Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Trëndafili i kuq

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Shko poshtë

Trëndafili i kuq Empty Trëndafili i kuq

Mesazh nga Akili Mon Aug 09, 2010 4:33 pm

Si duhet te kujdesem
per ty e dashur nuk di,
por po te rrefehem
ta dish c'mendoj per ty.

Mes shoqeve ti dallon
arome e madhshti plote,
ngjyre e kuqe te larteson
se dashuri thote.

Eshte ngjyre gjaku
qe per ne, do te thote jete,
dhe kur te ze meraku
prape me ty lidhet.

Dashuria per atdhe
trimin e fut ne flake,
dhe si dhimbset fare
nga zemra ti pikoj gjak.

E nje trendafil i kuq
edhe pa mesazh te jete,
rrugen nuk e huq
e thote nje te vertete.

Me 101, trendafil
me kujdes te aranzhuar,
hidherimit do ti thoshte - dil
cdo zemer e acaruar.

Edhe kur je ne vazo
dhomen ma zbukuron,
ta dish shpirti im te do
shpesh me ty bisedon.

Ngjyra jote me pelqen
edhe mesazhi sinqerisht them,
aroma shpirtn ma ushqen
mike e jote dua te jem.
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Trëndafili i kuq Empty Re: Trëndafili i kuq

Mesazh nga Akili Mon Aug 09, 2010 4:33 pm

Si burgoset shpirti

Nuk me interesonte bota
si jeton, dhe c'bene,
si ecte perreth rrota
pershtypje s'me ka lene.

Kur s'me ka thene
kush ne shtepi,
kete gje mos e bene
jeten drejtoja si di.

Menagjer fillestar
e jeta do ekspert,
behej me e vrare
perdite me e serte.

Shpirtin e burgosa
vete me deshire,
me te zeze e ngjyrosa
dhe nuk dukej mire.

Shume e rendova
vuajtje sa nje mal,
se i beja keq nuk dalloja
si thoja vetes ndal.

Vetelendohesha
si femi e beja kete pune,
dhe shkaterrohesha
pa kerkuar kush nga une.

Por erdhi nje cast
besoj deshire e zotit ish,
i dhash vetes rast
ta shoh diellin serish.

Nje rreze nje dite
dhe rriteshin cdo muaj,
filloi te shoh drite
shpirti valle te luaj.

Bota nuk ndryshoi
por te shoh prej s'verteti,
mendja ime filloi
dhe bukuri gjeti.

Te njejten rrjelle
bota ka gjithmone,
por syri na i sjell
ato qe shpirti shikon.
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Trëndafili i kuq Empty Re: Trëndafili i kuq

Mesazh nga Akili Mon Aug 09, 2010 4:34 pm

Jeta fushe e minuar

Acare te forta mbi shpirtin tim
po e therrmojne e grimcojne,
si lypesi lemosh i mbledhe
shpirt vrarine ta arrnoj.

Si luftetari me plage sheruar
beteja e re, me se frikeson,
pret acare per tu sfiduar
e bindur se do te fitoj.

Por ky shpirt i derrmuar
me jeten behet nazik,
me gjerat duke u mesuar
tek njerezite dallon nje armik.

Ndonjehere me duket jeta
si nje fushe e minuar,
kah do te sillesh ka rrjeta
presin te besh hap te gabuar.
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Trëndafili i kuq Empty Re: Trëndafili i kuq

Mesazh nga Akili Mon Aug 09, 2010 4:34 pm

i kuq eshte trendafili
i kuq eshte gjaku im
edhe pse gjaku fisnikut blu
miq do te jemi gjithmon
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Trëndafili i kuq Empty Re: Trëndafili i kuq

Mesazh nga Akili Mon Aug 09, 2010 4:34 pm

te ty gjeta lumturin
te ty pash thjeshtestn
te ty miqte e mire takova
ty te shijova sepse e kuptova sa e shkuter je ti
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Trëndafili i kuq Empty Re: Trëndafili i kuq

Mesazh nga Akili Mon Aug 09, 2010 4:34 pm

Dite e shtune

Te shtunave dikur
behej dasem patjeter,
sot mundet edhe diten e merkure
e shtuna u be teme e fjeter.

Te shtunen dikush lind
dikush mund edhe te vdes,
por kete dite jam bind
e trajtojne me delikatese.

Te premten eshte ne panik
dikush qe eshte i ri e i punesuar,
mezi pret te mbaroj pune e te ik
se uikend hata ka planifikuar.

Se e shtuna eshte uikend
per njerezite qe kane fat,
te punojne se te ne eshte trend
papunesia qe te bene te ngrate.

E tille siq jam une
fati si ka trokite te dera,
e merzitshme dite e shtune
eshte si ghitha ditet tjera.

E shtune eshte dite tregu
ne qytetin tim,
fshatari i ngjitet bregut
bjen me shite bulmet e perime.

Tek privatet kush punon
diten e shtune nuk ka pushim,
vetem kush nuk deshiron
se kupton sa eshte mundim.

Pasdite eshte e qete
njerez rrugeve sheh rralle e tek,
dikush ka filluar pushimin vertete
dikush behet gati per diskoteke.

Ndeshjet sportive
te shtunen mbremje e kaplojne,
bastoret behen atraktive
per njerzite qe duan te fitojne.

Varet nga mosha e deshira
e shtuna eshte per kanaqesi,
caste sa me te mire
kaloni ju ne pergjithesi.
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Trëndafili i kuq Empty Re: Trëndafili i kuq

Mesazh nga Akili Mon Aug 09, 2010 4:34 pm

Per piktorin e dashur

Sy te humbur pa shkelqim
shikonin si pa qellim,
apo ndoshta mendjen e ka
ke piktura qe pergjysmuar e la.

Por sidoqofte ishte i trishtuar
edhe mosha e ka renduar,
vetem gruaja me fliste duke thene;
- e di se filanit goja c'i ka zene?

Te thote se tani si piktori
kemi edhe dhjetra te tjere e di,
per te nuk kemi nevoj
e deshperuar shikoja sa andej kendej.

Ndoshta piktori tash i deshperuar
thote me veti - o te uruar!
ju nuk dinit c'esht piktura
une kete ne dor ju vura.

Para do kohe kam degjuar
piktori nga qyteti eshte larguar,
neve na dha eksperience rini
si ja kethyem nuk, kam fjali.

As pushtet, as biznesmen
te miren me te mire s'ja ketheu,
nuk di ndegjegja a e bren
dikend se rregulla miresjelljeje theu.
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Trëndafili i kuq Empty Re: Trëndafili i kuq

Mesazh nga Akili Mon Aug 09, 2010 4:35 pm

KERKOHET

Te jesh i fort i duruar,
shumicen e kohes i disponuar.

I bukur e plote sharme,
gjuhen me pak arme.

Te dish te zgjidhesh cdo probleme,
mundsisht te mos kesh dileme.

Te duash sinqerisht,
dashuria kur ik, ta marresh butesisht.

Cdo here te jesh i sakt,
ne sjellje te kesh takt.

Jo injorant, por te kesh dituri,
te flasesh jo sinqerisht, por me diplomaci.

Edhe pse ke deshire e pret,
biseda per seks ,tabu te jete.

Te kesh plote humor,
por ta dish ku me perdore.

Veshur me stil te jesh,
trupin me tamam mish ta kesh.

Gjelleberjen ta kesh deshire,
te kesh ne rreth sjellje te mire.

Te kesh nje rreth shoqeror,
me te cilet do dalesh ne dite nje ore.

Te kesh shpirt humanitar,
te ndihmosh dikend te vrare.

Te kesh largpamesi,
ta dish domethenien e fjales liri.

Ti besh gjerat ne kohe te vete,
se ora biologjike per cdo kend flete.

Te jesh familjar perfekt ,
ta dish i linduri, eshte i vdekt.

Ndoshta edhe dicka qe une se di,
por keto duhen qe te jesh njeri.

Ta quash veten te arire,
por ti kesh keto eshte shume veshtire.

Por nese dikush ka arritur ti kete,
besoj eshte i lumtur ne jete.
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Trëndafili i kuq Empty Re: Trëndafili i kuq

Mesazh nga Akili Mon Aug 09, 2010 4:35 pm

8 Marsi

8 Marsin kur ne jete
nuk e kam festuar,
e bukur a i ka rete
cdo dite mua me ka takuar.

Nuk kam ndier nevoj
se lirine e kisha ne shpirt,
perse nje dite te festoj
kur eshte e ime cdo dite.

Por edhe po te festohet
revolt duhet shprehur ,
femra ne jete te perparohet
je me dhurate per tu dehur.

Se revolt po nuk pati
festa nuk ka kuptim,
behet nje feste e ngrate
sic ndodh ne qytetin tim.

Hane, pijne ,argetohen
cdo gje kane ne terezi,
s'kane me cka te krenohen
por kjo ka pak rendesi.

Kete e bene kur don
por me 8 Mars duhet,
te kerkohet cka te mungon
po qe ne rregulle, festa shuhet.
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Trëndafili i kuq Empty Re: Trëndafili i kuq

Mesazh nga Akili Mon Aug 09, 2010 4:35 pm

24 mars 99

Mbremje ora tete
aeroplanet fluturuan mbi ne,
u bindem se vertete
nsi bombardimi mbi dhe.

Ankth, e gezim
kishte cdo njeri nga ne,
por e dinim se ne mbarim
ai qe do shpetoj, do shijoj fitore.

Por 25 marsi mua
perhere do te me kujtoj,
se nje ushtime si bletet ne zgjua
ne ora pese mengjesi me zgjoi.

E pergjumur, e hutuar
nje cast c'eshte se kuptova,
nga dritarja kur jam drejtuar
tmerr me sy shikova.

Ecnin tanket nje nga nje
se di sakt ndoshta nje ore,
shikonim dhe s'benim ze
ne qe s'kishim asgje ne dore.

C'u be pastaj eshte histori
per te mos u harruar kurre,
per ata qe pesuan lavdi
qofte ai femi ,grua i moshuar e burr.
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Trëndafili i kuq Empty Re: Trëndafili i kuq

Mesazh nga Akili Mon Aug 09, 2010 4:35 pm

PER ASKEND

Dite e nate
nate e dite ,
nje shpirt i ngrate
ri i pite.

Birre a raki
per te eshte njesoj,
si ka bere vaki
njeren ta refuzoj.

Miqte e rakise
familje tani i ka,
anetareve te familjes
vlera u ka ra.

Flete me ashpersi
si ne vorbulle zien,
ne familje cdo njeri
vetem neveri ndien.

Se nise e llap
pa pasur kontroll,
flete mbare e prape
behet truthare nga truholl.

I duhet sherim
apo ndoshta eshte vone,
por hunda ka kuptim
te ri ku i takon.
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Trëndafili i kuq Empty Re: Trëndafili i kuq

Mesazh nga Akili Mon Aug 09, 2010 4:35 pm

Te them....

S'ka ku shkon me poshte si thenie
nuk eshte e vertete gjithmone,
te vie ne koke nje renie
dhe mu kete fakt ta tregon.

Une isha poshte e rrezuar
por poshte ka shkalle,humnere,
kete kur e kam kuptuar
ndryshimi ka ardhe menjehere.

Te mos hash eshte force me pak
nje dite forcen s'do ta kesh,
edhe smundja s'eshte larg
rrethi mbyllet mund te mos jesh.

Keto me i kam kaluar
e them kush ka nevoj ,le ta kap,
por nga poshte per tu lartesuar
po te duash mund ta besh hap.

Nuk vuaj s'jam e trishtuar
larg qofte ankth vetes ti lejoj,
une me jeten jam e gezuar
por e lumtur s'jam e pranoj.

Jeta ka gjera te mira
une veq per te shkruar kisha jetuar,
por kam edhe shume deshira
as poshte as larte ne mes jam stacionuar.
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Trëndafili i kuq Empty Re: Trëndafili i kuq

Mesazh nga Akili Mon Aug 09, 2010 4:36 pm

Nenes

Desha nene me te thene
sot prape shi ka rene,
Marsi me shi edhe ere
ka nis ashper kjo pranvere.

Nje dite shume jam frikesuar
te desha prane per te me ndihmuar,
se ishte force prania jote
pa bere fjale me ndihmonte.

Por edhe te them marezi
prape me duhesh ti,
s'kish bertime s'kish sharje
andaj se duroj kete ndarje.

Deshirat shfaqen cdo dite
por ti si degjon shpirt,
e zene ngusht edhe qaj
kete dhembje s'mund ta mbaj.

Kjo dhembje s'ka sherim
se ishe e vetme s'ke zavendesim,
ishe rreze qe nuk zbehet
me te zemra ime dehet.

Zemra ime shume fat kish
se ti nene e deshe shumefish,
e deshe ne paskaj
ti nuk shkove kurre je brenda saj.
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Trëndafili i kuq Empty Re: Trëndafili i kuq

Mesazh nga Akili Mon Aug 09, 2010 4:36 pm

Top modele

Nga jashte je llokum
me pelqen t'te shikoj,
nga brenda je vakum
me nervozon t'te degjoj.

Cdo rruge kosovare
te duket pasarele,
nuk dyshon fare
se je top model.

Bukur veshur
fytyren me grime mbuluar,
gjithmone duke qeshur
nga syte e botes e gezuar.

Cka te thote pasqyra
normal se ka rendesi,
por jeta ka ngjyra
e nje kahje mban ti.

Ta dua te miren
shpesh te kam thene,
mos e vrit deshiren
trenin e fundit me e zene.

Thote nje fjele e urte
nese merresh veq me bukuri,
kur te shkoj bukuria ,shkurt
ske me cka merresh ti.
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Trëndafili i kuq Empty Re: Trëndafili i kuq

Mesazh nga Akili Mon Aug 09, 2010 4:36 pm

Thashetheme

Thashethene a thashetheme
nuk ka fare rendesi,
por sinqerisht e them
eshte teme bisede ne cdo shtepi.

Dhoma e mbushur e tera
gra e vajza qe me oreks,
flasin lirshem per gjera
qe bashk futen ne nje thes.

Ka burr ,ka dashnor
nga femijet turp si vjen,
enderron tjetrin ta ve ne dore
,,ha''meshkuj si oksigjen.

E te tjera si keto
tradhetia u be hit,
shpesh mendoj me beso
jane te verteta, apo per tu shite.

Por ne ja kalojme mire
se dikush me te but thote ka nevoje,
nimfomane eshte ka deshire
tjetra ne gijotine do ta copetoje.

Dhe biseda kur mbaron
te urtat shkojne ne shtpi te qete,
dashnoret si gjithmone
e shikojne interesin e vete.
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Trëndafili i kuq Empty Re: Trëndafili i kuq

Mesazh nga Akili Mon Aug 09, 2010 4:36 pm

Gjyshja e vetemuar

Jeton vetem ne shtepi te rregulluar
qe kur shoku i jetes i shkoi,
nje nene,gjyshe, nje e moshuar
asnje fytyre te dashur moti nuk shikoj.

Anetaret i ka neper bote te shperndare
dhe nje here ne vit i perqafon,
asaj i duhen afer pandare
por zemren me nevojen i bashkon.

Merre kartonin, lojtaret, dhe zarine
niper e mbasa do luajme thote,
me te dashurine nip e vuri te parine
tani loja mbare na shkofte.

Cdo hap bene dore e saj
luan pa hile, drejte,
mbane tempon e lojes, te bisedes
bene gallate si te ishin ne dhome vertete.

Kur mbaron nje loje
ne lojen tjeter ve anetaret tjere,
kenaqet gjyshja kesisoj
se realisht kenaqet vetem cdo vere.
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Trëndafili i kuq Empty Re: Trëndafili i kuq

Mesazh nga Akili Mon Aug 09, 2010 4:37 pm

Ne kater vjetorin e vdekjes se nenes
Nje maj 2006

Kur nuk hyra ne vendin
Ku behej kemoterapia
E qoja nenen deri aty
Rrinte me motren e madhe
Une shetitesha
Se nuk duroja...
Por nje here ishte ftohte
Hyra ne paradhome
Ishte nje njeri te cilin e pershendeta
Tha; -dola ta cliroj pakez shpirtin
Se mbenda do pelcase nga dhembja
Shikoj te gjallet e vdekur
Apo te vdekurit e gjalle.

Edhe une isha ne nje situate te tille
Ishte nate ishem ne te dyja
Nuk kishte drita
Qiri ndezur,une eca ne kohe para
Mu zhduk nena para syve
U njeva keq shume keq
Ajo edhe pse me metastaze nuk dinte gje
E hutuar u ketheva ne realitet
Fillova ta pyese per te kaluaren
Ajo fliste une degjoja dhe vuaja njekohesisht..........

Ti nene e di
Se une kam shpik dicka qe te jem me shpesh me ty
Sa here qe kam nje problem
Them si te bej do me tregoj
Ina ne gjume
Dhe shpesh ndodhe
Zberrthej endrren
Dhe me del mire.

Kater vjete eshte shume
Per nevojen e pranise tende
Por per kujtesen eshte pak
Se sa hap e mbylle sy
Ti je diku afer.

Ti goje mjalte
Zemer arte
Mbulese
Besoj se je e lumtur se une
Ja kam marre doten jetes.
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Trëndafili i kuq Empty Re: Trëndafili i kuq

Mesazh nga Akili Mon Aug 09, 2010 4:37 pm

Kazma

Pandare i kam rene
kazem jetes pa meshire,
leje askujt si kam dhene
por kazmen time kane perdore pa meshire.

Dhe kam thene shpesh
me keni bere shume mire,
e kerkoja kembe e vesh
se te luftoja e kisha veshtire.

Ndoshta kazmagjinj
faleminderit duhet t'ju them,
per te luftuar me duheni
eshte mire prane tju kem.
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Trëndafili i kuq Empty Re: Trëndafili i kuq

Mesazh nga Akili Mon Aug 09, 2010 4:37 pm

Dje ne qytet

U thone retard apo budall
dikush rralle i semur mendor,
mendja u ka shkuar ne djall
populli kete e keq perdore.


Zbavitje e madhe behet me ta
lokali me njerez plote,
cdo njeri pyetje ka
presine i semuri cka do te thote.

Ai nga bota e tij e mjere
qe rrethi s'do ta kuptoj,
xhevahire do nxjere
masen e egzalton.

Te tilla skena
ne qytet shpesh kam pare,
eshte me te kap migrena
kjo ndergjejge e vrare.

E peshtire kjo zbavitje
nuk mund ta kuptoj,
trurine e qesine ne shitje
te semurine duan ta kalojne.
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Trëndafili i kuq Empty Re: Trëndafili i kuq

Mesazh nga Akili Mon Aug 09, 2010 4:37 pm

Dallimi

Njeriu me fat
cdo hap e bene me vend,
edhe rrugen e gjate
e fluturon si shpend.

Bene plane per jete
derdhe mund e gjak,
por e mira i shperblehet
vjen ere zambak.

Por ai qe s'ka fat
eshte njejt si ai i pare,
por deshirat qe ne start
e kane hapin e vrare.

Shtegton e rrokullis
boten qe e rrethon,
vetem kompromis
atij i takon.

Si gjarperi nen gur
ndonje veprim fsheh,
hapur s'do e bente kurre
se shije te keqe le.

Fatlumi thote lufto
i provuari deri kur pyet,
une vetes i them jeto
jo kompromis e fat por rrugen e trete.
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Trëndafili i kuq Empty Re: Trëndafili i kuq

Mesazh nga Akili Mon Aug 09, 2010 4:37 pm

Nenes sime

Kemoterapi infuzion
ne ty nene me kujton,
tmerrine qe pesuam ti dhe ne
pyesnim mrekulli ku je?

Trupi me metastaze
dhembjen me duf ka zbraze,
vuajtja hidhte valle ne dhome
syri yte sikur thoshte shpetome.

Ulja syte ndihesha me faj
ikja jashte lirshem te qaj,
se e dija eshte mizore kjo smundje
nga fundi fatal s'ka lekundje.
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Trëndafili i kuq Empty Re: Trëndafili i kuq

Mesazh nga Akili Mon Aug 09, 2010 4:38 pm

Erdhi liria

Shtepine kopshtine me lule plote
nje cope qiell mbi koke te madhin zot,
Tv c'po ndodhe rreth veti te degjoj
dalje altrenative te ik po pata nevoj,
ditet plote shqetesim netet pa gjume
frike dhe pritje kaq kisha une.

Djaj dhe bisha Kosoven zaptuan
cdo pellemb dhe ne ferr e shendrruan,
me egerrsi e terbim gjahun filluan
gra e femi pa meshire vrane e sakatuan,
kur ndoteshin me gjak kembe e koke
te gjallet i perzinin shtepise i venin flake.

Ky ritual marramendes ndodhte dite e nate
shpirti me ngushtohej ndihesha e ngrate,
kur degjoja lajmet lotet me rridhnin vete
ne kopsht mes lulesh e kisha me lehte,
kur vinte mbremja Don Kishotin lexoja
me peripecite e tij gjumin ta mashtroja.

Me qiri ndezur lexoja cdo nate
dhe normalisht percillja avionat,
thoja edhe nje tur dhe do te fle
por ne fakt kalonte ora tre,
ashtu duke lexuar lodhesha shume
me ndjenja te forta beja gjume.

Por them se romani nuk kish fuqi
se nuk ma largonte shpirtin nga kjo agoni,
por sekonda minuta veten mashtroja
here humbisja here shpresoja,
.......por nje mengjes erdhi liria
njerzite hapet dyert dolen nga shtepia.
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Trëndafili i kuq Empty Re: Trëndafili i kuq

Mesazh nga Akili Mon Aug 09, 2010 4:38 pm

Shpirti im

Shpirti im te luaj
me rima ka qef,
fjalet si peshq gjuaj
ai zgjedh si shef.

Shpesh me sujgeron
ndonje lemsh qe se kap,
s'pajtohem ai insiston
gojes me bene zap.

Si filmi ne pelhure
ngjarja para syve rend,
nuk merzitet kurre
tema te reja fillon ne vend.

E vetmja deshire qe ka pas
qe tani eshte plotesuar,
ti lexojne ne mas
per kete fakt eshte i gezuar.
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Trëndafili i kuq Empty Re: Trëndafili i kuq

Mesazh nga Akili Mon Aug 09, 2010 4:38 pm

Ceshtje ndjenjash

Eshte e thjeshte kjo pune
keshtu kam mesuar une,
gjithmone, e nisa qe ne rini
shteti yne quhet Shqiperi.

Se shteti ku jetoj
nje vite te mbrapsht na okupoj,
dhe se do vij kohe e patriot
ta ndryshojne kete tonen bote.

Une kufi nuk shoh
cdo gje shqiptare me ngrohe,
jo patriotizem e keso rrefenjezash
por eshte thjeshte cshtje ndjenjash.

Bashkmendimtar
shoh e kam pare,
por edhe ata qe s'jane mesuar
dhe kufirin e shohin te dyfishuar.

Ata qe ndiejne njejt
i kam me afer i kuptoj me lehte,
por edhe per fqinjesi
dua shqiptare e Shqiperi.
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Trëndafili i kuq Empty Re: Trëndafili i kuq

Mesazh nga Akili Mon Aug 09, 2010 4:38 pm

Jete mbi rrota


Jeta mbi rrota e veshtire
por me ngrohu zemren guximi yt,
ne rruge dole nje dite te gedhire
e kape trishtimin ne fyt.

Se di a te pershendesja me pare
por ate dite e bera me qef,
fakti se jeten ne dore e ke marre
ma beri zemren ma shume te rref.

Une nga jeta ende mesoj
ndoshta s'jam e mire per keshille,
por per kete fakt te pergezoj
shpresoj te shoh prape dite te ketille.

Eshte ndryshe cdo gje e di
edhe perqafime krusur te japin,
por te jetosh eshte fantazi
edhe ashtu mos e ndal hapin.
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Trëndafili i kuq Empty Re: Trëndafili i kuq

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi