Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ebu Hanifeja

Shko poshtë

Ebu Hanifeja Empty Ebu Hanifeja

Mesazh nga RihHana Mon Aug 16, 2010 3:26 pm

Ebu Hanifeja

Numan Ibn Sabit (Ebu Hanifja apo Imam Azem) është i lindur në Kufe në vitin 80 H apo 690. Babai i tij ishte Persiani cili pasi pranoi Islamin u shpërngul në Kufe ku pati rastin dhe ta takoj dhe halifin e katërt Ali Ibn Ebi Talibin. Ebu Hanifja pjesën më të madhe të jetës së tij e kaloi në Kufe qytet i cili mbas Medinës ishte qendër kryesore shkencore . Në moshë të re Ebu hanifja u morr me tregti por studimet për të ishin prefesioni më i dashur. Prandaj, lë tregtinë dhe i dedikohet kryesisht studimit të drejtësisë simbas udhëzimit të dijetarit Sha’bia. Ka mësuar pranë Hamad Ibn Suleimanit (120 – 737) dhe dijetarëve të tjerë të Kufes por për kërkim të diturisë ai nuk hezitoi edhe të udhëtoj ashtu që ai ishte edhe në Basra, Meke dhe Medine ku është takuar me dijetarë më të mëdhej të asaj kohe.

Për diturinë, mençurinë dhe zgjuarsinë e tij më së miri tregojnë fjalët e Imam Shafiut i cili thotë:" Sikur të thonte Ebu Hanifeja për një gjë se është nga ari ai mund ta vërtetonte atë."

Banorët e Kufes Ebu Hanifen e kan quajtur "Alim botërorë" duke patur nder dhe krenari që të rrinin në shoqërinë e tij. Ai i ka parë dhe është takuar me katër sahabe (shokë) të Pejgamberit e që janë Enes ibn Malik, Abdullah ibn Aufa, Sehl bin Abdul Ba’di dhe Ebu Fadl Amir bin Vaila. Tek ai morën mësime mbi 4.000 vetë të cilët më pas ishin dijetar dhe alima të medhenjë.

Ebu Hanifeja, për një kohë të gjatë derisa i mungonte profesori i tij Hammad, mbajti ligjerata duke e zëvëndësuar atë në Katedrën e drejtësisë.

Sa ishte i ri Ebu Hanifeja gjith e ëndërronte karriken e profesori e kur një ditë atë ia ofruan ai e refuzoi duke u kujtuar se nuk është i rritur për të. Por me insistimin e shum shokëve atë e pranon. Abul-Muhasin e tregon kështu: "Diku ato kohra Ebu Hanifeja ëndërron sesi hap varrin e Pejgamberit. Zgjohet nga gjumi i friguar duke mënduar se ëndrra ishte porosi nga Lartë se ai nuk është i denjë për atë detyrë. Por, spjeguesit e ëndrrave i thonë se ajo do të thotë ringjallje e rrëmbit të vdekur të diturisë. I kënaqur Ebu hanifeja pranon detyrën e mësimdhënjes. Këtë ëndërr e transmetojnë të gjithë historianët dhe muhadithinët. Kështu Ebu Hanifeja bëhet pasardhës i mësuesit të tij (Hammadit) dhe profesori më i ndëgjuar i shkencave të drejtësisë, jo vetëm në Kufe por edhe në tërëqytetet e Halifatit Islam.

Nuk ekzistonteasnjë pjesë e botës Islame, përveç Spanjës që nuk m ësoheshin mësimet e Ebu Hanifes dhe është e pamundur që të numërohen vendet nga të cilët vini studentëtë që të mësojnë tek ai, por shkurtthënë kufijtë e drejtorit të tij si mësues ishin të njejta me kufijtë e territorit të Halifetit.
RihHana
RihHana
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 575
Popullariteti Popullariteti : 2
Data e regjistrimit : 06/07/2010
Mosha : 43

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ebu Hanifeja Empty Re: Ebu Hanifeja

Mesazh nga RihHana Mon Aug 16, 2010 3:26 pm

Gjatë kohës së sundimit të Halifes Mervan u paraqiten shumë trrazira në gjithë Irakun, në veqanti në Kufe, të pa kënaqur me sundimin e Halifes. Që të qetësoj popullin e pakënaqur, mervani, emëron Jezid b.Omer b. Hubejrin për gorvenator të Irakut. Jezidi njeri i zgjuar, trim, i dashur dhe me prejardhje fisnike me kujdes e studjoi të gjithë strukturën e administratës së Mirvanit dhe erdhi në konkludim se asaj i mungon pjesa fetare. Prandaj ai vendosi që uhëheqësinë e tij ta ndërtoi mbi shtyllat e Islamit dhe në vendet e rëndësishme politike ti emëroj njohsit e shquar të fikhut siç ishin Ibn Ebu Leila b.Shubrama, Davud b.Hindi dhe Ebu Hanifja. Ebu Hanifes i ofron vend të lartë në pushtet si dhe në vendin e arkatarit kryesor, por ai e refuzon. Jezidi betohet se atë do ta detyroj, kurse shokët e tij (Ebu Hanifes)u munduan që tia mbushin mendjen që ta pranoj.

Ebu Hanifja ishte këmbëngulës në vendimin e tij. "Sikur Jezidi të kërkonte nga unë" thotë ai, "që për atë ti numërojë dyert e xhamisë nuk do të pranoja e jo më që të lëshoj vendime në emër të tij për denim me vrasje të cilido musliman." Jezidi ishte aq i hidhëruar me Ebu Hanifen saqë urdhëron që të burgoset me dënim që çdo ditë të rrahet 100 herë me kamxhik. Është e pabesuar por e vërtetë se ky denim është ekzekutuar. Ebu Hanifja asnjëherë nuk lëshoi por Jezidi ishte ai i cili lëshoi, u detyrua që të heqë vendimin për këtë dendim. Mbas lirimit Ebu Hanifja shkon në Meke ku qëndron atje deri në vitin 136 H.

Imam Ebu Hanifja lëshon Mekën me ramjen e Dinastisë Omaijde dhe që nga atëhere jeton në Kufe. As në kufe ai nuk gjen qetësi. Për shkak të ndikimit të madh që kishte tek populli shumë herë dyshohej se për pjesmarrje në trazirat në atë vend. Prandaj Halifja Abasit Zhafer Ebu Mensur kërkon nga governatori i Kufes që tia bien Ebu hnifen tek ai dhe ta vendosi prkrye gjykatës.

Me paraqitjen e Ebu Hanifes në pallatin e halifes atë e prezantojnë me këto fjalë: "Ky njeri është dijetari më i madh". Si përgjigjje në një pytje të mensurit, Ebu Hanifja, ia tregon emrat e mësuesve të tij ku zingjiri i tyre shkon deri tek shumë sahabe të Pejgamberit a.s.. Mensuri iu afron postin e krye-gjykatësit me fjalë "Do jesh Kadi (gjykatës)" Ebu hanifja refuzon duke thënë se nuk është për atë post. I hidhëruar, Mensuri bërtet: "Ti je rrenacak" "Në qoftë se jam rrenacak", ia kthen Imami, " atëherë është e vërtetë deklarata ime se unë nuk bëj për postin kadi, sepse rrenacaku nuk mund të emërohet kadi."

Edhe pse Ebu Hanifja përfundon në burg (në vitin 146 h.), Mensuri nuk ishte i qetë. Vazhdon që ta poshtërsoj në gjithë halifatin e në veçanti tek dijetarët e asaj kohe. As kjo nuk mjaftonte që ai të qetësohej dhe kështu ai jep urdhër që ai të helmohet. Kur Ebu Hanifja e ndien efektin e helmit ulet në lutje ku edhe vdes, në muajin Rexhep të vitit 150 h.

Lajmi për vdekjen e tij u hap porsi zjarr i tëbuar me çrast u burgosën me qindra vetë. Kadija i qytetit Hasan b. Ammarah, duke ia larë trupin thotë : "Pasha Allahun ti ishe fakihu dhe njeriu më i devotshëm i kohës sonë. I kishe të gjithë kualitetet të njeriut të madh. Me të vërtetë ishe aq i madh saqë askush mbas teje as që mund të shpresoj se do të arrijë madhësinë tënde." Gjatë larjes së trupit të tij u bashkuan aq shumë njerëz saqë xhenazën e parë ia falën 50 mijë vetë. Njerëzit vini vazhdimisht saqë xhenazja e tij u fal 5 herë kurse varrimi u bë vetëm në mbrëmje.
RihHana
RihHana
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 575
Popullariteti Popullariteti : 2
Data e regjistrimit : 06/07/2010
Mosha : 43

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ebu Hanifeja Empty Re: Ebu Hanifeja

Mesazh nga RihHana Mon Aug 16, 2010 3:27 pm

Përktheu me datën 30.10.1999
RihHana
RihHana
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 575
Popullariteti Popullariteti : 2
Data e regjistrimit : 06/07/2010
Mosha : 43

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ebu Hanifeja Empty Re: Ebu Hanifeja

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi