Afërdita harron Shpatin prej sfilatave
Faqja 1 e 1
Afërdita harron Shpatin prej sfilatave
Modelja e njohur shqiptare është kthyer në Shtetet e Bashkuara tek familja e saj duke lënë të fejuarin në Maqedoni.
Përveç vizitave tek familjarët, Afërdita këto ditë ka sfiluar në Detroit për dezajneren nga New Yorku, Kathryn Johan në një “Fashion Party” me bikini. Modelja paraqitet me linja pefekte të trupit gjë që mund të shihet edhe vetë, duke mahnitur të pranishmit me lëvizjet e saja.
Gjatë kohës sa ishte me Shpatin në vendlindjen e tij, që të dy ishin protagonistë në shumë emisione e spektakle, kurse tani së fundmi i ka dhënë liri të fejuarit që të merret më shumë me koncerte kurse ajo të mund të shijojë sfilatat në Amerikë që i mungojnë kohë pas kohe për shkak të angazhimeve, pasi së fundi ajo është futur edhe në muzikë.
Afërdita ka bërë dhe një ndryshim të rradhës në look-un e saj duke u shndërruar në një bjonde. Projekti i rradhës nga ajo, është hedhja në treg e albumit të parë të titulluar “Just me”.
Emri i albumit mban titullin e njërës prej këngëve që Afërdita e ka realizuar në studio të Flori Mumajesit dhe që pritet të jetë një hit veror. Kësaj kënge, këto ditë do i realizojë edhe klipin.
besa krasniqi- Homie
- Numri i postimeve : 299
PIKE : 570
Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 04/08/2010
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi