Evropa veç e veç
Faqja 2 e 2
Faqja 2 e 2 • 1, 2
Re: Evropa veç e veç
Luksemburgu
Luksemburgu ndodhet në pjesën perëndimore të Evropës, në mes të Francës dhe Gjermanisë.
Sipërfaqja e përgjithshme e Luksemburgut është 65,200 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 49 45 V, 6 10 L. Vija kufitare e Luksemburgut është 359 km e gjatë dhe e ndanë atë nga Gjermania (138 km), Belgjika (148 km) dhe Franca (73 km).
Klima e Luksemburgut është klimë kontinentale me dimër të butë dhe verë të ftohtë.
Relievi : Pjesa më e madhe e relievit të Luksemburgut është terren me rrafshnalta të gjëra e të buta, me male të cekëta që në veri shendohen në bjeshkë . Pika më e ultë e relievit gjendet përgjatë bregut të lumit Mosele (133m) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 559 metrave në vendin e quajtur "Vendi i kalas".
Si pasurit natyrore të këtij vendi llogariten: hekuri që nuk nxirret më dhe toka e punueshme.

No.i.d- Legjend
- Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 31
Re: Evropa veç e veç
Mali i Zi
Mali i Zi ndodhet në pjesën jugore të Evropës.

Malta
Malta ndodhet në pjesën jugore të Evropës, një ishull në Mesdhe, në jug të Sicilisë (Italia).
Sipërfaqja e përgjithshme e Maltës është 316 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 35 50 V, 14 35 L. Vija bregdetare e Maltës është 196.8 km e gjatë duke mos llogaritur 56.01 km të ishujt e Gozosë.
Klima e Maltës është klimë mesdhetare e nxehtë me verë të thatë e dimër të butë me reshje shiu.
Relievi : Pjesa më e madhe e relievit të Maltës është terren i rrafshët dhe i lëmuar, të formuar si ujdhesa pranë bregut të detit. Pika më e ultë e relievit gjendet përgjatë bregdetit (0m) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 253 metrave në vendin e quajtur Ta'Dmejrek.
Si pasurit natyrore të këtij vendi llogariten: guri gëlqerorë, kripa si dhe toka e punueshme.

Monako
Monako ndodhet në pjesën perëndimore të Evropës, me dalje në detin Mesdhe pranë bregdetit jugorë të Francës afër kufirit me Italinë.
Sipërfaqja e përgjithshme e Monakos është 1.95 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 43 44 V, 7 24 L. Vija bregdetare e Monakos është e gjatë 4.1 km dhe kufiri tokësor me Francën 4.4 km.
Klima e Monakos është klimë e kontinentale, me dimër me temperatura mesatare dhe verë të nxehtë.
Relievi : Relievi : Pjesa më e madhe e relievit të Monakos është terren i katundeve në bjeshkë të ashpra. Pika më e ultë e relievit gjendet përgjatë bregdetit në detin e Mesdheut (0m) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 140 metrave në vendin e quajtur Maja e Exhel.
Ky vend i vogël nuk ka ndonjë pasuri natyrore që të mund të llogaritej si e tillë, kryesisht është vend turistikë.

Norvegjia
Norvegjia ndodhet në pjesën veriore të Evropës, me dalje në detin Verior dhe pjesën veriore të Atlantikut, në perëndim të Suedisë.
Sipërfaqja e përgjithshme e Norvegjisë është 324,220 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 62 00 V, 10 00 L dhe 307,860 km 2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 16,360 km 2 ujë. Vija bregdetare e Norvegjisë është 21,925 km e gjatë duke llogaritur këtu tokën amtare (3,419 km) dhe ë gjitha ishujt e mëdha (2,413 km) , ishujt e vegjël, ujdhesat dhe siujdhesat që i takojnë asaj (16,093 km). Kufiri tokësorë është 2,551 km i gjatë dhe e ndanë atë nga Rusia (196 km), Finlanda (736 km) dhe Suedia (1,619 km).
Klima e Norvegjisë është klimë bregdetare oqeanike përgjatë bregdetit dhe kryesisht e ftohtë dhe e lagësht si në dimër dhe në verë.
Relievi : Pjesa më e madhe e relievit të Norvegjisë është terren i vrazhdë dhe malorë, përgjatë bregdetit është teren i ulët që formon liqene të shumta. Pjesa veriore është e ngrirë gjatë gjithë vitit. Pika më e ultë e relievit gjendet përgjatë bregut të oqeanit ( 0m ) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 2,469 metrave në një vend të quajtur Galdëhopingen.
Si pasurit natyrore të këtij vendi llogariten: nafta, gazi natyrorë, hekuri, bakri, plumbi, zinku, titani, nikeli, peshkimi, pylltaria si dhe prurja e ujit.

Polonia
Polonia ndodhet në pjesën qendrore të Evropës, me dalje në detin Baltik, në lindje të Gjermanisë.
Sipërfaqja e përgjithshme e Polonisë është 312,685 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 52 00 V, 20 00 L dhe 304,465 km 2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 8,220 km 2 ujë. Vija bregdetare e Polonisë është 491 km e gjatë ndërsa kufiri tokësorë 2,788 km i gjatë dhe e ndanë atë nga Kalingradi (Rusia) (206 km), Lituania (91 km), Bjellorusia (407 km), Ukraina (526 km), Sllovakia (444 km), Çekia (658 km) dhe Gjermania (456 km).
Klima e Polonisë është klimë e ndryshueshme kryesisht e freskët me verë të lagshtë e dimër mesatar.
Relievi : Pjesa më e madhe e relievit të Polonisë është terren i rrafshnaltave, kufiri në jugë përshkohet nga malet. Pika më e ultë e relievit gjendet përgjatë bregut të lumit Elbe në vendin e quajtur Raçki ( -2m) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 2,499 metrave në vendin e quajtur Rysy.
Si pasurit natyrore të këtij vendi llogariten: qymyri, bakri, gazi natyrorë, argjendi, plumbi, kripa qelibari si dhe toka e punueshme.

Portugalia
Portugalia ndodhet në pjesën jugperëndimore të Evropës, me dalje në Atlantikun verior, në perëndim të Spanjës.
Sipërfaqja e përgjithshme e Portugalisë së bashku me ujdhesat është 92,391 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 39 30 V, 8 00 L dhe 91,951 km 2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 440 km 2 ujë. Vija bregdetare e Portugalisë është 1,793 km e gjatë ndërsa kufiri tokësorë 1,214 km i gjatë dhe e ndanë atë nga Spanja.
Klima e Portugalisë është oqeanike e ndryshueshme, e ftohtë dhe me reshje në veri ndërsa në jug e ngrohtë.
Relievi : Pjesa më e madhe e relievit të Portugalisë është terren malorë në veri të lumit Tagus dhe terren i vrazhdë në jug. Pika më e ultë e relievit gjendet përgjatë bregdetit të oqeanit Atlantik dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 2,351 metrave në vendin e quajtur "Pika e vjetër" në Azores.
Si pasurit natyrore të këtij vendi llogariten: peshkimi, tapa (nga drunjtët), bakri, zinku, kallaji, argjendi, ari. urani, mermeri, argjila, gipsi, kripa, toka e punueshme si dhe prurja e ujit.

Qipro
Qipro ndodhet në lindjen e afërt - Azi, një ishull në detin Mesdhe, në jug të Turqisë.
Sipërfaqja e përgjithshme e Qipros së bashku me pjesën veriore është 9,250 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 35 00 V, 33 00 L dhe 9,240 km 2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 10 km 2 ujë. Vija bregdetare e Qipros është 648 km e gjatë ndërsa gjatësia e kufirit tokësorë me bazat britanike nuk është e dhënë.
Klima e Qipros është Mesdhetare, me verë të nxehtë e të thatë dhe dimër të ftohtë.
Relievi i Qipros në pjesën qendrore është terren me rrafshnalta ndërsa në veri dhe jug terren malorë. Pika më e ultë e relievit gjendet përgjatë bregdetit të detit Mesdhe dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 1,951 metrave në vendin e quajtur "Mali Olimpik" në veriperëndim të vendit.
Si pasurit natyrore të këtij vendi llogariten: bakri, asbesti, gipsi, pylltaria, kripa, mermeri dhe argjila.

Rumania
Rumania ndodhet në pjesën juglindore të Evropës, me dalje në detin e Zi, në mes të Bullgaris dhe Ukrainës.
Sipërfaqja e përgjithshme e Rumanisë është 237,500 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 46 00 V, 25 00 L dhe 230,340 km 2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 7,160 km 2 ujë. Vija bregdetare e Rumanisë është 225 km e gjatë ndërsa kufiri tokësorë 2,508 km i gjatë dhe e ndanë atë nga Ukraina (531 km), Moldavia (450 km), Bullgaria (608 km), Serbia (476 km) dhe Hungaria (443 km).
Klima e Rumanisë është klimë e ndryshueshme, kryesisht me dimër të ftohtë e reshje bore dhe verë të ngrohtë me reshje shiu.
Relievi : Pjesa qendrore e lugut të Transilvanisë është e ndarë nga rrafshi i Moldavisë në lindje me malet e Karpateve dhe nga rrafshi i Vllahisë me Alpet e Transilvanisë. Pika më e ultë e relievit (0m) gjendet përgjatë bregut të detit të Zi dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 2,499 metrave në vendin e quajtur Moldoveanu.
Si pasurit natyrore të këtij vendi llogariten: disa rezerva nafta|nafte, pylltaria, gazi natyrorë, qymyri, hekuri, kripa, toka e punueshme si dhe prurja e ujit.

Rusia
Rusia ndodhet në pjesën veriore të Azisë (pjesa prapa perëndimit të Uralit shkon me kontinentin e Evropës), me dalje në oqeanin e Qetë, në mes të Evropës dhe pjesës veriore të oqeanit të Qetë.
Sipërfaqja e përgjithshme e Rusisë është 17,075,200 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 60 00 V, 100 00 L dhe 16,995,800 km 2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 79,400 km 2 ujë. Vija bregdetare e Rusisë është 37,653 km e gjatë ndërsa kufiri tokësorë 20,017 km i gjatë dhe e ndanë atë nga Azerbajxhani (284 km), Bjellorusia 959 km, Kina (3,605 km; në juglindje) , Kina ( 40 km; në jug), Estonia (294 km), Finlanda (1,340 km), Gjeorgjia (723 km), Kazakistani (6,846 km), Koreja Veriore (19 km), Letonia (217 km), Lituania (227 km; Kaliningrad Oblast) , Mongolia (3,485 km), Norvegjia (196 km), Polonia (206 km; Kaliningradi) dhe Ukraina (1,576 km).
Klima e Rusisë është klimë e llojllojshme. Në pjesën Evropiane dominon klima kontinentale pakë sa më e butë se në veri. Në Siberi dominon temperatura shumë të ulëta.
Relievi : Në pjesën perëndimore të Uralit relievi i Rusisë përbëhet nga një terren me fusha të gjëra dhe male të ulëta. Relievin në Siberi e përbëjnë fushat e ngrira dhe me borë. Në regjionet përgjatë kufirit jugor, relievi përshkohet nga vargmale. Pika më e ultë e relievit (-28m) është në liqenin Kaspik dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 5,633 metrave në vendin e quajtur Maja El'brus.
Si pasurit natyrore të këtij vendi llogariten: rezerva nafte, gazi natyrorë, qymyri si dhe shumë lloje të mineraleve strategjike, pylltaria. Rusia është një ndër vendet me sipërfaqe më të madhe në botë, eksploatimi dhe hulumtimi i gjitha pasurive natyrore për shkak të distancave të largëta dhe klimës nuk është i mundshëm.

San Marino
San Marino ndodhet në pjesën jugore të Evropës dhe është një vend kontinental pa dalje në det.
Sipërfaqja e përgjithshme e San Marinos është 61.2 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 43 46 V, 12 25 L. Vija kufitare e San Marinos është 39 km e cila krijon kështu një oazë në Italinë qendrore.
Klima e San Marinos është mediterane me dimër të butë gjerë të ftoftë dhe verë të nxehtë me diell.
Relievi i San Marinos përshkruhet nga malet. Pika më e ultë e relievit (55m) gjendet në vendin e quajtur Torrente Ausa ndërsa ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 755 metrave në majën Monte Titano.
Si pasurit natyrore e këtij vendi llogaritet të jetë guri që përdoret për ndërtim.

Sllovakia
Sllovakia ndodhet në pjesën qendrore të Evropës, në jug të Polonisë.
Sipërfaqja e përgjithshme e Sllovakisë është 48,845 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 48 40 V, 19 30 L dhe 48,800km2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 45km2 ujë. Vija kufitare e Sllovakisë është 1,524 km që e ndajnë atë nga Austria (91 km), Republika Çeke (215 km), Polonia (444 km) dhe Ukraina (97 km).
Klima e Sllovakisë në përgjithësi e ndryshueshme e ftohtë. Në verë majën temperatura të ulëta për këtë stinë, ndërsa dimri është diçka më i lagësht se në Kosovë.
Relievi : Pjesa më e madhe e relievit në qendër të Sllovakisë dhe veri është terren i vrazhdë malorë (katunde), ndërsa pjesa jugore përbëhet nga rrafshnaltat. Pika më e ultë e relievit (94m) gjendet përgjatë lumit Bodrok dhe ajo më e lara në lartësi mbidetare prej 2,655 metrave në vendin e quajtur Gërlahovski.
Si pasurit natyrore të këtij vendi llogariten: qymyri i kaftë dhe ligniti, ca rezerva hekuri, bakri dhe mangalli, kripa si the toka e punueshme.

Sllovenia
Sllovenia ndodhet në pjesën qendrore të Evropës, me dalje në detin Adriatik, në mes të Austrisë dhe Kroacisë . Sipërfaqja e përgjithshme e Sllovenisë është 20,273 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 46 07 V, 14 49 L dhe 20,151 km2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 122km2 ujë. Vija bregdetare e Sllovenisë është 46.6 km e gjatë ndërsa vija kufitare tokësore është 1,334 km që e ndajnë atë nga Austria (330 km), Kroacia (670 km), Italia (232 km) dhe Hungaria (102 km)
Klima e Sllovenisë është klimë e Mesdheut në bregdet dhe kontinentale e alpine në brendi të vendit. Përndryshe e ngjashme me klimën e Shqipërisë por pak më e ftohtë dhe më e lagësht.
Relievi i Sllovenisë përbëhet nga terreni bregdetar në pjesët përgjatë Adriatikut pas së cilës vijnë katundet, malet dhe bjeshkët e përziera me shumë lumenj në kufirin veriorë dhe verilindor. Pika më e ultë e relievit (0 m) gjendet përgjatë bregdetit Adriatik dhe ajo më e lara në lartësi mbidetare prej 2,864 metrave në majën e malit Triglav.
Si pasurit natyrore të këtij vendi llogariten: qymyri-ligniti, plumbi, zinku, zhiva, urani, argjendi, prurja e ujit dhe pylltaria.

Spanja
Spanja ndodhet në pjesën jugperëndimore të Evropës, me dalje në detin Mesdhe dhe oqeanin Atlantik, në jugperëndim të Francës. Sipërfaqja e përgjithshme e Spanjës është 504,782 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 40 00 V, 4 00 P dhe 499.542km2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 5.240km2 ujë në të cilën sipërfaqe hynë të gjitha ujdhesat dhe siujdhesat e Spanjës. Vija bregdetare e Spanjës është 4.964 km e gjatë ndërsa vija kufitare tokësore është 1.917.8 km që e ndajnë atë nga Andorra (63.7 km), Franca (623 km), Gjibraltari (1.2 km), Portugalia (1.214 km) dhe nga Maroku (15.9 km).
Klima e Spanjës është e ndryshueshme. Në bregdet pranë Mesdheut dominon klima mesdhetare me mot të kthjellët, verë të nxehtë. Në pjesën e brendshme të vendit është klimë kontinentale dhe malore.
Relievi i Spanjës përbëhet nga terreni me rrafshe bregdetare në pjesët përgjatë bregdetit të Mesdheut pas së cilave vijnë rrafshnaltat e katundet në pjesën qendrore dhe bjeshkët e Pirenejve në pjesën veriore dhe perëndimore. Pika më e ultë e relievit (0 m) gjendet përgjatë bregdetit të Mesdheut apo të oqeanit Atlantik dhe ajo më e lara në lartësi mbidetare prej 3,718 metrave në majën e malit e quajtur Maja e Teides në Ishullin Tenerife, pjese e ishujve Kanarie.
Si pasurit natyrore të këtij vendi llogariten: qymyri, ligniti, hekuri, bakri, zinku, urani, zhiva, plumbi, magnezi, gipsi, prurja e ujit, toka e punueshme, etj.

Suedia
Suedia ndodhet në pjesën veriore të Evropës, me dalje në detin Baltik, në mes të Finlandës dhe Norvegjisë. Sipërfaqja e përgjithshme e Suedisë është 449,964 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 62 00 V, 15 00 L dhe 410,934 km2 të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 39,030 km2 ujë. Vija bregdetare e Suedisë është 46.6 km e gjatë ndërsa vija kufitare tokësore është 2,233 km që e ndajnë atë nga Finlanda (614 km) dhe Norvegjia.
Klima e Suedisë është e ndryshueshme, në pjesën jugore vera dhe dimri janë të ftohtë dhe të vranët, pjesa veriore është e ngrirë, ka një klimë polare.
Relievi i Suedisë është kryesish terren i rrafshët dhe më pak rrafshnalta e male të ulëta në perëndim Pika më e ultë e relievit gjendet nën nivelin e detit (-2.41 m) në gjirin e liqenit Hamarsjon afër qytetit Krisian-shtad dhe ajo më e lara në lartësi mbidetare prej 2,111 metrave në vendin e quajtur Kebnekajze.
Si pasurit natyrore të këtij vendi llogariten: hekuri, bakri, plumbi, zinku, ari, argjendi, uraniumi, pylltaria dhe prurja e ujit.

Shqipëria
Shqipëria ndodhet në pjesën juglindore të Evropës, në pjesën perëndimore të gadishullit Ballkanik e shtrihet midis koordinatave gjeografike 39 gradë e 38' dhe 42 gradë e 39' te gjërësisë veriore dhe 19 gradë e 16' te gjërësisë lindore, ne largësi pothuajse të barabartë nga Ekuadori dhe Poli i Veriut.
Sipërfaqja e përgjithshme është 28.748 kilometra katrore. Gjatësia e përgjithshme e vijës kufitare është 1094 km, nga te cilat 657 km - kufi tokësor, 316 km - kufi detar, 48 km - kufi lumor dhe 73 km - kufi liqenor. Në veri e verilindje ka 529 km vijë kufitare me Malin e Zi, Kosovën dhe Maqedonine, ndërsa në jug e juglindje me Greqine një vijë kufitare prej 271 km. Në perëndim Shqipëria laget nga deti Adriatik e në jug-perëndim nga deti Jon.
Relievi i Shqipërise është kryesisht malor. Lartësia mesatare e relievit është 708 metra, ose 2 herë më e lartë se mesatarja e Evropës. Lartësitë më të mëdha gjenden në Alpet shqiptare dhe në malet e Lindjes (Korabi 2751 metra mbi nivelin e detit.
Klima e Shqipërise ka ndryshime të mëdha nga një krahinë në tjetrën dhe kontraste të mëdha në temperature, reshje, ndricimin diellor, lagështiren e ajrit, etj.

Turqia
Turqia ndodhet në pjesën jug-lindore të Evropës dhe në pjesen perëndimore të Azisë.
Sipërfaqja : 780,580 km². Vija kufitare e Turqisë është 2,627 km. Turqia është një vend që shtihet në dy kontinente në atë evropian e aziatik. Është i rrethuar nga veriu me detin e Zi, nga jugu me detin Mesdhe dhe perëndim me detin Egje. Në veri-perëndim ndodhet deti Marmara. Territori aziatik i Turqisë kufizohet me Gjeorgjinë (252 km), Armenin (268 km) dhe Azerbajxhani (9 km) në veri-lindje; Irani (499 km) në lindje, Iraku (331 km) dhe Siria (822 km) në jug. Territori evropian kufizohet me Greqinë (206 km) e Bulgarinë (240 km).
Relievi : Në Turqi mbizotërojnë vargmale euro-aziatik që shtrihen nga lindja a perëndim: me malin Pontici dhe përfundon me malin Tauro. Maja më e larte është mali Ararat (5167 m). Mund të përmendim dhe malet Elmadag, Karabuk e Bozdaglar. Lumi më i rëndësishëm është Tigri e Eufrate, të cilëve i shtohet lumi Meriç, Ergene e Gediz.
Klima : Vendi ndahet ne tre zona klimaterike: territori ku ndikon Bregdeti Mesdhe dhe ka një klimë ku mbizotëron vera shume e nxehte dhe me dimër të ftohtë, territori ku ndikon mali Tauro, klima është më e lagësht, ndërsa në pjesën tjetër të vendit mbizotëron një klimë e nxehtë dhe e thatë.

Ukraina
Ukraina ndodhet në pjesën lindore të Evropës.

Zvicra
Zvicra ndodhet në pjesën qendrore të Evropës.
Zvicra ndodhet në pjesën qendrore të Evropës.
No.i.d- Legjend
- Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 31
Faqja 2 e 2 • 1, 2
Faqja 2 e 2
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi