Agron Llakaj i afeksionuar pas Greqise
Faqja 1 e 1
Agron Llakaj i afeksionuar pas Greqise
Moderatori i njohur i spektaklit të humorit “Portokalli” ka vendosur që edhe këtë vit të mos e tradhtojë Greqinë, vendin ku kalon pushimet çdo vit. Ai është nisur familjarisht në Kalkidhiki dhe Thesaloniki ku do të qëndrojnë për rreth dy javë me pushime, vendi ku tashmë e ka kthyer në traditën e tij familjare për t’u relaksuar. Arsyeja është pasi përveç pushimeve ai takohet me të afërmit e tij që jetojnë atje. Llakaj u është kthyer pushimeve në Greqi pas dy viteve pushime që provoi në Turqi. Për një natyrë kreative si Agron Llakaj do ishim kuriozë të dinim se çfarë i pëlqen të bëjë gjatë pushimeve?! “Të pushoj, të meditoj, të lexoj, të argëtohem me familjen dhe sidomos me mbesën time. Adean, dhe të marr më shumë energji pozitive për vitin e ri artistik”, tha ai për gazetën “Panorama”. Ndërkohë. ky mund të quhet një vit mbresëlënës për aktorin e njohur, i cili në muajin prill u nderua nga Presidenti Bamir Topi me urdhrin “Mjeshtër i Madh” gjatë një ceremonie zyrtare të organizuar në mjediset e Presidencës, ku ishin të pranishëm personalitete të fushës së ndryshme. Ky ishte një vlerësim për karrierën e tij artistike që përkoi me 50 vjetorin e tij të lindjes. Nëse e pyet se si ndihet në këtë moshë të jetës, ai përgjigjet pa humor: “Jeta ime është si një film, s’kam çfarë t’i rregulloj se nuk kthehet prapë, por mundohem të luaj këtë pjesë që më ka mbetur, domethënë gjysmë shekullin tjetër”. Ndërkohë që pas pushimeve, Llakaj do të përgatitet për rikthim në sezonin e ri televiziv me spektaklin e parë “Portokalli” që do të transmetohet me 3 tetor në ekranin e “Top Channel”.
Ti-n-a- Homie
- Numri i postimeve : 373
PIKE : 449
Popullariteti : 9
Data e regjistrimit : 07/07/2010
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi