Ami dhe Ermali martohen ne 10 shtator
2 posters
Faqja 1 e 1
Ami dhe Ermali martohen ne 10 shtator
Kanë menduar që të bëjnë një dasmë në fillim të vjeshtës, çifti i njohur Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi. Ata kanë marrë përsipër të organizojnë ceremoninë e dasmës së Xhemi Shehut më 3 shtator, dhe një javë pas saj do t’i mbledhin miqtë, në dasmën e tyre që do të jetë po ashtu tradicionale. Moderatorja e spektaklit të humorit « Portokalli » realizoi para disa muajsh një set të veçantë fotografish në Venecia, me qëllimin për t’i promovuar me sharmin e saj linjën e re të fustaneve të nusërisë, që gjenden në agjencinë e saj. Edhe pse e ka provuar fustanin e nusërisë dhe nuk ka asnjë kuriozitet më për të, Ami dhe Ermali ndoshta kanë menduar për një ceremoni ndryshe për veten e tyre. Gjithçka e kanë planifikuar si një shfaqje me skenar, ashtu siç janë shprehur gjithmonë në intervistat e tyre, ndërsa tashmë kanë vendosur që dasmën do ta organizojnë në shtator. Ende nuk është bërë publike data fikse, por miqve të tyre më të afërt do t’u shkojë ftesa me e veçantë që kanë parë ndonjëherë. Ata çdo detaj do përpiqen ta mbajnë të fshehtë deri në momentin e ceremonisë. Do të konsiderohet një natë speciale edhe për të dhënë shembull dhe për të promovuar në mënyrën më të mirë biznesin e tyre. Ata kanë mëse një vit që bashkëjetojnë në apartamentin e tyre pranë rrugës « 21 Dhjetori ». Biznesi është një nga angazhimet e tyre kryesore ku kalojnë dhe kohë bashkë pasi me largimin e Ermalit nga “Portokalli”, spektakli ku u njohën dhe u lidhën, punët e tyre artistike ishin larg.
Ti-n-a- Homie
- Numri i postimeve : 373
PIKE : 449
Popullariteti : 9
Data e regjistrimit : 07/07/2010
Re: Ami dhe Ermali martohen ne 10 shtator
flm per postim
<<<Mēľāqĵāāā>>>- Homie
- Numri i postimeve : 310
PIKE : 379
Popullariteti : 9
Data e regjistrimit : 03/08/2010
Mosha : 32
Vendbanimi : и'вυzzє t'Kosovess-IstoG
Similar topics
» Cern: Eksperimenti rifillon ne shtator...
» Teuta dhe Blero martohen në verë
» Ami dhe Ermali ‘marketing’ me fotot e dasmës
» Teuta dhe Blero martohen në verë
» Ami dhe Ermali ‘marketing’ me fotot e dasmës
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi