Teuta dhe Blero i inkurajuan nënat për gji-dhënie
Faqja 1 e 1
Teuta dhe Blero i inkurajuan nënat për gji-dhënie
Teuta Krasniqi bashkëshorti i saj Blero, e kanë zgjedhur repartin e
gjinekologjisë së spitalit rajonal të Ferizajt për ta promovuar aktivitetin
humanitare “Java e të ushqyerit me qumësht të gjirit” gjatë të premtes.
“Nga përvoja ime shumë e freskët gjidhënien do ta konsideroja një nga
mrekullitë më të mëdha të kësaj bote, për shkak se qumështi i gjirit të nënës ka
gjithçka që fëmijës së porsalindur i nevojitet, në mënyrë që të jetë sa më i
shëndetshëm”, ka thënë Teuta.
Dyshja e famshme ishin të shoqëruar në këtë iniciativë edhe nga përfaqësuesit
e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Shefi i
zyrës së UNICEF-it, në Kosovë Johones Wedenig, po ashtu i pranishëm, tha se
gratë duhet të zgjedhin gjidhënien si formën me të mirë për një jetë të
shëndetshme të fëmijës. /Telegrafi/
viola- Homie
- Numri i postimeve : 263
PIKE : 369
Popullariteti : 6
Data e regjistrimit : 09/07/2010
Vendbanimi : Pejë/Gjermani
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi