Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

PARAGJYKIMET

Shko poshtë

PARAGJYKIMET  Empty PARAGJYKIMET

Mesazh nga $.Saranda.$ Sat Aug 14, 2010 9:06 pm

E VERTETA DHE PARAGJYKIMET PER ISLAMIN NE BOTE DHE NDER SHQIPTARET

"Atëherë kur lamë pas dore të kaluarën dhe vlerat tonashqiptërore, nuk na e kishtefrikën askush. Ndërsa sot,kur ne po i kthehemi thesarit tonë dhe vlerave tona shpirtërore, jemi në pozitë që dikush të na e ketëfrikën,ndonëse deri dje ne ua kishim frikën atyre." Imam Abdullah ibnu Badis (1889-1940)

Shpejtësia me të cilën mori hov dhe u përhap feja islame në botë, ishte dukuri e panjohur në historinë e feve të mëparshme. Krishtërimi, për shembull, gjalloi i fshehur shekuj me radhë ndër skuta e udhëkryqe, derisa ngadhnjeu mbi paganizmin. U legalizua vetëm kur në të hyrinjë mbret gjysmëpagan, i cili e ndihmoi atë, duke i zbatuar disa kërkesa dhe qëllime të krishtërimit.1

Ndërsa kur është fjala për Islamin, ndodhi fare ndryshe, sepse pa kaluar tridhjetë vjet pas predikuesit dhe mësuesit të tij të madh, Muhammedit a.s., ai shtroi rrugëne vet të sigurtë dhe depërtoi në zemrat e miliona njerëzve. Dhe, pa u mbushur një shekull i plotë, jehona e shpalljes së mësimeve Kur'anore, që ishte nisur në shpeHira, arriti në tre kontinente. Realisht pasardhësit e gamberit a.s. pushtetin dhe Islamin e shpunë në Perëderi në Andaluzi (Spanjë), ndërsa në Lindje kaluan in Sind.2 Ky sukses kaq i madh i përhapjes së fesë me dhe ndikimi i madh që pati Islami në botëkuptimin e njerëzve, u bë shkak që shumica e studiuesve të krishterë të thonë se lslami është fe agresive dhe se ai është përhapur me shpatë e me dhunë.3

Shkaqet e përhapjes së Islamit me shpejtësi kaq të madhe dhe me një hapësirë aq të gjërë, janë të ndryshme: sociale, humane, fetare, liberale, etj, por gjithnjë edhe me praninë e një faktori tejet të rëndësishëm në sajë të punës së madhe të misionarëve (dijetarëve) muslimanë, të cilët tërë qënien e tyre ia kushtuan Thirrjes islame.4

Forca e Islamit si fe e si besim do të dëshmohet edhe me faktin se ai, në mungesë të forcës ushtarake të arabëve muslimanë, do t'i fitojë dy beteja të mëdha shpirtërore dhe pikërisht do t'u imponohet turqve selxhukë ngadhnjimtarë mbi pasardhësit e Pejgamerit a.s., në shekullin e njëmb'e'dhjetë, dhe mbi mongolët në shekullin e trembëdhjetë. Fenë islame do ta përqafojnë në mënyrë kolektive edhe persianët, të cilët, në aspektin kulturor, ishin shumë më të ngritur se arabët. Duhet të konstatohet se misionarët muslimanë, të cilët e përhapën fenë islame në Afrikë, në Kinë e në Indi, atë veprimtari e kryen pa luftë dhe për mbështetje patën të vërtetën islame për dy botët, për realen dhe për atë të amëshuar.5 Së këtejmi, sot bota islame shtrihet prej Marokut deri në Zanzibar, prej Sierra Leones deri në Siberi e Kinë dhe prej Bosnjës deri në Guinenë e Re.6
$.Saranda.$
$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

PARAGJYKIMET  Empty Re: PARAGJYKIMET

Mesazh nga $.Saranda.$ Sat Aug 14, 2010 9:06 pm

Gjurmët e para të depërtimit të fesë islame në Ballkan i gjejmë para shtrirjes së Perandorisë Osmane në viset e Ballkanit. Hulumtimet e porsafilluara vërtetojnë se rrugët me anë të të cilave u vunë kontaktet e para të Islamit me trojet shqiptare etnike, janë këto: nëpërmjet Andaluzisë (Spanjës), ku muslimanët sunduan për tetë shekuj (prej vitit 711 deri më 1492); nëpërmjet Siçilisë, ku arabët depërtuan në gjysmën e dytë të shekullit X; përmes luftrave të kryqëzatave në shekujt XII-XIV; përmes misionarëve dhe tregëtarëve të ndryshëm, që tregëtonin ndërmjet Lindjes e Perëndimit.

Burimet historike flasin se trevat e Perandorisë Bullgare mesjetare, ku bënin pjesë edhe shumë vise të Shqipërisë etnike, kanë pasur shumë muslimanë dhe më se një herë në Perandorinë e Bullgarisë janë djegur librat e muslimanëve.7 Autori i fjalorit8 të madh gjeografik jakut El-Himevi9, duke folur për bashgerdët ismailitëmuslimanë të Hungarisë, konstaton se ishte takuar me disa prej tyre në Halep (Siri) më 624(1228, të cilët kishin ardhur për t'i mësuar bazat e fesë islame sipas medhhebit Henefi. Një prej tyre, Himeviut, i kishte pohuar se "Vendi ynë gjendet përtej Kostandinopolit. Ne jetojmë në mesin e një populli të krishterë, të quajtur hungarez, kurse ne jemi muslimanë, qytetarë të mbretit të tyre. Ne jetojmë në një pjesë të atij shteti. Jemi rreth tridhjetë fshatra. Mirëpo, mbreti i tyre nuk na lejon të ndërtojmë fortifikata, sepse ka frikë se ne do të ngrihemi kundër tij. Ne gjendemi në mesin e të krishterëve. Në veri janë sllavët. Në jug është vendi i Papës, do të thotë Roma. Papa është prijësi i të krishterëve, ai për ata është zëvendës i Isait a.s., ashtu siç është halifi për muslimanët. Në Perëndim është Andaluzia, ndërsa në Lindje është Bizanti, Kostandinapoli. Gjuha jonë është e të krishterëve. Po ashtu edhe veshja jonë është po ajo, e tyre."

Për faktin se pse ata kishin pranuar fenë islame, ndonëse jetonin në mesin e të krishterëve, kishte konfirmuar se "Unë kam dëgjuar nga të parët tanë të tregonin se në kohët e vjetra në vendin tonë kanë ardhur shtatë muslimanë nga viset Bullgare dhe qenë vendosur në vendin tonë. Pastaj në një mënyrë shumë të mirë dhe të urtë ua kishin tërhequr vërejtjen për rrugën e gabuar në të cilën ishin të parët tanë, duke i udhëzuar ata në rrugën e drejtë islame. Deshi All-llahu i madhërishëm, Atij i qofshim falë, dhe të parët tanë u bënë muslimanë dhe pranuan fenë e vërtetë islame. Ne erdhëm në këto vende për ta mësuar fenë islame dhe, kur të kthehemi në vendin tonë, njerëzit tanë do të na ndërojnë dhe do të na i besojnë çështjet e fesë".

Këto janë pra indikacione për ekzistimin e Islamit në Ballkan dhe në periudhën e sundimit bullgar mesjetar. Mirëpo, përhapja institucionale e fesë islame në trojet shqiptare do të realizohet nën osmanllinjtë, duke filluar nga fundi i shekullit XIV.10 Realisht, turqit osmanë për herë të parë vijnë në kontakt politik-ushtarak me shqiptarët në dhjetëvjeçarin e fundit të sundimit të sulltan Muratit I, pikërisht më 1385, kur Karl Topia, sundues në një pjesë të Shqipërisë etnike - në Toskëri, thërret turqit në ndihmë në luftë kundër Balshës 11, i cili sundonte pjesën veriore të Shqipërisë etnike, Gegërinë. Pas kësaj ndeshjeje shumë sundimtarë shqiptarë e njohën vasalitetin e sulltan Muratit.11 Kështu u krijuan rrethanat për përhapjen e fesë Islame në viset shqiptare në mënyrë institucionale. Të dhënat vërtetojnë se kalimi në islam u bë gradualisht nga vetë banorët e vendit, pa ndonjë presion a dhunë turko-osmane.12 Botëkuptimet e misionarëve të krishterë të shekujve XVI-XVII për gjoja kalimin e shqiptarëve në Islam nga dhuna e drejtpërdrejtë e pushtuesit turko-osman nuk qëndrojnë.13

Dinamika e procesit të kalimit të shqiptarëve në Islam do të rritet nga dhjetëvjetëshi në dhjetëvjetësh dhe veçanërisht nga pjesa e dytë e shekullit XVI. Nga fundi i shekullit XVII Islami përfshiu mbi 90% të shqiptarëve në trevat ku sot mbizotëron popullsia shqiptare muslimane.14 Sa për ilustrim mund të konstatohet se në dioqezën katolike të Tivarit, më 1624 kishte akoma 2000 besimtarë të krishterë. Në fund të shekullit XVII në Tivar, kisha e vetme kishte rënë në atë gjendje, sa që nuk shfrytëzohej më për shërbime fetare, sepse në qytet nuk kishte të krishterë, përveç dy familjeve.15
$.Saranda.$
$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

PARAGJYKIMET  Empty Re: PARAGJYKIMET

Mesazh nga $.Saranda.$ Sat Aug 14, 2010 9:07 pm

Nga fillimi i shekullit XVIII, Islamin në viset e Shqipërisë etnike e ushtronin mbi tri të katërtat e banorëve etnikë. Të dhënat vërtetojnë se feja islame u bë faktor shumë i rëndësishëm për ruajqen e identitetit kombëtar të shqiptarëve. Nga gjiri i popullsisë do të dilnin ushtarakë të fuqishëm, dijetarë, arsimues, diplomate, qeveritarë krahinash, politikanë dhe komandantë-shtylla të Perandorisë Osmane.16

Në përhapjen dhe përqëndrimin e Islamit ndër shqiptarët rëndësi të madhe, absolute, patën vetitë e qenësishme të Islamit: barazia dhe humanizmi. Sipas Kur'anit, besimi (imani) është çëshqe e brendëshme e njeriut dhe assesi nuk mund të imponohet askujt në asnjë mënyrë. Pikërisht për këtë Kur'ani e urdhëron të dërguarin e All-Ilahut - Muhammedin a.s., dhe nëpërmjet tij të gjithë misionarët islamë, që në rrugën e Zotit të thërrasin me urtësi e me këshilla të mira: "Thirr në rrugën e Zotit tënd me urtësi dhe këshillë të mirë, dhe diskuto me ta në mënyrë të mirë!" (17: 125), dhe qortimin: "A do t'i detyrosh ti njerëzit që të bëhen besimtarë?!" (10.99), sepse: "Po të kishte dashur Allahu, do t'ju kishte bërë një popull." (16:93).

Këto baza Kur'anore i zbatoi edhe i dërguari i All-Ilahut. Në një hadith, të cilin e transmetoi Ibni Xheriri nga Ibni Abbasi, thuhet se njëri nga fisi beni Selim bin Avf, me emrin El-Hasin, kishte dy djem të krishterë, kurse ai vetë ishte musliman, dhe ai një ditë e kishtë pyetur Pejgamberin a.s. nëse ishte detyrimi i tij t'i impononte të pranonin Islamin, pasi ata refuzonin çdo fe qetër, përveç krishtërimit. Me atë rast Allahu xh.sh., të dërguarit të vet i zbriti ajetin: "Nuk ka detyrim në fe. Rruga e drejtë është dalluar shumë qartë nga ajo e padrejta." (Kur'ani, 2: 256) dhe "ju keni fenë tuaj e unë kam fenë time." (Kur'ani, 109:6).

Parimet islame nuk ishin thënie deklarative, por ishin urdhëra që duhej të zbatoheshin në jetë nga musli manët si në kohë të Pejgamberit a.s. Islami, realisht siguronte lirinë e fesë të të gjithë njerëzve e popujve që do të jetojnë në kufijtë e shtetit islam, me kusht që jomuslimanët të paguanin një shumë minimale, xhizjen. Historiani i njohur anglez Arnold Tvenbi thotë: "Nuk është e vërtetë se muslimanët i detyronin njerëzit të zgjidhnin ndërmjet pranimit të Islamizmit dhe shpatës, por ata ishin të lirë të zgjidhnin ndërmjet pranimit të Islamizmit e dhënies së xhizjes,".17

Ndërsa para më shumë se dy shekujve (1735), Georg Sale, përkthyes i Kur'anit në gjuhën angleze, shkruante: "Unë nuk do t'i hulumtoj shkaqet që bënë që feja islame të hasë në një mirëkuptim të paparë në botë, mirëpo, atyre që mendojnë se ajo është përhapur vetëm me shpatë, mund t'i them se ata e mashtrojnë veten".18

Në periudhën osmane Halifi dhe Porta e Lartë i kushtuan rëndësi të madhe tolerancës fetare. Të dhënat vërtetojnë se pushteti osman në fushë të tolerancës fetare, Evropës mesjetare të përgjakur dhe të ngulfatur në fanatizmin fetar të krishterë, i dha leksion për bashkekzistencën ndërmjet feve e besimtarëve të feve të ndryshme. Bashkësitë fetare të krishtera e çifute, jo vetëm që toleroheshin, por ata kishin autonominë e tyre.19

Së këndejmi janë pa asnjë mbështeqe disa 'konstatime" të "mbrojtësve" të 'katolicizmit" tek ne, se Islami tek shqiptarët është përhapur ekskluzivisht me llpërdorimin e dhunës"!!! Në këto ujëra noton, midis të tjerëve, Don Lush Gjergji, i cili duke cituar dokumentet e "Propaganda Fides" për kalimin e shqiptarëve në fenë islame, shkroi se 'një pjesë e madhe gjatë sundimit pesëshekullor me dhunë, me gjak dhe me ligje të Ilojllojshme tatimore është islamizuar".20 Mbi këtë platformë propagandistike qëndron edhe "konstatimi" i njëfarë "Shqipon Shpatës" (!)': "Vlerat e veta, katolicizmi shqiptar më së shumti i tregoi gjatë sundimit otoman, duke i bërë rezistencë islamizmit, i cili kishte zënë të përhapej me dhunë".21

Zëra të tillë dhe mendime të ngjashme propagandistike, bëhen të padëgjueshëm para pikëpamjeve të mbështetura shkencërisht për shkaqet e kalimit të shqiptarëve në Islam. Këtu, në mungesë të vendit, po i përmendi disa konstatime të mbështetura mbi faktet. Historiani i periudhës osmane, Dr.Ferit Duka, lidhur me këtë çëshqe shkroi: "Faktorët që përcaktuan përhapjen e Islamit në tokat shqiptare janë të ndryshëm, por një gjë duhet thënë: nuk ka pasur një politikë islamizuese të zhviIluar me tendencë të posaçme nga sunduesit osmanë. Të dhënat flasin se feja islame është pranuar me dëshirë, nuk ka pasur dhunë në përhapjen e saj me qëllim që të imponohej si fe në masat e popullit shqiptar".22
$.Saranda.$
$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

PARAGJYKIMET  Empty Re: PARAGJYKIMET

Mesazh nga $.Saranda.$ Sat Aug 14, 2010 9:07 pm

Rreth përhapjes së fesë islame në Gadishullin Ballkanik, pra edhe te shqiptarët, Dr. Ciro Truhelka do të konstatojë: "Eshtë mendim i gabuar se islamizmi është përhapur me dhunë. Ekzistojnë argumente të shumta, të cilat e demantojnë këtë. Unë mund të përmend vetëm një, e ai është se shekulli XIX nuk do ta gjente asnjë të krishterë dhe asnjë kishë a manastir në Ballkan, sikur islamizmi të përhapej me dhunë shtetërore".23 Mendim identik ka edhe historiani Ali bin Maksud, i cili shkruan: "Sikur të kishin dashur osmanllinjtë t'u impononin gjuhën dhe fenë e tyre popujve të Ballkanit, të cilët i sunduan për gjashtë shekuj (njëzet breza), sot nuk do të mbetei asnjë jomusliman ose person që të mos e fliste turqishten ".24

Lidhur me shkaqet e kalimit të shqiptarëve në Islam. Tomas W. Arnold, përveç të tjerash shkruan: Eshtë e mjerueshme ajo që pohojnë autorët e krishterë se shqiptarët janë detyruar ta pranojnë fenë nën presionin e dhunës e të haraçeve të paligjshme. Këta autorë nuk na ofrojnë fakte për akuzat e tyre. Zmajeviçi konvertimin e dy mijë njerëzve e arsyeton me numurin e madh të tatimeve dhe të taksave të tjera, por ai në të njëjtën kohë e pranon se edhe muslimanët jepnin të njëjtat tatime, me përjashtim të tatimit personal".25

Studiuesi i madh i Islamit, Arnoldi, duke folur për islamin ndër shqiptarët, potencon tiparin e tolerancës fetare ndër shqiptarët, të ndriçuar nga mësimet islame: "Krenaria kombëtare e shqiptarëve është e madhe. Kur dikush pyet një shqiptar se ç'është, para se të përgjigjet se është musliman a i krishterë, ai do të përgjigjet se është shqiptar. Kjo mënyrë e shprehjes së individualitetit është shkak i veçantë,i ndjenjave kombëtare, sepse ato mënjanojnë atë grindjen e ashpër midis ithtarëve të këtyre dy feve, e cila mbretëronte në pjesët e qera të Perandorisë Osmane. Shqiptarët muslimanë dhe të krishterë flasin të njëjten gjuhë, kultivojnë tradita të njëjta dhe kanë qëndrime e zakone të njëjta. Krenaria e përbashkët nationale është e fuqishme, saqë nuk lë mundësinë për ndikimin e kundërthënieve fetare ndaj pjestarëve të një kombi".26

Realisht, me anë të Islamit, shqiptarët u integruan në rrjedhën shoqërore të Perandorisë Osmane dhe e ndanë pushtetin me osmanllinjtë.27 Ndonëse shqiptarët përbënin një popull të vogël, kontributi i tyre në jetën e përgjithëshme osmane ka qënë tejet i madh. Sami Frashëri në "Kamus ul a'Iam" ka përmendur shumë personalitete me origjinë shqiptare që kanë dhënë kontribut në mënyra të ndryshme për zhvillimin e mendimit islam në Perandorinë Osmane dhe për integrimin e kombit shqiptar. fanë të njohur 36 sadrazemë (kryeministravezirë të mëdhenj), pastaj shumë vezirë, pashallarë, shkrimtarë, poetë e dijetarë, të cilët kanë shkruar në gjuhët orientale.28
$.Saranda.$
$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

PARAGJYKIMET  Empty Re: PARAGJYKIMET

Mesazh nga $.Saranda.$ Sat Aug 14, 2010 9:07 pm

Të dhënat burimore etnografike vërtetojnë se shqiptarët, me përqafimin e fesë islame freskuan dhe begatuan jetën e ambjentin e tyre me virtyte e me tradita të reja, ngase islami nuk kërkonte prej idhtarëve të vet që ata të linin traditat dhe të humbnin tiparet e tyre etnike, gjuhësore e kombëtare. Prandaj shqiptarët do të bëhen muslimanë, por ata nuk do të bëhen arabë dhe as turq. jeta shekullore'në një shtet multinacional dhe multikonfesional, bëri që shqiptarët e besimit islam në jetën e tyre të përdorin edhe përshëndeqe që dëshmonin përkatësinë e tyre islame, si: "Esselamu alejkum!" (Paqja qoftë mbi ju!), dhe përshëndeqe "Merhaba" (lini të lirë!). këto përshëndeqe osmanllinjtë i huazuan nga arabët, por në përdorimin shqip ato do të tingëllojnë shqiptarçe. Fjala "Merhaba" do të futet edhe në gojën e shqiptarëve të krishterë.29

Po ashtu shqiptarët muslimanë, krahas pranimit të Islamit, përqafuan edhe emra të rinj për fëmijët e tyre nga tradita islame, si emra të pejgamberëve, e të shokëve të Pejgamberit a.s.. Gjithashtu, ata do të zbatojnë edhe synetin (rrethprerjen) ndër djemtë.

Meqënëse normat islame kërkojnë nga besimtarët që t'i kenë të pastër trupin dhe vendin ku jetojnë, si parakusht për mundësinë e kryerjes së detyrimeve fetare, në këtë drejtim u punua në ndryshimin dhe në zbukurimin e ambjentit të jetës e të vendbanimit.

Si rezultat i kontakteve me popujt muslimanë të ndryshëm, do të bëhen ndryshime sidomos në veshjen e grave shqiptare, sepse normat islame kërkonin nga ato që të mbulonin të gjitha pjesët e trupit, por pa e cënuar veshjen tradicionale kombëtare. Një përparim dhe pasurim të madh përjetoi kuzhina shqiptare, tashti e pasuruar me specialitete të reja orientale.

Shqiptarët muslimanë e ruajtën traditën shqiptare të martesës. Ata nuk do të martohen me të afërm prej shkallës së dytë e tuqe, siç praktikohej te disa popuj muslimanë. Martesat do të bëhen jashtë fisit tradicional. Megjithatë, shqiptarët muslimanë do të braktisin deri në maksimum shumë tradita nga e kaluara e lashtë, siç ishte hakmarrja, pirja e alkoolit, ngrënia e mishit të derrit, ofendimi dhe sharja, etj.30

Kështu, feja islame si besim dhe si kulturë, për shqiptarët sot është realitet që nuk mund të injorohet. Ky realitet meriton qasje shkencore e politike serioze, sepse, nëse shumica përcakton strukturën, kombi shqiptar është komb me fenë muslimane. Këtë e ka fakt historik. Popullsia shqiptàre e viseve etnike jashtë Shqipërisë londineze dhe pikërisht ajo në realitet e sotme shtetërore, në Kosovë, Serbi, Maqedoni e në Mal të Zi, është mbi 97% muslimane, kurse sipas një statistike të Komunitetit Musliman të Shqipërisë më 1933, mbi 75% të popullsisë shqiptare në Shqipërinë londineze janë muslimanë.31
$.Saranda.$
$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

PARAGJYKIMET  Empty Re: PARAGJYKIMET

Mesazh nga $.Saranda.$ Sat Aug 14, 2010 9:07 pm

Së këtejmi dalin të pakuptimta disa qasje propagandistike për gjoja nevojën e heqjes dorë të shqiptarëve nga Islami dhe kthimin e tyre në "fenë burimore" - në "katolicizëm!"32, me të cilën do të "fitoheshin" "besimi" dhe "ndihma" e Evropës për çlirimin e bashkimin e popullit shqiptar. Ky paragjykim i ka rrënjët thellë në histori, por theksohet më shumë në momentet kur shqiptarët gjenden në udhëkryqe për liri. Ndonëse bartës formal i kërkesave të tilla është ndonjë "inteléktual", ato burimin e kanë në kuzhinat e huaja të krishtera antiislame dhe antishqiptare. Janë xhelatët e Shqipërisë, të cilët sikur nuk janë kënaqur mjaft me copëtimin barbar të trojeve shqiptare etnike dhe historike, por e dëshirojnë edhe destabilizimin shpirtëror të kombit shqiptar. Feja dhe kultura qindravjeçare nuk janë stoli në tesha të trupit për t'i vënë e për t'i hequr sipas festave e stinëve të motit.33

Shëmton fakti se këtyre paragjykimeve sot u dha frymë, pa i llogaritur pasojat, shkrimtari i mirënjohur lsmail Kadare, i cili "Islamizmin" në kulturën tonë dhe në qënien tonë kombëtare e konsideron "incident kalimtar", dhe shpëtimin e kombit e gjen te "rikthimi ynë te feja e krishterë apo një rikthim në kulturën e krishterë!?!".35 Kadare sikur nuk ka forcë për ta parë faktorin kombëtar të vëllezërve shqiptarë të krishterë nën Malin e Zi, të atyre në Maqedoni (Rekë) dhe në Greqi, por as dukurinë e shëmtuar sot kur Greqia me qindra të rinj shqiptarë muslimanë, sapo i kthen në ortodoks, përnjëherë i quan grekë.35

Tani, duke ndjekur Kadarenë në propagandën antiislame, pikërisht antishqiptare shekullore të stërgjyshëve tanë e të pasardhësve të tyre, do të lëshohen disa Ilshkrimtarë" dhe "publiciste', si Teki Dervishi, duke i qortuar shqiptarët pse sot "iu kthyen riteve fetare, kaherë të harruara, apo të përfillura nga pleqtë besimtarë!", për të dezinformuar se: "shqiptarët me shekuj luftuan për liri kombëtare, e jo për lirinë e religjionit".36 Ky "profet" i ri nuk ndalet për të parë se të gjitha luftërat për çlirimin kombëtar, së paku nga Bushatasit dhe Tepelenasi, ata të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, të Lidhjes së Pejës, eq., kishin për synim mbrojqen e tërësisë së Shqipërisë dhe të fesë të rrezikuar nga armiqtë e jashtëm.37 Dhe së fundi, pse "Evropës i intereson rreshtimi i popullit si tërësi, e jo i një grushti intelektualësh", dhe se ajo qënka duke pritur se "nga do të rreshtohen shqiptarët: nga Lindja apo nga Perëndimi?"38 - duhet të bëhet pyeqa se çfarë garancishë paraprake u ofron shqiptarëve Evropa për një sakrificë aq të madhe, për një çmim të "lirisë", të cilin nuk e ka paguar askush, asnjë popull në botë?!39
$.Saranda.$
$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

PARAGJYKIMET  Empty Re: PARAGJYKIMET

Mesazh nga $.Saranda.$ Sat Aug 14, 2010 9:08 pm

Këtu nuk është e tepërt të konstatohet se 'shpikjeve të Kadaresë e të Dervishit sikur u priu mendimi i publicistit Shkëlzen Maliqi. Ai në simpoziumin "Feja dhe konfliktet në Kosovë", mbajtur në Sarajevë më 1990, theksoi paragjykimin "për idenë kolektive të konvertimit të shqiptarëve në katolicizëm", sepse sipas tij "dëshirohet të bëhet identifikimi i aktit civilizues prej Lindjes në Perëndim dhe kthimit në Evropë"!? Maliqi këtu e sheh edhe "kërkimin e azilit, të cilin shkrimtari dhe patrioti i madh, Ismail Kadare - para sa kohësh e kërkoi në Paris', duke konstatuar se ai është "kundërshtar i madh i orientalizmit, ai konsideron se shqiptarët duhet t'i kthehen shtëpisë së vet Evropës".40 Me këtë ai i bëri shërbim të keq Kadaresë.41 Nuk do të ndalemi në elaborimin e paragjykimeve të kuzhinës "evropiane" të Kadaresë, Dervishit e Maliqit. Qëllimi i kumtesës sonë është tjetër: shikimi i së ardhmes, i mbështetur në të kaluarën tonë të ndritshme. Së këndejmi, e konsiderojmë të drejtë të çdo njeriu të mendojë ashtu siç ia merr mendja dhe që ai vetë të zgjedhë besimin ose të mos besojë fare, mirëpo mendimet e tekat të mos ia imponojmë askujt.

Të japim disa njoftime përmbledhtas: Disa intelektualë shqiptarë Islamin e quajnë fe të Lindjes, ndërsa harrojnë se edhe krishtërimi ka lindur në Lindje. Prandaj, as feja Islame dhe as kultura shqiptare me prejardhje islame nuk janë të "huaja" për shqiptarët. Kultura dhe besimi islam kanë ndikuar në ndërgjegjen e besimtarëve shqiptarë muslimanë dhe më gjërë, prandaj të kërkosh të mohosh atë, do të thotë të kërkosh të dalësh nga lëkura jote dhe të futesh në një lëkurë të huaj, të kërkosh të bëhesh ai që nuk je dhe nuk mund të bëhesh, do të konstatojë publiciste Bajram Kosumi.42 Shkurt: Nëse cilido prej besimeve tona e shohim si diçka të huaj, të imponuar, pa prespektivë, do të mohonim gjymtyrët e trupit kombëtar, vetveten.

Shkenca e mirfilltë, tashmë, ka vërtetuar se Islami ka pasur rolin vendimtar në ruajqen e identitetit kombëtar të pjesës absolùte të popullit shqiptar.43 Meqë opinioni evropian, sot, synon ta kuptojë fenë në mënyrë demokratike, si veprimtari civilizuese individuale e kolektive, pse ne tashti të krijojmë inferioritet ndaj Evropës për cilëndo fe tonën?! Së fundi, Islami ndër shqiptarët sot shikohet si urë e Evropës për ta lidhur me Lindjen, burim i kulturës dhe i ekonomisë për Evropën e ngushtë. Mendojmë se nuk ka forcë as tendencë për të vrarë prespektivën e pesëdhjetë e një shteteve islame, anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Së këndejmi, as shqiptarët dhe as Islami i tyre nuk mund të konsiderqhen motër pa vëlla!

Duke përfunduar mund të them se me konstatimet dhe tezat që u hodhën në këtë koreferat, kam synuar problematizimin e nevojes së hulumtimit e të ndriçimit të së kaluarës së Islamit ndër shqiptarët në gjirin e botës islame të kthyer nga e ardhmja e lakmueshme e kombit tonë. Për të vërtetën dhe kundër paragjykimeve ndai islamit e përfundoj këtë kumtesë me urtinë nga mësimet e Kur'anit: "Atë që e udhëzon Allahu, s'ka kush që e shpie në humbje' (39:37).
$.Saranda.$
$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

PARAGJYKIMET  Empty Re: PARAGJYKIMET

Mesazh nga $.Saranda.$ Sat Aug 14, 2010 9:08 pm

Marrë nga: Feja, kultura dhe tradita islame ndër shqiptarët Simpozium ndërkombëtar, Prishtinë, 1995.
$.Saranda.$
$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

PARAGJYKIMET  Empty Re: PARAGJYKIMET

Mesazh nga $.Saranda.$ Sat Aug 14, 2010 9:08 pm

R E F E R E N C A

1. Sejjid Emir Ali, Ruhul Islam, Bejrut, 1961, 232
2. Thomas W.Amold, Edda'vetu ilel Islam, Kajro, 1970, f.26
3. Sejjid Emir Ali, Ruhul Islam, f.233
4. Thomas W.Amold, Edda'vetu ilel islam, f.27
5. Po aty, f. 26
6. Po aty
7. Dr.Lujo Thaller, Od vraça i çarobniaka do modemog lijeçnika S.12; Cit. Sipas M.Handîiç, Islamizacija Bosne i Hercegovine, Sarajevo, 1940; Dr. Muhamet Pirraku, islami dhe muslimanët në Balkan, El-Hilai, nr.26 dhe 27, Shkup 1991
8. Mu'xhemmul Buldan, Volumi 11, Kajro 1906, f.38-39
9. Jakut El-Himevi vdiq më 626/1228
10. Machiel Kiel, ottoman Architekture in Albania (1 385-1912),f. 15, (Research center for Islamic History, Art and Culture,Istambul/1410-1990), f. 15-18
11. Gjërësisht, M. Pirraku, 0 islamizaciji stanovsistva Kosova i susjednih podrucja. Uloga islama u integraciji albanske nacije, Kosovo-zrtva, Zagreb 1991, f.85-93
12. Thomas W.Amold, Edda'vetu ilel Islam, f.207
13. Gjërësisht M.Pirraku, Roli i islamit në integrimin dhe ruajtjen e kombit shqiptar, Hëna e re, nr.48, 49, Shkup, 1993.
14. Po aty, f.208; Gjërësisht, Dr. M.Pirraku, Shkaqet e kalimit në Islam te shqiptarët, Perparimi, nr.2, Prishtinë, 199 1, f. 185-228.
15. Po aty.
16. Machiel Kiel, Ottoman Architecture i Albania, f. 15
17. Abbas Mahmud El-Akkad, Ma jukalu anil Islam, Bejrut 1966, f.23
18. Thomas W. Arnold, Edda'vetu ilel Islam, f. 16
19. Gjërësisht, Dr. M. Pirraku, Kultura kombëtare shqiptare deri në Lidhjen e Prizrenit, Prishtinë, 1989, fq.84-93, 159.173, 175-184, 224-252, 301-347
20. Drita, revistë fetare dhe kulturore, organ i zyrës ipeshkvore, Ferizaj, nr.7-8/1991, f. 3
21. Drita, Nr.6/1991, f.22.
22. Dituria Islame, revistë mujore fetare kulturore e shkencore, Prishtinë, Nr.34, shkurt 1992, f. 14
23. H.Mehmed Handziç, Islamizacija Bosne i Hercegovine, Sarajevë 1940, f. 28
24. Dituria Islame, nr. 42, shtator 1992, f. 25
25. Thomas W.Amold, Edda'vetu ilel Islam, f. 218
26. Po aty, f. 106
27. Gjërësisht si në shën, 19
28. Dr. Hasan Kaleshi, Roli i shqiptarëve në letërsinë orientale, Seminari i Kulturës Shqiptare ose të huaj, Prishtinë, 1976, f. 152.
29. Dr.M.Pirraku, Islami si identitet shqiptar i pupuilsisë dardane në shekuit XV-XVII (Në raport me ortodoksinë shën saviane), Hëna e Re, nr. 64, 65, Shkup, 1993.
30. Gjërësisht, M. Pirraku, Kultura kombëtare shqiptare, f. 115-173.
31. M.Pirraku, Qendrimi krijues ndaj islamit, El-Hilal, nr. 25 Slikup, 199 1; E vërteta për të vërtetat, Bujku, Prishtinë, 4 dhe 7 janar 1992, f. 7.
32. Shih shkrimin e Faik Konicës, Rreziku i aférm i shqiptarëve Muhammedanë, Revista Albania, Londër, Vjeshtë III, 1908. (Ribotuar në Fj ala e Lirë, nr. 1 1 - 1 2/93, organ i Bashkësisë së degëve të Partisë shqiptare demokristiane, Klinë. - Lidhur me të njëjtën temë shih, Hoxhë Kadri Prishtirta, Udha e s'vërtetës, Nr. 2 nanduer 1923, Vjeti 1, Shkodër, f. 44.
33. Gjërësisht, Dr.M.Pirraku, Apologjia auto-da-fe e Canës, Rilindja, Tiranë, 26.1.1994, fq.12-13.
34. Zëri, Javore politike shqiptare, nr. 1965, 3 tetor 1992, Prishtinë.
35. Shih për krahasim, Gyorgy Lederer, Islam in Albania, Central Asian Survey, 1994, (331-359).
36. Zëri, nr. 1963, 29 shtator 1992, Prishtinë.
37. Gjërësisht M.Pirraku, Roli i islamit në integtimin dhe ruajtjen e kombit shqiptar dhe tërësisë së Shqipërisë etnike, Hëna e re, nr.43 Shkup, 1992, f. 18-19.
38. Po aty.
39. Liria e fesë është komponent i lirive të njeriut dhe të kombeve, ndaj Evropa Demokratike, besojmë se nuk ka tagër të zhvillojë luftra fetare në emër të të Drejtave të Njeriut!
40. Preporod, Organ Mesihata Islamske Zajednice za BH, bërë. 22/485, 15 novamber 1990, f. 1 0 Sarajevë.
41. Mendimet e pamatura të Kadaresë dhe të "myhytëve" të tij ateistë, bënë që Komuniteti Musliman Shqiptar në SHBP, të kishte iniciuar proçedurën për shpalljen e tij heretik, një Sulejmîn Rushidi shqiptar. Liga Islame Botërore me seli në Mekë kërkoi pëlqimin e Meshihatit të Bashkësisë Islame të Kosovës, por ky dha mendimin negativ për këtë iniciativë, dhe kjo u hesht.
42. Zëri, Nr. 1411, 13 korrik 1991, f. 27.
43. Roberto Marco della Roca, Kombësia dhe feia Shqipëri 1920-1944, Tiranë, 1994, f. 23
$.Saranda.$
$.Saranda.$
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 561
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 14/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

PARAGJYKIMET  Empty Re: PARAGJYKIMET

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi