Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pitagora

Shko poshtë

Pitagora Empty Pitagora

Mesazh nga Shooter-Ks Mon Aug 16, 2010 6:59 pm

PitagoraPitagora 220px-Kapitolinischer_Pythagoras
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pitagora Empty Re: Pitagora

Mesazh nga Shooter-Ks Mon Aug 16, 2010 7:00 pm

Pitagora (greqisht: Πυθαγόρας) lindi afërsisht në vitin 592 p.e.s. dhe vdiq 486 p.e.s., ishte matematikan dhe filozof grek. Pitagora është shumë i njohur me teoremëm e tij në matematikë, e cila njihet si "Teorema e Pitagorës" (a^2+b^2=c^2) e cila është mjaft e thjeshtë por për nga rëndësia është e jashtzakonshme dhe mësohet që në shkollën fillore. [1]
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pitagora Empty Re: Pitagora

Mesazh nga Shooter-Ks Mon Aug 16, 2010 7:00 pm

Pitagora u lind në ishullin grek Samos, midis 592 dhe 572 para erës sonë. Që i vogël shfaqi shumë dhunti të veçanta që më vonë do të krijojnë një legjendë, që e do të jetë i biri i Apollonit. Por edhe vetë emri i tij do të thotë ‘’ ai që u deklarua nga Pitia (profetja)’’.Në moshë të re merr pjesë në Lojrat Olimpike ku dhe bëhet kampion në mundjen e lirë. Më pas do të udhëtojë në Egjipt ku dhe do të initacionohet në misteret e Memfidës dhe Heliupolit. Në vazhdim do të shkojë në Finike dhe në Halde ku dhe do të mësojë astronominë dhe gjeometrinë. Gjithashtu duket se erdhi në kontakt edhe me driidët e Galatisë. Rikthehet në Samo dhe themelon shkollën e tij duke arritur të mbledhë mbi 3.000 nxënës. Madhështia e tij do të provokojë reagimet e pushtetarëve të Samosit dhe kështu do të detyrohet të largohet nga ishulli, ku pas një udhëtimi të gjatë do të arrijë në Krotone ku dhe do të themelojë shkollën e tij të famshme rreth vitit 520 para erës sonë. Në të gjithë jetën e tij mundua të jetë një shembull për njerëzit e tjerë, diçka që përbën bazën e mënyrës së doktrinës së tij.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pitagora Empty Re: Pitagora

Mesazh nga Shooter-Ks Mon Aug 16, 2010 7:00 pm

Doktrina e tij është nje ‘’formulë’’ që do të udhëheqë njeriun në kuptimin e ligjeve të natyrës dhe të përmisojë dhe të zhvillojë aftësitë e tij. Fillimi i kësaj ‘’formule’’ është Matematika. Por jo me kuptimin e sotëm mbi këtë shkencë. Por me një konsiderim që mund të na udhëheqë në shkakun e parë të gjërave. Numrat janë Perëndi do të thotë Platoni më vonë, që për shumë mëndimtarë është Pitagorieni i fundit i madh, pavarësisht se kurrë nuk e njohu Pitagorën. Nga numrat fillon faza e shfaqjes së botës. Pitagora shpreh krijimin e botës si më poshtë:
BASHKIMI ËSHTË LIGJI I ZOTIT
ZHVILLIMI ËSHTË LIGJI I JETËS
NUMRI ËSHTË LIGJI I BOTËS
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pitagora Empty Re: Pitagora

Mesazh nga Shooter-Ks Mon Aug 16, 2010 7:00 pm

Pavarësisht se ‘’Omakio’’ (shkolla pitagoriene) funksiononte me një mënyrë bashkëjetese, gjithashtu ekzistonin paralelisht aktivitete që drejtoheshin audiencës së gjërë. Këto ishin audienca dhe fjalime publike mbi pyetje dhe probleme të jetës së përditshme dhe në zgjidhjet filozofike të tyre. Të shumtë ishin ata që vetëm ndiqnin por pa dashur të zbatonin këto zgjidhje në të vërtetë. Disa të tjerë mundoheshin të shkonin më thellë duke përparuar në hyrjen e tyre drejt komunitetit pitagorien dhe bëheshin nxënës.Për tu bërë dikush nxënës i pranuar, duhej fillimisht të kalonte disa testime , sidomos të tipit psikologjik. Qëllimi i testimeve ishte që nxënësi të mund të aktivizojë, intelektin dhe aftësinë Etike. Intelektin në mënyrë që të mund të kishte opinionin e tij. Dhe aftësinë Etike për ta përdorur këtë intelekt në të mirën e përbashkët, duke kontrolluar prirjet egoiste.
Tjetër qëllim ishte kalitja e karakterit të njeriut dhe zhvillimin e trimërisë, qetësisë dhe vetëkontrollit. Për shembull, e linin për disa ditë vetëm në një dhomë me pak ujë dhe pak ushqim. I jepnin një dërrasë me ndonjë simbol gjeometrik të skalitur në të . Pasi meditonte për disa ditë, e dërgonin në një amfiteatër, ku përpara të gjithë nxënësve të vjetër, ku dhe duhej të thoshte se çfarë kishte kuptuar nga ai simbol. Gjatë fjalimit të tij, audienca e ngacmonte me mënyra të ndryshme. Kjo ishte një testim me të cilin kandidati mund të kontrollonte defektin e Arrogancës.
Në kuadrin e anëtarëve ekzistonin 3 nivele. Fillestari, Dëgjuesi dhe Matematikani. Në nivelin e Fillestarit testimet ishin me delikate dhe kishin të bënin sidomos me imagjinatën e tij. Kishin si qëllim të zgjerohej imagjinata krijuese duke izoluar dhe kufizuar fantazitë. Imagjinata krijuese ndryshon shumë nga fantazitë, sepse imagjinata është e kontrolluar, ka objektiv dhe jep rezultate praktike. Përkundrazi, fantazitë na tërheqin në mendime utopike që janë krejt të pamundur. Ky nivel plotësohej kur nxënësi arrinte të ‘’konsolidonte emocionet dhe ndjenjat e tij, domethënë atëherë kur arrinte ti kontrollonte dhe ti drejtonte.
Pasi të ketë mësuar të mbizotëronte pamjet e ekzagjeruara dhe negative të personalitetit të tij, atëherë mund të kalojë në nivelin tjetër, atë të Dëgjuesit. Zgjatja e kësaj faze është pak a shumë 5 vite dhe nxënësi është i deyruar të jetë i heshtur. Në këtë mënyrë mësonte si të merrej dhe si të përmisonte fuqitë dhe virtytet e tij.
Gjeometri do të fillonte të mësonte pas moshën 28 vjecare dhe në vazhdim. Deri atëherë , edukimi kishte si objektiv në formimin e personalitetit të tij. Në moshën 28 vjecare (7 x 4 = 2 plotësohet një cikël i rëndësishëm i jetës së njeriut. Shtatë vite për cdonjërin nga trupat e personalitetit . Këto trupa janë : a) trupi fizik, b) trupi energjik, c) trupi sentimental, d) trupi mendor konkret.Pasi të kishte edukuar personalitetin e tij, nxënësi mund të thellohej , duke zvogëluar rastet shtrembëruese, mbi temat e Natyrës dhe të Perëndisë.
Pas kësaj faze të edukimit mund të kthehej përsëri dhe të integrohej brënda shoqërisë (domethënë të bëhej politikan, ose individ shoqëror) në mënyrë që të ishte me i dobishëm. Politikan për Pitagorienët ishte njeriu i cili pasi kishtë mësuar filozofinë, rikthehej në shoqëri për tu bërë i dobishëm për komunitetin. Nuk ishte një njeri që interesohej për poste dhe për pushtet por përkundrazi interesohej për përmisimin e shoqërisë.
Ai që zgjidhte të bëhej politikan nuk do të mund të kalonte në fazën e Matematikanit. Matematikan për Pitagorienët ishte ai që mund të jepte mësim, Mësuesi. Ata që ishin në këtë nivel kishin favorin që mund të jetonin afër Pitagorës. Për Pitagorienët rëndësinë më të madhe kishin miqësia dhe ortakëria. Pitagorienët konsideronin se këta elementë pasqyrohej dashuria universale. Ishin të ‘’lidhur’’ nga betimi i mbajtjes së sekretit mbi doktrinën superiore, ceremonitë dhe simbolet e shenjta. Pitagora i ofroi njerëzimit një ‘’ eksperiment të suksesshëm’’ për atë që Platoni më vonë do të quajë: edukim me Gjimnastikë dhe Muzikë. Pavarësisht se shkolla e Krotones pushoi së funksionuari me një mënyrë të dhunshme, fama Pitagorienëvë vazhdoi të ekzistonte dhe të ndikonte në botën e atëhershme. Kështu një shekull e gjysëm më vonë, një tjetër njeri i madh do të influencohet nga Pitagorizmi dhe do të kontribuojë dhe ai në zhvillimin e njeriut. Sigurisht nuk është askush tjetër përvec se themeluesi i Akademisë, Platoni.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Pitagora Empty Re: Pitagora

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi