Shpirti është mbret
Deqani-ks :: Arti & Kultura :: Poezi
Faqja 1 e 1
Shpirti është mbret
Douleur 1
E dija që dhimbja do jetë e tmerrshme
E fuqishme deri në shkatërrim
Që mund gjithçka,
Edhe frikën,
Edhe gëzimin,
Gjithçka është vuajtje !
E ndieja se si do më shkulte nga qenia ime,
Se si do të me terrorizonte,
Se si do shndërrohesha në avull të zi,
Mu atëherë kur bëhet më kthjelltë,
Në stadin e qartësisë së avancuar,
Prova e ardhshme,
Se shpejti,
Tash që kam kuptuar,
Atë që s’duhet,
T’i shoh misteret edhe në terr
E kam injoruar dhimbjen,
Gjithçka është vuajtje!
E dija që dhimbja do jetë e tmerrshme
E fuqishme deri në shkatërrim
Që mund gjithçka,
Edhe frikën,
Edhe gëzimin,
Gjithçka është vuajtje !
E ndieja se si do më shkulte nga qenia ime,
Se si do të me terrorizonte,
Se si do shndërrohesha në avull të zi,
Mu atëherë kur bëhet më kthjelltë,
Në stadin e qartësisë së avancuar,
Prova e ardhshme,
Se shpejti,
Tash që kam kuptuar,
Atë që s’duhet,
T’i shoh misteret edhe në terr
E kam injoruar dhimbjen,
Gjithçka është vuajtje!
Akili- Legjend
- Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010
Re: Shpirti është mbret
Douleur 2
Sa e komplikuar është drita,
Dhe shumë misterioze,
Më dhemb,
E derisa më rritet dhimbja, drita zbehet
Sa mund për ta fituar,
E ajo ik, avullohet,
Mungesa e saj më terrorizon,
Do të bërtas me gjithë zë,
Pa dyshim,
Do të bërtas posa do të më jetë e mundur,
Së shpejti,
Besoj,
Do të bërtas nga dhimbja,
Nga hidhërimi gjithashtu,
Ajo po ik tepër shpejt,
Nëse do të më mbetet vetëm pak dritë...!
Errësira!
Gjithçka është vuajtje...!
Sa e komplikuar është drita,
Dhe shumë misterioze,
Më dhemb,
E derisa më rritet dhimbja, drita zbehet
Sa mund për ta fituar,
E ajo ik, avullohet,
Mungesa e saj më terrorizon,
Do të bërtas me gjithë zë,
Pa dyshim,
Do të bërtas posa do të më jetë e mundur,
Së shpejti,
Besoj,
Do të bërtas nga dhimbja,
Nga hidhërimi gjithashtu,
Ajo po ik tepër shpejt,
Nëse do të më mbetet vetëm pak dritë...!
Errësira!
Gjithçka është vuajtje...!
Akili- Legjend
- Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010
Re: Shpirti është mbret
Douleur...
Kam folur gjithë natën me shqisat,
Të gjitha në hapësirë e kohë i provova,
Secilës ia njihja në thelb premisat,
Vetëm për sytë ca fjalë i shkrova,
Kam folur gjithë natën me sytë,
Për gjithçka që bashkë kishim parë,
Ngatërruam ç’ishte ves, ç’ishte virtyt,
Vetëdija në dysh na u pati ndarë.
Kam folur gjithë natën me vetëdijen,
Në momente me realitetin s’përkonte,
Hynte e dilte, ngatërrohej me ndërdijen,
Gjëra bizare për mendjen tregonte.
Kam folur gjithë natën me mendjen,
Në kundrinën e zhdrejtë me metafora,
E mjegulluar, herë dritë rrezatonte,
Për fantazinë mezi tri fjalë ia nxora,
Kam folu gjithë natën me fantazinë,
Botën e lëviznim kah donim vet,
Shëtitëm yjet, horizontet, galaksinë,
Kërkuam Shpirtin mbi Yllin e vërtetë,
Kam folur gjithë natën me shpirtin,
Me fraza e shprehje pa lidhje,
Kur nisëm të flasim për mitin,
Shpirti, në shpirt ndjeu një dridhje.
Vazhduam bisedën tutje me shpirtin,
Herë dialog herë monolog në heshtje,
Gjithçka; që e bënë të vdes, a e përtërinë,
Për lindjen, vdekjen dhe jetën në përleshje.
Shpirti më doli fascinues dhe sovran,
Botë mes dy botëve... inkandeshent,
As i ngurtë, as i lëngët, as fluid – tamam,
Herë teori, herë doktrinë ... koherent.
--------------------------------------------
Kam folur gjithë natën me shqisat,
Të gjitha në hapësirë e kohë i provova,
Secilës ia njihja në thelb premisat,
Vetëm për sytë ca fjalë i shkrova,
Kam folur gjithë natën me sytë,
Për gjithçka që bashkë kishim parë,
Ngatërruam ç’ishte ves, ç’ishte virtyt,
Vetëdija në dysh na u pati ndarë.
Kam folur gjithë natën me vetëdijen,
Në momente me realitetin s’përkonte,
Hynte e dilte, ngatërrohej me ndërdijen,
Gjëra bizare për mendjen tregonte.
Kam folur gjithë natën me mendjen,
Në kundrinën e zhdrejtë me metafora,
E mjegulluar, herë dritë rrezatonte,
Për fantazinë mezi tri fjalë ia nxora,
Kam folu gjithë natën me fantazinë,
Botën e lëviznim kah donim vet,
Shëtitëm yjet, horizontet, galaksinë,
Kërkuam Shpirtin mbi Yllin e vërtetë,
Kam folur gjithë natën me shpirtin,
Me fraza e shprehje pa lidhje,
Kur nisëm të flasim për mitin,
Shpirti, në shpirt ndjeu një dridhje.
Vazhduam bisedën tutje me shpirtin,
Herë dialog herë monolog në heshtje,
Gjithçka; që e bënë të vdes, a e përtërinë,
Për lindjen, vdekjen dhe jetën në përleshje.
Shpirti më doli fascinues dhe sovran,
Botë mes dy botëve... inkandeshent,
As i ngurtë, as i lëngët, as fluid – tamam,
Herë teori, herë doktrinë ... koherent.
--------------------------------------------
Akili- Legjend
- Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010
Re: Shpirti është mbret
Douleur 3
Lulet e vuajtjes t’i dërgova mbrëmë,
Thurur me kujdes në një kurorë,
Mbi parmakë të shpirtit t’i kam lënë,
Një qen më lehu nga kopshti katror.
Nata përkundte shpirtin me pikëllim,
Vargje psalmesh u derdhen për tokë,
Një muzë i mblodhi me përkushtim,
Dashuri mbi ta derdhi dhe dy lot.
I puthi një nga një lulet dhe psalmet,
Bekoi duke u lutur për shpirtin,
Nëntë konakë larg ushtuan malet.
Muzë këndo edhe një lutje... kantikë,
Purifikoma sonte Shpirtin dhe sytë,
Ti je ujë që poetit i jep etje e shpirt.
Lulet e vuajtjes t’i dërgova mbrëmë,
Thurur me kujdes në një kurorë,
Mbi parmakë të shpirtit t’i kam lënë,
Një qen më lehu nga kopshti katror.
Nata përkundte shpirtin me pikëllim,
Vargje psalmesh u derdhen për tokë,
Një muzë i mblodhi me përkushtim,
Dashuri mbi ta derdhi dhe dy lot.
I puthi një nga një lulet dhe psalmet,
Bekoi duke u lutur për shpirtin,
Nëntë konakë larg ushtuan malet.
Muzë këndo edhe një lutje... kantikë,
Purifikoma sonte Shpirtin dhe sytë,
Ti je ujë që poetit i jep etje e shpirt.
Akili- Legjend
- Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010
Re: Shpirti është mbret
PYETJE
(çfarë thotë Perëndimi?, - më pyeti një mik)
1.
Në (P) perëndim lind dielli
ku shpirti njerëzor
krijoi hartën e madhe
e shqiptarët të fundit
po hyjnë n’atë mozaik
2.
Në (P) perëndim lind dielli
Ku ende muzat
nxisin magjishëm
frymëzimin poetik
që nga Homeri
deri të Gjergj Fishta
e këndej
3.
Në ( P ) perëndim lind dielli
ku kryqi i Zeusit
dhe i përvuajturi Promethe
duhet më kohë
të zënë vend
( në vendin e vet )
4.
Në ( P ) perëndim lind dielli
o miku im
Perëndim është Amerika
do ta thoshte edhe Thot-i
(çfarë thotë Perëndimi?, - më pyeti një mik)
1.
Në (P) perëndim lind dielli
ku shpirti njerëzor
krijoi hartën e madhe
e shqiptarët të fundit
po hyjnë n’atë mozaik
2.
Në (P) perëndim lind dielli
Ku ende muzat
nxisin magjishëm
frymëzimin poetik
që nga Homeri
deri të Gjergj Fishta
e këndej
3.
Në ( P ) perëndim lind dielli
ku kryqi i Zeusit
dhe i përvuajturi Promethe
duhet më kohë
të zënë vend
( në vendin e vet )
4.
Në ( P ) perëndim lind dielli
o miku im
Perëndim është Amerika
do ta thoshte edhe Thot-i
Akili- Legjend
- Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010
Re: Shpirti është mbret
Douleur 4
kohë e vrazhtë (katile) mbi liqe
varkat shqetësohen në port
marimangat tjerrin mjegull të re
në listën e të humburve hyra sot
një veladon i zi nga qielli ra
mbuloi trash lotin e përtypur
dielli i pritjes më nuk u pa
as të tija rreze cepeve shtypur
kë ta mallkoj tash e kë ta uroj
kujt t’ia shpaloj petalet e kujteses
apo të zhdukem hullive të harresës
të bëhem helm i ndjenjave të mia
a të mikloj kujtimin e fjetur
brënda skutave të shpirtit mbetur
kohë e vrazhtë (katile) mbi liqe
varkat shqetësohen në port
marimangat tjerrin mjegull të re
në listën e të humburve hyra sot
një veladon i zi nga qielli ra
mbuloi trash lotin e përtypur
dielli i pritjes më nuk u pa
as të tija rreze cepeve shtypur
kë ta mallkoj tash e kë ta uroj
kujt t’ia shpaloj petalet e kujteses
apo të zhdukem hullive të harresës
të bëhem helm i ndjenjave të mia
a të mikloj kujtimin e fjetur
brënda skutave të shpirtit mbetur
Akili- Legjend
- Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010
Re: Shpirti është mbret
FJALËT
Sa herë gjindem para fletës së bardhë
pyes vetën çfarë të vizatoj?
çka të shkruj, me cilat fjalë?
sipas rastit dhe situatave,
fjaltë e mia më flasin,
histori të shpirtit:
me vuajtjet e tyre,
me lotët e tyre,
me të qeshurat e tyre,
gëzimin e tyre,
pyetjet e tyre,
paqartësitë e tyre,
hidhërimin e tyre,
me përulësinë tyre,
me sjelljet e tyre të buta
herë dhe të egra
me realizmin e tyre.
Kështu ktyqëzohen me njëra-tjetrën
herë katandisen,
herë duhen shumë,
herë me dashuri, herë me lot,
mundohen për të vënë rregull,
në këtë botë,
sa të urtë aq të çmendur
ku asgje s‘është e thjeshtë!
Nganjëherë me dalin të humbura,
Fjalët...
edhe kur tregojnë diç të mençur,
një emocion mes emocionesh
kur krismën e zbusin
Më së shumti më torturojnë,
kur s’durohen mes veti
Fjalët...
kur nuk bashkëngjiten
kur pështyhen...
Janë fare vdekjeprurëse
kur s’i fus dot në varg
kur ma thejnë vargun
kur as nuk e thonë të vërtetën
po as nuk gënjejnë
Para pjellës së çdo poeme,
sa herë pena ime bjen mbi letër
lutem në heshtje
(nganjëherë me zë)
mos të më ndalet hapi
të kërkoj përtej horizonteve
një rrugë tjetër...
Sa herë gjindem para fletës së bardhë
pyes vetën çfarë të vizatoj?
çka të shkruj, me cilat fjalë?
sipas rastit dhe situatave,
fjaltë e mia më flasin,
histori të shpirtit:
me vuajtjet e tyre,
me lotët e tyre,
me të qeshurat e tyre,
gëzimin e tyre,
pyetjet e tyre,
paqartësitë e tyre,
hidhërimin e tyre,
me përulësinë tyre,
me sjelljet e tyre të buta
herë dhe të egra
me realizmin e tyre.
Kështu ktyqëzohen me njëra-tjetrën
herë katandisen,
herë duhen shumë,
herë me dashuri, herë me lot,
mundohen për të vënë rregull,
në këtë botë,
sa të urtë aq të çmendur
ku asgje s‘është e thjeshtë!
Nganjëherë me dalin të humbura,
Fjalët...
edhe kur tregojnë diç të mençur,
një emocion mes emocionesh
kur krismën e zbusin
Më së shumti më torturojnë,
kur s’durohen mes veti
Fjalët...
kur nuk bashkëngjiten
kur pështyhen...
Janë fare vdekjeprurëse
kur s’i fus dot në varg
kur ma thejnë vargun
kur as nuk e thonë të vërtetën
po as nuk gënjejnë
Para pjellës së çdo poeme,
sa herë pena ime bjen mbi letër
lutem në heshtje
(nganjëherë me zë)
mos të më ndalet hapi
të kërkoj përtej horizonteve
një rrugë tjetër...
Akili- Legjend
- Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010
Re: Shpirti është mbret
KUJTIME
A të kujtohet........?
Në ishull ishte një liqe me valë të qeta,
Çdo mbremje detin e vente ne gjumë,
E brigjet ia spërkatëte me valët e veta.
A të kujtohet ..... .?
Ulur mbi shkëmbinjë dukeshin nga larg,
Anijet qe vinin të lëshojnë spirancat,
E pulbardhat rreth tyre fluturonin në varg.
A të kujtohet .......?
Se si shpirtvetmuarit flisnin vetmeveti
E trumcakët drithëronin për pranverën
A të kujtohet loti që të rrodhi faqes dhe treti
A të kujtohet .....?
Malli që rëndonte supeve të rrudhura
Me këngët dhe kujtimet e gjëmëve nga malli
Qe na e gërryen shpirtin viteve të shthurura
A të kujtohet .....?
O, a të kujtohet kur luteshe me mall
Zot me këthe te lisi në fund të fashtit!
E të çmallem me të vdekur e të gjallë
A të kujtohet........?
Në ishull ishte një liqe me valë të qeta,
Çdo mbremje detin e vente ne gjumë,
E brigjet ia spërkatëte me valët e veta.
A të kujtohet ..... .?
Ulur mbi shkëmbinjë dukeshin nga larg,
Anijet qe vinin të lëshojnë spirancat,
E pulbardhat rreth tyre fluturonin në varg.
A të kujtohet .......?
Se si shpirtvetmuarit flisnin vetmeveti
E trumcakët drithëronin për pranverën
A të kujtohet loti që të rrodhi faqes dhe treti
A të kujtohet .....?
Malli që rëndonte supeve të rrudhura
Me këngët dhe kujtimet e gjëmëve nga malli
Qe na e gërryen shpirtin viteve të shthurura
A të kujtohet .....?
O, a të kujtohet kur luteshe me mall
Zot me këthe te lisi në fund të fashtit!
E të çmallem me të vdekur e të gjallë
Akili- Legjend
- Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010
Re: Shpirti është mbret
MË ZHVISH
Më zhvish zemër ngadalë,
Shiko me kujdes nën lëkurë,
Një ëndërr me fytyrën tënde,
Shpirtin po ma shthur.
Me zhvish deri në asht,
Pëshpërimën mos ma prej,
Më zhvish brenda e jashtë,
Se si dashurohet të rrëfej.
Deri në palcë më zhvish,
S’kam dhimbje vërtetë,
Dashurinë mos ma prish,
Për Ty, e kam për jetë.
Më zhvish zemër ngadalë,
Merr hisen tënde të mallit,
Jam peng i fatit të përdalë,
Apo pré e çastit të djallit.
Më zhvish zemër si do ti,
Pa dhimbje deri ne fund,
Unë dashuroj si një fëmi’
Jam Ti, s’më dhemb askund...
Më zhvish zemër ngadalë,
Shiko me kujdes nën lëkurë,
Një ëndërr me fytyrën tënde,
Shpirtin po ma shthur.
Me zhvish deri në asht,
Pëshpërimën mos ma prej,
Më zhvish brenda e jashtë,
Se si dashurohet të rrëfej.
Deri në palcë më zhvish,
S’kam dhimbje vërtetë,
Dashurinë mos ma prish,
Për Ty, e kam për jetë.
Më zhvish zemër ngadalë,
Merr hisen tënde të mallit,
Jam peng i fatit të përdalë,
Apo pré e çastit të djallit.
Më zhvish zemër si do ti,
Pa dhimbje deri ne fund,
Unë dashuroj si një fëmi’
Jam Ti, s’më dhemb askund...
Akili- Legjend
- Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010
Re: Shpirti është mbret
NJË FYTYRË
Fytyra jote më flet,
Si gjithmonë, fjalët le të pushojnë
Në heshtje !
Lejo të flasin sytë,
E të ngjethet lëkura
Flokë le të fluturojnë në erë
Një moment
Imazhet më flasin me jehonë
Pa zhurmë, pa festë, më shumë se kaq
Një heshtje
Me plotë shprehje që vlejnë
Më shumë se të gjitha fjalët.
Sonte
Fytyra jote para pasqyrës
Në heshtje
Le t’i pëshpëris dashurisë…
Fytyra jote më flet,
Si gjithmonë, fjalët le të pushojnë
Në heshtje !
Lejo të flasin sytë,
E të ngjethet lëkura
Flokë le të fluturojnë në erë
Një moment
Imazhet më flasin me jehonë
Pa zhurmë, pa festë, më shumë se kaq
Një heshtje
Me plotë shprehje që vlejnë
Më shumë se të gjitha fjalët.
Sonte
Fytyra jote para pasqyrës
Në heshtje
Le t’i pëshpëris dashurisë…
Akili- Legjend
- Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010
Deqani-ks :: Arti & Kultura :: Poezi
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi