Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Konsultimi

Shko poshtë

Konsultimi Empty Konsultimi

Mesazh nga RihHana Mon Aug 16, 2010 3:38 pm

Konsultimi

Prej shkaqeve kryesore të dështimit të planeve apo mosarritjes së suksesit është jo konsultimi me më të vjetrit, gjegjësisht me më të mençurit. Pasi ligji i Allahut synon përmirësimin e çdo gjëje duke filluar nga njësimi i Allahut e deri te marrëdhëniet ndër njerëzore, besoj se është mjaft e qëlluar që të flasim edhe në këtë temë.

Konsultohem gjuhësisht d.m.th. këshillohem me dikë (zakonisht me një specialist) apo i drejtohem dikujt për të marrë mendimin e tij për një punë, për një çështje etj. Konsultohem me mjekun.
RihHana
RihHana
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 575
Popullariteti Popullariteti : 2
Data e regjistrimit : 06/07/2010
Mosha : 43

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Konsultimi Empty Re: Konsultimi

Mesazh nga RihHana Mon Aug 16, 2010 3:38 pm

Ndërsa në terminologji: "Marrja e mendimit nga dikush tjetër lidhur me gjërat problematike që i paraqiten, e që ka të bëjë me çështjet për të cilat njeriu është në dyshim t'i bëjë apo jo." Nga ky definicion kuptojmë se konsultimi nuk bëhet për çdo gjë, të madhe apo të vogël, konsultimi bëhet në rast të çështjeve problematike për të cilat njeriu nuk mund të merr qëndrim të drejtë pa ndihmën e tjetrit. Krahas kësaj, konsultimi nuk merret nga çdo njeri, andaj kushtet e personit të cilin e konsultojmë janë:

1. Të jetë i mençur plotësisht dhe me përvojë. Këto dyja janë të lidhura ngushtë me njëra tjetrën, sepse këtë e bën patjetër konsultimi. Një poet këtë e sqaron shumë bukur, duke thënë:

"Nuk mund të këshillojë secili i mençur

dhe secili këshillues nuk është i mençur".

2. Të jetë fetar dhe i devotshëm. Sidomos në këtë kohë, kur vlerat njerëzore aq shumë janë zbehur e diku edhe janë zhdukur e kemi patjetër që konsultimin ta bëjmë me njerëz që kanë frikë Zotin dhe ua duan të mirën vëllezërve të tyre. Ja se çka thotë Ibën Abbasi, radijallahu anhu: "Kush dëshiron të bëjë diç dhe konsultohet me besimtarë, Allahu do ta udhëzojë në më të drejtën".

3. Të jetë këshillues dhe dashamir. Kjo lidhet me pikën para kësaj, por kësaj i shtohet edhe ajo që personi të cilin e konsulton të jetë i njohur me dashamirësinë ndaj teje dhe ta ketë zakon këshillën e mirë për ty, sepse këshilla dha dashuria japin mendimin e pastër.

4. Të mos e ketë të angazhuar kokën me ndonjë problem apo mërzi të madhe, sepse mendja e atij të cilit është e angazhuar me mërzi dhe probleme të shumta, nuk ka mundësi të jep mendime të shëndosha e të drejta.

5. Të mos ketë ndonjë interes apo inferioritet ndaj gjësë për të cilën bëhet konsultimi. Nëse gjëja për të cilën dëshiron të konsultohesh lidhet drejt për drejt me konsultuesin, atëherë mos e konsulto atë, sepse nëse ai ka ndonjë interes, ka mundësi të të jep mendim pozitiv menjëherë për atë çështje, por nëse ka ndonjë inferioritet ndaj saj, ka mundësi të të jep mendim negativ nxit kah ajo.. Ashtu që, nëse mendimi përzihet me njërën nga këto, nuk mund të jetë i drejtë më.
RihHana
RihHana
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 575
Popullariteti Popullariteti : 2
Data e regjistrimit : 06/07/2010
Mosha : 43

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Konsultimi Empty Re: Konsultimi

Mesazh nga RihHana Mon Aug 16, 2010 3:38 pm

Ajete lidhur me konsultimin:

1. ÝóÈöãóÇ ÑóÍúãóÉò ãöäú Çááøóåö áöäúÊó áóåõãú æóáóæú ßõäúÊó ÝóÙøÇð ÛóáöíÙó ÇáúÞóáúÈö áÇäúÝóÖøõæÇ ãöäú Íóæúáößó ÝóÇÚúÝõ Úóäúåõãú æóÇÓúÊóÛúÝöÑú áóåõãú æóÔóÇæöÑúåõãú Ýöí ÇáÃóãúÑö ÝóÅöÐóÇ ÚóÒóãúÊó ÝóÊóæóßøóáú Úóáóì Çááøóåö Åöäøó Çááøóåó íõÍöÈøõ ÇáúãõÊóæóßøöáöíäó (159 Âá ÚãÑÇä)

1. "Nga mëshira që të dhuroi Allahu, ti ishe i butë ndaj atyre, e sikur të ishe i vrazhdë e zemërfortë, ata do shkapërderdheshin prej teje, andaj ti fali ata dhe kërko ndjesë për ta, e konsultohu me ta në të gjitha çështjet, e kur të vendosësh, atëherë mbështetu në Allahun, se Allahu i do ata që mbështeten tek Ai". Në këtë ajet shohim se si Allahu, subhanehu ue teala, e urdhëron të dërguarin e Tij që vazhdimisht të konsultohet me shokët e tij. Jo pse ka pasur nevojë për konsultim, por, për t'i mësuar myslimanët se konsultimi është cilësi e pandarë e besimtarit. Këtë e vërteton edhe fjala e Hasan Basriut dhe Dahakut, të cilët kanë thënë: "Allahu, subhanehu ue teala, nuk e ka urdhëruar Resulullahun, salallahu alejhi ue selem, për konsultim për shkak se ka pasur ndonjë nevojë. Jo, Ai e ka urdhëruar që myslimanëve t'ua mësojë se konsultimi është mirësi dhe umeti duhet ta praktikojë atë".

2. ÝóãóÇ ÃõæÊöíÊõãú ãöäú ÔóíúÁò ÝóãóÊóÇÚõ ÇáúÍóíóÇÉö ÇáÏøõäúíóÇ æóãóÇ ÚöäúÏó Çááøóåö ÎóíúÑñ æóÃóÈúÞóì áöáøóÐöíäó ÂãóäõæÇ æóÚóáóì ÑóÈøöåöãú íóÊóæóßøóáõæäó (36) æóÇáøóÐöíäó íóÌúÊóäöÈõæäó ßóÈóÇÆöÑó ÇáÅöËúãö æóÇáúÝóæóÇÍöÔó æóÅöÐóÇ ãóÇ ÛóÖöÈõæÇ åõãú íóÛúÝöÑõæäó (37) æóÇáøóÐöíäó ÇÓúÊóÌóÇÈõæÇ áöÑóÈøöåöãú æóÃóÞóÇãõæÇ ÇáÕøóáÇÉó æóÃóãúÑõåõãú ÔõæÑóì Èóíúäóåõãú æóãöãøóÇ ÑóÒóÞúäóÇåõãú íõäúÝöÞõæäó (38) æóÇáøóÐöíäó ÅöÐóÇ ÃóÕóÇÈóåõãú ÇáúÈóÛúíõ åõãú íóäúÊóÕöÑõæäó (39 ÔæÑì)

2. "Çka u është dhënë nga ndonjë send, ajo është kënaqësi në këtë botë, e ajo që është tek Allahu është shumë më e mirë dhe e përjetshme, por për ata që besuan dhe që vetëm Zotit të tyre i mbështeten. Dhe ata që iu shmangën mëkateve të mëdha e të shëmtuara, dhe kur hidhërohen, ata falin, dhe ata që i përgjigjen thirrjes së Zotit të tyre dhe e falin namazin rregullisht dhe ata që konsultohen mes vete, e nga ajo që Ne ua japim ata e shpërndajnë, edhe ata që kur i godet e padrejta, i kundërvihen". Këtu mësojmë se cilësitë më të theksuara të besimtarit, dhe vërejmë se ndër ato cilësi ka pozitë të veçantë edhe konsultimi.
RihHana
RihHana
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 575
Popullariteti Popullariteti : 2
Data e regjistrimit : 06/07/2010
Mosha : 43

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Konsultimi Empty Re: Konsultimi

Mesazh nga RihHana Mon Aug 16, 2010 3:38 pm

Hadithe lidhur me konsultimin:

1. Ishte njëri prej shokëve të Resulullahut, salallahu alejhi ue selem, i cili quhej Xhulejbib, askush nuk e donte dhe nuk e martonte. Kështu që, Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, njërit prej ensarëve i tha: Martoma bijën tënde! Tha: Po, o i dërguar i Allahut, bile edhe kënaqësinë time.

- Nuk e dua për vete.

- Po për kë?

- Për Xhulejbibin.

- Duhet ta konsultoj nënën e saj. Shkoi te gruaja e tij dhe i tha se i dërguari e kërkon bijën e tyre. Ajo tha: Po, bile edhe kënaqësinë time.

- Mirëpo, ai nuk e dëshiron për vete, por për Xhulejbibin!

- Xhulejbibin, çka Xhulejbibin, çfarë Xhulejbibi, jo jo, asnjëherë jo vallahi, mos e marto. Kur deshi babai të shkojë për ta lajmëruar Resulullahun, salallahu alejhi ue selem, vajza tha: Kush ka kërkuar fejesë? E ëma i tregoi dhe vajza tha: Dëshironi të refuzoni ndërmjetësimin e Resulullahut, salallahu alejhi ue selem? Më martoni, sepse ai nuk ma do të keqen.
RihHana
RihHana
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 575
Popullariteti Popullariteti : 2
Data e regjistrimit : 06/07/2010
Mosha : 43

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Konsultimi Empty Re: Konsultimi

Mesazh nga RihHana Mon Aug 16, 2010 3:39 pm

Pas kësaj Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, doli në një betejë, e pas betejës pyeti: A mungon ndonjëri? Thanë: Filani e filani dhe askush tjetër.

- Por, mua më mungon Xhulejbibi, kërkoni ku është? E kërkuan dhe e gjetën në mesin e shtatë vetëve, të cilët i kishte vrarë e pastaj e kishin vrarë atë. E lajmëruan Resulullahun, salallahu alejhi ue selem, për këtë, e kur shkoi aty tha: "I ka vrarë shtatë vetë dhe e kanë vrarë, ky është nga unë dhe unë jam prej tij, ky është nga unë dhe unë jam prej tij", ndërsa për gruan e tij u lutë: "O Zot, ia shto mirësitë asaj shumë, e mos e bë jetën e saj të rëndë". (sipas kuptimit dhe shkurtimisht, transmeton Ahmedi, ndërsa pjesa e rëndësishme gjendet edhe në Muslim).

2. Ebu Hurejre transmeton se Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: "Nga beqarja kërkohet leje, ndërsa e veja (apo e ndara) konsultohet", thanë: O i dërguar, beqarja turpërohet. Tha: "Heshtja është pëlqim." (Ahmedi, sahih sipas Ahmed Shakirit) Ky hadith njëkohësisht është përgjigje për ata që thonë se gruaja në Islam është e shtypur dhe kinse mendimi i saj nuk ka vlerë, por edhe për ata baballarë të cilët nuk respektojnë dëshirën e vajzës se me kë do të martohet.

3. Muavije ibën Xhahime rrëfen se Xhahime kishte shkuar te Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, dhe i kishte thënë: O i dërguar i Allahut, dëshiroj të dalë në betejë dhe erdha të konsultohem me ty. Tha: A ke nënë?

- Po.

- Qëndro me të, sepse xheneti është te këmba e saj.

4. Ibën Omeri rrëfen se Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, ditën e Bedrit, lidhur me robërit e konsultoi Ebu Bekrin, i cili tha: Ata janë populli dhe familja yt, liroji. Pastaj e konsultoi Omerin, i cili tha: Vriti të gjithë. Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, filloi të kujtonte dhe më shumë i pëlqente mendimi i Ebu Bekrit, por edhe shumë tjerë mendonin ashtu, derisa Allahu, e zbriti ajetin:

ãóÇ ßóÇäó áöäóÈöíøò Ãóäú íóßõæäó áóåõ ÃóÓúÑóì ÍóÊøóì íõËúÎöäó Ýöí ÇáÃóÑúÖö ÊõÑöíÏõæäó ÚóÑóÖó ÇáÏøõäúíóÇ æóÇááøóåõ íõÑöíÏõ ÇáÂÎöÑóÉó æóÇááøóåõ ÚóÒöíÒñ Íóßöíãñ (67) áóæúáÇ ßöÊóÇÈñ ãöäú Çááøóåö ÓóÈóÞó áóãóÓøóßõãú ÝöíãóÇ ÃóÎóÐúÊõãú ÚóÐóÇÈñ ÚóÙöíãñ (68) ÝóßõáõæÇ ãöãøóÇ ÛóäöãúÊõãú ÍóáÇáÇð ØóíøöÈÇð æóÇÊøóÞõæÇ Çááøóåó Åöäøó Çááøóåó ÛóÝõæÑñ ÑóÍöíãñ (69)

"Për asnjë pejgamber nuk është me vend të ketë robër derisa ta vret armikun mirë, në tokë. Ju keni për qëllim përjetimet e kësaj bote, ndërsa Allahu dëshiron për ju Ahiretin. Allahu mbizotëron çdo gjë, dhe është i Urtë. Po të mos ishte dispozita e hershme e caktuar prej Allahut, juve do t'ju kishte goditur një dënim i madh për atë që e vendosët. Pra, hani atë që e fituat me luftë, si të lejuar dhe të mirë, përmbajuni dispozitave të Allahut se Allahu është Ai që falë dhe që mëshiron".

Pas kësaj, Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, e takoi Omerin dhe i tha: "Gati se do të na godiste bela, po të kundërshtonim mendimin tënd". (Hakimi e ka vlerësuar sahih, në këtë e ka pëlqyer Dhehebiu, si dhe Muslimi transmeton ngjashëm).

5. Ebu Hurejre transmeton se Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: "Konsultuesi (këshilltari) është në besë". (Tirmidhiu, Ebu Davudi, Albani thotë se është sahih) Kuptimi i këtij hadithi është se, nëse dikush vjen dhe kërkon nga ti këshillë e konsultim, ai ka besë në ty dhe t'i shpalos edhe gjërat më private. Për këtë shkak ti duhet të qëndrosh besnik në bisedën që ke bërë me të e assesi ta tradhtosh.

6. Ebu Hurejre transmeton se Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: "Kush thotë diçka në emër timin që nuk e kam thënë, le ta përgatit vendin për në zjarr. Kush konsultohet prej vëllait të tij mysliman, dhe ky e udhëzon pa pjekuri, kjo është tradhti...". (Ahmedi, sahih e vlerëson Ahmed Shakiri dhe Hakimi e vlerëson sahih, e në këtë e pëlqeu Dhehebiu) Nëse nuk ke njohuri lidhur me problemin për të cilin kërkohet mendim nga ti, është e kërkuar që mos të flasësh sepse ashtu bie në tradhti, gjë të cilën myslimani nuk e bën.
RihHana
RihHana
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 575
Popullariteti Popullariteti : 2
Data e regjistrimit : 06/07/2010
Mosha : 43

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Konsultimi Empty Re: Konsultimi

Mesazh nga RihHana Mon Aug 16, 2010 3:39 pm

Fjalë të dijetarëve rreth konsultimit:

1. Mejmun ibën Mehrani ka thënë: Ebu Bekri ishte njeri i cili, kur i paraqitej ndonjë çështje shikonte në librin e Allahut, nëse aty gjente përgjigje ashtu edhe vepronte, e nëse përgjigjen e gjente në sunet ashtu edhe vepronte, e nëse kjo nuk i mundësohej, atëherë i thërriste më të madhët e myslimanëve dhe dijetarët e u konsultonte me ta.

2. Omer ibën Hattabi ka thënë: "Njerëzit janë tre lloj: njeri që i paraqiten probleme dhe i zgjidh vetë, njeri i cili konsultohet për aso çështje dhe vepron ashtu si e udhëzojnë të mençurit, dhe njeri i dyshimtë dhe i prishur, i cili nuk dëgjon udhëzimet e as udhëzuesit". Dallimi mes llojit të parë dhe llojit të tretë është në atë se ai i llojit të parë nuk është në dyshim dhe ka aftësi për t'i zgjidhur ato, ndërsa i treti është i dyshimtë por edhe i prishur sepse nuk dëshiron të merr mendimin e të tjerëve. Më i udhëzuari është lloji i dytë i cili konsultohet dhe vepron si është më mirë.

3. Aliju radijallahu anhu, ka thënë: "Sa ndihmë e mirë është konsultimi, dhe sa fuqi e keqe është diktatura".

4. Omer ibën Abdulazizi ka thënë: "Konsultimi dhe debati vërtetë janë dyer të mëshirës dhe bereqetit, me ndihmën e tyre mendimi nuk është i gabuar e as guximi i dobësuar". Kur bëj ndonjë hap, për të cilin kam konsultuar njerëz kompetent shumë jam i guximshëm dhe nuk kam frikë se kam gabuar.

5. Ma'dan ibën Ebi Talha rrëfen se Omeri, radijallahu anhu, në një hutbe, pasi përmendi Resulullahun, salallahu alejhi ue selem, e po ashtu edhe Ebu Bekrin, tha: "Kam parë ëndërr se një gjel më kafshoi tri herë, unë e kuptoj se më është afruar vdekja. Disa po më sugjerojnë ta emërtoj halifin, por, unë jam i sigurt se Allahu, subhanehu ue teala, nuk e humbë këtë fe dhe këtë hilafet dhe as atë, të cilën e solli nëpërmjet të dërguarit të Tij, salallahu alejhi ue selem. Sidoqoftë, nëse më ndodh diçka, hilafeti mbetet në konsultim të këtyre gjashtë vetëve, nga të cilët Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, u nda i kënaqur. Po ashtu, e di se ka njerëz të cilët e kundërshtojnë këtë, unë kam luftuar me ata derisa e kanë pranuar Islamin. Nëse bëjnë diç të tillë ata janë armiq të Allahut, kafira dhe të humbur...". (Muslimi 567). Pra, njëra nga metodat e zgjedhjes së halifit qenka edhe konsultimi mes njerëzve kompetent.
RihHana
RihHana
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 575
Popullariteti Popullariteti : 2
Data e regjistrimit : 06/07/2010
Mosha : 43

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Konsultimi Empty Re: Konsultimi

Mesazh nga RihHana Mon Aug 16, 2010 3:39 pm

6. Hasan Basriu ka thënë: "Pasha Allahun, s'ka njerëz që konsultohen e të mos udhëzohen në më të mirën që ekziston", pas kësaj lexoi ajetin: æóÃóãúÑõåõãú ÔõæÑóì Èóíúäóåõãú – çështja mes tyre është konsultim.

7. Dikush ka thënë: "Kujt mashtrohet me mendjen e tij, nuk konsultohet, dhe kush është diktator me mendjen e tij çdoherë është larg të qëlluarës".

9. Dikush ka thënë: "Konsultohu me atë që ka përvojë, sepse ai të jep ide që i ka paguar shumë shtrenjtë, ndërsa ty t'i jep falas".

Dobi nga konsultimi:

1. Konsultimi është nga shtyllat kryesore të qeverisjes në Islam.

2. Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, konsultohej me shokët e tij që t'ua disponojë zemrat dhe t'i inkurajojë për të vazhduar në përhapjen e Islamit dhe në thirrjen kah Allahu, subhanehu ue teala.

3. Allahu i ka lëvduar ata që zgjodhën rrugën e konsultimit.

4. Konsultimi te njerëzit ngjallë dashurinë për t'i ndihmuar kompetentëve dhe i inkurajon në bartjen e përgjegjësive të tyre.

5. Konsultimi, të cilin e pretendojnë demokratët nuk është i drejtë, sepse ata marrin mendimin e shumicës, çfarëdo qoftë ai. Ndërsa, në Islam merret vetëm mendimi i atyre që kanë përvojë, dije dhe takvallëk. Po ashtu, konsultimi i grupit të ashtuquajtur "xhematu teblig" është i tepruar, sepse kemi parë se ata konsultohen për çdo gjë, qoftë e madhe apo e vogël, qoftë me rëndësi apo jo.

6. Konsultimi duhet të praktikohet që nga udhëheqja e shtetit e deri në udhëheqjen e familjes.

7. Në çështjet e prera me ligjin e Allahut nuk ka konsultim.

8. Kur dikush konsultohet me ty, udhëzoje dhe këshilloje sinqerisht në atë që di dhe ke përvojë.
RihHana
RihHana
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 575
Popullariteti Popullariteti : 2
Data e regjistrimit : 06/07/2010
Mosha : 43

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Konsultimi Empty Re: Konsultimi

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi