Arne Rise i fal Celsit finalen
Deqani-ks :: Sport :: Sportet e Tjera
Faqja 1 e 1
Arne Rise i fal Celsit finalen
Një autogol i Xhon Arne Rise në minutën e fundit të shtesës ka vulosur barazimin 1-1 mes Liverpulit dhe Çelsit në sfidën e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve. Gafa e mbrojtësit norvegjez do t‘i kushtojë shtrenjtë Liverpulit, që tashmë duhet të luftojë për fitore në ndeshjen e dytë përballë ekipit londinez. Në fakt, ka qenë skuadra vendase që ka dominuar takimin e luajtur në “Anfill Roud” dhe ka kaluar në avantazh me Kuijt. Por autogoli i minutës së fundit ka përmbysur këtë sfidë, duke lënë i dhënë një avantazh ekipit të drejtuar nga Grant.
Sinjali i parë në portën e Çelsit vjen në minutën e 8-të, kur Xherard provon të djathtën e tij me një gjuajtje nga jashtë zonës, por Çeh është në pozicion. Londinezët provojnë të reagojnë, por e kanë të vështirë të kalojnë në gjysmëfushën kundërshtare. Në minutën e 21-të është Xho Kol që provon të vërë në vështirësi Reinan me një gjuajtje me të djathtën, por gardiani i Liverpulit reagon mirë duke bllokuar gjuajtjen e mesfushorit anglez. Në minutën e 31-të, Liverpuli i afrohet shumë golit të avantazhit, me anë të Torresit që shfaqet i vetëm para Çeh pas një pasimi të artë të Xherard. Por gjuajtja e sulmuesit spanjoll ndalet nga portieri i Çelsit që shpëton portën nga një gol i sigurt. Megjithatë, për të zgjidhur problemet e Benitez mendon Dirk Kuijt, i cili shfrytëzon një pasiguri të Lampard dhe Makelele në largimin e topit nga zona për të kaluar topin mes këmbëve të Çeh dhe për të kaluar në avantazh ekipin vendas në minutën e 43-të. Çelsi provon të reagojë në fillimin e pjesës së dytë, por Drogba është shumë i izoluar në sulmin e londinezëve dhe e dorëzon shumë shpejt topin përballë mbrojtjes së ekipit vendas. Si rrjedhojë, është Liverpuli që ka rastet më të pastra, ashtu si në minutën e 58-të kur Babel lëshon një predhë nga jashtë zonës, por topi përfundon jashtë, ngjitur me shtyllën pingule. Avram Grant provon të ndryshojë diçka, duke larguar Xho Kol për të aktivizuar Solomon Kalu, duke i dhënë më shumë peshë lojës ofensive. Londinezët ringjallen dhe i afrohen dy herë golit, ku rastin më të pastër e ka Malouda në minutën e 67-të, por gjuajtja e tij devijohet jashtë kuadratit nga mbrojtësit vendas që shpëtojnë portën nga një gol i sigurt. Kalu nis një kundërsulm të shpejtë në minutën e 83-të, por Lampard dhe Drogba nuk janë të vëmendshëm, pasi nuk arrijnë të devijojnë topin në portë, ndonëse të vetëm përballë Karrager, i cili largon rrezikun. Liverpuli kundërpërgjigjet me anë të Xherard që gjuan fluturimthi në portën nga krahu i djathtë, por Çeh shpëton skuadrën nga goli dytë. Grant nuk ka se çfarë të humbasë dhe hedh në fushë edhe Anelka, duke larguar Balak. Nëse miqtë nuk arrijnë të bëjnë asgjë në fazën sulmuese, një ndihmë i vjen nga mbrojtësi Rise, i cili shënon një autogol në portën e tij pikërisht në minutën e fundit shtesë, duke i falur barazimin skuadrës së Çelsit. Gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit, por janë londinezët ata që kanë një avantazh të ndjeshëm në rrugën drejt finales.
Burimi: Gazeta Shqip

Akili- Legjend
- Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010
Similar topics
» X-Men Legends II: Rise of Apocalypse
» Space Rangers 2: Rise of the Dominators (PC/ReRip by NvZhOsT)
» Space Rangers 2: Rise of the Dominators (PC/ReRip by NvZhOsT)
Deqani-ks :: Sport :: Sportet e Tjera
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi