Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kur nuk luajnë prindërit, fëmijët harrojnë lodrat

Shko poshtë

Kur nuk luajnë prindërit, fëmijët harrojnë lodrat  Empty Kur nuk luajnë prindërit, fëmijët harrojnë lodrat

Mesazh nga Linddt Thu Jun 30, 2011 8:38 pm

Të luash do të thotë të jetosh. Por të jetosh duke luajtur, kjo është një aftësi e rrallë, sepse zotërimi i të thjeshtës është inteligjenca më e madhe. Duket që sekreti është jo të mësosh të luash por të jetosh në lojë. Për ta shpjeguar:

Nga dr. Linda Spahiu

Një fëmijë luan me top, një burrë luan me top. Por nuk luajnë të dy të njëjtën gjë. Burri luan me topin, ndërsa fëmija luan me lëvizjen e topit. Në diferencën e pafund midis këtyre dy modeleve rrinë sekretet. Me sekrete kuptoj të gjithë mekanizmat, nëpërmjet të cilave fëmijët mësojnë të kuptojnë ambientin përreth. Përpiqen të hyjnë në komunikim me ne, të kuptojnë e të njohin sendet dhe funksionin e tyre.

* Fjalët e para të fëmijës janë gjestet, fonemat, lëvizjet e trupit. Për fëmijën realiteti nuk ekziston ende dhe ai e rikrijon prej gjuhëzimit në lojë çdo gjë që bën, ndjen, sheh, këmbën.

* Loja e fëmijëve, gabimisht, lidhet me lodrat. Ato duhet të jenë të bukura për guston e fëmijës. Ndërkohë ato duhet zgjedhur vetë fëmija në dyqan.

* Shumë prindër vuajnë për çmimet e larta të lodrave në dyqan. Ndërkohë që nuk lejojnë shfrytëzimin e "lodrave në natyrë", të cilat fëmija i zgjedh vetë. Fëmijët gjejnë lodra të pafundme në rrugë, në fushë, në bodrum, nën çati, nëpër dollapët e shtëpisë. Një copë dërrasë katrore në duart e fëmijës si makinë ka në fantazinë e tij edhe rrotat, edhe timonin edhe shoferin brenda.

* Fëmijët nuk i duan lodrat e përmasave të mëdha. Janë të dëmshme kukullat, arushat me përmasa sa vetë fëmija. Për fëmijën lodrat duhet të jenë lehtësisht të përpunueshme nga duart dhe gishtat, të tilla që në dy pëllëmbë vend të imagjinohet një qytet i tërë.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kur nuk luajnë prindërit, fëmijët harrojnë lodrat  Empty Re: Kur nuk luajnë prindërit, fëmijët harrojnë lodrat

Mesazh nga Linddt Thu Jun 30, 2011 8:39 pm

* Janë të mrekullueshme lojërat, rregullat e të cilës i vendosin vetë fëmijët. Përfytyroni një fëmijë në dysheme, që vendos kubat dhe prindërit e shikojnë. Ndërsa ai rropatet sepse ende nuk ja ka marrë dorën, prindi ndërhyn: "Nuk bëhet kështu, shiko!"- dhe prindi ndërton pallatin. Në rastin më të mirë, lumturisht, fëmija e prish për ta ndërtuar prapë "gabim". Në rastin më të keq ai largohet indiferent.

* Shpesh prindërit e kujdesshëm i grumbullojnë lodrat për fëmijët në një dollap ose në një kanistër. Pasi e lan, e ushqen dhe ka bërë punët, nëna i vë kanistrën përpara dhe i thotë "Luaj!". Dhe fëmija luan. Ndoshta kjo mënyrë i krijon fëmijës një lloj kaosi dhe nuk e ndihmon atë të përfitojë nga loja për të natyralizuar disiplinimin në vullnet, qëllimshmëri, orar (flasim për fëmijët më të rritur). Mirë është që për çdo tip loje, p.sh. vizatim apo lojë me kuba, fëmijët të rrinë në të njëjtin vend. Kështu, nëse të nesërmen ai do të vizatojë, mëson se ka një vend për ta bërë këtë. Para moshës tre vjeç është mirë që nënat mos të nxitojnë t'i mbledhin lodrat e shpërndara për t'i vënë në vend. Pas moshës tre vjeç është lojë me vete t'i ftosh fëmijët për t'i çuar lodrat bashkërisht nëpër vende.

* Jo të gjitha lodrat janë të rëndësishme për fëmijët. Nëse një arush i rrjepur ka qenë shumë i dashur për një fëmijë tetë vjeç dhe në shtëpi vjen një fëmijë tjetër, në asnjë mënyrë nuk i duhet ndërruar pronari deri në momentin kur ai e dhuron atë vetë. Ky akt e ndihmon fëmijën të mos bëjë prapakthim psikologjik dhe të vlerësojë shkallën e tij të rritjes në një proces promovimi: "Sa i vogël paskam qenë kur luaja me arushin! Tani jam i madh".

* Lodrat më të çmuara për fëmijën janë ato që kanë kushtuar përkushtimin e prindit p.sh. kukullat me lecka të mamave tona janë për fëmijët shumë më të shëndetshme psikologjikisht për dy arsye: së pari, sepse fëmija ka ndjerë dëshirën e prindit për t'i kushtuar kohë dhe preokupim lodrës, dhe, së dyti, sepse kjo ka ndodhur, duke përfshirë vetë prindin në lodërzim. P.sh. nëna bëhet pak çupëlinë kur merr leckat, i formon dhe lyen me "thëngjill" sytë e vetullat. Për fëmijët është siguri, por edhe drojë, pse prindërit janë shumë të mëdhenj. Duke lodërzuar prindërit afrojnë në moshë me besimtarët e tyre fëmijët.

* Unë bashkohem me shqetësimin e bashkëngjitjes së armëve reale me armët-lodër në jetën e fëmijëve. Besoj se në kushte normale të jetës për fëmijën nuk janë të dëmshme lodrat - armë si pushka, shpata, mburoja, thika dhe topat, me kushtin që ato të jenë të paplota dhe aspak perfekte. Është e shëndetshme vendosja e kapakut të tenxheres si mburojë dhe e okllaise si një shtizë, armë këto që shumë seriozisht luajnë funksionin e të ndjerit si një i rritur i lavdishëm historik (Skënderbeut). Është e shëndetshme kur britmës luftarake "Të vrava!" të një fëmije, i rrituri përballë i përgjigjet duke u rrëzuar si i vrarë. Kështu realizohet dëshira për agresion, realizohet viktima dhe mbyllet spektakli.

Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kur nuk luajnë prindërit, fëmijët harrojnë lodrat  Empty Re: Kur nuk luajnë prindërit, fëmijët harrojnë lodrat

Mesazh nga Linddt Thu Jun 30, 2011 8:39 pm

* Lojërat për fëmijët janë njëkohësisht edhe sprova aftësish. Luftërat e tyre janë serioze sa edhe të gjeneralëve të mëdhenj. Të vetëndjerit për suksesin mes turmës së shokëve është shumë i thellë. Çmimi i parë për bukurinë femërore të vlerësuar nga moshatarët në miss-et e 5-vjetarëve, është një vuajtje e vërtetë jetëgjatë. E gjithë kjo sagë fëminore është normale me të gjithë bukuri-dhembjen e mrekullueshme që përmban, por do të ishte shumëfish e suksesshme, sikur nëpër këto sprova të jetës, fëmijët të asistohen nga prania e të rriturve dhe prindërve. Fëmijët nuk duhet të luajnë pa spektatorë, të cilët i inkurajojnë, i qytetërojnë. Ankthet e tyre në lojë nuk duhet të mbeten të pa njohura dhe të pa folura, të pa ngushëlluara dhe, aq më keq, të pa shpallura ose të injoruara.

* Me vjen të mendoj se çfarë quajnë luks për jetesë të rriturit. Ngrihen shtëpi, bëhen pallate. Të rriturit blejnë prona për t'i trashëguar. Por si mund të rriten trashëgimtarët dhe ta shijojnë jetën nëse nuk i kanë mësuar shijen e gëzueshme të të jetuarit? Nëpër qytete nuk ka parqe lodrash. Pak shtëpi kanë dhomën e fëmijëve. Asnjë institucion për fëmijë, qoftë ky edhe spital nuk duhet të lejohet të ekzistojë dhe të funksionojë nëse nuk ka pasqyrimin-lojë si kusht për pronësimin nga fëmijët.

Në pamundësi për të ndryshuar gjërat le ta fillojmë duke u dhuruar fëmijëve pushtetin mbi realitetin. Kjo realizohet nëse të rriturit bëjnë hapur atë që ëndërrojnë fshehur. Të luajnë ata vetë.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kur nuk luajnë prindërit, fëmijët harrojnë lodrat  Empty Re: Kur nuk luajnë prindërit, fëmijët harrojnë lodrat

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi