Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

MALL…

2 posters

Shko poshtë

MALL… Empty MALL…

Mesazh nga Akili Tue Aug 10, 2010 4:00 pm

Diku thelle, shume thelle ne zemren time
diku ku as vete nuk e kuptoj
ekziston nje mall i thelle, nje mall i vjeter
qe nuk mund ta shmang, nuk mund ta harroj.

Sonte eshte nate, eshte nate pa hene
eshte nje nate e gjate dhe e zeze
me duket e mjere, si nje vashe pa nene
me duket si nje shpirte pa shprese.

Diku thelle ne zemer mbaj nje mall te zjarrte
qe me djeg aq thelle ne kete nate te vone
e nga syri im del nje lot i arte
qe e ndrit erresiren me shume se nje hene.

Nje flete luleje te djegur e mbaj ne gji
dhe me te shpreh endrren qe mbaja dikur
dhe sa kohe kaloi prej syve te mi
zjarr i dashurise nuk u shua kurre.

Dhe sa nete te vona kaluan si kjo
dhe sa lot te tjere derdhja mbi erresire
e sa here e lutja henen e larget
te mund te ngjalle nje shprese ne nje lot te nxire.

Ne nje kend te thelle te zemres qe shpreson
e kujtoj nje mall… e kujtoj nje jete
e nata e zeze ne mua loton
zemra ime qan, bashke me te nje flete.

Mbi henen e nates lind nje yll i arte
mbi shpirtin e nxire lind nje shprese e harruar
por ne gjoksin tim vlon nje ndjenje e zjarrte
vlon nje mall i larget, kurre i pashuar.
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

MALL… Empty Re: MALL…

Mesazh nga Akili Tue Aug 10, 2010 4:00 pm

Për ty Dona

Pas kaq shumë vitesh iu ktheva poezisë,
Sepse kam nevojë ta shpreh dhimbjen,
Ah sa me mall iu ktheva fëmijërisë,
Dhe sa shumë e urreva rritjen.
Pas kaq pak ditësh më mungon shumë
Dhe lotët më bien mbi fletë,
Kujtimet më vijnë si lum
Dhe vetja më duket e shkretë...
E di se edhe ti si unë vuan,
Prandaj dhembjen time e fsheh,
Por zemra ime shumë mall ruan,
Dhe ti këtë te unë e njeh..
Të lutem mos e qaj ndarjen,
Sepse ndarja midis nesh nuk ekziston,
Lidhja jonë është magjike,
Që çuditërisht nuk zbehet, nuk mbaron.
Dua të të kërkoj një falje të vonuar,
Që s’pata guxim me sy të ta them,
Më fal për shuplakën që dikur ta kam ‘dhuruar’,
Më ka djegur, më ka brejtur si helm.
Habitem sa shpejt më bien lotët,
Derisa këto vargje i shkruaj,sepse sytë e tu, fytyrën tënde,
Në shpirtin tim i ruaj.
Mos mendo se ti u martove,
Dhe ne më nuk jemi bashkë,
Mos mendo se u largove,
Dhe u ndave që atë çast.
Tash e kam kuptuar sa të dua,
Dhe se do të dua përherë,
Tash do ta çmoj faktin se kam motër,
Dhe do të ta di për nder:
Që më ke qenë pranë në ditë të vështira,
Dhe që prapë pranë do më jesh,
Ashtu siç do të jem edhe unë për ty,
Dhe gjithmonë afër do më kesh.
Të dua, të dua shumë,
Dhe në zemër të mbaj,
Asnjëherë për jetë e mot,
Nga zemra s’të ndaj.
Kjo lloj ndarje është pjesë e jetës,
Prandaj do ta pranojmë,
Dashtë Zoti të jemi bashkë përherë,
Atje ku të gjithë dëshirojnë...
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

MALL… Empty Re: MALL…

Mesazh nga princ of persia Wed Aug 11, 2010 7:45 am

shum e bukur kjo poezi
princ of persia
princ of persia
Homie
Homie

Numri i postimeve : 474
PIKE : 843
Popullariteti Popullariteti : 17
Data e regjistrimit : 27/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

MALL… Empty Re: MALL…

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi