aureles, shume jane perpjekur ta kopjojne.
“Kohët e fundit, shumë shpesh shikoja video të ndryshme që më dukeshin kopjime të punës sime që 12 vjet më parë dhe deri në punët e fundit…Në fillim nuk e mora seriozisht, por më vonë e pashë që disa nga këta “artistë” po pretendonin të ishin kaq origjinalë me imazhin, stilin, zhanrin e muzikës sime.
Më duhej të ndaloja për një moment dhe të bëja një këngë, që jo vetëm përfaqëson një pjesë shumë të madhe të karakterit tim, por edhe t’u rikujtoj JO ORIGJINALEVE se kush është ORIGJINALI. (Pjesa shkeputur nga suplementi i Gazeta Shqiptare, Summer Pages”.)
besa krasniqi- Homie
- Numri i postimeve : 299
PIKE : 570
Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 04/08/2010
Similar topics
» “Origjinale” vjen Aurela Gace me klipin e ri
» Aurela, origjinale në paraqitje
» Aurela Gaçe
» Aurela Gace
» Aurela Gaçe një ‘Déjà vu’ nga Britney Spears
» Aurela, origjinale në paraqitje
» Aurela Gaçe
» Aurela Gace
» Aurela Gaçe një ‘Déjà vu’ nga Britney Spears
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi