Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Elsa Lila shtatzënë

Shko poshtë

Elsa Lila shtatzënë Empty Elsa Lila shtatzënë

Mesazh nga Linddt Mon Nov 15, 2010 8:55 pm

Elsa Lila shtatzënë Elsa-Lila-300x189

Rreth 36 vite më parë në festivalin e Sanremos, pikërisht në tempullin e muzikës italiane, skena tronditet nga zëri i një vajze pak më shumë se 15 vjeç e quajtur Gigliola Cinquetti.

Vajza me një trup të imët , por me një zë mahnitës njihet dhe bëhet e famshme brenda tri netëve të evenimentit më të rëndësishëm muzikor të vendit fqinj.

Publiku dashurohet me zërin e saj dhe i dhuron duartrokitje pa fund, ndërkohë që juria e vlerëson me çmimin e parë këngën e saj “Non ho l’eta” (Nuk kam moshë). Në po atë vit, Cinqueti dërgohet në Eurosong dhe aty suksesi përsëritet. Tashmë ajo ka fituar një publik më të gjerë, atë të mbarë Europës, duke i dhënë përsëri çmimin e parë.
Me siguri publiku italian ka kujtuar Cinquetin teksa ka parë në skenën e Sanremos këngëtaren shqiptare Elsa Lila, e cila kishte pak a shumë të njëjtën histori suksesi si ajo, në vendin e saj të lindjes. Në vitin 1996, Elsa, e cila vetëm një vit më parë kishte marrë pjesë në festivalin e fëmijëve me një këngë tejet prekëse kushtuar nënës, fiton çmimin e parë me “Pyes lotin”. Publikut nuk iu desh shumë për të identifikuar tek Elsa 16-vjeçare një talent të jashtëzakonshëm dhe një aftësi të rrallë për të të përlotur teksa performonte në skenë. Lila është padyshim këngëtarja shqiptare e muzikës së lehtë, e cila ka bërë karrierën më të suksesshme muzikore jashtë kufijve të Shqipërisë, si dhe është mjaft e njohur dhe e dashur sidomos në Itali, vend ku ajo jeton prej rreth 12 vitesh.

Fatkeqësia që e nxiti të lërë Shqipërinë
Në trazirat e vitit 1997, mamaja e Elsës vritet barbarisht në të dalë të Tiranës, në rrugën e Elbasanit, në moshën 35 vjeçare, vrasje kjo e kryer në rrethana misterioze. Ngjarja ndodhi në atë periudhë kur vrasjet ishin kthyer në rite të përditshme dhe gati gati ishim mësuar të bashkëjetonim në normalitet me fatkeqësitë individuale dhe kolektive që po përjetonim si komb. Mirëpo vrasja e Evës e identifikuar tashmë si mamaja e këngëtares që vetëm një vit më parë kishte prekur famën, nuk kaloi pa vëmendje mediatike dhe komente të ndryshme. Vite më vonë, Elsa ka rijetuar dhimbjen në gjithë dimensionin e saj, teksa ka qenë e detyruar të jetë përballë vrasësve të nënës së saj në sallën e gjyqit.

Jeta në Itali me motrën
Në vitin 1997, Shqipërinë e lë fillimisht babai i Elsës, edhe ai këngëtar (tenor) dhe menjëherë pas tij edhe dy vajzat, Elsa dhe Eni. Të tre arrijnë të marrin nënshtetësinë italiane, ndërkohë që i ati vijon të merret me muzikë si dhe martohet me një italiane, ndërsa Eni vazhdon studimet për shkenca komunikimi dhe Elsa për arkitekturë. Fillimisht Eni jetonte me të atin, por më pas dy motrat vendosin që të jetojnë së bashku nën një çati, duke marrë një shtëpi me qira në Romë. Elsa ka punuar fort me këngën ku krahas pjesëmarrjeve në Sanremo, ka realizuar edhe koncerte jo vetëm në Itali por edhe në Zvicër, Amerikë, Kosovë etj. Ndërkohë ka qenë pjesmarrëse në një serial televiziv italian dhe testimonial i një kompanie telefonike në Itali.

Pasioni për zhytjet e njeh me njeriu e zemrës
Dashuria që i kanë dhënë njerëzit e dashur dhe publiku si dhe pasioni për muzikën, kanë bërë që Elsa ta shijojë jetën e saj duke mos lënë pas dore edhe hobet e shumta, njëri prej të cilave është edhe zhytja. Miqtë e saj tregojnë që ajo është shumë e apasionuar pas zhytjeve, madje ka aftësi të rrijë disa orë nën ujë duke soditur mrekullitë nënujore. Pikërisht ky pasion e ka çuar deri në ishullin e largët të Madagaskarit. Aty Elsa ka njohur një djalë shumë simpatik, instruktor zhytjesh, i cili ka origjinë italiane (Torino). Mes tyre ka filluar një lidhje shumë pasionante, e cila ka tri vite që zgjat. Natyrisht duke ndodhur gjithçka larg Shqipërisë madje edhe shumë larg Europës, ishte e pamundur që ne të mësonim diçka për këtë lidhje, ndërkohë që vetë Elsa ka preferuar që të mos e ndajë me askënd këtë ngjarje kaq të rëndësishme në jetën e saj. Në fakt gjatë 14 viteve të karrierës muzikore, ne asnjëherë nuk kemi mësuar ndonjë të re nga jeta private ndërkohë që shtypi dhe televizioni i kanë dhënë vëmendjen e merituar ngjarjeve të suskesshme artistike të saj brenda dhe jashtë vendit. Por me siguri tani e tutje vetë Elsa do të vendoset me dashamirësi përballë gazetarëve për të ndarë me ta dhe me publikun lajmin e mirë se tashmë ajo ka gjetur njeriun e zemrës dhe në fakt i është dashur të udhëtojë jo pak kilometra për ta takuar atë. Por ka edhe më shumë se kaq….

Shtatzënia i jep fund misterit për jetën private
Kur një çift fiton bindjen se kanë gjetur gjysmat e munguara në jetën e tyre, natyrshëm mund të projektohet si një plan i afërt ardhja në jetë e një fëmije. Dhe sot Elsa po përjeton me siguri ngjarjen më të madhe dhe më të gëzuar në jetën e saj. Ajo është në muajin e pestë të shtatzënisë dhe mjekët kanë konfirmuar se bebja është e seksit femër. Tashmë këngëtarja 29-vjeçare vendos që të krijojë familjen e saj me të dashurin italian, i cili siç tregojnë miqtë është rreth të tridhjetave. Por përveç gëzimit të përbashkët për ardhjen në jetë të krijesës së tyre, në planet e çiftit deri tani nuk ka ndonjë ceremoni martese nga ato tradicionalet, ku të ftuarit janë të shumtë dhe pompoziteti për shkak të famës së këngëtares është maksimal.

Vajza do quhet Eva
Ideja për t’i vënë vajzës emrin e mamasë së saj njihet si një traditë jo vetëm shqiptare dhe si e tillë ajo me siguri është mirëpritur edhe nga partneri i Elsës. Dihet tashmë dëshira e shumë çifteve për të përjetësuar të dashurit e tyre që nuk jetojnë më, tek emrat e fëmijëve që sjellin në jetë. Tashmë Elsa, krahas kujtimit të nënës që e la në prag të adoleshencës me një dhimbje dhe brengë të madhe edhe për mënyrën se si iku nga kjo botë, do të ketë fatin që emrin e saj ta thërrasë pa fund, pasi atë do ta mbajë e bija. Boshllëkun në zemrën e saj me siguri që do ta mbushë vajza e vogël e cila pritet të vijë në jetë mbas katër muajsh, ndërkohë që jeta e mama Evës edhe pse tashmë e shuar, vazhdon përsa kohë ajo jeton në memorien e njerëzve të saj të dashur. Pasi siç thuhet shpesh, kur e do shumë dikë, nuk ka rëndësi sa gjatë ke mundur të rrish me të, por sa gjatë e mban atë në zemër./Panorama/
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi