Testi për konstatimin e shtatzënësisë
Faqja 1 e 1
Testi për konstatimin e shtatzënësisë
Çdo jetë e re lind nga embrioni, i cili është bashkim i bërthamës mashkullore dhe asaj femërore të qelizave seksuale – spermatozoideve dhe vezëve, gjë që pas 24 orëve ndodh fekondimi. Gjatë dy apo tri ditëve në vazhdim, veza e fekonduar kalon nga vezorja në mitër dhe aty fillon të zhvillohet. Pastaj mbështjellësi sipërfaqësor i vezores ndahet dhe krijohet placenta, e cila tajit hormonin placentor.
Si funksionon testi për konstatimin e shtatzënësisë?
Substanca e cila matet në tetin e shtatzënësisë është hormoni HCG (human chorionic gonadotrophin), i cili krijohet në ditët e para të shtatzënësisë. HCG-ja fillon të zhvillohet shumë shpejt – rreth 6 javë, në mënyrë që të arrijë kulmin midis javëve 9 dhe 13 të shtatzënësisë.
Sa kohë duhet të kalojë pas aktit seksual për ta bërë testin?
Testi i shtatzënësisë nuk do t’ju japë rezultat relevant dy javë pas fekondimit ose në qoftë se menstruacionet ju vonohen edhe vetëm një ditë. Ovulacioni ndodh në mes të ciklit (në ditën e 14-të, po qe se periudha ju zgjat 28 ditë) ose përafërsisht në ditën e 14-të para cilit të ardhshëm. Sperma mund “të jetojë” edhe deri në pesë ditë në trupin e femrës, kështu që ekziston shansi potencial që të mbeteni shtatzënë në periudhën prej ca ditëve para apo pas ditës kur ndodh ovulacioni – gjë që do të thotë rreth një javë gjatë ciklit.
Koha e mbetur e ciklit është e shkurtër dhe pak e besueshme se do të mbeteni shtatzënë. Ditët e fundit frytdhënëse janë ato para se t’ju vijnë menstruacionet. Në qoftë se mendoni se keni mbetur shtatzënë, por keni marrë rezultat negativ të testit, pritni edhe pak ditë dhe sërish bëjeni testin. Është e mundshme që të keni marrë rezultat të pasaktë, në qoftë se menstruacionet ju vonohen për një apo dy ditë, apo nëse ju vonohen një javë, andaj rezultati i testit me siguri është i pasaktë.

Linddt- WebMaster
- Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Re: Testi për konstatimin e shtatzënësisë
A mund të jetë testi im i pasaktë, nëse e kam blerë para një kohe dhe që disa ditë ka qëndruar në banjë?
Në qoftë se testi ka qenë në qese dhe i mbrojtur nga nxehtësia apo ftohtësia ekstreme, çdo gjë do të jetë në rregull dhe mund ta përdorni. Megjithatë, lexoni në paketim datën e prodhimit dhe mënyrën e propozuar të ruajtjes, por shikojeni edhe datën e skadimit. Njëri nga shkaqet që testi mund të japë rezultat të pasaktë është afati i skaduar apo mënyra e papërshtatshme e ruajtjes së testit.
Linja e turbullt në testin e shtatzënësisë a mund të thotë se jam shtatzënë?
Edhe linja e turbullt do të thotë se testi është pozitiv, domethënë se jeni shtatzënë. Niveli i HCG-së nuk është i njëjtë te të gjitha femrat, edhe niveli i ulët i hormoneve nuk është shenjë e keqe.
Sa kohë pas fekondimit testi mund të tregojë rezultat pozitiv?
Në udhëzimet e shumicës së testeve, të cilat mund të gjenden në treg, shkruan se janë të sakta në ditën e parë pas ndërprerjes së menstruacioneve. Te femrat rëndom ovulacioni ndodh 14 ditë para ditës së parë të menstruacioneve, kështu që ai është numri i ditëve sa duhet të prisni pas marrëdhënieve seksuale, në mënyrë që të verifikoni se a ka ndodhur fekondimi. Niveli i hormonit HCG në qarkullimin e gjakut të femrës ngrihet vrullshëm në javën e parë të fekondimit. Hormoni HCG paraqitet në mënyra të ndryshme te secila femër kështu që nuk është e mundshme që sipas nivelit të hormonit të konstatohet java e shtatzënësisë.
Testi i shtatzënësisë funksionon në atë mënyrë që detekton sasinë e hormonit HCG në urinë. Është e logjikshme që disa femra të kenë nivel të lartë të hormoneve e disa të tjera (ato që kanë qenë shtatzënë edhe më parë) kanë nivel më të ulët të hormoneve. Andaj, disa femra mund të marrin rezultat të pasaktë nëse testin e bëjnë më herët për shkak se niveli i hormoneve nuk u është mjaft i lartë, për t’u treguar testi pozitiv. Prandaj, prisni së paku 14 ditë pas ditës së mundshme të fekondimit, në mënyrë që të jeni më të sigurta në testin e relevant.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi