Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Cfare fshihet pas gjakderdhjes nga hunda.

Shko poshtë

 Cfare fshihet pas gjakderdhjes nga hunda.  Empty Cfare fshihet pas gjakderdhjes nga hunda.

Mesazh nga Linddt Sat Sep 04, 2010 9:49 pm

Gjakrrjedhja nga hunda, më tepër se një sëmundje, është një simptomë e disa patologjive. Kjo është arsyeja pse mjekët këmbëngulin që pas shqetësimeve të tilla të bëhet një gjykim klinik i shkaqeve shpërthyese.

Por çfarë mund të fshihet pas saj dhe kur duhet t’i drejtohemi mjekut? Ja se çfarë thotë në një intervistë për gazetën “Panorama” mjekja otorino-laringologe, Dolores Bardhyli:

Gjakrrjedhja nga hunda mund të konsiderohet një sëmundje?
Epistasi, ose siç njihet ndryshe gjakrrjedhja nga hunda, më tepër se një sëmundje është një simptomë (shenjë), që i përket disa lloje sëmundjesh, disa me rëndësi klinike dhe disa të tjera jo.

Cilat janë këto sëmundje?
Ndër sëmundjet që shoqëron shpesh epistasën është hipertensioni. Rritja e presionit të gjakut shoqërohet me hemorragji nga hunda. Kjo për shkak se presioni i gjakut bën që kapilarët e shumtë që përbëjnë mukozën e brendshme të hundës të çahen më lehtë. Kjo shfaqet më tepër te moshat e madha. Por shpesh epistasi mund të shërbejë si sinjal paralajmërues i shfaqjes së hipertensionit. Problemet e hipertensionit nisin me luhatje të tensionit, ulje-ngritje të tij dhe më pas kulmojnë, e pikërisht gjakrrjedhja nga hunda mund të shërbejë si sinjal për të pasur kujdes nga hipertensioni. Te fëmijët e vegjël, nën 10 vjeç, gjakrrjedhja nga hunda shpeshherë nuk përbën ndonjë problem serioz, për shkak të mukozës së hundës së tyre, që nuk është e plotë. Por, nëse fëmija është i zbehtë, i dobët dhe ka gjakrrjedhje të shpeshtë nga hunda i duhet bërë një vlerësim klinik, sepse mund të jetë shenjë e pranisë së një parazitoze (kryesisht lambies). Parazitët tentojnë të ngjiten lart dhe shkaktojnë të kruara të forta të hundës dhe për pasojë shkaktojnë epistas. Mund të ndodh që epistasi të shoqërohet me gjak në urinë, shpesh dhe me njolla në lëkurë, çka do të thotë se ka probleme në sistemin e formimit të gjakut. Në këto raste duhet dyshuar se ka probleme me mpiksjen e gjakut, me pamjaftueshmëri koagulimi të gjakut. Ndërsa te adoleshentët epistasi mund të jetë sinjal i një sinoziti të fshehtë. Mund të ndodhë që sinoziti të mos ketë shenja të dukshme, pacienti mund të ankojë vetëm për turbullim, rëndim të kokës, shenja që shpesh neglizhohen. Por, nëse këtyre simptomave i bashkëshoqërohet dhe gjakrrjedhja nga hunda, mund të bëhet fjalë për një sinozit të fshehtë. Ndërsa në rastet kur hemorragjia është në një sasi të konsiderueshme dhe shoqërohet me bllokim të hundës, mund të ndodhë që të bëhet fjalë për një tumor të nazofagitit.

Kur duhet t’i drejtohemi mjekut?
Së pari dua të them se hemorragjia nga hunda apo epistasi nuk është diçka alarmuese, por gjithsesi kërkon vëmendjen e duhur dhe nuk duhet të neglizhohet. Kjo për faktin se pas saj mund të fshihen shumë faktorë, mes të cilëve disa serioze për shëndetin e pacientit. Kështu, një i rritur që ka raste të përsëritura të epistasit duhet të shkojë menjëherë te mjeku, po kështu dhe një fëmijë me prirje të shpeshtë për epistasi, sidomos kur nuk ndodh për arsye “banale” si goditje, ngacmim me duar, që edhe pse ushqehet mirë është mjaft i dobët është i zbehtë, duhet t’i bëhet një gjykim klinik. Në rastet kur epistasi është mjaft i shpeshtë dhe në sasi të konsiderueshme, vajtja te mjeku është i detyrueshëm.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Cfare fshihet pas gjakderdhjes nga hunda.  Empty Re: Cfare fshihet pas gjakderdhjes nga hunda.

Mesazh nga Linddt Sat Sep 04, 2010 9:50 pm

Cilat grupmosha janë më të predispozuara për të pasur probleme me epistasin?
Epistasi shfaqet më tepër te fëmijët e vegjël deri në moshën 10 vjeç dhe moshat e mëdha. Në rastin e parë arsyet lidhen me faktin se mukoza e hundës së tyre është ende jo e plotë dhe për rrjedhojë kapilarët e gjakut janë mjaft të dobët dhe mund të çahen lehtë. Por dhe për shkak të parazitozave, të shpeshta në këtë grupmoshë. Ndërsa në rastin e moshave të mëdha, arsyeja gjendet te problemet me tensionin e lartë të gjakut, që shfaqen në këtë moshë dhe problemeve me sistemin metabolik.

Si mund të parandalohet?
Duke qenë se epistasi është një simptomë, sigurisht që parandalimi më i mirë është gjetja e shkakut që çon në shfaqjen e saj. Trajtimi si duhet i origjinës së saj do të çojë në kurimin e saj. Gjithsesi, në një farë mënyre mund të parandalohet. Kjo mund të bëhet duke ruajtur një regjim të rregullt të tensionit të gjakut, metabolizmit. Kështu, një person që e di që është hipertonik nëse ka raste epistasi përpara se të trajtojë këtë problem duhet të marrë medikamente për uljen e tensionit.

Shkaqet
¨ Hipertension
¨ Probleme metabolike
¨ Sinozit i fshehtë
¨ Parazitoza (lambie)
¨ Probleme të sistemit të mpiksjes së gjakut
¨ Tumor i nazofagitit
keshilla
Çfarë mund të bëhet në kushtet e shtëpisë?

Në kushtet e shtëpisë pacienti duhet ta mbajë kokën poshtë dhe të shtrëngojë fort me gishtërinj flegrat e hundës për gati 10 minuta. Nuk duhet harruar që koka nuk duhet mbajtur lart, sepse në këtë mënyrë gjaku shkon në fyt, gëlltitet dhe kalon në stomak duke provokuar të vjella, të cilat e përkeqësojnë situatën. Personat që e dinë se janë hipertonikë duhet të përdorin medikamente për uljen e tensionit, por nuk rekomandohen kalcibllokues (jo adelat), sepse mund të provokojnë hemorragjinë. Te fëmijët mund të përdoren dhe ilaçe me pika, të cilët favorizojnë koagulimin e gjakut dhe ndalojnë hemorragjinë.
Nëse hemorragjia vazhdon, duhet t’i drejtohen
sa më shpejt qendrës spitalore më të afërt.

Studimi
Shumë orë para kompjuterit, rrezik tromboze

Mjekët në Zelandën e Re e kanë pagëzuar me termin “tromboza nga kompjuteri”. Bëhet fjalë për një sindromë që shfaqet pas qëndrimit pa lëvizur për një kohë të gjatë përpara kompjuterit. Studimi është publikuar në revistën “European Respiratory Journal” dhe në të është sqaruar se qëndrimi pa lëvizur me orë të tëra favorizon shfaqjen e trombozave. Sipas studiuesve, kjo për faktin se lëvizja, qoftë dhe për pak minuta, siguron një qarkullim normal të gjakut, pasi muskujt e këmbëve veprojnë si “pompa” për të dërguar gjakun në zemër. Më tej në studim thuhet se kjo sindromë e re është me e përhapur nga se mendohet, për shkak të shtimit të orëve që kalohen përpara kompjuterit. Kjo është arsyeja pse mjekët e Zelandës së Re rekomandojnë personat që punojnë përpara
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi