Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Federer zbret nga froni, Nadal numri 1

Shko poshtë

 Federer zbret nga froni, Nadal numri 1 Empty Federer zbret nga froni, Nadal numri 1

Mesazh nga Akili Thu Aug 19, 2010 1:31 pm

Pas kualifikimit në gjysmëfinalen e Master Series të Sinsinatit, Rafael Nadal do të jetë shumë shpejt numri 1 i botës për meshkuj në tenis. Një emocion, të cilin edhe vetë spanjolli nuk arrin ta fshehë: “Jam shumë i lumtur dhe i emocionuar për këtë rezultat. Është frut i një pune të gjatë, të lodhshme dhe të vështirë që kam kryer në gjithë këto vite. Numri 1 i botës mund të bëhesh vetëm nëse arrin të fitosh “Roland Garros” dhe ‘Uimbëlldon’ së bashku”, -tha dje spanjolli Rafael Nadal. Tashmë, mbetet vetëm për t’u mësuar data e saktë se kur spanjolli do të hipë në fron dhe kjo varet po prej tij. Rasti më i mirë është dita e hënë, nëse Nadal fiton turneun e Sinsinatit.

Në rast se humbet në gjysmëfinale ndaj serbit Novak Djokoviç, atëherë duhet të presë 18 gushtin dhe nëse humbet në finale, kreu është i tij më 11 gusht. Pra, gjithçka është gati për 22-vjeçarin nga Majorka, që tashmë kërkon të arrijë objektiva të tjera. “Është shpejt për t’u gëzuar. Fillimisht është Olimpiada, më pas ‘US Open’ dhe në fund Kupa Davis. Vetëm në fund të sezonit do të nis të festoj për gjithçka kam bërë dhe arritur në këtë sezon. Jam i lumtur për lojën që kam bërë, pasi çdo ditë mund të përmirësoshesh”, - tha më tej Nadal, që arrin të prekë majën e renditjes pas fitores së arritur në çerekfinalen e turneut amerikan ndaj Nikolas Lapentit, me shifrat 2-0 (7-6, 6-1).

Kështu, ndjekja prej 158 javësh ka marrë fund dhe kryesimi i renditjes ATP tashmë është një realitet, që pritet vetëm të zyrtarizohet. Ndërsa zvicerani Roxher Federer zbret nga froni pas 235 javësh kryesimin, por kërkon që të ringrihet në Olimpiadën e Pekinit. “Dua të vazhdoj me këto ritme. Objektivi im kryesor për momentin është Olimpiada e Pekinit. Nuk ka kohë për të festuar”, - tha Nadal, që tashmë ndodhet në qiellin e shtatë.

Burimi: Koha Jone
Akili
Akili
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2977
PIKE : 3413
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 09/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi