"Jehonë Anadrinie"
Faqja 2 e 8
Faqja 2 e 8 • 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8
Re: "Jehonë Anadrinie"
BUZË VARRIT
Një sorrë shuan etjen në bregun e paqës
Klithja ngulet në re
Mbi lule ikonë vdekja...
Erë e Adriatikut
Kreh barin mbi atdhe
Nën ylber
Çifti i ri puthet në buzë
Buzë varrit tonë të përbashkët...
Igballe HOTI
Tri poezi
Një sorrë shuan etjen në bregun e paqës
Klithja ngulet në re
Mbi lule ikonë vdekja...
Erë e Adriatikut
Kreh barin mbi atdhe
Nën ylber
Çifti i ri puthet në buzë
Buzë varrit tonë të përbashkët...
Igballe HOTI
Tri poezi
Akili- Legjend
- Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010
Re: "Jehonë Anadrinie"
LOTI I HESHTUR
Tretem në paradokset e pakohësisë
Në humbëtirën e të panjohurave
Tretem si pluhur mbi gjethet e luleve
Duke i zbërthyer formulat e yjeve...
Ngatërrohem në kufijt e natës
Nëpër labirintet e kohës mbytem
Si një meteor shkëputur nga qielli
Zbërthej magjitë e jetës në vargje...
Heshtja kafshon shikimin tim
Nëpër grilat e tymosur vjeshte
Gjethet biejn mbi barin e tharë
Zbërthej misterët e natës mbi lotin e heshtur...

SONTE
Në guacën e humbur
Zbërthej mendime paradoksale
Që mbyten në kujtesën e harrimit
Në qiellin që pikon shi lotësh
Ndertoj fole zogjësh shtegtarë
Mbi shpirtin e vdekur lind një emocion
Mbeshtjellur në vizione shprese
Të mjegulluar në varkën e jetës
Sonte!... Jam rob i hijes së yjeve...
Në guacën e humbur
Zbërthej mendime paradoksale
Që mbyten në kujtesën e harrimit
Në qiellin që pikon shi lotësh
Ndertoj fole zogjësh shtegtarë
Mbi shpirtin e vdekur lind një emocion
Mbeshtjellur në vizione shprese
Të mjegulluar në varkën e jetës
Sonte!... Jam rob i hijes së yjeve...
Akili- Legjend
- Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010
Re: "Jehonë Anadrinie"
EMOCION
Si gjethe trandafili një emocion
Fshihet në keshtjellën e zemrës
Me dëshirë pret që të shpërthej diku
Në brigjet e kulluara tejoqeanike
Që të pushtoj fate mëkatare
Me aromen e valëve të shpirtit
Emocioni i pa shprehur digjet
Udhëton nëpër shtigjet e errta
Duke pritur lindjen e hënës
Në caqet e paemruara të yjeve
Të strukur nën kurorën e natës
E ndjej fort këtë emocion...!
Xheladin HAMZA
Si gjethe trandafili një emocion
Fshihet në keshtjellën e zemrës
Me dëshirë pret që të shpërthej diku
Në brigjet e kulluara tejoqeanike
Që të pushtoj fate mëkatare
Me aromen e valëve të shpirtit
Emocioni i pa shprehur digjet
Udhëton nëpër shtigjet e errta
Duke pritur lindjen e hënës
Në caqet e paemruara të yjeve
Të strukur nën kurorën e natës
E ndjej fort këtë emocion...!
Xheladin HAMZA
Akili- Legjend
- Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010
Re: "Jehonë Anadrinie"
MBI GJOKSIN TËND
Emri yt gërryhet
Nëpër damarët
E shpirtit tim...
I strukur
Nën hijen
E së kaluarës që e mbulon...
Shtrij duart kah unë
Të përqafohemi
Me afsh e me mall...
Taman aty në horizonti
Ku në të njëjtën kohë
Takohet e puthitet ditënata...
Ëndrra e jetës sonë
Aty mbi re të arta
Syhapur fle...
Bilbili këngën e tij më të bukur
Aty e shndërron në vaj
Mbi gjoksin tënd si dikur
Edhe njëherë dua të qaj...
Akili- Legjend
- Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010
Re: "Jehonë Anadrinie"
NGJYRAT E SHKLËQIMIT
Fillimin dhe mbarimin e tjeës
Trup lodhur
I përputha në një pikë
Porsi një semazem...
Si në ëndërr
Kalova udhëtimin
Nëpër kohën këtë të kalbur...
Pastaj dola nga qetësia
E varrit
Që në mua flinte...
Ta ngulfas zërin që del
Nga thellësia e shpirtit
E të dëgjoj muzikën heshtshëm...
E mbuloj me vellon e së kaluarës
Të mbështjellur
Me ngjyrat e shkëlqimit...
Dhe tani dënes!
Bajram KRYEZIU
Tri poezi
Akili- Legjend
- Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010
Re: "Jehonë Anadrinie"
ECJET E MIA
S’e di ku përfundojnë ecjet e mia
Nata i zuri në rrugë me baltë
Nga rrezja e hënës vijë e ujit
Atje ku shihet kulla ime me frëngji...
S’e di ku janë dy faqet e gazetës
E zura dritën ta shkruaj një varg
Edhe pse kujtimi më merr për vete
Tirananët s’bëjnë derte për fëmijët...
S’e di ku përfundojnë ecjet e mia
Nata i zuri në rrugë me baltë
Nga rrezja e hënës vijë e ujit
Atje ku shihet kulla ime me frëngji...
S’e di ku janë dy faqet e gazetës
E zura dritën ta shkruaj një varg
Edhe pse kujtimi më merr për vete
Tirananët s’bëjnë derte për fëmijët...
Akili- Legjend
- Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010
Re: "Jehonë Anadrinie"
E BUKURA
Të buzëqesha,
Më buzëqeshe
Me bebzat e hijeshisë.
Të vështrova,
Më vërshove
Me sytë e bukurisë.
Te fala zemrën,
Forcën ma dhe
Në ndjenjat e mia.
Dhuratë m’i le
Gjërat që s’preken
Dhuratë të m’i le.
Aty murosa fjalën
Të patundshme
Me besën e dhënë...
I pashuar qoftë,
Dritëdhënës ky pasion
Si kaltërsi e qiellit.
Zë vend me ty në hyjnin
I butë, i bukur, paqësor
I larë në rreze dielli,
I dehur, i qeshur
Me bukuri pejsazhi hënor...
Të buzëqesha,
Më buzëqeshe
Me bebzat e hijeshisë.
Të vështrova,
Më vërshove
Me sytë e bukurisë.
Te fala zemrën,
Forcën ma dhe
Në ndjenjat e mia.
Dhuratë m’i le
Gjërat që s’preken
Dhuratë të m’i le.
Aty murosa fjalën
Të patundshme
Me besën e dhënë...
I pashuar qoftë,
Dritëdhënës ky pasion
Si kaltërsi e qiellit.
Zë vend me ty në hyjnin
I butë, i bukur, paqësor
I larë në rreze dielli,
I dehur, i qeshur
Me bukuri pejsazhi hënor...
Akili- Legjend
- Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010
Re: "Jehonë Anadrinie"
NË PRANVERË
Syri është gjelbërim rrethatim i pranverës
Kur buzëqesh si hëna shtigjeve buzë bregut
E kur shikon si nusja mfsheftësinë e rrethit
Në gurra vërshon lumi tingëllimat e gjethit...
Syri është puhi e detit në valët e dallgave
Kur i ndodhë nata qetësin e vërbon vapa
E kur vesa i rëndon petalet e trandëfilit
Në freski të drithërimave butësisht preken lulet...
Syri është madhështi e natës magji për meduzë
Kur e hijeshon kuriozitetin e bukur të ujëvarrës
E kur dhëmb ka e shpirtit argëtohet me dritë
Me tantenat mbi oazë sondazhet për medium...
Arta HIMAJ
(Tri poezi)

MOS LEJO
Të ndjesh dhimbjen
Për ta njohur jetën
Mos lejo, mos lejo as kushtimisht...
Të derdhësh lot
Për të rritur shtatin
Mos lejo, se e mallkon fatin...
Ta thyesh shprtin në copë
Për të qëndruar e fortë
Mos u mundo, e gjallë do jesh e vdekur...
Të mbullësh rrugët e jetës
Dhe të kërkosh shtigjet e pagjetura
Mos lejo, e humbur gjithmonë do jesh...
KUR SHPIRTI DHEMB
Kur shpirti dhemb
Jetën shajë, mallkoj...
Në vetmi shpëtim kërkoj...
Kur shprti dhemb
Njerëzit s’më kanë fajë
Me durim dhembjen kuroj...
Kur shprti dhemb
Zemra vuan, është e mjerë
Çmendurisht si gjethe dridhem në erë...
Kur shpirti dhemb
Dielli bëhet akull e qielli vetëtimë
E ti ke shumë ftohtë, ngrinë...
Kur shpirti dhemb
Kur të dhemb fort
Shpërtim gjen veç në dashuri...

Sonte
Shtegëtoa zemra ime
Në dhembjet e jetës
E unë
Mbeta duke lotuar
Në vetmi...
Sonte
Humba në kohë pa kohë
Në këtë natë-errësirë
Nuk njoha
As vetën time...
Sonte
E ftohetë ishte nata
E ftohetë isha unë
E ngrirë në shpirt
E brraktisur totalisht...
Sonte
As Hëna nuk ndriqoi
Si dikur
Ishte e zbehtë dritë e sajë
E zbehtë
Sikur...
Sonte
Nata më shoqëroi
Qetësia e thellë e saj
Qenjen e lotëve
Deri në zbardhjen e agimit..
Sonte
Shtegëtoa zemra ime
Në dhembjet e jetës
E unë
Mbeta duke lotuar
Në vetmi...
Sonte
Humba në kohë pa kohë
Në këtë natë-errësirë
Nuk njoha
As vetën time...
Sonte
E ftohetë ishte nata
E ftohetë isha unë
E ngrirë në shpirt
E brraktisur totalisht...
Sonte
As Hëna nuk ndriqoi
Si dikur
Ishte e zbehtë dritë e sajë
E zbehtë
Sikur...
Sonte
Nata më shoqëroi
Qetësia e thellë e saj
Qenjen e lotëve
Deri në zbardhjen e agimit..
Akili- Legjend
- Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010
Re: "Jehonë Anadrinie"
Miftar KRYEZIU
UNË DHE VETËM UNË JAM KËTU
Unë jam këtu,
Ku më lindi toka ime-
Si një histori të lashtë.
Këtu dielli rrezon më mirë
Dhe ëndrrat përvëlojnë dëshirën.
Këtu jam më vertikal
Në jetë a vdekje.
Nuk dua të ik
Nga damarët e dheut të mirë,
Të shkoj atje nuk dua
Se edhe fe kam këtë tokë -
Në të cilën lindëm dhe rilindëm,
Me ëmbëlsinë e atdheut
Dhe djepin e rritës sime
Të mos ma prek askush -
Se ju mallkon kënga
E dashurisë sime
UNË DHE VETËM UNË JAM KËTU
Unë jam këtu,
Ku më lindi toka ime-
Si një histori të lashtë.
Këtu dielli rrezon më mirë
Dhe ëndrrat përvëlojnë dëshirën.
Këtu jam më vertikal
Në jetë a vdekje.
Nuk dua të ik
Nga damarët e dheut të mirë,
Të shkoj atje nuk dua
Se edhe fe kam këtë tokë -
Në të cilën lindëm dhe rilindëm,
Me ëmbëlsinë e atdheut
Dhe djepin e rritës sime
Të mos ma prek askush -
Se ju mallkon kënga
E dashurisë sime
Akili- Legjend
- Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010
Re: "Jehonë Anadrinie"
Fahredin SHEHU - DADUSHI
REPTILI I ARTË
Jeta okultiste
Në tokën këtë të shpërlarë
Bojëgjaku
Aromë sulfuri
Nga lukthet vulkanike
Të të pangopurve
Tatuazh perendie pagane
Në epidermën e bicepsit
Ouroborus flet heshtshëm
Me gjuhë Ifriti
Në gojë njeriu paganit kompjuterik
Dhe rrëshqet si gjarpër i artë
Të përshtillet në trungun e cerebrës
Dhe festoj fitoren serike
REPTILI I ARTË
Jeta okultiste
Në tokën këtë të shpërlarë
Bojëgjaku
Aromë sulfuri
Nga lukthet vulkanike
Të të pangopurve
Tatuazh perendie pagane
Në epidermën e bicepsit
Ouroborus flet heshtshëm
Me gjuhë Ifriti
Në gojë njeriu paganit kompjuterik
Dhe rrëshqet si gjarpër i artë
Të përshtillet në trungun e cerebrës
Dhe festoj fitoren serike
Akili- Legjend
- Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010
Re: "Jehonë Anadrinie"
Fahredin SHEHU - DADUSHI
RUHULLAH
Kur kam shkruar për Agnus Dei
Më sulmuan
Më thanë konvertit i fëlliqur
Kur kam shkruar për Ruhullah
Më sulmuan
Më thanë fundamentalist islamik
Kur kam shkruar për mrekullinë tënde
Më sulmuan
Më thanë Lazarus jetëshkurtë
Do të vdesësh sërish edhe pas ringjalljes
Po kujt i bëhet vonë
Kur unë ta ndjej aromën tënde
Të jaseminit mësuesi im
Në rrugën e mëshirës dhe dashurisë
Dhelëpijë mjaltën e fjalës tënde
Ta shëroj trupin dhe shpirtin
Dhe të mbetem përherë
Bari i gjelbërtë krenar i shkelur
Nga ata që nuk dijnë
Se çka bëjnë
Friday, March 07, 2008

PËR FLAMURIN
Në daçit lidhni besë për të
Si burrat e mëmëdheut në mote
Ne daçit si gurë shtrydheni
Fortësin e ka ngulitur në jehonë!
Në daçit me cepat e krahëve të tij!
Flijohuni si hero i luftës, qëndresë
Në daçit ne bukurinë e tij mbështilluni
Njësoj, s’është ndryshimi i ri!
Në daçit si shpërblim për mëkate -
Shpreheni vehten për një fjalë,
Në daçit madhështinë me nuse duvaku -
I vrarë ka qenë armik në atë anë!
Në daçit si mburojë, kurorë e trupit
Përcillni edhe për n’amshim,
Në daçit në traun e pullazit ai jeton -
Le të frynë murlani n’agim!
Në daçit në milimetra katrorë -
Kosova ka burra çë për flamur bëhen therror!

GREG DUST - SHBA
U SH T A R I T
Unë isha ai-
Që të tjerët s’kishin dëshirë të bëhen,
Unë shkova atje -
kur të tjerët u friguan të shkojnë,
Unë bëra atë -
Ku të tjerët kanë dështuar,
Unë nuk kërkoj asgjë -
Nga ta që nuk bënë asgjë,
Dhe pa dëshirë -
Pranova mendimet e vetmisë të përjetshme...
A thua do të dështoj?
Unë pash terorin me sy,
Ndjeva të ftoftit therrës të thikës,
Shijova shijen e momentit të dashurisë!
Kam qarë, kam vuajtur dhe shpresuar...
Por mbi të gjitha, kam përjetuar kohën -
Ku të tjerët do të thonin që më së miri
Është të harrohet!
Më në fund një ditë
Do të isha në gjendje të them:
- Isha fort krenar -
Për atë që isha ... ushtar!
(KUSHTUAR USHTARËVE TË UÇK-së, kjo poezi është botuar në revistën letrare "Filizat", ndërsa autori është ish polic ndërkombëtar i angazhuar në Rahovec)

Diellza MAZREKU
TMERRIN QË DO TA MBAJË NË MEND
TËRË JETËN
E mërkurë, 24 mars 1999. Ora nëntë e mbrëmjes. Babai im iku në fshat para tri ditësh, nga rreziku që të qëndronte me ne, ngase kishte punuar në OSBE. Policët serb e kërkonin çdokund, sepse donin ta vrisnin dhe të hakmirren për punën e tij. Unë me motrat e mia, vëllanë dhe mamanë, mbetëm të vetmuar në banesë, nën mëshirën e fatit. Atë natë, të gjithë rrinim të strukur, duke parandier se diçka e tmerrshme, këtë natë sillej vërdallë. Isha e sëmuarë, madje edhe shumë e frikësuar, sa që isha edhe nën depresion të madh. Kur u bë ora nëntë e gjysmë, u ndëgjuan rrapllimat e hapave në shkallët e ndërtesës, dhe i ndjeva se u ndalën te dera jonë e banesës. Mami u mundua të na bind se se asgjë s’po ndodh dhe asgjë s’do të ndodh me ne, dhe të mos brengosemi. Papritmas u ndëgjuan trokitjet e ashpra në derën e banesës sonë. Të gjithë u shtangëm, unë ia nisa vajit. Mami e pasigurt e hapi derën. Në derë, si i tërbuar u paraqit polici i armatosur deri në dhëmbë e me një pamje trishtuese. Pa një pa dy, na u kërcnua me fjalë: kni, ikni menjëherë!
Të zdathr, zum të ikim në panikë dhe në atë tollovi e motra ime Aida u alivanos në shkallët e banesës. Në atë moment na kaploi tmerri edhe më shumë. Ne të gjithë, bashkë me fqinjët tjerë, u grumbulluam dhe u vendosëm në një banesë tjetër në katin e dytë. Pas pak kohësh, sërish tek ne erdh një polic tjetër. Tani u frikësova pa masë dhe ia plasa vajit nga frika. Natë e tmerrshme ishte!...
Më vonë, të gjithë ne, bashkë me fqinjët tanë, u vendosëm në bodrumin tonë. Ishte terr dhe bënte shumë ftohtë. Qetësinë e frikshme, aty këtu e prishnin fëmijët duke qarë.Tërë kohën qëndruam së bashku në bodrumin e ftohtë nën frikën e vdekjes.
Rreth orës 11. njeri nga policët e thirri mamanë që të mirrte informata se ku gjendet babai im. Ai moment ishte shumë i rëndë për të gjithë ne... Mendova se mamin më kurrë s’do ta shoh. Ia plasëm vajit të gjithë njëzërit, mirëpo nuk u vonua shumë dhe mami u kthye. Me kurreshtje i parashtronim pyetje të panumërta, por ajo na rrëfeu se policët e kishin pyetur për babain. Vjedhurazi e shikoja mamin, ajo ishte e fortë, optimiste dhe kuptonte se edhe kjo çmenduri do të përfundojë. Pas këtij momenti të trishtueshëm, ne u detyruam ta lëshojmë bodrumin dhe u strehuam në bodrumin e një shtëpie në qytet, kinse më të sigurtë. Në atë bodrum, qëndruam plot një muaj pa dalur asnjëherë jashtë. Nuk kishim kurrfarë informatash se çka po ndodh rreth nesh, ndërsa për babin nuk dinim nëse është i gjallë apo jo, por vazhdimisht kishim shpresë se një ditë do të shihemi përsëri. Më vonë mësuam nga një i afërm ynë se gjyshin e kishin vrarë policët serbë dhe shumë dajallarë të tjerë. Për këtë lajm u pikëlluam shumë dhe derdhem shumë lot bashkarishtë. Rreziku për të gjithë ne vinte duke u shtuar, ndaj u detyruam të iknim për në Shqipëri, ku qëndruam dy muaj, por akoma nuk kishim lajm për fatin e babit. Pas dy muajve ne erdhëm në Kanadë. Brenga jonë ishte e vazhdueshme për babin që e lamë në luftë. Mirëpo një ditë ndodhi befasia e këndëshme - babi na telefonoi dhe na rrëfente se edhe ai së shpejti do të vinte në Kanadë. Fluturam nga gëzimi. Hareja e kaploi dhomën, ndërsa përqafimet tona ishin të panumërta... Ai moment do të mbetet i pashlyeshëm në kujtesën time...
Pas katër muajsh vuajtjeje dhe pagjumësie dhe frikën për babin, në banesën tonë trokiti lehtas dikush. Unë e hapa derën dhe mbeta e shtangur, para syve të mi, e pabesueshme, ishte babi im.
Babi e pau habinë time dhe si shqiponjë më afroi dhe më shtrëngoi fort, duke më puthur e puthur ... dhe, si nga kllapia, unë erdha në vete. Hapa sytë dhe pash se çdo gjë ishte e vërtetë. Tek atëherë iu versula babit edhe unë në perqafim, ledhatim dhe puthje të ngrohta...
Kurrë në jetë nuk e kam ndier vehten më të lumtur. I falenderoj Zotit, ngase vetëm ai mundë të bëjë mrekullira.

Labinot KRASNIQI
MELODIA E KËPUTUR *)
... Fijet e skuqura të diellit mëngjesor, sapo kishin përqafuar horizontin e qytetit studentor, qytet i ëndrrave të mia rinore.
Nuk e di as vetë se si u zgjova, dhe unë bashkë me ato fije rreze të stolisura, të cilat nëpërmjet kësaj dritareje këtu pranë meje, i jepnin një pamje romantike brendësisë së dhomës.
- Unë, dhe brendia e dhomës rreth meje!
Sa më pëlqente kjo pamje magjepse, sidomos kur hedhja ndonjë shikim të vjedhur përmes kësaj dritareje horizontit të qytetit.
Ngase kisha më tepër se dy orë kohë të shkoj në ligjerata, vendosa që ashtu i shtrirë t’i shetitja sytë herë pamjes së dhomës, dhe herë pamjes së qytetit, ngase ashtu ma donte syri.
- Eh syri! “ Syri i uritur, është i venitur” .. dhe po. Po, por... sapo hodha dy tri shikime zikzake, diku në horizontin e qytetit, m’u bë sikur ngjyra e skuqur e atyre rrezeve mëngjesore, u bashkua me kaltërsinë e qiellit dhe në një vend të tij, tani shihja një pikë të ndritshme e cila lëshonte drejt syve të mi qindra-qindra lloje ngjyrash, në formë fluskash, skur të ishin margaritarë të çmueshëm të atyre përrallave princeshore...
Në këtë mister që tani notoja, s’di se si më shkrepi ta vrasë mëndjen dhe të mendoja se mos vallë kjo që vjen drejt syve të mi, mund të jetë ajo LIRIA që e parafytyroja kur isha fëmijë fare i mitur?... Dhe fundifundit, si të mos jetë ajo?!
- Ja se si më vjen duke valëzuar me këtë spektër ngjyrash, si të ishte mbi valët e detit dhe prapa tyre sikur rrëshqitnin tingujt e një melodie të butë, të lehtë dhe magjepëse.
- As vet nuk mund ta dija se sa kohë lundërova nëpër këtë “pejsazh hyjnor”, apo magjik”, kur ... kur fare pranë dritares, buqiti një sirenë e vrazhdët e një automobili, nga e cila sirenë, brofa prej shtratit dhe me të përqëndruar sytë pamjes së qytetit, vërejta radhën e konvojit të automobilave plot policë, me ca surate të theposur, që patrollonin rrugëve të qytetit studentor.
Pas kësaj, po ai mëngjes, me po ato fije rreze, që tani dukej të ishin më të ndritshme, i jepnin përkundrazi një pamje të vranshme, e të mërrolur qytetit studentor, ndërsa tingujt tanimë kishin heshtur. E melodia?
... Ajo mbet “MELODI E KËPUTUR”.
Rrugën e saj e vazhdoi një pikë loti, që m’u shkëput nga syri im, tanim i stërngopur!...
*) Labinot Krasniqi, është vrarë nga ana e forcave militare e paramilitare serbe.

Fahredin HOTI
Pse
Para se të vdes
Ëndrrat më shfaqen në shpirt?
Pse
Shpresat e mia këmbët m’i lidhin
E gjakun ma pengon në damar?
Pse
Kënga e zogjve është kaq e zbehtë
E Dielli ka aq pak ngrohtësi?
Pse
Lumenj janë kaq të qetë
Edhe kur ushujëzat pijnë lëngun e tyre?
Pse
Nuk ndjej tingullimën e vdekjës
Edhe kur laku sillet rreth qafës?
Pse
Para se të vdes
Ëndrrat më shfaqen në shpirt?
Pse
Shpresat e mia këmbët m’i lidhin
E gjakun ma pengon në damar?
Pse
Kënga e zogjve është kaq e zbehtë
E Dielli ka aq pak ngrohtësi?
Pse
Lumenj janë kaq të qetë
Edhe kur ushujëzat pijnë lëngun e tyre?
Pse
Nuk ndjej tingullimën e vdekjës
Edhe kur laku sillet rreth qafës?
Akili- Legjend
- Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010
Re: "Jehonë Anadrinie"
Miftar KRYEZIU
UDHËKRYQI
Engjujt ëndërrojnë
parajsën
djajtë ferrin.
Në kokë më pëshpërisin
vrushkujt e ankthit.
Semafori s’ndërronte
motin....
Udhëkryq !
Natyra e gjallë pret
pa ombrellë
para udhëkryqit
në pritje të krye-engjullit
apo të krye-djallit
që të shtegëtojnë
drejt parajsës
apo ferrit
Mëshirë të kesh kësaj radhe
PERËNDI !!!
UDHËKRYQI
Engjujt ëndërrojnë
parajsën
djajtë ferrin.
Në kokë më pëshpërisin
vrushkujt e ankthit.
Semafori s’ndërronte
motin....
Udhëkryq !
Natyra e gjallë pret
pa ombrellë
para udhëkryqit
në pritje të krye-engjullit
apo të krye-djallit
që të shtegëtojnë
drejt parajsës
apo ferrit
Mëshirë të kesh kësaj radhe
PERËNDI !!!
Akili- Legjend
- Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010
Re: "Jehonë Anadrinie"
Imret RESHITI
PESHA E AJRIT
Ajrin e ka dehur
Bishti i thënieve të ditës
Mendimet e shtresuara në kob
Deri vonë mesnatës
Për t’i helmuar nesër
Mushkëritë e atyre që frymonin
Pa hile
Atyre që botën
Shihnin kaltër...
PESHA E AJRIT
Ajrin e ka dehur
Bishti i thënieve të ditës
Mendimet e shtresuara në kob
Deri vonë mesnatës
Për t’i helmuar nesër
Mushkëritë e atyre që frymonin
Pa hile
Atyre që botën
Shihnin kaltër...
Akili- Legjend
- Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010
Re: "Jehonë Anadrinie"
Yllza VUÇITËRNA
UNË... TI
Një, dy, tre ... vitet ikën larg
Ndoshta as mëndja s’do t’i kujtoj më
Shkuan
Shkoi edhe ky i treti vjen i katërti...
Vetëm unë e ti mbesim dy apo një
E më pas, asgjë
Era do ta fryej edhe pluhurin e fundit
Të kocave tona të vdekura
Më vjen keq për dy, më vjen keq për vitet
Sepse një sekond e ka jetën shumë të shkurtër
Mos harro më të shkurtër se ne
Bëhu i lumtur me kohën që ke
Mos kërko copat andej këndej të grindjes
Mendo tek
Unë... ti

Milazim BAJRAJ
LOJA E FATIT
Ata që patën fat
Nuk lindën
Emër nuk kanë
As në librin e amzës
Ata kanë fat
Se një ditë do të lindin
E të vdekurit do të
Ringjallen nga hiri
LOJA E FATIT
Ata që patën fat
Nuk lindën
Emër nuk kanë
As në librin e amzës
Ata kanë fat
Se një ditë do të lindin
E të vdekurit do të
Ringjallen nga hiri
Akili- Legjend
- Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010
Re: "Jehonë Anadrinie"
Xhevdet BAJRAJ
KOPSHT I DHEMBJES SË LULËZUAR
Mirko Gashit
Sa zogj kënduan sot në tempullin e jetës
Sa lule do këputen në kopshtin e dhembjes
Në emër të poetit në emër të boemit
Sa lot do të derdhen sa dolli do të ngrejnë
Kafeneve të qytetit pa lumë
Pa më thuaj lum miku
Të lutem më trego
Kur erdhi engjëlli i vdekjes
Para se ta lutje për një gotë
Raki rrushi të Rahovecit
Para se ta bëje tapë
E ta mbaje për krahu për në tempullin e vdekjes
Cilat ishin mendimet tua të fundit mbi jetën
Kënga jote e fundit
Unë bie në gjunjë para qiririt të ndezur për ty
Jeta
E grimosur edhe nën fustan
Çon dashuri me vdekjen

Bedri DULA
EKSPOZITË GJAKU
Në enë qelqi
Vunë gjakun tim për ekspozitë
Nëpër sheshet e qytetit tim
Ngjyrosen muret e zeza
Në agim hapën ekspozitën e gjakut
Kudo nëpër shëtitore shpërndan
Emrin tim të përgjakur
Ç’piktura trishtuese
Djajt krijuan anatominë e artit
Në qytetin fisnik
EKSPOZITË GJAKU
Në enë qelqi
Vunë gjakun tim për ekspozitë
Nëpër sheshet e qytetit tim
Ngjyrosen muret e zeza
Në agim hapën ekspozitën e gjakut
Kudo nëpër shëtitore shpërndan
Emrin tim të përgjakur
Ç’piktura trishtuese
Djajt krijuan anatominë e artit
Në qytetin fisnik
Akili- Legjend
- Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010
Faqja 2 e 8 • 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8
Faqja 2 e 8
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi