Saranda Shala: Manekene dhe politikane
2 posters
Faqja 1 e 1
Saranda Shala: Manekene dhe politikane
Ajo dëshiron që në të ardhmen të jetë një shembull i politikanëve, ashtu siç ka qenë shembull në modelim.
Saranda Shala për Rozë tregon sa ka qenë për të e vështirë të hyjë në modelim, pasi që ambiciet dhe synimi i saj janë politika.
Rozë: Cili ka qenë angazhimi i fundit që keni pasur si modele?
Shala: Angazhimi i fundit si modele ka qenë pjesëmarrja ime ne Prishtina Fashion Week, ku edhe kam sfiluar për shkollën Evolution. Pasi që u bë kohë e gjatë që në Kosovë organizohen evente dhe sfilata joprofesionale nga njerëz joprofesionalë, edhe mungesa ime në skenë u vërejt atë natë duke marrë duartrokitje të mëdha nga publiku .
Rozë: A ka qenë e vështirë për ju të depërtoni në fushën e modelimit?
Shala: Të them të drejtën nuk ka qenë e vështirë aspak, kam qenë me fat që i kam plotësuar kriteret për të qenë një modele perfekte. Po ashtu kam ditur të menaxhoj veten me sukses dhe ja që sukseset e mia s’kanë pasur të ndalur deri me sot.
Rozë: Cila ua hap rrugët e suksesit, bukuria apo mençuria?
Shala: Kur gërshetohen bukuria me mençurinë, atëherë nuk ka dyshim për sukses!
Rozë: A ke pasur ndonjë “dështim” në karrierë për të cilin edhe jeni dëshpëruar, pasi dihet që s’ka gjithmonë suksese?
Shala: Nuk më kujtohet ndonjë dështim në fushën e modelimit, sepse prej moshës 15-vjeçare kur edhe kam filluar të merrem me modelim, sukseset e mia vetëm sa janë rritur për çdo vit. Nuk kisha thënë dështim në këtë rast, mirpo prapë po e cek, sepse shpeshherë më mundon arsyeja e mosshkuarjes nëpër shumë vende të ndryshme të botës, ku edhe më kanë ofruar kontrata të majme në modelim. Mirëpo, kisha dëshirë t’i përfundoja studimet e pastaj të vendos, por edhe familja ishte një prej arsyeve më të mëdha, sepse gjithmonë kam qenë shumë e lidhur me prindërit dhe vëllezërit.
Rozë: Kohëve të fundit ju keni lënë anash modelimin dhe po merreni me politikë. Modelimi-politika sa shkojnë këto dyja?
Shala: Nuk do te thotë që e kam lënë anash modelimin, vetëm pse jam e përfshirë edhe në politikë. Në modelim i përkas brezit të vjetër të modeleve, ndërsa në politikë brezit të ri të politikaneve!
Rozë: Cili është synimi juaj në politikë?
Shala: Të arrij sa më lart dhe të punoj gjithmonë me nder për të mirën e popullit tim dhe vendit tim, e të jem shembull i politikaneve siç jam e modeleve.
Rozë Sa i kushton rëndësi Saranda pamjes së jashtme?
Shala: I kushtoj rendësi pamjes së jashtme mjaft, por edhe asaj të brendshme, që është e rëndësishme për secilën femër. Pastaj veshjes, e cila tek unë dallon shumë nga ajo e ditës dhe e mbrëmjes, flokëve u kushtoj kujdes të veçantë, lëkurës, ndërsa grimin pothuajse rrallë e preferoj.
Rozë: Çfarë është për ju dashuria?
Shala: Kur të dashurohem do t’ju tregoj, ahahah.
Rozë:A jeni e dashuruar?
Shala: Jetën time private mundohem ta ruaj me fanatizëm.
Rozë:Mashkulli juaj ideal?
Shala: Me rendësi për mua është të jetë i përkushtuar kundrejt meje, të kemi respekt për njëri-tjetrin, të kemi një komunikim efektiv dhe ta dashurojmë shumë njëri-tjetrin.
Rozëërshkruaje veten me tri fjalë!
Shala: Ambicioze, temperamente dhe sensitive.
Rozë: Ku ke vendosur t’i kalosh pushimet verore?
Shala: Të them të drejtën nuk e di, ende nuk kam menduar të pushoj diku, por nuk e di, sepse jam e ftuar nga agjencia (Shakir management) të marr pjesë në (Turkey Fashion Week) që mbahet në Stamboll prej datës tre deri më 10 gusht. Unë punoj në PTK dhe ende nuk e kam ndarë pushimin. Mirëpo, shpresoj që do të pushoj disa ditë, sepse me të vërtetë kam shumë nevojë./expres/
Linddt- WebMaster
- Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Re: Saranda Shala: Manekene dhe politikane
shum e bukur osht saranda
besa krasniqi- Homie
- Numri i postimeve : 299
PIKE : 570
Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 04/08/2010
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi