Zana pozon lakuriq
Faqja 1 e 1
Zana pozon lakuriq
Bukuroshja, e cila dikur mahniste publikun me paraqitjet e saj, këto ditë ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të biseduar në lidhje me angazhimet e reja dhe për të ripërtërirë disa kontrata, pasi në Kosovë nuk kishte pasur ndonjë paraqitje të re, sa i përket sfilatave.
Gjatë qëndrimit që kishte atje para disa viteve, Zana ka pozuar “nudo” për Fadil Berishën duke reklamuar veshjet e stilistes, Sherri Hill.
Drejt ShBa-së, në kërkim të kontratave të reja
Dikur ishte emri më i përfolur në media për shkak të paraqitjes dhe suksesit që kishte në disa konkurse të bukurisë brenda dhe jashtë Kosovës, e veçanërisht në “Miss Universe”, eveniment ky që i hapi dyert modeles kosovare.
Më pas, edhe lidhja me futbollistin e njohur Lorik Cana bëri që supermodelja të jetë në qendër të vëmendjes jo vetëm në mediat shqiptare, por edhe në disa europiane, për shkak të popullaritetit të Canës. Por, kohët e fundit Zana ishte “zhdukur”.
Nuk shfaqej gjithandej duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve me sharmin e saj. Këto ditë mësojmë se Zana Krasniqi ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara për disa takime me fotografin Fadil Berisha dhe me disa drejtues të agjencive të modës për të ripërtrirë kontratat, në të cilat ka punuar më herët dhe për të rikthyer imazhin e duhur, të cilin e ka zotëruar ajo.
Ndryshon look, pozon nudo për Fadil Berishën
Gjatë qëndrimit në SHBA, modelja ka pasur disa kontrata të majme, të cilat kishin bërë që Zana mos të refuzojë edhe pozimin nudo, sigurisht para aparatit të Fadil Berishës, i cili deri më tani ka “zhveshur” shumë personazhe të njohura.
Fotot që po prezantohen janë realizuar më herët, por për shkaqe të panjohura akoma nuk ishin publikuar në mediat shqiptare. Supermodelja në këto foto paraqitet e veshur vetëm me një fund të shkurtër (veshje këto të stilistes Sherri Hill), ndërsa në dorë mban një palë doreza të gjata ngjyrë të zezë, që mbulon gjoksin e saj seksi. Sa i përket flokëve, Zana ka të vendosur një paruke me flokë bionde dhe në kokë mban një kapelë të kuqe.
Kush është mashkulli misterioz që shoqëron supermodelen?
Para disa muajve, Zana u përfol në media për një lidhje të re me një djalosh të Prishtinës, i cili kishte jetuar në Londër dhe se më herët kishte pasur një lidhje dashurie me ish-anëtaren e grupit të famshëm “Spice girls”, Mellanie Brown, por supermodelja nuk zbuloi as emrin e as identitetin e tij, edhe pse disa të njohur tregonin se ajo shëtit nëpër disa lokale të Prishtinës, e shoqëruar nga i dashuri i ri.
Linddt- WebMaster
- Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Similar topics
» Bleona pozon lakuriq
» Shqiptarja qe pozon nudo
» Zana pa Lorikun për 14 shkurt
» Albana pozon më rroba banjo
» Shkuan lakuriq në punë për t’i ndihmuar firmës
» Shqiptarja qe pozon nudo
» Zana pa Lorikun për 14 shkurt
» Albana pozon më rroba banjo
» Shkuan lakuriq në punë për t’i ndihmuar firmës
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi