Nje lazer qe te lexon brenda
Faqja 1 e 1
Nje lazer qe te lexon brenda
T’i besh te ditur botes, ose me mire kolegeve, miqve dhe te afermve te tu sesi ndiheni ne nje moment te caktuar ose, me mire akoma, si ndiheni kur jeni perpara kompjuterit. Ky eshte qellimi i nje “shalli” te vecante, i cili eshte projektuar dhe realizuar nga nje ekip kerkuesish shkencore te Universitetit Tufts, qe sipas “InformationWeek”, mund te jete gjithcka pervecse nje “budallallek”. Koncepti i ketij instrumenti ka marre nje financim prej 445 mije dollaresh nga amerikania “National Science Foundation”.
“Zemra” e pajisjes eshte spektroskopia e njohur me emrin fNIRS, nje bashkim germash qe do te thote functional near-infrared spectroscopy: censore fNIRS vishen se bashku me shallin, keta censore jane te pajisur me dioda lazer qe e ndajne driten me infra te kuqe drejt ballit dhe qe, shpjegon “Science Daily”, mund te mbajne nen vezhgim nivelet e oksigjenimit te trurit.
Ne fakt, drita hyn nga dy deri ne tre centimetra. Ne pergjithesi kalon permes lekures dhe mishit, nje sjellje qe ndryshon kur gjendet perballe hemoglobines se oksigjenuar (ose te pa oksigjenuar) ne gjak. Ne ate rast valet e shndritshme thithen nga zonat aktive te mbushura me gjak te trurit, dhe cdo drite qe mbetet reflektohet drejt censoreve fNIRS.
Asgje fantashkencore, pohojne pergjegjesit e projektit, si Sergio Fantini, nje nder shume kerkuesit e Trufts. Behet fjale, vazhdon ai, per nje spektroskopi absolutisht joshqetesuese, por e afte te tregoje disa gjera mbi gjendjen e perqendrimit ose te merzise, ose mbi lodhjen e atij qe ka vendosur shallin ne koke. Ne kete faze te kerkimit, shkencetaret nuk premtojne asnje lloj saktesie, por shpjegojne qe, duke monitoruar keto lloj te dhenash, eshte e mundur te parandalosh nje lexim, qe ne te ardhmen mund te garantoje gjetjen e “emocioneve” si merzia etj. Sipas Robert Jacob, “jane teknika te reja vleresimi qe monitorojne eksperiencen e perdoruesit, ndersa punon me kompjuterin jane gjithmone e me te rendesishme. Ne nje moment te caktuar, nje perdorues mund te jete i merzitur, ndersa ne tjetrin i kenaqur”. Mbetet per t’u kuotuar, natyrisht se cila mund te jete qellimi i nje shalli te ketij lloji: per t’u perdorur ndoshta me nje qellim mjekesor, sepse nje rilevator i ketij lloji, nese i perdorur gjithmone per shembull, ne ambiente pune, mund te shfaqet dicka e mire per ate qe e ka vendosur. Interesant eshte fakti se nje nder aplikimet e para te hipotezuara, sic u permend, jane perdoruesit e kompjutereve. Eshte kompjuteri qe mund te “lexoje” oksigjenimin e perdoruesit dhe te veproje si pasoje.
No.i.d- Legjend
- Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 31
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi