Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Festivali i Teatrit nis me “Gjeneralin e ushtrisë së vdekur”

Shko poshtë

Festivali i Teatrit nis me “Gjeneralin e ushtrisë së vdekur” Empty Festivali i Teatrit nis me “Gjeneralin e ushtrisë së vdekur”

Mesazh nga No.i.d Thu Oct 21, 2010 9:04 pm

Festivali i Teatrit nis me “Gjeneralin e ushtrisë së vdekur” Teatri-elbasan-300x219

Festivali Ndërkombëtar i Teatrit në Elbasan, që zhvillohet për të dymbëdhjetin vit me radhë, është hapur të mërkurën në mbrëmje me shfaqjen “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”, të Teatrit të Dramës Shqipe në Shkup.

Nata e parë e këtij eventi, që këtë vit është emërtuar “Univers Teatër”, ndryshe nga më parë që njihej me emrin “Skampa”, u përshëndet fillimisht nga kryetari i bashkisë së Elbasanit Qazim Sejdini, i cili në cilësinë e Presidentit të këtij Festivali u ka uruar mirëseardhjen trupave pjesëmarrëse nga Shqipëria dhe vende të ndryshme të Ballkanit.

Aktorët shqiptar të Maqedonisë, nën regjinë e Dino Mustafiq, kanë interpretuar mesazhin e ushtrive të vdekura në betejat në Shqipëri, ku herë pas here tragjedia është gërshetuar edhe me humor.

Festivali i teatrit Ndërkombëtar në Elbasan, sipas regjisorit Adonis Filipi, në këto 12 vite ka prurë rreth 131 performanca, me një diversitet të lakmueshëm të kërkimit skenik e teatror, duke ndikuar në pasurimin e formave shprehëse dhe provokimin e tendencave dhe prurjeve bashkëkohore. Përgjatë një jave, në festivalin “Univers Teatër” do të performojnë 10 trupa, shtatë prej të cilave të huaja dhe tre shqiptare.
No.i.d
No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 31

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi