Mrekullitë Shkencore Në Kuran
2 posters
Deqani-ks :: Arti & Kultura :: Feja Islame :: Bota Islame
Faqja 2 e 2
Faqja 2 e 2 • 1, 2
Re: Mrekullitë Shkencore Në Kuran
Sigurisht që në kohën e shpalljes së Kuranit njerëzimi nuk zotëronte teleskopë elektronikë apo teknologjinë e avancuar të vëzhgimit të trupave miliona kilometra në hapësirë, ashtu siç nuk dispononte njohuritë e sotme të fizikës apo astronomisë. Ndaj në atë kohë nuk ishte e mundur të zbulohej në mënyrë shkencore se hapësira është "plot me rrugë dhe orbita", siç është shpallur në ajetin kuranor…
Re: Mrekullitë Shkencore Në Kuran
Si shumë kometa të tjera në univers, edhe kometa Halley (lart) lëviz në një orbitë të përcaktuar. Ajo ka një orbitë specifike dhe lëviz në harmoni të plotë me trupat e tjerë qiellorë.Të gjithë trupat qiellorë, duke përfshirë edhe planetet, satelitet, yjet, madje dhe galaktikat, kanë orbitat e tyre, të përcaktuara me llogaritje tepër delikate. Ai që vendosi këtë rregull dhe ekuilibër të përkryer është Zoti, Krijuesi i universit.
Re: Mrekullitë Shkencore Në Kuran
"Ai i krijoi qiejt e tokën me qëllim të caktuar. Ai ia mbështjell natën ditës dhe ditën ia mbështjell natës." (Ez-Zumer 5)
Fjalët e përdorura në Kuran për të përshkruar universin janë mjaft të qarta. Fjala arabe, e cila është përkthyer "mbështjellë" në ajetin e mësipërm, është fjala "tek'uir". Në fjalorët arabë, kjo fjalë përdoret për të përshkruar mbështjelljen e një gjëje rreth një gjëje tjetër, siç mbështillet çallma rreth kokës.
Njoftimi i dhënë në këtë ajet për mbështjelljen e ditës dhe natës me njëra-tjetrën na ndihmon të njohim formën e tokës. Kjo mbështjellje mund të ndodhë vetëm nëse toka është e rrumbullakët. Kjo do të thotë se rrumbullakësia e tokës është thënë në mënyrë të tërthortë në Kuran, që në shekullin VII. Nuk duhet të harrojmë se gjuha arabe është një gjuhë shumë e pasur dhe përdorimi i kësaj foljeje është i rrallë, gjë që tregon fare qartë se përdorimi i saj është bërë me qëllim.

Sidoqoftë, ne duhet të sjellim ndërmend se njohuritë e astronomisë të asaj kohe e perceptonin botën krejt ndryshe. Atëherë mendohej se bota ishte një plan i sheshtë dhe të gjitha përllogaritjet dhe shpjegimet shkencore ishin të bazuara mbi këtë besim. Ajetet kuranore përmbajnë informacione, të cilat ne kemi mundur t'i njohim vetëm disa shekuj më parë. Përderisa Kurani është fjala e Zotit, ai ka përdorur fjalët më të sakta, kur flet për përshkrimin e universit.

Në Kuran, Zoti na tërheq vëmendjen ndaj një vetie mjaft interesante të qiellit:
"Qiellin e kemi bërë si çati të sigurtë e të mbrojtur…" (El Enbija 32)
Kjo veti e qiellit është vërtetuar prej kërkimeve shkencore të kryera në shekullin XX.
Atmosfera, e cila rrethon tokën, kryen shërbime jetike për të siguruar vazhdimësinë e jetës. Duke shkatërruar mjaft meteorë të mëdhenj e të vegjël, gjatë përpjekjeve të tyre për të arritur tokën, ajo i ndalon ata që të përplasen me tokën dhe të dëmtojnë gjallesat

shum te bukura kto postime
flm dorentina
flm dorentina
Linddt- WebMaster
- Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Faqja 2 e 2 • 1, 2
Deqani-ks :: Arti & Kultura :: Feja Islame :: Bota Islame
Faqja 2 e 2
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi