Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Berisha: Armë falas në Ballkan dhe Irak

Shko poshtë

 Berisha: Armë falas në Ballkan dhe Irak Empty Berisha: Armë falas në Ballkan dhe Irak

Mesazh nga Linddt Mon Jun 28, 2010 8:26 am

S.B.: “Kur kam vënë re se çmimi i armëve që i shiteshin afganëve dyfishohej, i kam telefonuar presidentit Karzai dhe i kam thënë se të gjitha armët që i nevojiten mund t’i ketë falas. Këtë e kam bërë gjatë luftës në Ballkan me vendet mike.”

Corriere D.S. :“Më falni, kujt ia jepnit atë municion?!”

S.B.: “Është një histori e vjetër, më mirë ta lëmë. Por e kam bërë. Kemi male të tërë me municione.”

Francesco Battistini
Corriere della Sera ( Gazeta me e lexuar ne Itali)

Të gjitha municionet që duhen. Këtë e kam bërë gjatë luftës në Ballkan me vendet mike”. Deklarata ka ardhur nga vetë Kryeministri Berisha gjatë një interviste për gazetën italiane “Corriere della Sera”. Por kur është pyetur nga gazetari, se cilat kanë qenë ato vende që kanë marrë armë falas nga Shqipëria gjatë konflikteve në Ballkan, Berisha nuk ka pranuar të japë emra. Kreu i qeverisë shqiptare ka mohuar çdo akuzë që i bëhej për lidhje të tij dhe familjes së tij me aferat korruptive të armëve. Ndërsa për tregtinë e armëve është shprehur se: “‘Times’ i referohet një furnizimi arsenali të Pentagonit. Shqiptarët nuk kanë të bëjnë me këtë. Ne kemi qenë të parët që kemi bllokuar kontratën për shitjen e armëve në Afganistan”. Gjatë kësaj interviste kreu i qeverisë shqiptare ka folur edhe për një rikandidim të mundshëm në zgjedhjet e vitit të ardhshëm. “Vetëm dy gjëra mund të nxjerrin Berishën në pension. Zoti i plotfuqishëm dhe populli shqiptar. Më pëlqen të shoh tek e ardhmja dhe jo të shkuarën”, është shprehur Berisha.
Me Italinë në të kaluarën ka pasur edhe projekte të përbashkëta për mbeturinat. Mund të bëni diçka për Napolin?
Çështje tepër delikate. Gjërat kanë ndryshuar. Sot, ligjet shqiptare e ndalojnë importin e mbetjeve urbane. Unë besoj se kjo veto është vendosur edhe nga interesa të veçantë, pasi kështu me biznesin e mbeturinave merren vende të tjera. Por pengesa ligjore është e pakapërcyeshme.
Komisionari Evropian, Franko Fratini, ka premtuar që në kohë të shkurtër do të qarkulloni më lirisht në Evropë. Por tani i takon qeverisë të bëj hapin e saj. Mendoni që do të bëhet?
Fratini është një mik i madh! Në sjelljen e tij ndaj shqiptarëve nuk mund të ndryshojë. Një herë takova Silvion, më thotë mua dhe mediave: nuk kemi probleme me shqiptarët. Në fakt, situata në Itali është duke u përmirësuar. Ka të paktën 400 mijë të rregullt, mijëra investitorë dhe 10 mijë studentë.
Ju jeni optimist, në Itali ka shumë intolerancë…
Krimi i organizuar është një problem kudo. Ne e përballojmë me tolerancën zero. Por nëse shihen të dhënat tona të kriminalitetit, janë nga më të ulëtat në Evropë. Nëse Italia përdor dorën e fortë kundër kriminelëve edhe Shqipëria përparon mbi këtë gjë. Por e vetmja zgjidhje e problemeve të emigrantëve është që t’i jepet atyre statusi i minoritetit.
Shqiptarët të mbrohen si tirolezët e jugut?
Varet. Nëse minoranca e kalon 10 % të popullatës, përse të mos u jepet kjo mbrojtje? Por, Evropa nuk është ende e përgatitur.
Njëkohësisht pretendoni të hyni në BE brenda 2014…
Nuk përcaktoj data. Nuk jam një profet. Por mendoj se do të jetë më shpejt se ç’imagjinohet.
Sapo keni hyrë në NATO, do t’i mirëprisnit bazat e reja ushtarake?
Një rezultat i shkëlqyer. Të gjitha ato që NATO kërkon jemi të gatshëm t’i bëjmë.
Imazhi juaj jashtë nuk është edhe aq i mirë në fakt.. “New York Times”, ju akuzon për trafik armësh. Pas tragjedisë së Gërdecit, ku shpërtheu baza ushtarake afër Tiranës, ju kanë kritikuar edhe mbi bizneset e familjes suaj…
As unë as familja ime nuk jemi përfshirë në këtë çështje. Kjo gazetë e madhe ka përdorur përgjimet e mafiozëve. “Times” i referohet një furnizimi arsenali të Pentagonit. Shqiptarët nuk kanë të bëjnë me këtë. Ne kemi qenë të parët që kemi bllokuar kontratën për shitjen e armëve në Afganistan. Kur kam vënë re se çmimi i armëve që i shiteshin afganëve dyfishohej, i kam telefonuar presidentit Karzai dhe i kam thënë se të gjitha armët që i nevojiten mund t’i ketë falas. Të gjitha municionet që duhen. Këtë e kam bërë gjatë luftës në Ballkan me vendet mike.
Më falni, kujt ia jepnit atë municion?!
Është një histori e vjetër, më mirë ta lëmë. Por e kam bërë. Kemi male të tërë me municione.
Pastaj është Karla Del Ponte, e cila akuzon Shqipërinë se kanë mirëpritur UÇK-në, ku edhe bënin trafik organesh për të financuar luftën guerile në Kosovë…
Unë di që janë 1500 shqiptarë të zhdukur në Kosovë. Prej tre vitesh jam kryeministër dhe gjithmonë kam mbështetur Gjykatën e Hagës. Por kjo grua nuk jep prova. Ndoshta është shumë e tërhequr nga Agatha Christie, por është një imitim i keq. Një zgjidhje e keqe e OKB për të emëruar këtë grua, e cila ka pasur një vend kaq të lartë për të shpikur gjëra të tilla. Do të kërkojmë të reagojmë kundër saj.
Berisha ka 18 vjet në skenë, do të rikandidojë?
Vetëm dy gjëra mund të nxjerrin Berishën në pension. Zoti i plotfuqishëm dhe populli shqiptar. Më pëlqen të shoh tek e ardhmja dhe jo të shkuarën.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi