Çiljeta u zhvesha per 100 mije euro
Faqja 1 e 1
Çiljeta u zhvesha per 100 mije euro
Sot është 25 vjeç… Ka plot 10 vite që aderon në skenën shqiptare dhe mund të cilësohet pa frikë një princeshë e saj.
E nisi rrugëtimin në botën e famës si modele, për të kaluar më pas në një tjetër zhanër, në atë të muzikës. Linjat e përsosura trupore e kthyen shumë shpejt Çiljeta Xhilagën në një “Seks Simbol” për mbarë Shqipërinë… I ka ngjitur ngadalë shkallët e suksesit, kjo është arsyeja që ajo vijon edhe sot t’i rezistojë skenës shqiptare.
Nuk ka pasur kurrë zhgënjime, madje përkundrazi vetëm ka shkëlqyer. Me shkëlqimin që kurrë nuk i ka munguar, ajo vjen edhe sot në “Bluetooth”, për të treguar edhe një herë hiret e saj. Ndonëse prej vitesh ka zgjedhur të mos zhvishet më, në sytë e njerëzve ajo do të mbetet gjithmonë si vajza që theu tabutë në të gjitha ekranet shqiptare, si femra me linjat më seksi në të gjithë Shqipërinë…
Çiljeta Xhilaga vjen së fundmi si imazh i “Birra Tirana”. Sikundër edhe shumë femra të bukura në botë, Çiljeta zgjodhi të jetë imazh i një kompanie pijesh. Prej 7 vitesh e kemi parë të ngjitet në skenë vetëm si këngëtare, po cila është arsyeja që e tundoi Çilin t’i rikthehej reklamave?
Çiljeta na tregoi se nënshkrimi i kësaj kontrate, veç emocioneve të shumta, do t’i sillte edhe shumë të mira financiare. U interesuam dhe zbuluam se ajo pranoi t’i rikthehet pasionit të vjetër, reklamave, kundrejt një pagese super të majme. Kontrata 2-vjeçare e nënshkruar me “Birra Tirana”, do t’i shtojë llogarisë bankare të Çiljetës një shifër prej 100.000 (mijë) eurosh, veç pagesës mujore, e cila do të jetë gjithashtu një shifër e konsiderueshme.
Një rikthim i furishëm ky i këngëtares simpatike, e cila në këtë reklamë do të vijë me një pamje tejet sensuale, larg fustaneve të deritanishme. Çili do të shfaqet në të gjitha reklamat televizive dhe billborderat kudo në Shqipëri, e veshur me një palë rroba banje ngjyrë të gjelbër, në stilin e një “sex simboli”, nën sloganin “Provo të më pish të tërën…”.
Më interesante se kurrë, me gjestet gjithashtu provokuese, ajo do t’i çmendë të gjithë fansat e saj. Në ndryshim nga fotot e adoleshencës, në të cilat ajo na paraqitej si një vajzë imcake, me gjoksin e mbushur, në fotot që sjellim sot ekskluzivisht në “Bluetooth”, Çiljeta vjen me një stil mediteran, me linja edhe më të përsosura, thuajse perfekte.
Por, këtë verë Çiljeta ka vendosur të plasë shumë bomba. Ndërsa më lart zbuluam vetëm njërën prej tyre, në vijim do të zbulojmë dy surprizat e reja të këngëtares. Këngën e fundit e ka nxjerrë gjatë verës së kaluar… Kënga “Deja vu” sapo u lançua, goditi në veshët e dëgjuesve duke u kthyer kështu, në një nga mega-hitet e asaj vere.
Ndonëse që prej verës së shkuar Çiljeta nuk ka nxjerrë më këngë të reja, ofertat për koncerte, si brenda, ashtu edhe jashtë vendit, ajo i ka pasur të rrufeshme. Mungoi edhe në kompeticionet më të rëndësishme të muzikës moderne në Shqipëri, për t’i rezervuar publikut të saj 2 këngë të reja këtë verë.
Të dyja këngët mbajnë firmën e kompozitorit Flor Mumajesi dhe përbëjnë në vetvete një mrekulli. Kënga dhe klipi i parë do të vijë si vazhdim i “Deja vu”. Edhe personazhet në klip do të jenë po të njëjtët. Ndërsa kënga e dytë, do të jetë një bashkëpunim me rreperin “2po2” nga Kosova, dhe do t’i përkasë ritmeve RNB. A doni më për Çilin?!!
besa krasniqi- Homie
- Numri i postimeve : 299
PIKE : 570
Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 04/08/2010
Similar topics
» ÇILJETA U ZHVESHA PER 100 MIJE EURO
» Shitet për 50 mijë euro certifikata martesore e Jackson
» Ciljeta ne keshillin kombetare te PD
» Çiljeta: Me emrin tim sulmojnë PD-në
» Çeku që joshi Çiljeta Xhilagen
» Shitet për 50 mijë euro certifikata martesore e Jackson
» Ciljeta ne keshillin kombetare te PD
» Çiljeta: Me emrin tim sulmojnë PD-në
» Çeku që joshi Çiljeta Xhilagen
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi