Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Princi dhe Elia: Ceremonia me princër dhe burra shteti nuk u përfill nga kamerat shqiptare

Shko poshtë

Princi dhe Elia: Ceremonia me princër dhe burra shteti nuk u përfill nga kamerat shqiptare Empty Princi dhe Elia: Ceremonia me princër dhe burra shteti nuk u përfill nga kamerat shqiptare

Mesazh nga No.i.d Mon Aug 16, 2010 9:05 am

Princi dhe Elia: Ceremonia me princër dhe burra shteti nuk u përfill nga kamerat shqiptare Princi-dhe-Elia

Princ Leka dhe Elia Zaharia dashurinë e tyre e kanë kurorëzuar me fejesë duke u bërë një çift i ri në familjen mbretërore.

Ceremonia madhështore është zhvilluar në Paris në prani të shumë personaliteteve botërore, ndërsa për organizimin është kujdesur motra e mbretëreshës Geraldinë, zonja Sylviane Muselier.

Propozimi për fejesë sipas traditës i takon mashkullit. Kishte ardhur koha për zyrtarizimin e lidhjes sonë”, thekson Princ Leka. Që të dy si çift flasin për fejesën dhe jetën e tyre në një intervistë për “Panorama plus”.

Dashuria juaj është kurorëzuar me fejesë pas një lidhje të gjatë prej dy vitesh. Kush ju shtyu që të bëni një hap të rëndësishëm në jetë?

Princi: Nëse e keni fjalën për fejesën, erdhi në një mënyrë të natyrshme, ne ishim gati të kalonim jetën bashkë. Kur Elia mbaroi studimet e saj në Paris, mendoj që propozimi im forcoi dëshirën tonë të përbashkët.

Pse pikërisht ceremonia është realizuar në Francë e jo në Shqipëri. Mos ndoshta keni dashur të qëndroni larg syrit të mediave, apo..?

Elia: Për mua ishte e rëndësishme të ndaja gëzimin tim me njerëzit që kam pasur pranë këto vite. Do kish qenë e trishtueshme që ajo pjesë e konsiderueshme e jetës sime të mungonte në një ditë aq të veçantë. Fejesa familjare u bë në Shqipëri, gjithashtu edhe darka me miqtë më të ngushtë.
Princi: Vendimi është marrë për disa arsye: “Elia dhe unë kemi shumë miq dhe familjarë në Paris. Kjo shpallje krijoni mundësinë që të festojmë së bashku, por vendimi ka pasur edhe arsye praktike, pasi është e vështirë për shumë personalitete të vijnë në Tiranë, sidomos për median ndërkombëtare, e cila ka treguar interes të veçantë për të pasqyruar shpalljen e fejesës sonë”.

Ju ka zhgënjyer dikush me mosprezencë, në fakt ka pasur të tillë mysafirë që keni ftuar dhe nuk ju kanë ardhur?

Elia: Mua më mungoi mikesha ime, të cilës iu desh të kujdesej për mamanë e sëmurë.
Princi: Mbreti Simion i Bullgarisë ka kërkuar ndjesë për mospjesëmarrjen, pasi djali i tij ka kaluar një aksident të rëndë. Më erdhi keq që nuk patëm asnjë kamera nga Shqipëria, edhe pse kishim marrë disa konfirmime. Në përgjithësi ishim shumë të kënaqur me pjesëmarrjen.

Kaluan dy muaj që nga ceremonia e fejesës, si po shkon lidhja juaj, keni menduar për hapa të mëtejshëm apo akoma ka kohë?

Elia: Akoma ka kohë. Dëshirojmë të përfitojmë kohën e humbur larg.
Princi: Jemi të plotësuar bashkë.

Kush e bëri hapin e parë për të kërkuar fejesë?

Princi: Sipas traditës i takon mashkullit të bëjë propozimin. Kishte ardhur koha për të zyrtarizuar lidhjen tonë.

Mendoni që një çift ndihet më rehat kur fejohet, thoni se fejesa është një faktor kyç për mbajtjen gjallë të një lidhje?

Elia: Kjo është diçka personale, çdo njeri e përjeton në mënyrën e tij. Ne kemi qenë rehat që në fillim dhe në asnjë moment nuk e kemi fshehur miqësinë tonë.
Princi: Rëndësi ka ndjenja për njëri-tjetrin, ndërsa këto emërtime që njerëzimi vendos mbi dashurinë si fejesa dhe martesa janë më shumë për të tjerët.

E gjithë ceremonia flitet se ka kushtuar shumë. Mund të na tregoni se kush është përkujdesur që e gjitha të shkojë ashtu siç duhet, dhe sa në fakt ka kushtuar gjithë ajo mbrëmje që nga fillimi deri në fund?

Elia: Ceremonia në Paris është ideuar dhe menaxhuar nga motra e mbretëreshes Geraldinë, zonja Sylviane Muselier. Si pjesëtare e rëndësishme e familjes mbretërore, ajo u kujdes për ne si për fëmijët e saj.
Princi: Kemi patur një ekip njerëzish që janë marrë me organizimin e aktiviteteve, pasi mbrëmja e fejesës ka qenë vetëm një eveniment mes shumë të tjerëve si prezantimi në “Parmoor House” në Londër dhe balloja jonë zytare që na ka prezantuar si çift në Budapest. Por nuk ka çmim për të festuar dashurinë, ndaj le t’i anashkalojmë bisedat materiale.

Keni marë urime nga shumë personalitete shqiptare e franceze, çfarë gëzimi kishit në ato momente?

Princi: Akoma jemi duke marrë urime, por urimi më i bukur ka qenë nga ish presidenti françez, z. Jacque Chirak dhe ai i presidentit shqipëtar, z. Bamir Topi. Gjithashtu edhe stafi i Ministrisë së Brendëshme, më ka uruar dhe mbështetur vazhdimisht.

Ju ka bezdisur ndonjëherë shtypi rozë, sepse shpesh lidhja juaj ka qenë temë diskutimi?

Elia: Na ka ndodhur një herë të lexojmë një intervistë me mua, të cilën nuk e kisha dhënë kurrë. Titulli ishte i çuditshëm: “Pinci më çmend me telefonata…”, se kuptova kurajon e atyre që morën përsipër të trillonin kaq hapur!

Do vazhdoni me profesionet që keni, do ketë ndonjë ndryshim në punë apo do të jetë edhe më tutje njëlloj?

Princi: Puna ime është një balancim midis detyrës që kam marrë në kabinetin e Ministrisë së Brendshme edhe ajo pranë Oborrit Mbretëror. Jam shumë i lumtur që do të kem ndihmën e Elias me projekte sociale dhe ekonomike, pa mohuar dashurinë dhe kontributin e saj në art.
No.i.d
No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi