Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qeveria: Amerikan?t, burim gjigant nafte n? Shqip?ri

Shko poshtë

Qeveria: Amerikan?t, burim gjigant nafte n? Shqip?ri Empty Qeveria: Amerikan?t, burim gjigant nafte n? Shqip?ri

Mesazh nga Linddt Mon Jun 28, 2010 8:08 am

Qeveria ka konfirmuar gjatë ditës së djeshme se rezervat e naftës të zbuluara nga kompania “Gustavson” shkojnë në 3 miliardë fuçi
Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore konfirmon rezervat e naftës të zbuluara nga amerikanët

Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore konfirmon rezervat e mëdha të naftës në Shqipëri të nxjerra sipas një studimi të bëra nga një kompani amerikane. Të dhënat studimore tregojnë për rezerva që mund të jenë të shfrytëzueshme deri në 1.4 miliardë fuçi nafte. Rezervat e naftës në total shkojnë deri në 3 mld fuçi.

Në raport, thuhet se “mundësia për sukses për një burim nafte dhe gazi në një zonë me strukturë shumë komplekse, sikurse kjo e Shqipërisë, është shumë i lartë dhe për faktin që e gjithë zona përreth është strukturalisht e favorshme dhe se tashmë është provuar ekzistenca e burimeve hidrokarbure dhe produkteve analoge, në një zonë deri në 30 km rrotull asaj në fjalë”.

Kompania amerikane “Gustavson Associates LLC” ka bërë publik një raport për rezervat e naftës në Shqipëri, sipas të cilit, vendi ynë ka një sasi të madhe rezervash të reja që ndodhen në zonën midis Durrësit dhe Shkodrës. Kompania zvicerane “Manas Petrolium” që ka edhe një kontratë me Qeverinë Shqiptare për kërkime në zonën e Shqipërisë së Mesme dhe asaj të Veriut, ka bërë të ditur edhe gjetjen e arit të zi, që mund të quhet një kërkim tepër me vlerë nëse ai do të mund që të shfrytëzohet nga ana e kompanive private. Sipas kompanisë zvicerane “Manas Petroleum”, rezervat e naftës në zonën që shtrihet nga zona e Dumresë deri në Shkodër, në një shtrirje prej rreth 30 kilometrash (në hartë na tregohen zonat A, B, D, E, ku janë gjetur edhe rezervat) ekzistojnë rezerva nafte që kapin një sasi prej 2.987 miliardë fuçi.

Ndërsa rezervat e gazit në këtë zonë janë rreth 3 triliardë metër/kub gaz natyror. Kompania “Gustavson” ka përfunduar një raport studimor kërkimor për llogari të “Manas Petrolium Corporation”, kompani kjo shumë e njohur ndërkombëtare në fushën e zbulimit dhe shfrytëzimit të naftës. Finalizimi i synimeve të kësaj kompanie për kërkim dhe zbulim nafte në Shqipëri vjen pas një studimi të kujdesshëm të të dhënave sizmologjike e gjeologjike, të bërë nga kompania e konsulencës “Guvstavson”, e kontraktuar prej tyre. Rezultatet e raportit të konsulencës, të mbështetur dhe mbi studime paraprake të kompanive të tjera ndërkombëtare të fushës, janë shumë bindëse dhe premtuese për specialistët e naftës dhe të çojnë në përcaktimin se Shqipëria qëndron mbi një rezervë të madhe nafte dhe gazi.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Qeveria: Amerikan?t, burim gjigant nafte n? Shqip?ri Empty Re: Qeveria: Amerikan?t, burim gjigant nafte n? Shqip?ri

Mesazh nga Linddt Mon Jun 28, 2010 8:09 am

Referuar raportit të studimit të bërë publik nga kompania amerikane “Gustavson”, sasia e rezervave të naftës që mund të përdoren në vendburimet e reja, sipas studimeve shkojnë në 1.4 miliardë fuçi. Raporti nuk jep sqarime në lidhje me cilësinë e naftës që mund të nxirret në këtë zonë, por edhe nëse nafta do të jetë e cilësisë jo shumë të mirë, rezervat e zbuluara nga ana e kompanisë amerikane janë shumë të rëndësishme për zhvillimet ekonomike të vendit. Nëse nafta e zbuluar në këtë zonë do të kishte një çmim minimal prej 50 USD për fuçi, atëherë rezervat e naftës në këtë zonë do të kishin një vlerë që shkonte në rreth 70 miliardë dollarë. Në një kohë që në rajon rezervat e naftës mungojnë, Shqipëria vlerësohet që të ketë një avantazh të madh krahasues me vendet e tjera të rajonit.

Kompania amerikanë bën të ditur se tashmë është duke përpunuar të dhënat dhe gjatë javëve në vazhdim do të ketë edhe një raport të plotë, për hapat e mëtejshëm që duhet të ndiqen në shfrytëzimin e këtyre rezervave të rëndësishme të naftës dhe të gazit. Në mes të vitit 2007, në bazë të një marrëveshjeje të re hidrokarbure, ka hyrë për kërkim nafte dhe gazi edhe kompania zvicerane "Manas", përmes degës së saj "DWM Petroleum", e cila po kërkon në 2 blloqe kërkimi në zonën nga Shkodra deri në Rinas, si dhe në zonën tjetër, Krujë deri në Elbasan. Megjithatë, të dhënat e nxjerra nga ana e kompanisë amerikane vazhdojnë që të jenë në kuadrin e studimeve, pasi ende nuk ka një zhvillim të punimeve konkrete.

Të dhënat e ardhura nga kjo kompani janë optimiste, sipas studimeve paraprake, për burime të konsiderueshme nafte dhe gazi dhe do të vijojë me vlerësime të të dhënave si dhe me punime sizmike, të cilat nëse do të dalin me rezultate pozitive, do të kalojnë në shpime konkrete. Për të vërtetuar rezultatet e studiuara kompania “DWM”, e cila operon në Shqipëri si kompani bijë e kompanisë “Manas Petroleum”, do të fillojë implementimin e marrëveshjes me ritme të përshpejtuara duke kaluar shpejt në fazën e shpimit të pusit. Raporti i kompanisë konsulente “Gustavson” konfirmon potencialin e rezervave të pazbuluara të naftës dhe gazit, në zonën ku “Manas Petroleum” ka marrë licencën. Kjo zonë ndodhet midis Liqenit të Shkodrës dhe Dumresë. Raporti i kompanisë “Gustavson” cilëson se “objektivat e parë të eksplorimit janë rezervat karbonate të frakturuara të zonës së përfshirë në marrëveshjen hidrokarbure, që kanë rezultuar të njëjta me ato të zbuluara në Apeninet e Italisë në vitin 1990”.


Fonti: Gazeta Shekulli.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi