Ora 15.00 - Kosova e pavaruar
Faqja 1 e 1
Ora 15.00 - Kosova e pavaruar
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi tha dje në Prishtinë se e diela do të jetë do të jetë një ditë tjetër 'e angazhimeve shtetërore për implementimin e vullnetit të qytetarëve të Kosovës. "Ne kemi agjendën tonë, agjendë të cilën do ta respektojnë si institucione të Kosovës, bashkarisht me komunitetin ndërkombëtar," tha z. Thaçi. "Edhe dita e nesërme do të jetë ditë e qetësisë e rendit dhe e mirëkuptimit i angazhimeve shtetërore për implementimin e vullnetit të qytetarëve të Kosovës".
Pa konfirmuar shpalljen e pavarësisë së Kosovës, që pritet gjerësisht të ndodhë sot, rreth orës 15.00, kryeministri i Kosovës tha se autoritet e Beogradit, nuk mund të kenë asnjë ndikim në zhvillimet që ndodhin në Kosovë. Këto komente, kryeministri Hashim Thaçi i ka bërë në takim me liderët religjiozë të Kosovës, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për paralajmërimin se gjatë ditës së nesërme, zyrtarë të Serbisë do t’i vizitojnë enklavat e pakicave në Kosovë për t’i mbështetur kundër pavarësisë. Kryeministri Thaçi sot ka qëndruar në familjen e Komandantit legjendar, Adem Jashari. Ai bëri homazh para Varrezave të Dëshmorëve në Prekaz, me ç’rast vizitoi familjen e Komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari.
Ka mbetur edhe pak kohë dhe janë vetëm disa momente të kryerjes së aspekteve procedurale, ndërsa dita e diel ka rëndësi historike në kuadër të angazhimeve tona shtet-formuese, ka thënë sot Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë qëndrimit në familjen Jashari. Kryeministri Thaçi në takim me kryefamiljarin e Jasharajve, Rifat Jashari, ka thënë se sot është duke vizituar Prekazin, këtë vend të shenjtë të lirisë dhe pavarësisë, që në emër të institucioneve të Kosovës, të përcjellë mesazhin publikisht se Kosova po pavarësohet, duke theksuar më tej se Prekazi dhe Adem Jashari janë themeluesit e shtetit të pavarur të Kosovës. Z.Thaçi ka theksuar se ka ardhur në Prekaz së bashku me disa bashkëluftëtarë dhe pjesëtarë të familjeve të dëshmorëve, që kanë dhënë gjithçka për lirinë e Kosovës. “Tani jemi në prag të zyrtarizmit të pavarësisë, prandaj, kjo është vizita jonë e besnikërisë, për të vazhduar edhe me misionin e ri pas pavarësimit, që është integrimi i shtetit tonë sovran drejt BE-së dhe NATO-s”,- ka thënë me këtë rast Kryeministri. Kryefamiljari Jashari i ka uruar kryeministrit Thaçi dhe institucioneve kosovare, punë të mbarë dhe të ndershme, ndërsa të gjitha familjet që kanë të zhdukur, i ka porositur që të qëndrojnë të forta, duke lutur Zotin që këtij populli të mos i ndodhë kurrë më ndonjë e keqe në të ardhmen, njofton Zyra për Informim e Kryeministrit.

Linddt- WebMaster
- Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Re: Ora 15.00 - Kosova e pavaruar
Prishtina dhe shumë qytete tjera të Kosovës, që kanë nisur atmosferën festive, janë stolisur me flamuj kombëtarë, amerikanë e britanikë. Sipas një skenari që thuhet se është sekret, por që është botuar në shtypin e Prishtinës, Kuvendi i Kosovës pritet të shpallë pavarësinë e vendit ditën e diel në ora 15.00. Pas seancës së Parlamentit pritet që krerët e institucioneve të Kosovës, presidenti Fatmir Sejdiu, kryeministri Hashim Thaçi dhe kryeparlamentari Jakup Krasniqi, t’u drejtohen gazetarëve. Më pas do të bëhet zbulimi i lapidarit të pavarësisë para Pallatit të Rinisë në Prishtinë. Në agjendën e ditës së shpalljes së pavarësisë, e quajtur si “P-Day”, parashihet mbajtja e koncertit të Filarmonisë së Kosovës, pasuar nga një koncert me yjet e estradës muzikore në sheshin Nëna Terezë. Presidenti dhe kryeministri i Kosovës para mesnatës do t’u drejtohen masës së qytetarëve që do të dalin të festojnë pavarësinë e Kosovës. Ceremonia festive, sipas skenarit, do të përfundojë me ndezjen e fishekzjarreve në katër pjesë të ndryshme të Prishtinës. Skenarët për festimin e “Ditës së Pavarësisë” i kanë bërë edhe qytetet e tjera të Kosovës.
Linddt- WebMaster
- Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Re: Ora 15.00 - Kosova e pavaruar
Gjilan
“Gjilani ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për festën e madhe historike që pritet nesër”,- ka bërë të ditur Ismail Kurteshi, zyrtar komunal, nga Këshilli Organizativ për Festime. “Merita më e madhe u takon qytetarëve gjilanas të cilët në baza vullnetare kanë kryer të gjitha punët, si dhe komunitetit të biznesit që ka mbuluar të gjitha shpenzimet e nevojshme”,- ka thënë Kurteshi. Sipas tij, si asnjëherë më parë, qyteti i Gjilanit si dhe fshatrat janë veshur me petkun festiv, ndërkohë që autoritet e sigurisë janë gati për të sigurua qetësi dhe paqe për të gjithë. Krerë të komunës, të Këshillit për Festime, të Policisë, shoqërisë civile e të komunitetit të biznesit, kanë bërë të ditur se janë bërë të gjitha përgatitjet për ditën e nesërme dhe u zotuan për festime të qeta.

Prizren
Pesëmbëdhjetë mijë euro është shuma e mjeteve, të cilat do të shpenzohen në ditën e shpalljes së pavarësisë për manifestimin qendror që do të mbahet në Prizren. Këtë e konfirmoi drejtori për Ekonomi e Financa në Kuvendin Komunal të Prizrenit, Ilir Shehu. Ai shtoi se këto mjete janë të ndara kryekëput nga buxheti i komunës, ndërkohë potencoi edhe faktin që për mbarëvajtjen sa më të mirë të kësaj feste madhore, një kontribut të veçantë do e japin edhe donatorët e ndryshëm, të cilët kanë shprehur vullnetin e tyre për ndihmë. Zyrtarët komunalë konfirmuan se janë bërë të gjitha përgatitjet qoftë nga lëmi i politikës, kulturës, por edhe sigurisë, për të cilat përgatitje janë formuar edhe tri nënkomisionet komunale. Gjithashtu u bë e ditur se në ditën e shpalljes së pavarësisë, komuna e Prizrenit do të mbajë edhe një akademi solemne në Sheshin e Lidhjes Shqiptare. Ndërkohë edhe zyrtarë të policisë konfirmuan sot se në planin e tyre të sigurisë, në ditën e shpalljes së pavarësisë, qyteti i Prizrenit do të jetë nënë kontroll të rreptë të policisë, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë në këtë qytet. Haris Dida, komandant i Stacionit Policor "Alfa", tha se Prizreni nga të katër anët do të jetë i bllokuar nga patrulla të policisë, KFOR-it, policisë ndërkombëtare, por edhe nën mbikëqyrje të TMK-së, me ç’rast hyrje-daljet për automjete civile nuk do të lejohen, me përjashtim të ndonjë rasti serioz. Dida pohoi ndërkaq se policia do të punojë me tri ndërrime 24 orë, me qëllim të parandalimit të çdo eskalimi të situatës. Ai tha se edhe emergjenca do të jetë në dispozicion dhe do të intervenojë në rastet kur e shehtë nevojshme.

Mitrovicë
Pavarësia do të kremtohet në mënyrë të organizuar edhe në qytetin e ndarë të Mitrovicës. Për këtë janë bërë të gjitha përgatitjet paraprake, ku janë përfshirë përfaqësues të të gjitha institucioneve dhe të gjitha subjekteve te Mitrovicës. Kështu tha dje në një seancë solemne të Kuvendit të komunës së Mitrovicës, kryetari Bajram Rexhepi. Ai me këtë rast, për delegatët dhe opinionin, publikoi edhe skenarin e kremtimit të Festës së Pavarësisë në rajonin e Mitrovicës.

Shkupi
Shkupi do ta festojë Pavarësinë e Kosovës me një koncert të organizuar nga Komuna e Çairit, në bashkëpunim me lëvizjen "Zgjohu" dhe Shoqatën e Historianëve Shqiptarë. Sot, në sheshin "Skënderbej" do të këndojnë shumë yje të muzikës vendase. "Deri tani kanë konfirmuar pjesëmarrjen Adrian Gaxha, Elita 5, Leonora Poloska, Mustafa Ymeri-Tafa, Erol Jakupi, Berkani, Bertani dhe shumë yje të tjerë, si dhe grupe të rrokut që këndojnë", theksoi Grubi, duke bërë të ditur se pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të ndjekin edhe interpretimet e ndryshme të valleve shqiptare nga ana e grupeve "Ibe Palikuqi", "Emin Duraku" dhe "Karshikiaka", deklaroi Artan Grubi. Partitë politike shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjet për festën e pavarësisë së Kosovës. Pavarësia e Kosovës, që pritet të shpallet të dielën, do t’i gjejë në një ambient festiv liderët e partive politike shqiptare.
Partia Demokratike Shqiptare(PDSH) ka apeluar që qytetarët shqiptarë në Maqedoni të festojnë pavarësinë e Kosovës në shtëpitë e tyre dhe të shmangin manifestimet publike dhe përdorimin e armëve të zjarrit. “Mënyra e shprehjes së gëzimit në rrethin familjar, padyshim do t’i shprehë vlerat civilizuese të popullit tonë. Duke shmangur manifestimet publike dhe përdorimin e armëve të zjarrit, do të dëshmojmë edhe njëherë kontributin tonë që Kosova pandërprerë të vazhdojë rrugën e saj drejt NATO-s dhe BE”, thuhet në komunikatën e PDSH-s.

Kuvendi i Shqipërisë, sot seancë të jashtëzakonshme
Kuvend i Shqipërisë do të mbajë sot një seancë të hapur për të përcjellë shpalljen e pavarësisë. Seanca parlamentare në kunvend do mbahet në orën 14:30 dhe do të përcjellë tek të gjithë shqiptarët emocionin që ndjehet me rastin e madh të shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka vendosurthirrjen e kuvendit në orën 14.30 vetëm 30 minuta para seancës së jashtëzakonshme të kuvendit të Kosovës ku do të lexohet dhe votohet deklarata e pavarësisë. Te ftuar në këtë seancë të hapur të Kuvendit do të jenë jo vetëm deputetët, por dhe intelektualë, artistë e njerëz të shquar të të gjitha fushave.

Mbi 1 mijë gazetarë në Kosovë
Qindra gazetarë e fotoreporterë nga mbarë bota po ndjekin zhvillimet lidhur me përcaktimit e statusit të Kosovës. Sipas tyre, ky interesim vjen pasi ngjarja kryesore në rajon është Kosova dhe statusi i saj. Në Prishtinë është krijuar “Qendra Mediale” në të cilën janë akredituar më shumë se 600 gazetarë, ndërkohë që numri i tyre po rritet nga ora në orë. Qysh të premten, Kosova ka qenë lajmi kryesor i mediave të mëdha ndërkombëtare, siç është BBC, CNN, AP, FP, ARD, VOA etj. Të gjitha këto shtëpi informative tashmë kanë dërguar ekipet e tyre në Kosovë. Interesim i jashtëzakonshëm për zhvillimet që lidhen me vendimin për statusin kanë treguar edhe media të rajonit, duke përfshirë këtu edhe ekipe të shumta gazetarësh nga Serbia, Maqedonia, Shqipëria, Greqia, Kroacia, Mali i Zi. Data e saktë e pavarësisë së Kosovës ende nuk është bërë zyrtare, ndërkaq mediat ndërkombëtare kanë publikuar shkrime të tyre, ku kjo fundjavë mund të jetë koha më e mundshme e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Gazetarët të cilët ndodhen aktualisht në Kosovë thonë se, ndonëse jozyrtarisht, nuk është bërë e ditur asnjë datë, 17 Shkurti është mundësia e fundit e shpalljes së pavarësisë. Rreth 1000 pritet të jetë numri i gazetarëve ndërkombëtarë dhe vendorë, të cilët do të përcjellin zhvillimet që lidhen me vendimin për statusin e Kosovës.

Nesër, shumë shtete njohin Kosovën e pavarur
Rreth 20 vende të Bashkimit Evropian do të njohin shpejt shtetin e ri të Kosovës, pas shpalljes se Pavarësisë. Britania e Madhe, Franca, Gjermania dhe Italia mund të njohin pavarësinë e Kosovës ditën e hënë, ndërsa atyre do t’iu bashkëngjiten edhe SHBA-ja, njofton agjencia e lajmeve “Reuters”. Sipas po të njëjtës agjenci, fuqitë e mëdha, Britania e Madhe, Franca, Gjermania dhe Italia mund të njohin pavarësinë e Kosovës menjëherë pas takimit të hënën të Shefave të Diplomacisë së BE-së, ndërsa atyre do t’iu bashkëngjiten edhe SHBA-të. Duke iu referuar burimeve diplomatike, sipas të cilave, një qëndrim të tillë nuk e mbështesin gjashtë vende të BE-së: Bullgaria, Spanja, Rumania, Greqia, Sllovakia dhe Qipro. Në takimin e të hënës, Bashkimi Evropian do të konstatojë se statusquo-ja në Kosovë ka qenë e paqëndrueshme, do të bëjë ftesë për një Kosovë multi-etnike, në të cilën do të respektohet ligji, pakicat dhe trashëgimia kulturore dhe religjioze.

Naziskinët serbë, protestë kundër Kosovës në Beograd
Disa organizata dhe shoqata ultra-nacionaliste e djathtiste serbe kanë organizuar dje pasdite, përpara Ambasadës së Sllovenisë në Beograd, një tubim të protestës me moton "Misioni-okupimi", kundër paralajmërimit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe dërgimit, siç thuhet, "kundërjuridik" të Misionit të BE. Para ndërtesës së Ambasadës së Sllovenisë, e cila është kryesuese e radhës e BE, janë tubuar rreth 2000 veta, të cilët këndonin e vallëzonin këngë serbe, duke brohoritur parulla si "Kosova është zemër e Serbisë", dhe duke mbajtur flamuj serbë dhe pankarta me mbishkrime "Uniteti do të jetë dështim i djallit"; "Kosova është shpirti i Serbisë", "Bota do të heshtë për pësimin e serbëve" dhe këndonin këngët "Tamo daleko" e "Vidovdan", dhe disa përshëndeteshin me salutim nazist. Të tubuarve iu lexua një letër e protestës e cila pastaj u dogj në hyrje të godinës së ambasadës. Në këtë letër, theksohet se dërgimi i Misionit të BE është në kundërshtim me Rezolutën 1244 dhe ai akt, paraqet njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe shtohet se Serbia kurrë nuk do të pajtohet me grabitjen e Kosovës, ndërsa BE-së i tërhiqet vërejtja që të mendohet mirë se çka po bën!".

Similar topics
» Unikkatil - Kosova
» <<...Pamje nga Kosova...>>
» Kosova: Evropianet e rinje
» Shqiptare nga kosova hard video
» A duhet të bashkohet Kosova me Shqipërinë?

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi