Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Si ti shpegojme femijeve dhe si ndikon kjo ne zhvillimin e kompetencave te femijeve?

Shko poshtë

Si ti shpegojme femijeve dhe si ndikon kjo ne zhvillimin e kompetencave te femijeve?  Empty Si ti shpegojme femijeve dhe si ndikon kjo ne zhvillimin e kompetencave te femijeve?

Mesazh nga Linddt Thu Jun 30, 2011 8:38 pm

Ne tё rriturit jemi ata tё cilёt duhet t’u tregojmё apo shpjegojmё femijёve gjёrat që lidhen me jetën. Nё njё menyrё, deri nё moshёn kur fёmijёt shkojnё nё shkollё, prindёrit janё ata tё cilёt duhet t’u shpejgojnё dhe të diskutojnё me ta për gjёrat jetësore. Shumica e prindёrve, sot presin dhe kërkojnё nga fëmijёt qё ata t‘i kuptojnё rreth çёshtjeve tё ndryshme, si p.sh. kthehemi prej pune edhe fëmija ёshtё akitv dhe kёrkon prej prindit tё luajë ose tё bёjë ndonjё aktivitet sё bashku me të. Nё shumicёn e rasteve, pёrgjigjja e prindёrve ёshtё : „oh, tё lutёm më lejo tё pushoj pak“. Fjala ‚pushoj“ pёr fёmijënn ёshtё vetёm fjalё, si pёr shembull ёshtё edhe fjala „top“...

Prandaj, ёshtё e nevojshme qё nёse fёmijës i tregojmё dhe shpjegojmё: „Kam punuar tёrё ditёn dhe jam lodhur, e tani kam nevojë tё pushojtani, tё lutem më kupto!“ Me kёtё fjali tё shkurtёr, ju ia bёni tё qartё dhe e arsyetoni veten tuaj para fëmijёs, dhe ai/ajo, ёshtё nё gjendje ta kuptojё faktin se prindi ёshte i lodhur dhe ka nevojë tё pushojë.
Është e vërtet qё ka fёmijё tё cilёt kanë nevojë pёr një mёnyrё tjetёr se si t’u shpjegohen gjёrat. Por, ne si tё rritur, jemi tё obliguar qё tu‘ shpejgojmë gjërat, duke zgjedhur metodёn dhe mёnyrёn se cila ёshtё mё e pёrshtatshme pёr të. Prandaj, ne duhet të shpjegojmё dhe diskutojmё me femijёt, dhe ky shpjegim nuk duhet tё jetё kompleks dhe fjalim i gjatë, por sa mё i thjeshtё dhe i qartё, nё mёnyrë qё edhe fёmija tё na kuptojё.
Por, fatkeqёsisht, shumica e prindёrve, nga lodhja e madhe, e zgjedhin mënyren më joefikase, duke u thёnë femijёve „ik bre, më le rehat“ ose duke i gёnjyer „hajt, se shkojmё më vonё“ ose „luajmё mё vonё“.
Premtimin duhet mbajtur
Pёr ne tё rriturit, gjithmonё ёshtё mё lehtё t’u pёrgjigjemi kёrkesave tё fёmijëve, sepse ne nuk kemi dёshirë t’i dёshpërojmё ata ose t‘i shohim ata me lot nё sy. Por, me kёto pёrgjegje pozitive, nё njё mёnyrё, ne i japim njё premtim fëmijёs, tё cilin premtim duhet mbajtur. Duhet t’i largojmё paragjykime „hajt se fëmijë dhe harron“.
Fёmijёt nuk harrojnё atё qё e dёshirojnё. Edhe mosmbajtja e premtimit tek femijёt, ndikon nё shumё gjёra tek ta. Si psh. njё ditë, njё djalё tetёvjeçar kishte vizatuar portretin e tij dhe ma dhuroi kёtё vizatim, pastaj mё tha: „Më premto që do ta vendosësh nё mur tё zyrës?“. I thashë „po“, por... si shkova nё zyre, nga punёt e mёdha që i kisha, harrova premtimin. Djali një ditë kishte ardhё nё zyre, nuk e kishte parë vizatimin e tij nё mur. Edhe pse mua nuk mё tha asgjё, sjellja e tij ndaj meje filloi të ndryshojë. Pasi qё vërejta ndryshimin në sjelljen e tij, shkova dhe e pyeta. Çfarё ka ndodhur qё po sillesh kështu me mua, a kam bёrё ndonjё gabim? Ai m‘u pёrgjegj: „Nuk dua tё flas mё me ty, sepse ti nuk e vure vizatimin tim nё mur dhe nuk je mё shoqja ime.“
E tёra kjo ka zgjatur diku rreth njё javё, qё do tё thotë se ky djalё ka filluar tё mendojë se unё nuk e kam respektuar sa duhet dhe është ndjerë i lёnё pas dore, si dhe ka menduar qё unё mё nuk jam mike e tij. I gjithë ky moskujdes imi ka ndikuar tek ai nё atë mënyrё qё ai filloi tё mbyllej nё veten e tij, ose ndonjёher tё bёnte gjёra tё pakontrolluara, vetëm qё tё mё bёnte mua tё ndihem keq.
Prandaj, keni kujdes kur t‘u jepni njё premtim fёmijëve mbajeni ose mos premtoni fare, por i thoni: „Mund tё bisedojmё mё vonё pёr kёtё çёshtje dhe fёmijёt ju kuptojnё.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si ti shpegojme femijeve dhe si ndikon kjo ne zhvillimin e kompetencave te femijeve?  Empty Re: Si ti shpegojme femijeve dhe si ndikon kjo ne zhvillimin e kompetencave te femijeve?

Mesazh nga Linddt Thu Jun 30, 2011 8:38 pm

Bisedimi me fëmijё
Fёmijёt ndёgjojnё dhe kuptojnё gjithçka. Por ky mirёkuptim nuk shprehet ashtu siç ne dёshirojmë, por ata e shprehin nё menyra te ndryshme. Pa marrё parasysh se rezultati i shpjegimit apo ndëgjimit tё asaj qё ne i kemi shpjeguar fёmijës nuk ёshtё shprehur nё atё mёnyrё si kemi dёshiruar ne. Ne duhet tё vazhdojmё tё kominukojmё apo tё diskutojmё me fёmijën e jo tё tёrhiqemi duke thёnë: „lëre se s‘po merr vesh“.
Komunikimi, shpjegimi, diskutimi, pyetjet dhe pёrgjegjet duhet tё bёhen me fёmijёt. Ata kanё nevojё pёr shpjegim, sepse më mirё ёshtё qё ne t‘au shpejgojmё se si ёshtё realiteti dhe të mos lejojmё qё ai/ajo t‘i krijojё idetë e veta, sepse ato ide mund tё jenё tё gabueshme.
Njё shembull i thjeshtё: Ishin karnevalet, njё vajzё 6 vjecare kishte kostumin e fluturës dhe ajo filloi tё mendonte se ishte me tё vёrtetё flutur. Kishte hipyr mbi njё karrige dhe fillojitё kёrcente. E shikoja nga larg. Ajo kёrcente nga karriga dhe pasi e bëri disa herë ju afrova dhe e pyeta se qfarё bёnte? Ajo tha, po provoj tё fluturoj se tani jam një flutur. Me kёtё rast tё thjeshtё mund tё shohim se nё mungesë tё shpjegimit, fёmijës i janë krijuar idetë e veta se me veshjen e njё kostumi ёshtё bёrё njё karakter i tillё qё ka edhe forcёn e aftësitë e karakterit tё tillё, nё kёtё rast tё njё fluture.
Prandaj ne duhet t‘ua tregojmё fёmijёve realitetin. Gjatё shpjegimit tё realitetit ne duhet tё kontribuojmё dhe duhet tё kemi parasyshë qё tё ndikojmё për të krijuar kompetenca tek fёmijёt:
P.sh. kompetenca personale:
- Zbulimin dhe besimin në forcat e veta
- Tё perkujdeset pёr veten
- Tё jetё kurreshtar dhe i hapur pёr përvoja tё reja, tё merr iniciativa dhe nё rastin e krijimit të ideve tё reja;
Kompetencat shoqёrore:
- T‘i ndёgjojё tё tjerёt, tё ketё ndjenjёn se ёshtё i ndёgjuar,
- Tё kuptojё dhe tё jetё i vetëdijshёm pёr situata tё ndryshme, si tё bisedojë për konflikte dhe të vendosё pёr kompromis,
- Tё kuptojё dhe tё miratojё rregulla dhe normatë jetёs nё bashkёsi.
Tё gjitha kёto kompetenca kontribuojnё nё zhvillimin e presonalitetit tё fёmijёve, gjithashtu të kontribuojnё edhe nё shoqerinё tonё.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi