Edona Llalloshi martohet
Faqja 1 e 1
Edona Llalloshi martohet
Edona Llalloshi është martuar. Të paktën kështu thotë profili i saj në Facebook dhe, pas disa hulumtimeve tona, arritëm të mësojmë se këngëtarja Edona Llalloshi meqë është në pritje të fëmijës së parë me biznesmenin pejan Gazmend Haxhifejzullahi, ka vendosur që lidhjen e saj ta kurorëzojë me martesë zyrtare, por pa ceremoni ose ndoshta e ka realizuar me rrethin më të ngushtë familjar larg syrit të mediave, duke mos dashur ta bëjë aq publike sa herën e parë. Për një kohë të shkurtër pritet të vijë në jetë vajza e tyre e parë, ndërsa çifti është në përgatitje për t’u bërë prindër. Ata jetojnë në vilën e re që e kanë blerë në Prishtinë, ndërsa Edona nga komentet të cilat i lexuam, ishte tejet e entuziazmuar dhe me padurim pret që engjëlli i saj i vogël të vijë në jetë. Ndoshta Edona është martuar në mënyrë të fshehtë, që të mos vijë bebi dhe të gjejë të ëmën pa kurorë, siç ka ndodhur me disa kolegë të saj të estradës, të cilët janë kurorëzuar pasi kanë lindur fëmijët, ndërsa së bashku kanë qenë të pranishëm në ceremoni edhe me fëmijët e tyre.
Linddt- WebMaster
- Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi