nga viola Fri Oct 08, 2010 5:28 am
Mediat shqiptare shkruajnë se kantautori Pirro Çako, pas divorcit nga sopranoja Inva Mula, ka gjetur një mënyrë tjetër të shprehjes së mllefit, e kjo është përmes artit.Këtë vit në “Kënga Magjike” ai konkurron me atë që mund të cilësohet kënga e tij autobiografike me titullin “Sa e shite zemrën”, një duet i kënduar nga Juliana Pasha dhe Luiz Ejlli. Në vargjet e kësaj kënge, Pirro shprehet me gjithë mllefin e tij, ndërsa thotë: “Arratisja jote më befasoi,koha ty sekretin do ta zbulojë, sa e shite zemrën unë se di, s’e di, s’e di, nuk ka mundësi, s’e di pse zemrën shite ti”.Pirro Çako para disa muajsh realizoi klipin e këngës së tij me titull “Një tjetër jetë”, që e këndoi në festivalin e fundit të Këngës në Radio-Televizionin Shqiptar, për të cilën u diskutua se ishte një tjetër dedikim për Invën./Telegrafi/