Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

[u]Hadith-Largohu nga zjarri[/u]

2 posters

Shko poshtë

[u]Hadith-Largohu nga zjarri[/u] Empty [u]Hadith-Largohu nga zjarri[/u]

Mesazh nga blinera Wed Aug 18, 2010 12:09 am

Hadith-Largohu nga zjarri

Falënderimet i takojnë Allahut të Lartësuar si dhe paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të Dërguarin e Allahut, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata të cilët e pasojnë atë deri në ditën e fundit.

Allahu i Lartësuar thotë: "O ju që keni besuar, ruane veten dhe familjen tuaj prej një zjarri, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët…" (Tahrim: 6)
Dhe thotë: "Ruajuni zjarrit, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët.
Ai është përgatitur për pabesimtarët." (El-Bekare: 24)

I Dërguari i Allahut ka thënë: "Shembulli im është si shembulli i burrit i cili e ndez zjarrin dhe kur ndriçohet përreth tij, insektet dhe kafshët fillojnë t’i afrohen zjarrit, ai mundohet t’i ndalojë prej zjarrit por ato e mundin dhe gjuhen në të dhe tha: Ato janë si shembulli im me ju, unë ju ndaloj prej zjarrit, largohuni prej zjarrit, largohuni prej zjarrit, do të më mundni dhe do të gjuheni në të." (Muslimi)

Largohu prej zjarrit:
“Është zjarri i Allahut i ndezur fort, zjarr i ndezur fort njëmijë vjet deri sa është bërë i kuq, i ndezur fort njëmijë vjet deri sa është bërë i bardhë, më pas i ndezur fort njëmijë vjet deri sa është bërë i zi; ky zjarr është i zi i errësuar.” (Tirmidhiu)

Largohu prej zjarrit:
"Zjarr me nxehtësi shumë të lartë, zjarri i kësaj dynjaje është një pjesë prej shtatëdhjetë pjesëve të nxehtësisë së zjarrit të Xhehenemit. Ata thanë: Pasha Allahun nëse është edhe ky, është i mjaftueshëm o i Dërguari i Allahut. Ai tha: “Ai është gjashtëdhjetë e nëntë herë më i fuqishëm se ky i dynjasë. Çdo pjesë e tij është si nxehtësia e tij.” (Muslimi)

Largohu prej zjarrit:
Kur e ka kujtuar i Dërguari i Allahut zjarrin ka kërkuar mbrojtje te Allahu prej tij dhe më pas ka thënë: “Frikësojuni zjarrit (shpëtoni) qoftë edhe me një kokërr hurmë, nëse nuk gjen, me një fjalë të mirë." (Buhariu)

Largohu prej zjarrit:
I Dërguari i Allahut ka folur për ata të cilët e kanë dënimin më të lehtë në mesin e banorëve të Xhehenemit.
Transmeton Buhariu nga Numan ibn Beshiri, radijall-llahu anhu, se i Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, ka thënë: "Dënimin më të lehtë në ditën e kijametit e ka njeriu të cilit i vihet nën këmbët e tij një gacë e zjarrit nga e cila i vlon truri i tij.” Ndërsa, në një transmetim tjetër thuhet: “Dënimin më të lehtë në ditën e kijametit e ka njeriu të cilit i vihen nën këmbët e tij dy gaca të zjarrit nga të cilat i vlon truri i tij siç vlon kusia (ena).” (Buhariu)

I Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, ka thënë: "Dënimin më të lehtë në mesin e banorëve të zjarrit e ka ai që i vihen dy nalle prej zjarri nga të cilat i vlon truri siç vlon kusia dhe ai mendon se asnjë nuk është duke u dënuar më shumë se ai, ndërsa ai e ka dënimin më të lehtë.” (Muslimi)

Transmetohet nga Ebu Seid El Hudriu, radijall-llahu anhu, se dëgjoi të Dërguarin e Allahut duke thënë, kur dikush e kishte përmendur Ebu Talibin te ai: "Ndoshta ndërmjetësimi im i bën dobi atij në ditën e kijametit kështu që vihet në plitkë të zjarrit i cili arrin zogun e këmbës së tij nga i cili vlon truri i tij.” (Buhariu dhe Muslimi)

I Dërguari i Allahut ka thënë: “Atë ditë (ditën e kijametit) tërhiqet Xhehenemi me shtatëdhjetë mijë litarë ku çdo litar e mbajnë shtatëdhjetë mijë melaqe.” (Tirmidhiu)

Largohu prej zjarrit:
Hasan El Basriu ka thënë: “Ta kujtoj Allahun nëse e mëshiron vetveten, të është tërhequr vërejtja që t’i ruhesh zjarrit i cili është i përgjithmonshëm dhe nuk fiket; do të hidhet në të ai i cili shkon drejt tij…”

Allahu i Lartësuar thotë në Kur’an: “Për ata që nuk besuan është zjarri i Xhehenemit. Ata as gjykohen që të vdesin (të rehatohen) e as nuk u lehtësohet ndëshkimi. Kështu e ndëshkojmë secilin që është i pabesim.” (Fatir: 36)

Largohu prej zjarrit:
Allahu i Lartësuar thotë: "Unë u kam tërhequr vërejtjen për zjarrin e ndezur fort. Që aty nuk hyn tjetër, pos atij që është më i prishuri." (Suretul Lejl: 14-15)
Zjarr, ku nxehtësia e tij është shumë e fortë, fundi i tij është shumë i largët, pija e banorëve të tij është "Sadid" (Është ajo që rrjedh nga mishi dhe lëkura e pabesimtarëve); zjarr, ku sikur në të të hidhet një gur do t’i duhej të kalojnë shtatëdhjetë vjeshta deri sa të arrijë fundin e tij.
Nga Ebu Hurejre, radijall-llahu anhu, transmetohet të ketë thënë: "Kemi qenë te Pejgamberi, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, kur befas u dëgjua një goditje e mbytur dhe Pejgamberi, alejhi selam, tha: A e dini ç’është kjo? Ndërsa ne i thamë se Allahu dhe Pejgamberi i tij e dinë më së miri. Ai tha: “Ky është shkëmbi të cilin Allahu e ka lëshuar në Xhehenem para shtatëdhjetë vitesh dhe tani ka rënë në fund të tij."

Largohu prej zjarrit :
”Kush kujdeset për abdesin e tij dhe për pesë kohët e namazit, për kohën e tyre, për rukunë dhe sexhden e tyre dhe e shikon se kjo është e drejtë e Allahut, i bëhet haram zjarri.” (Ahmedi)

“Kush kujdeset për faljen e katër rekateve para drekës dhe katër pas drekës, Allahun ia bën haram zjarrin.” (Tirmidhiu)

“Kush kërkon mbrojtje prej zjarrit tri herë, zjarri thotë: O Zot largoje prej zjarrit.” (Tirmidhiu)

Largohu prej zjarrit:
“Është bërë haram zjarri për atë të cilit i lotojnë sytë ose qan nga frika ndaj Allahut të Lartësuar, dhe është bërë haram zjarri për syrin që rri zgjuar në rrugë të Allahut.” (Ahmedi)

“Çdo robi që i dalin lotët prej syrit prej frikës nga Allahu i Lartësuar, edhe nëse lotët janë sa koka e mizës, pastaj e kaplon diçka prej nxehtësisë në fytyrën e tij, Allahu do t’ia bëj haram zjarrin.” (Ibn Maxhe)

“Është bërë haram zjarri për atë sy që e ul shikimin nga haramet dhe për syrin i cili qan në rrugë të Allahut të Lartësuar.” (Eddaramij)

“Kujt i pluhërosen këmbët në rrugën e Allahut i bëhet haram zjarri.” (Buhariu)

Abdul vahid bin Zejdi ka thënë: “O vëllezërit e mi! A nuk qani prej frikës nga zjarri? Kush qan nga frika e zjarrit të Xhehenemit, Allahu do ta mbroj prej tij.”

Largohu prej zjarrit:
Të jesh e sigurt se çdo njeri do të qëndrojë para Allahut të Lartësuar pa perde dhe pa përkthyes që t’i përkthejë atij, pastaj, Allahu do t’i thotë njeriut: A nuk të kam dhuruar pasuri? - Do të përgjigjet: Po. Do t’i thotë: “A nuk të kam dërguar Pejgamberin? - Do të përgjigjet: Po. Shikon nga e djathta dhe nuk shikon diçka tjetër pos zjarrit, pastaj shikon nga e majta dhe nuk shikon diçka tjetër pos zjarrit. “T’i ruhet zjarrit çdonjëri prej jush qoftë edhe me një kokërr hurmë dhe nëse nuk gjen, me një fjalë të mirë.” (Buhariu)

Largohu prej zjarrit:
Ushqimi i banorëve të Xhehenemit quhet "Zekkum". Allahu i Lartësuar thotë: "Është e vërtetë se pema e Zekumit. Do të jetë ushqim i mëkatarëve. Vlon si katrani (si pezhgveja) në barqet. Ashtu si vlon uji i valë." (Ed Duhan: 43-46)
Dhe thotë: "Ajo është një pemë që mbin në fund të Xhehenemit. Pema (fruti) është si koka dreqërish. E ata do të hanë nga ajo e do të mbushin barqet prej saj. Pastaj ata do të kenë kundrejt atij ushqimi edhe ujë të valë. Mandej kthimi i tyre është në Xhehenem.” (Es Safat: 64-68)

Largohu prej zjarrit:
Nga Aishja transmetohet se ka thënë: “Erdhi një grua e cila i kishte dy vajza me vete për të kërkuar; nuk gjeta diçka te unë përveç një kokrre të hurmës; ja dhashë hurmën asaj, ajo e mori dhe e ndau për gjysmë dhe ua dha dy vajzave duke mos hëngër vet asgjë prej saj, më pas doli dhe shkoi. Kur erdhi i Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, e lajmërova për këtë e ai tha: “Kush sprovohet prej vajzave do të jenë për të perde (mbrojtje) prej zjarrit.” (Buhariu)

Largohu prej zjarrit:
“Allahu e ka bërë haram zjarrin për çdo njeri të thjeshtë (modest), të butë, të lehtë për njerëzit.” (Ahmedi)

“Kush i ka këto tri cilësi është bërë haram për zjarrin dhe është bërë haram zjarri për të: Besimin në Allahun, Dashurinë ndaj Allahut, hudhja në zjarr dhe diegia në të të jetë më e mirë për të se të kthehet në kufër.” (Ahmedi)

Largohu prej zjarrit:
Transmetohet se Numan bin Beshiri ka thënë: E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut duke mbajtur hutben ku ka thënë: “Ju paralajmëroj t’i ruheni zjarrit, ju paralajmëroj t’i ruheni zjarrit”, dhe ka vazhduar duke e thënë aq shumë sa sikur të ishte në këtë vendin tim do ta dëgjonin njerëzit që ishin në treg, deri sa petku i tij të cilin e kishte të veshur i ra te këmbët. (Sunen Ed Darami)

Ibn Mehdi ka thënë: Isha duke e pasuar Sufjan Eth Theuriun çdo natë. Ai zgjohej i frikësuar dhe thërriste me zë: zjarri, zjarri, e unë qëndroja duke e kujtuar zjarrin aq sa nuk mundesha të flej.

Largohu prej zjarrit:
Vehbi bin Munebbihi ka thënë: Banorët e Xhehenemit të cilët janë në zjarr aty nuk rehatohen, nuk flejnë, nuk vdesin, ecin nëpër zjarr, ulen në zjarr, pijnë nga mbeturinat e banorëve të zjarrit dhe ushqimi i tyre është pema e Zekumit, shtroja e tyre është zjarri, veshja e tyre është katrami, fytyrat e tyre do t’u hudhen në zjarr, të gjithë banorët e zjarrit janë të lidhur me zingjirë të cilët janë në duart e rojeve të zjarrit, e ata i lëvizin sa andej e sa këndej, ju kullon qelbi i cili u bie dhe kjo është pija e tyre.

Largohu prej zjarrit:
Nuk do të shpëtosh nga zjarri i Xhehenemit oj robëreshë e Allahut vetëm se me teuhidin (njësimin) e Allahut të Lartësuar. Allahu i Lartësuar thotë: "…Ai i cili i përshkruan Zotit shok Allahu ia ka ndaluar (ia ka bërë haram) atij Xhenetin dhe vendi i tij është zjarri. Për mizorët nuk ka ndihmës." (El Maide: 72)
Dhe thotë në suren Isra: "…Mos shoqëro me Allahun ndonjë zot tjetër e të hidhesh në Xhehenem i qortuar dhe i larguar." (El Isra: 39)

I Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të, ka thënë: “Kush vdes duke mos i shoqëruar Allahut diçka hyn në Xhenet dhe kush vdes duke i shoqëruar Allahut diçka hyn në zjarr.” (Muslimi)

Largohu prej zjarrit:

O ju njerëz, keni kujdes,
Mbrojeni vetveten me Xhenetin prej zjarrit
Sepse ai është armiku juaj më i keq
Nuk ka armik më armik se zjarri

Shpeshtojeni të përmendurit e Zotit tuaj
Luteni që t’ju shpëtojë prej zjarrit
Çfarë çudie është me njeriun i cili tallet,
dëfrehet dhe nuk mbledh mend prej zjarrit.

Është i sigurt për zjarrin por nuk frikësohet
Sikur po dyshon në zjarrin
Mendoni në tmerrin e tij dhe ruajuni
Se Allahu na ka paralajmëruar për zjarrin.

“Zoti ynë, largoje prej nesh vuajtjen e Xhehenemit, e s’ka dyshim se vuajtja në të është gjëja më e rëndë. Ai, vërtet është vendqëndrim dhe vendbanim i keq.” (El Furkan: 65-66).


blinera
blinera
Antar
Antar

Numri i postimeve : 9
PIKE : 23
Popullariteti Popullariteti : 3
Data e regjistrimit : 14/08/2010
Mosha : 36
Vendbanimi : Në Tokën e All-llahut!

Mbrapsht në krye Shko poshtë

[u]Hadith-Largohu nga zjarri[/u] Empty Re: [u]Hadith-Largohu nga zjarri[/u]

Mesazh nga No.i.d Wed Aug 18, 2010 1:55 pm

falenderoj me gjith zemer per ket postim me vler te madhe
No.i.d
No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

[u]Hadith-Largohu nga zjarri[/u] Empty Re: [u]Hadith-Largohu nga zjarri[/u]

Mesazh nga blinera Wed Aug 25, 2010 11:39 am

Gjithashtu edhe une juve per Leximin
blinera
blinera
Antar
Antar

Numri i postimeve : 9
PIKE : 23
Popullariteti Popullariteti : 3
Data e regjistrimit : 14/08/2010
Mosha : 36
Vendbanimi : Në Tokën e All-llahut!

Mbrapsht në krye Shko poshtë

[u]Hadith-Largohu nga zjarri[/u] Empty Re: [u]Hadith-Largohu nga zjarri[/u]

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi