Elvana Gjata ndahet nga i dashuri
Faqja 1 e 1
Elvana Gjata ndahet nga i dashuri
“Jam e dashuruar dhe e lumtur me djalin që kam zgjedhur”. E ka deklaruar për
herë të parë në gazetën “Panorama” në maj të vitit 2009, ndërkohë që
askush nuk guxonte t’ia zinte më gojë jetën e saj private nëpër
intervista ku këngëtarja ishte e vendosur që të na fliste vetëm për
klipe, albume, koncerte dhe kaq…
Një vajzë e ëmbël por shumë
hermetike, Elvana ka ngjallur shumë kuriozitet për jetën private dhe ka
pasur raste kur në media është aluduar për djem të ndryshëm të njohur
ose jo, si të dashur të mundshëm të këngëtares. Fundja kush mund ta
besonte që një vajzë e re, e bukur, e famshme dhe e talentuar si ajo të
ishte single. Por kyçja e gojës merr fund diku më shumë se një vit më
parë kur këngëtarja e pranon që ishte e dashuruar, duke mos preferuar
gjithsesi të japë detaje rreth të zgjedhurit të saj. Mirëpo, nuk kaloi
më shumë se dy javë nga ky prononcim dhe paparaci ynë arriti të kapë
Elvanën me të dashurin në një vend dhe në një orë që vështirë të të
shkojë mendja. Ishte ora 5 e mëngjesit, ku sipas informacioneve tona
Elvana do të gjendej në aeroport pasi nisej për një koncert në Gjermani
dhe natyrshëm ai që e shoqëronte deri në momentin e nisjes ishte i
dashuri i saj, Rogerti. Ishte pikërisht ai djalë për të cilin gazeta
“Panorama” kishte shkruar që në vitin 2007, duke zbuluar identitetin e
tij, si dhe disa detaje të tjera, fakt ky që e nervozoi jo pak
këngëtaren, pasi kishim guxuar të preknim privatësinë e saj.
Është
një nga rastet e rralla kur një personazh kaq i njohur si Elvana Gjata
me një lidhje gjashtë vjeçare, të mos shfaqej asnjëherë në publik me të
dashurin e saj, në lokalet e Bllokut apo në pubet e natës ku zakonisht
rrinë kolegët e saj. U deshën këto foto të një viti më parë të cilat po i
publikojmë edhe sot, të bëra në pesë të mëngjesit nga tarraca e
aeroportit, për t’i dokumentuar ata për herë të parë bashkë. Mbase edhe
për herë fundit…
E themi këtë pasi sipas informacioneve të marra nga
miq të përbashkët të çiftit, thuhet se ata kanë vetëm disa javë që janë
ndarë. Në fakt po të kthehemi pas në kohë për të analizuar se si ka qenë
jeta e këtij çifti, gjen detaje pak të çuditshme. Ajo u lidh me Rogert
Jasharin rreth gjashtë vite më parë, kohë kur ajo nuk ishte akoma e
famshme. Ai në atë kohë ishte 20 vjeç ndërsa ajo 17, pikërisht në kohën
kur merrte pjesë tek “Ethet”, program ku këngëtarja u shfaq për herë të
parë në një skenë. Miqtë thonë se Rogerti, i cili ka mbaruar studimet
për Administrim Biznesi dhe punon në një studio dizajni, pronë e të
jatit, është një djalë i ndrojtur dhe mbase nuk ka qenë i përgatitur për
të pasur në krah një partnere, e cila fitoi menjëherë një popullaritet
aq të madh. Ai dëshironte që jetën në çiftit të mos e kishte të
aksesueshme për të tjerët, por ta shijonte i qetë. Mesa duket po këtë
mendje ka pasur edhe këngëtarja, e cila sapo filloi të fitojë
popullaritet, mendoi si strategji të vetën fokusimin e publikut
ekskluzivisht tek këngët e saj, si e vetmja rrugë për t’u bërë e
famshme, ndërkohë që koleget e saj bënin namin me histori dashurie nëpër
faqe gazetash, të cilat më shpejt mbaronin se fillonin për t’i lënë
vendin partnerit të radhës. Imazhi i Elvanës si një vajzë serioze, paçka
se merrej me muzikë, ishte ajo çka këngëtarja kërkonte të gdhendte për
ditë në mendjet e njerëzve. Temat e dashurisë në intervista ishin tabu
për të dhe mesa duket edhe për familjen e saj, për të cilën thuhet që
është mjaft konservatore por që gjithsesi kishin dhënë “ok” dhe pëlqimin
e tyre për lidhjen e Elvanës me Rogertin, duke e parë si një
bashkëshort të ardhshëm shumë të përshtatshëm për vajzën e tyre.
Megjithatë miq konfidencialë të tyre rrëfejnë se kjo lidhje nuk ka qenë
edhe aq e qetë. Fundjavat në koncerte jashtë Shqipërisë nuk priteshin aq
mirë nga Rogerti dhe mesa dimë ne ai as nuk ka preferuar që të jetë
prezent në koncertet e saj jashtë. Megjithatë, lidhja ka funksionuar me
ulje e ngritjet e saj plot gjashtë vite me radhë dhe më në fund ka
ardhur momenti që të dy me qetësi dhe racionalitet kanë kuptuar që mbase
mes tyre ka marrë fund gjithçka, që lidhja e ngjizur në moshë shumë të
re ishte e destinuar të merrte fund, se arsyet për t’u ndarë ishin më të
forta se ato për të qëndruar bashkë.
Pikërisht gjatë javëve të para
të ndarjes, Elvana është parë ndoshta nga herët e rralla, në klubet e
natës me motrën dhe miqtë e saj, ndërkohë që njerëzit e saj
konfidencialë e dinin mirë që Elvana tashmë dilte si beqare. Por ja ku
erdhi momenti që këtë të re nga jeta e saj private ta marrin vesh edhe
fansat. Kështu pra djema, Elvana është single! Një lajm ky mbase po aq i
mirë për ta sa edhe këngët e reja të saj, të cilat nuk vonojnë të bëhen
hite.
viola- Homie
- Numri i postimeve : 263
PIKE : 369
Popullariteti : 6
Data e regjistrimit : 09/07/2010
Vendbanimi : Pejë/Gjermani
Similar topics
» Rona ndahet nga i dashuri
» Elvana Gjata në aksion
» Apartamenti 2XL - Elvana Gjata
» Seldi ndahet nga Domenikën
» Elvana Gjata bionde në klipin e ri “Mamani nejen”
» Elvana Gjata në aksion
» Apartamenti 2XL - Elvana Gjata
» Seldi ndahet nga Domenikën
» Elvana Gjata bionde në klipin e ri “Mamani nejen”
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi