Adelina Tahiri
Faqja 1 e 1
Adelina Tahiri
Adelina Tahiri
16-vjeçarja Adelina Tahiri eshte nga Maqedonia. Ajo ka thënë se është ende e re për t’u dashuruar.
“S’kam dhe as nuk dua të kem të dashur tani për tani, pasi jam shumë e re, vetëm 16 vjeçe”, ka thënë ajo, duke shtuar se kur të Adelina Tahiri: “Jam e re për t’u dashuruar” vijë koha dëshiron të gjejë dikë që do ta kuptojë plotësisht.
Dhe për të pamja e të dashurit të saj nuk do të ketë aq rëndësi nëse është i bukur ose jo, sepse ajo dëshiron që djaloshi i zemrës së saj të jetë mbi të gjitha inteligjent.
Nuk ka rëndësi gjithashtu nëse ai i përket ose jo botës së artit, sepse Adelina do që djaloshi i saj të jetë i kuptueshëm dhe të ketë mbështetjen e tij në rrugën e artit që këngëtarja ka nisur.
Dhe tashmë ajo sapo ka realizuar një këngë tjetër të re me të cilën planifikon të marrë pjesë në një festival në Shqipëri.
“Ëndërr e vjetër” do të jetë kënga e cila do të hyjë në garë në “Top Fest 6”.
Ajo është paraqitur edhe në edicionin e pestë të këtij festivali me këngën “Më trego”.
Por gjithashtu thotë se po punon për të sjellë këtë fillimvit edhe një videoklip të ri.
Ndërkaq, duhet thënë se këngëtarja e re ka qenë jo pak e suksesshme vitin që shkoi.
Për më tepër ajo ka pasur daljen dhe afirmimin e saj në vitin 2008, sidomos me nxjerrjen e këngës me klip “Narcizoid”, ndërsa në fund të 2008-s ajo ka publikuar edhe një tjetër këngë po ashtu me klip, me titull “Vuaj”, që flet për robërimin e një vajze nga dashuria dhe duke e mbajtur të prangosur shkakton vuajtje vrasëse.
Por këngëtarja e re gjithashtu ka nxjerrë këngë të tjera, ndonëse të pafilmuara, si “Gënjeshtar”, “Whisky”, “Gjysma tjetër”, “Dua të më duash”etj.
E së fundmi, e zgjedhur për pamjen, zërin dhe stilin e të veshurit, këngëtarja e bukur Adelina Tahiri është shfaqur papritur në festivalin e fundit të RTSH-së, si shoqëruese e Shpat Kasapit në këngën “Aromë mediterane”, ndonëse nga kjo skenë janë ndarë si mos më keq, pasi kanë qenë më së paku të votuar nga juria.
Këngët e saj janë gjithmonë pikante dhe kjo, më tepër për nga mënyra e performimit. Veç kësaj, këngëtarja gjithmonë mendon për një veshje joshëse dhe me mjaft shije, sa elegante aq edhe seksi. Në klipin e saj më të fundit këngëtarja kosovare Adelina Tahiri, shfaqet tërësisht një femër joshëse, ndërsa të gjithë fansat e saj theksin e vendosin tek një trup me linja perfekte. E duke ditur pikërisht këtë pikë të dobët tek vetja e saj, Adelina nxjerr sa më në pah trupin në klip, duke u shtrirë në çdo pjesë të skenës së xhirimeve, me pantallona shumë të ngushta dhe sandale për të cilat siç mësojmë, ka shpenzuar jo pak para.
Adelina ne vitin 2010 perfundoj shkollen e mesme ne Shkup ku doli dhe Maturante bashk me 3 kenge te reja : "Nuk jam penduar" "Manipulator" dhe dueti me reperin kosovar F-KAY "Magnet"
Linddt- WebMaster
- Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Similar topics
» Adelina Berisha
» Labinot Tahiri ka organizuar katër koncerte humanitare
» Adelina Berisha
» adelina ismajli
» Adelina Ismajli
» Labinot Tahiri ka organizuar katër koncerte humanitare
» Adelina Berisha
» adelina ismajli
» Adelina Ismajli
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi