Leopold Kronecker
Deqani-ks :: Shkenca :: Matematika :: Matmatikant të shquar
Faqja 1 e 1
Leopold Kronecker
Leopold Kronecker
Leopold Kronecker (7 dhjetor, 1823 – 29 dhjetor, 1891) ishte matematikan gjerman i cili mendonte se aritmetika dhe Analiza matematikore mund të bazohen vetëm me numrat e plotë, e njohur është thënia e tij "Zoti i krijoi numrat natyral të gjithë numrat tjerë janë vepër e njeriut (citim nga vepra e Eric Temple Bell ,,The Man of Mathemaatics,, 1986, faqë. 477). Kjo thënje është në kundërshtim me pohimet e studentit të tij Georg Cantor. Kronecker vet ishte student dhe mik i ngushtë i matematicientit Ernst Kummer. Në matematikë njihet për futjen e simbolit ,,delta e Kroneckerit,, dhe për ,,Teoremën Kronecker Cappelli,,

Re: Leopold Kronecker
Biografia
Leopold Kronecker lindi në Liegnitz, (sot Legnica, Poloni) në një familje çifute, Kroneckeri disertacionin e mbrojti në Univerzitetin e Berlinit me temë nga teoria e numrave ku dha formulimin special të njësive në disa fusha numerike algjebrike dhe mentor i tij ishte matematickani i shquar Peter Gustav Dirichlet. Pasi mori titullin ai e menaxhonte pasurinë dhe biznesin e xhaxhait të tij dhe për tetë vjetë u largua nga matematika. Në vitin 1853 në studimin e tij në lidhje me zgjidhjet e ekuacionev e zgjëroi vështrimin e matematikanit gjenial frëng Évariste Galois. Në vitin 1883 u emërua profesor i matematikës në Univerzitetin e Berlinit. Kroneckeri dha kontribute në lidhje me vazhdueshmërinë e funksioneve reale. Nga Analiza Matematike, Kronecker nuk e pranonte përkufizimin e vazhdueshmërisë të dhënë nga kolegu i tij, Karl Weierstrass. Në një punim nga viti 1850 Mbi zgjidhjen e ekuacionit të përgjithshëm të shkallës së pestë, ai dha zgjidhjen e tyre duke aplikuar teorinë e grupeve. Kroneckeri me finitizmin e tij i dha bazat e intuicionizmit një drejtim i ri i filozofisë së matematikës. Kroneckeri vdiq më 29 dhjetor në Berlin.
Për nder të tij kemi këto emërime në matematikë Formula limite Kronecker, delta Kronecker, produkti Kronecker, Teorema Kronecker-Weber, Teorema Kronecker në teorinë e numrave, dhe Lema e Kroneckerit.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi